Tragjedia e paparashikueshme nga historia portugeze.-Mbreti që vrau dashnoren e të birit, i cili e rivarrosi dhe u martua

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Mbreti që vrau dashnoren e të birit, i cili e rivarrosi dhe u martua me të pas vdekjes së babait të tij. Tragjedia e paparashikueshme nga historia portugeze.
Urdhri ishte i prerë: të gjithë oborrtarët do të duhet të shkojnë në sallën e fronit dhe të përulen para mbretëreshës.
Një urdhër mbretëror si ky nuk do të bënte përshtypje, pasi ishte e zakonshme në Portugalinë mesjetare që të gjithë të përulen para mbretëreshës. Por ajo që i bëri oborrtarët të shikonin njëri-tjetrin të habitur ishte fakti që Pedro, mbreti i vendit pas vdekjes së babait të tij Alfonso IV, nuk ishte martuar. Dhe meqenëse nuk ishte i martuar, cilës mbretëreshë do t'i përuleshin oborrtarët?
E zbuluan kur hynë në sallë dhe u përballën me mbetjet e Ines de Castro. Ines kishte vdekur gjashtë vite më parë ose ndoshta ishte vrarë me urdhër mbretëror. Çfarë kishte mbetur nga Ines e bukur dikur gjendej në fron. Skeleti i frikshëm, me pak mbetje të lëkurës së vdekur të nxirë, ishte i veshur me një fustan të shtrenjtë dhe ishte zbukuruar me bizhuteri unike që shkëlqenin.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte kurora mbretërore në kokën e saj të eshtërzuar, mbështetur në disa qime të tmerrshme që kishin mbetur në kafkën e të vdekurës. Ines ishte kurorëzuar me të gjitha nderet. Portugalia kishte mbretëreshën e saj të parë dhe të fundit ... të vdekur.
Pranë saj qëndronte Pedro, dashnori i jetës së saj dhe burri i saj edhe në vdekje. Të tronditur nga spektakli i tmerrshëm dhe i çmendur para tyre, oborrtarët mësuan se mbreti i tyre kishte zhvarrosur pak kohë më parë Ines, e kishte veshur, ulur në fron dhe kishte detyruar kryepeshkopin t'i martonte.
Më pas i veshi kurorën e mbretëreshës së Portugalisë. Të bindur se mbreti i tyre ishte çmendur me ringjalljen e një dashurie të vjetër dhe të famshme, shkuan një nga një para mbetjeve mbretërore dhe u falën para tyre. Marrëdhënia midis Pedros dhe Ines ka hyrë në antologjinë e historive më fatale të dashurisë të të gjitha kohërave.
Kur Pedro u njoh me Ines, ishte princ dhe trashëgimtari i vetëm i fronit portugez. Ajo ishte zonjë nderi dhe e besuar e Kostancës, gruas së Pedros. Tërheqja mes tyre ishte fatale dhe, megjithëse Ines u përpoq shumë për t'i shpëtuar fatit të saj, nuk pati sukses.
Bashkimi i të dyve dukej i pashmangshëm, veçanërisht pas vdekjes së gruas së ligjshme të Pedros.
Mbretëresha shëndetlig Konstanca dha frymën e fundit gjatë lindjes së fëmijës së tyre të tretë, duke i lejuar dy dashnorët e paligjshëm të jetojnë dashurinë e tyre. Historia e tyre e dashurisë nuk duket se kënaqte askënd tjetër përveç atyre të dyve. Mbreti i vendit dhe babai i Pedros, Alfonso IV, e shihte me dyshim zhvillimin e romancës, aq më pak kur nga ajo lindën tre fryte të paligjshme.
Si mbret me përvojë, e dinte shumë mirë që fëmijët e paligjshëm shkaktonin vetëm telashe në administrimin e një mbretërie, pasi ishin pre e lehtë për rivalët dhe armiqtë e shtetit. Në të njëjtën kohë, natyra e tij mizore dhe konservatore nuk e lejonte të kuptonte një dashuri.
