Vendimet e dala nga mbledhja e 49-të e BE të KOK-ut – Asambleja e Punës mbahet më 29 korrik

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Mbledhja u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë, duke respektuar masat e dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (IKSHPK).

Më poshtë mund të gjeni vendimet:

– U dhanë informata për aktivitetet e zhvilluara mes dy mbledhjeve si: Trajnimi ndërkombëtar për shkathtësi mentale, të cilin e vijuan sportistët elitarë dhe Shpresat Olimpike 2020; kurset për administratorë sporti me federatat sportive; video-konferencat me federatat sportive; vendimi për rifillimin e aktiviteteve sportive, etj.

– U diskutua për propozim ndryshimet në statutin e KOK-ut. Ndryshimet do t’i propozohen Asamblesë së Punës së KOK-ut për miratim.

– U vendos që Asambleja e Punës së KOK-ut të mbahet më 29 korrik 2020. Asambleja ishte shtyrë shkaku i përhapjes së pandemisë Covid_19.

– U konstatua se përgatitjet për Ditën Olimpike 2020 po shkojnë sipas planit të paraparë. KOK në bashkëpunim me komunat do ta shënojnë këtë ditë në mënyrë virtuale, ku pjesëmarrës janë sërish fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës.

– U vendos që më 23 qershor – në Ditën Olimpike, të mbillen pemë të reja në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, si dhe të ftohen federatat sportive për të mbjellur nga një pemë.

– U diskutuan edhe kërkesa të ndryshme të ardhura nga federatat sportive. /Lajmi.net/
 
Top