Zgjedhja është robri, moszgjedhja është liri.- Osho

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Zgjedhja është robri, moszgjedhja është liri. Në momentin kur zgjedhë diçka, bjen në kurthin e botës. Nëse i kundërshton joshjës së zgjedhjes, nëse mund të mbetesh vetëdijshëm i pazgjedhshëm, kurthi vetvetiu do të zhduket, sepse kur nuk zgjedh nuk i ndihmon kurthit me qenë aty kurthi gjithashtu është krijuar me zgjidhjen tënde. Fjalën “zgjedhje” duhet kuptuar shumë thellë, sepse vetëm me anë të kuptueshmërisë së tillë moszgjedhja mund të kalojë nëpër ty.
Përse nuk mund të mos zgjedhësh? Çfarë ngjajnë në momentin kur e sheh ndonjë njeri apo send? Vala subtile e zgjedhjes hyn në ty, madje edhe kur nuk je i vetëdijshëm se po zgjedh. Femra kalon dhe ti thua qenka e bukur. Asgjë s’ke thënë për zgjedhjen tënde, sepe të thuhet se ndonjë femër është e bukur: kisha dashtë ta zgjedhë. Në të vërtetë, thellë në vete ti veç e
ke zgjedhë; ti veç je në kurth. Fara ka ra në tokë;së shpejti aty do të mbinë fryti, do të del filizi e mandej trungu. Në çastin kur pohon se automobili është i bukur, është shfaqur zgjedhja. Ti ndoshta nuk je i vetëdijshëm zgjedhjes, se dëshiron ta kesh atë
automobil, por në mendje ka hyrë fanazia, është shfaqur dëshira. Kur thua se diçka është e bukur, kjo do të thotë se dëshiron ta posedosh. Kur thua se diçka është e keqe, do të thotë se nuk dëshiron ta kesh. Zgjedhja është subtile dhe duhet të jesh gjithmonëi vetëdijshëm kësaj. Kur thua diçka, mos e harro këtë: deklarata nuk është vetëm deklarat, nuk është pohim i thjeshtë – diçka në nënvetëdije ngjanë. Mos bën dallime: kjo është e bukur e ajo e shëmtuar, kjo është e mirë e ajo e keqe. Mos bën
dallime. Qëndro indiferent! Gjërat nuk janë të mirae të këqija. Kvalitetin e të mirës dhe të keqes ti e ke instaluar. Gjërat nukjanë as të bukura e as të shëmtuara; ato janë thjesht ashtu siç janë kvalitetin e të bukurës dhe të shëmtuarës ti e ke krijuar, ajo është interpretim iyt. Çfarë nënkupton me atë kur pohon se diçka është e bukur? A ekziston ndonjë kriter i të bukurës? A mund ta dëshmosh se diçka është e bukur? Dikush pranë teje mund të thotë për të njëjtën gjë:“Kjo është e shëmtuar!” kështu që kjo nuk është objektive; askush nuk mund ta dëshmojë se diçka
është e bukur. Estetët kanë shkruar me qindra e qindra libra, dhe ky ka qenë udhëtim i gjatë e i mundimshëm për intelektualët, mendimtarët dhe filozofët të cilët kanë dashtë ta definojnë bukurinë – dhe ende nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë. Ata kanë shkruar libra të rëndësishme, diskutime të
mëdha, i kanë ra rreth e rrotull, por kurrë askush nuk ka qenë ne gjendje ta thotë se çka është esenca e bukurisë. Jo, kjo nuk është e mundur, krejt kjo është interpretimi yt. Ti së pari i bën gjërat të bukura. Për këtë kam thënë se ti së pari krijon kurth,e mandej bjen në të. Së pari mendon se kjo fytyrë është e bukur – ky është kreacioni yt, ajo është vetëm imagjinata jote, ajo është vetëm interpretim i mendjes sate; ajo nuk është reale, ajo është vetëm psikologjike dhe mandej vetëm bjen në kurth. Ti e gropon gropën dhe vetë bjen në të, mandej kërkon ndihmë, dhe çirresh para njerëzve pëttë ndihmuar. S’ka nevojë për asgjë, thotë tantra. Vetëm vëreje trukun – krejt është kreacion i yt vetjak.
Çfarë nënkupton me atë se diçka është e shëmtuar? Po mos të kishte pasur njerëz në këtë botë, a do të kishte ekzistuare bukura dhe e shëmtuara? Do të kishte pasur drunjë, natyrisht, dhe ato do të kishin lulëzuar; do të kishte ra shi, e vera dhe stinët e vitit do të ishin ndërruar – por s’do të kishte pasur asgjë të bukur dhe të shëmtuar, krejt kjo do të ishte zhdukur së bashku me njeriun dhe mendjen e tij. Dielli do të kishte lindur dhe qielli në mbrëmje do të ishte mbushur me yje – por asgjë s’do të kishte qenë e bukur, dhe asgjë e shëmtuar. Vetëm njeriu këtë e ka shpallë. E tash më ai nuk është, dhe interpretimi është zhdukë; çka mund të jetë mirë dhe çka mund të jetë keq? Në natyrë asgjë nuk është e mirë dhe asgjë nuk është e keqe. Dhe, mos harro, tantra është rrugë e natyrshme dhe relaksuese. Ajo synon të të çojë deri tek fenomeni më i thellë i natyrshën i jetës. Ajo dëshiron të të ndihmojë ta hedhësh mendjen – se mendja formon dallime, dhe mendja thotë: “këtë do ta zgjedhi dhe këtë do ta hedhi. Për këtë kapesh, enga ajo ikë dhe kështu i
shmangesh. Shikoje krejt fenomenin. Nevoitet vetëm vështrimi, asgjë tjetër; nuk nevoitet praktika – vetëm vështroje krejt situatën.
(Osho)...!
 
Top