Xhorxhia Tan, amerikania që u bë milionere duke shitur mbi 5 mijë fëmijë

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,896
Pëlqime
822
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Xhorxhia Tan, amerikania që u bë milionere duke shitur mbi 5 mijë fëmijë

Mungesa e ndjeshmërisë tek disa njerëz, kurrë nuk do të reshtë së befasuari njerëzimin,duke shkuar aq larg sa të kapërcejë çdo lloj kufiri, vetëm për të fituar para. Një njeri i tillë ishte edhe Xhorxhia Tan, që ende sot mbetet një nga trafikantet më të njohura të fëmijëve në historinë moderne.

Gjatë viteve 1924-1950, Xhorxhia rrëmbeu mbi 5.000 fëmijë dhe ua shiti njerëzve të ndryshëm, të cilët do t’i përdornin ata si shërbëtorë nëpër shtëpi ose për punë të rënda.
Për atë periudhë kohe, Xhorxhia sillej si një personazh që në pamje të parë ishte shumë e dashur me fëmijët, dhe njeriu i fundit që të gjithë do ta vendosnin në listën e të dyshuarve për të gjithë fëmijët e rrëmbyer në atë kohë.



Por si arriti ajo të bëjë diçka të tillë? Për të marrë përgjigjen duhet të rikthehemi pas në kohë në jetën e saj të hershme. Xhorxhia Tan lindi në vitin 1891 në Filadelfia në shtetin e Misisipit, në një familje të dashur dhe modeste. Prindërit e saj punuan fort për t’i dhënë asaj shansin e një jete të mirë, teksa i ofruan gjithë dashurinë e tyre. Ndaj, nuk ka asgjë në fëmijërinë e saj, që të shpjegojë sjelljen e saj të mëvonshme. Që në adoleshencë, Xhorxhia ëndërronte të bëhej një gjyqtare ashtu si babai i saj, që nuk ishte dakord pasi mendonte se një karrierë e tillë ishte shumë e ashpër për të. Prandaj ajo ndoqi një karrierë si punonjëse sociale, e specializuar në kujdesin për fëmijët e keqtrajtuar. Puna e saj e parë ishte në një qendër fëmijësh nga ku edhe filloi gjithçka.

Ajo pa që shumë familje të varfra nuk kishin mundësi që të kujdeseshin për fëmijët e tyre. Ndaj ajo nisi t’i bindë ata t’i shisnin fëmijët e tyre ose t’i linin nën kujdesin e shtëpisë së fëmijës. Pasi ndodhte kjo, Xhorxhia do t’i shiste fëmijët në tregun e zi, dhe më pas do të raportonte se ata ishin larguar nga qendra.
Pas disa muajsh, ajo u zbulua dhe u pushua nga puna. I ati si gjykatës kishte shumë lidhje. Ai e ndihmoi atë të gjente një punë tjetër në Memfis. Në vitin 1924, Xhorxhia u punësua si sekretare ekzekutive në një qendër të quajtur “Shoqëria e Fëmijëve në Tenesi”.



Sapo nisi punë, ajo e rifilloi biznesin e saj të pistë. Por këtë herë duke u kujdesur më shumë që të mos kapej. Në vitin 1929 ajo u bë drejtoresha e shtëpisë së fëmijës, duke pasur kontroll të plotë mbi gjithçka që ndodhte atje, dhe duke i korruptuar të gjithë.

Po atë vit shpërtheu kriza më e rëndë ekonomike në Amerikë. Shumë njerëz ranë nën kufirin e varfërisë, duke i nxitur ata akoma më shumë që të shisnin fëmijët e tyre, madje edhe për 1 dollarë. Arsyeja për shumë prindër ishte t’u ofronin atyre një jetë më të mirë, duke shpresuar që fëmijët të birësoheshin.
Dhe nuk ishte vetëm Xhorxhia ajo që krijoi një rrjet korrupsioni brenda qendrave të birësimit. Shumë njerëz të tjerë e panë atë si një mundësi të mirë për të fituar para, sidomos për shkak të kërkesës së lartë në tregun e zi për fëmijë që përdoreshin si skllevër.

Përveç kësaj, në tregun e zi kishte disa blerës të tjerë që thjesht donin fëmijë, dhe ata ishin të famshëm. Mjaft të famshëm e paguan shumë Xhorxhian për të pasur fëmijë, përfshirë aktoren e famshme Xhoan Krouford, që bleu binjaket Keti dhe Sindi në vitin 1947.


