Vendi i parë në grup do ta pasuronte edhe më shumë Shqipërinë

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
429
Pëlqime
329
Pikë
63
Website
forumi.net
1605522641973.png


Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një fitore të madhe ndaj Kazakistanit në ‘Air Albnia’.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 3-1 në një ndeshje të cilën e dominuan nga fillimi deri në fundin e saj.


Fitorja e së dielës mbrëma e ka lënë Shqipërinë në garë për ta fituar Grupin 4 të Divizionit C në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen e fundit djelmoshat e Edy Rejas do të përballen me Bjellorusinë në shtëpi, në një ndeshje që vlen vetëm fitorja.



Në rast se arrijnë triumfin Shqipëria, atëherë do të kalonin Bjellorusinë në vendin e parë dhe do të siguronin kalimin në Divizionin B.

Përveç kalimit në Divizionin B, Federata Shqiptare e Futbollit do të pasurohej edhe më shumë nga UEFA.

Kalimi i grupit do të thotë që Shqipëria do të fitonte 1,125 milionë euro nga shtëpia më e madhe evropiane e futbollit evropian.

Kësisoj të mërkurën në mesditë, Kuqezinjtë duan fitoren me çdo kusht për vendin e parë dhe për shumën e mbi një milionë eurove.
 
Top