Tekat e filozofit ‘murg’

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,615
Pëlqime
741
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Immanuel Kant, padyshim, hyn në mesin e filozofëve më të mëdhenjë në historinë e filozofisë. Por edhe Kanti, si shumë filozofë të tjerë, nuk ishte pa vese. Ai, përveç që nuk doli asnjëherë nga qyteti i lindjes – Konigsberg, bënte një jetë puritane, gati prej murgu.

Në biografinë e Manfred Kuehn kushtuar Kantit, filozofi i ‘revolucionit kopernikan’ paraqitet si njeri i mërzitshëm, hijerëndë dhe më shumë teka.

Më poshtë jipen disa nga shprehitë e çuditshme të Kantit:

“Një ditë e Kantit.
Zgjohej në ora 5 të mëngjesit. Sherbëtori i tij, Martin Lampe, i cili i shërbeu Kantit nga viti 1762 deri me 1802, e zgjonte përherë. Ushtari i vjetër ishte urdhëruar që të ishte i saktë, ashtu që Kanti të mos flinte më gjatë. Kanti qe krenar që kurrë nuk u zgjua as gjysmë ore me vonesë, edhepse zgjohej me vështirësi. Besohet se sa qe i ri ai flinte me kohë.
Pasi zgjohej, Kanti do ta pinte një ose dy filxhana me çaj – çaj të lehtë. Bashkë me këtë e pinte një llullë me cigare. Kohën sa pinte cigare i përkushtohej meditimit. Besohet se Kanti kishte formuluar maksim për veten sipas së cilës ai do të mund të pijë vetëm vetëm një llullë me cigare në ditë. Megjithatë, kupa e llullës se cigares u rrit konsiderueshëm sa më shumë që ecnin vitet.
Pastaj i përgatiste ligjeratat dhe punonte në librat e tij deri në 7:00 të mëngjesit. Ligjerata i fillonte në 7:00 dhe zgjasnin deri në 11:00. Pasi i përfundonte ligjeratat, fillonte sërish punën e të shkruarit deri në drekë. Në drekë dilte, bëntë një xhiro, dhe e kalonte gati gjithë mbremjën së bashku me mikun e tij Green. Pasi kthehej në shtëpi do të punonte dhe lexonte nën dritën e fenerit.
Përktheu: Agon Sinanaj
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
1,508
Pëlqime
1,198
Pikë
113
Me duhet te shtoj se diku kam lexuar se Kant-it i viheshin pas shume femra qe vinin nga familje aristokrate,sepse ka patur edhe nje pashmeri e hijeshi te larte,por ka qene neglizhues. :)

Rasputini s'kish lind. :D
 

BRYG

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 14, 2020
Mesazhe
127
Pëlqime
127
Pikë
43
Nuk e dija qe Kanti ishte nga Konigsbergu.
Me pelqejne shume thenie te tij, kurse sa per biografite, une ne pergjithesi nuk i besoj.
 
Last edited:
Top