U mundua të kapte një piton 5 metra të gjatë, kafshohet keq nga zvarraniku

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Mike Kimmel, pronar i Trapping&Wildlife Rescue me seli në Florida, kapi një moment të rrallë ku shihet një piton gjigant në zonën e Floridas javën e kaluar, transmeton lajmi.net.

Kimmel nuk kishte kapur një gjarpër kaq të gjatë, i cili peshonte diku rreth 60-70 kilogramë.

“Më rrahu zemra shpejt. Kam gjuajtur gjarpërinj të mëdhenj më parë, por ky dukej shumë i madh”, deklaroi pronari i firmës për rehabilitimin e kafshëve të egra për CNN.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni për Mbrojtjen e Peshkut dhe Kafshëve të egra, pitoni më i madh i kapur ndonjëherë në Florida ishte i gjatë rreth 5.60 metra /Lajmi.net/
 
Top