U tha se po bëhet baba, Ledri Vula: Me qejfin ma të madh e pres

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
814
Pëlqime
23
Pikë
16
Në mediat rozë ditën e djeshme u fol gjatë për një shtatzëni të mundshme të partneres së Ledri Vulës, Sara Hoxha.

“Gazeta Blic” raportoi se Sara ishte në muajt e parë të pritjes së ëmbël dhe se ajo do të sjellë në jetë një vajzë.

Vetë dyshja nuk reagoi në lidhje me lajmin, por i ftuar në emisionin “NIN” në ‘Klan Kosova”, Ledri la të kuptonte se të dy ata si çift po presin me padurim që t’ju vijë një fëmijë në jetë. Modeartori i emisionit e pyeti Ledrin drejtpërdrejtë nëse ka plane të afërta për t’u bërë baba dhe ai u përgjigj se ka shumë dëshirë ta provojë këtë ndjenjë të bukur njësoj si miqtë e tij që janë bërë prindër.

“Qysh të jetë e shkrume. Unë me qejfin ma të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bo prindër. Kur i shoh, që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri dhe asgjë tjetër s’ju intereso në botë…edhe unë du me e pas atë ndjenjë!”, u përgjigj Ledri.

Duke qenë se reperi as nuk e mohoi dhe as nuk e konfirmoi lajmin, ai i shtoi akoma dhe më shumë dyshimet për një bebush që mundet të vijë në jetë së shpejti. Në fakt Ledri prej kohësh kishte shprehur dëshirën për t’u bërë baba dhe tani që bëri publike lidhjen me Sarën mund të jetë momenti i duhur për ta bërë realitet.



View this post on Instagram




A post shared by (@ledrivula) on Apr 1, 2020 at 10:01am PDT
 
Top