Vendimi skandaloz i ‘Tigrit’: Biletat e avionit për Ramën dhe Metën do mbahen sekret!

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Vendimi skandaloz i ‘Tigrit’: Biletat e avionit për Ramën dhe Metën do mbahen sekret!





Firmosja e punëve të zeza dhe dallavereve duket se është arsyeja se pse Rama e zëvendësoi Arben Ahmetajn me Erion Braçen, ‘Tigri’ firmos çdo gjë që ia bën me shenjë Babloku
Po të ishte Erion Braçe zëvendëskryeministër ndoshta nuk do ta firmoste një vendim të tillë. Por, ja që Edi Rama e zëvendësoi me Arben Ahmetajn, pushtetarin e dytë në Shqipëri më të korruptuar, pas aleatit të tij, Ilir Meta.

Ditën e djeshme, Arben Ahmetaj, me porosi të Ramës, ka firmosur një vendim të pazakontë, skandaloz dhe diskriminues. Vendimi parashikon që biletat e avionit për Edi Ramën, vetë Ahmetajn dhe Ilir Metën të mbahen sekret si dhe të mos shpallen njoftimet për blerjen e tyre. Sipas vendimeve, biletat e avionit për Kryeministrinë dhe Presidencën do të blihen me pazar të drejtpërdrejtë, pa shpallje dhe pa asnjë informacion. Në këtë vendim të veçantë kanë futur edhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.


Në vendim thuhet se për këto institucione “Kjo procedurë prokurimi nuk zhvillohet me mjete elektronike. Institucioni i Presidentit të Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministria, për blerjen e biletave të udhëtimit dhe akomodimit të Kryeministrit, të Presidentit dhe të kryetarit të Kuvendit dhe personelit ndihmës e shoqërues të tyre, për vizitat zyrtare në kuadër të ceremonialit shtetëror, kontraktojnë drejtpërdrejt një ofrues shërbimesh që plotëson kushtet e konfidencialitetit.

Në çdo rast, marrësi i shërbimit duhet të sigurohet që çmimet e shërbimeve të mos jenë mbi çmimet e tregut”. Të gjithë titullarët e tjerë të institucioneve, përfshirë edhe ministrat, duhet të shpallin procedurën e shërbimit të biletave të udhëtimit për vizitat zyrtare.

Ky vendim për të fshehur dhe mbajtur sekret biletat e avionit për Ramën, Metën dhe Nikollën, vjen pas vendimit të Kryeministrit, në fillim të mandatit të tretë, për të ngritur një ministri propagande, gjoja për transparencën e qeverisjes.

Sipas vendimit, agjencia do të ketë për detyrë jo vetëm që të përcjellë në publik propagandën e qeverisë, por duhet edhe të “monitorojë median” për të parë reagimin e publikut ndaj qeverisë. Agjencia “vëzhgon publikimet e mediave dhe mjetet e komunikimit masiv, për të evidentuar perceptimin dhe qëndrimin e publikut ndaj veprimtarisë së institucioneve të administratës shtetërore”.

Mbetet për t’u parë se si do ta interpretojë ministria/agjencia e propagandës vendimin e ‘Tigrit’ për sekretin e biletave të avionit./Pamfleti
 
Top