Për dallim nga Alfonso, të dy të rinjtë dukeshin të vendosur të vazhdonin të jetonin së bashku, edhe pse ishte në kundërshtim me të gjitha nenet e protokollit. Ines madje ishte zhvendosur në shtëpinë e nënës së Pedros, Isabella dhe jetonte atje e qetë me fëmijët e saj.
Pedro shkonte dhe i shikonte në kohën e lirë. Asgjë nuk dukej të errësonte lumturinë e tyre, pasi Ines kishte vendosur të jetonte larg çdo gjëje që do të kërcënonte paqen e familjes së saj.
Atë dimër, historia vendosi të shfaqë fytyrën e saj të ashpër në Lisbonë. Kryeqyteti portugez ishte goditur nga tërmete të forta, duke vrarë qindra njerëz dhe duke shkatërruar jetën e tyre. Në të njëjtën kohë, vera e ardhshme ishte një nga më të nxehtat që vendi kishte njohur ndonjëherë.
Thatësira dogji të gjitha të lashtat para se t'i korrnin. Uria nuk vonoi të shfaqte shenjat e saj, shoqëruar nga murtaja.
Në ato ditë të errëta, të gjithë kërkonin një fajtor. Filloi të qarkullojë si thashethem, më pas u bë besim. Arsyeja e gjithë të këqijave që pllakosën ishte sepse Zoti po ndëshkonte popullin portugez për tolerancën që kishin treguar ndaj marrëdhënies së paligjshme të princit Pedro me Ines.
Mbreti Alfonso IV filloi të vihet nën presion të fortë nga këshilltarët e tij. Ines, burimi i të gjitha vuajtjeve, duhej të dilte nga mesi, të ndëshkohej për të keqen që i kishte bërë vendit, njerëzit kërkonin të kënaqeshin, përndryshe kishte frikë se do shpërthente revolta. Alfonso nuk u mendua shumë për këtë.
Siguria e fronit të tij ishte shumë më e rëndësishme sesa dashuria e marrë e djalit të tij ose jeta e një gruaje: Kështu që dërgoi tre nga besnikët e tij për të vrarë Ines brenda shtëpisë së saj. Kur Pedro zbuloi vrasjen, u tërbua. U nda nga babai i tij, formoi ushtrinë e tij mercenare dhe filloi të plaçkiste dhe shkatërrojë në mënyrë të pamëshirshme tokat midis lumenjve Douro dhe Minho, që i përkisnin mbretit dhe besnikëve të tij.
Zemërimi i tij pothuajse e çoi vendin drejt një lufte civile, por në fund mbizotëroi logjika dhe më 15 gusht 1355 u bë pajtimi me babanë e tij. Derisa vdiq babai i tij, Pedro u bë princ model. Ishte i qëndrueshëm në detyrat e tij, guvernator i denjë dhe gjithçka tregonte se e kishte harruar Ines. Vetëm ata që e njihnin mirë e dinin se tërbimi i tij ishte një lum që vlonte ngadalë nga brenda.
Pasi vdiq babai i tij, Pedro la të kalonin edhe disa vite, derisa të stabilizohej në fron. Dhe befas mbreti kërkoi ekzekutuesit e gruas së tij. I gjeti, i arrestoi, u shkuli zemrat dhe i hëngri. Nga tre ekzekutorët, vetëm njëri shpëtoi rastësisht sepse arriti të arratiset në Spanjë. Atëherë Pedro kërkoi zhvarrosjen dhe martesën e tij me Ines.
Dhe pasi të gjithë nderonin mbretëreshën e re, ftoi artistët e mëdhenj të kohës dhe i urdhëroi që të krijonin një gur varri madhështor në Alcobasa ku do të takohej me Ines pas vdekjes së tij. Më 1367 Pedro vdiq në Stremoz. Sipas dëshirës së tij, u transportua në Alcobasa, ku u varros pranë të dashurës të tij….

.




 
Top