Në librin me titull“Hajdutja e fëmijëve:Historia e pa rrëfyer e Xhorxhia Tan, shitësja e fëmijëve që korruptoi procesin e birësimit”, Barbara Rejmond përmend faktin që disa nga fëmijët iu shitën direkt pedofilëve, pa u shqetësuar aspak për traumat që do të përjetonin. Por Xhorxhia Tan nuk ishte e vetmja e përfshirë në këtë biznes të ndyrë. Ajo kishte si bashkëpunëtorë shumë njerëz, nga mjekët tek gjyqtarët, avokatët dhe punonjësit socialë, të cilët ishin të interesuar për shumat e mëdha të parave që fitonin nga ky biznes.


Kur Tan kishte nevojë për fëmijë të tjerë për ti trafikuar, ajo udhëzonte mjekët dhe infermierët që t’i gënjenin nënat se fëmijët që sapo sollën në jetë kishin vdekur, kur në fakt fëmija ishte krejtësisht i shëndetshëm. Foshnja shitej menjëherë me një emër të ri, duke e bërë thuajse të pamundur që prindërit e tyre ta zbulonin ndonjëherë të vërtetën.



Xhorxhia Tan arriti deri aty sa të reklamonte birësimin e fëmijëve të rrëmbyer në gazetën lokale si dhurata për Krishtlindje, të cilat mund t’i blinte kush të donte. Kostoja e një “birësimi” ndryshonte rast pas rasti. Por mesatarja ishte rreth 750 dollarë (12.000 dollarë me kursin e sotëm). Gjatë viteve 1924-1950, Tan fitoi mbi 1 milionë dollarë nga shitja e fëmijëve (ose 11 milionë dollarë me kursin e sotëm). Ajo korruptoi aq shumë njerëz, sa që ishte e vështirë që të akuzohej madje edhe nga prindërit që e dinin saktësisht se çfarë po ndodhte.

E gjithë administrata e Memfisit ishte në listë pagesat e saj, përfshirë shumicën e gjyqtarëve dhe avokatëve, në mënyrë që prindërit e revoltuar të mos ishin në gjendje që ta denonconin.
Në vitin 1949, guvernatori i Tenenesit Xhim Mekord i kërkoi prokurorit Rober Tejlor dhe gjyqtarit Kamil Kellej që të shqyrtonin çështjen e Xhorxhia Tan, për shkak të numrit të lartë të ankesave dhe shumë rasteve të rrëmbimit brenda Tenesit.

Por Mekord nuk e dinte se Kamil ishte në listën e atyre që merrnin rregullisht para nga Xhorxhia. Edhe pse Kellej u përpoq që ta ndalonte Tejlorin të vizitonte shtëpinë e fëmijës, ky i fundit gjithsesi shkoi. Tejlor zbuloi biznesin e ndyrë të Xhorxhias, dhe arsyen pse ajo nuk ishte kapur për kaq shumë vite.
Gjatë fillimit të viteve 1930, dhe në fillim të viteve 1940, Xhorxhia nisi të shesë fëmijë në të gjithë Amerikën, sidomos në Kaliforni dhe Nju Jork. Tan ishte vërtet e aftë në këtë trafik, pasi mbulonte të gjitha gjurmët e saj, duke zhdukur nga çdo arkiv të dhënat e fëmijëve të shitur.

Në vitin 1950 me ndihmën e Gordon Brauning (guvernatorit të ri të Tenesit), Tejlor arriti që të mbledhë të gjitha provat e nevojshme për ta dënuar Xhorxhian me burgim të përjetshëm. Në shtator 1950 ai e akuzoi Xhorxhian në një konferencë për mediat, por më12 Shtator 1950, Xhorxhia Tan vdiq nga kanceri në moshën 59 vjeçe.

Në SHBA u krye një hetim i gjerë që përfshiu çdo shtëpi të fëmijëve, në përpjekje për t’i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve në këto institucione. Edhe në ditët e sotme trafikimi i fëmijëve ende mbetet një problem i madh në të gjithë botën, për shkak të njerëzve si Xhorxhia Tan që ju interesojnë vetëm paratë që fitojnë, dhe që janë të gatshëm të shesin me çdo çmim fëmijë të pafajshëm./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:
 

Attachments

Top