Subversioni ideologjik - Youri Bezmenov , ish agjent i KGB

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,653
Pëlqime
780
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
"Subversioni Ideologjik"033DAFB1-1A29-4603-BBE3-D28A717A56E6.jpeg

1. Demoralizimi - ky është një proces i cili mund të zgjasë rreth 15-30 vjet për tu kryer (minimumi i viteve për të "brumuar" një gjeneratë). Gjatë kësaj faze, morali dhe integriteti i vendit vihen në pikëpyetje, duke krijuar kështu dyshim në mendjet e njerëzve. Për ta bërë këtë, kërkohet manipulimi i mediave dhe akademisë për të ndikuar tek të rinjtë (ky është çelësi që kjo fazë të përparojë). Ndërsa brezi i ri përqafon vlera të reja, të tilla si Marksizmi dhe Globalizmi, brezi i vjetër ngadalë humbet kontrollin thjesht përmes "kalbjes". Kjo fazë shkatëron mundësinë e popullatës për të arsyetuar nepërmjet të dhënave dhe fakteve. (Faktet nuk kanë më rëndësi gjatë kësaj faze, por më tepër krijimi i perceptimeve janë të një rëndësie të madhe.)

2. Destabilizimi - qëllimi i këtij hapi është të ndryshojë status quo-në, veçanërisht ekonominë e vendit, marrëdhëniet e jashtme, forcat e rendit dhe sistemet e mbrojtjes. Qëllimi është të krijojmë një qeveri masive që përshkon shoqërinë dhe bëhet ndërhyrëse në jetën e qytetarëve të saj. Kjo mund të zgjasë nga dy deri në pesë vjet për t'u realizuar (pas përfundimit të demoralizimit kjo fazë kërkon më pak kohë), përsëri me mbështetjen aktive të akademisë dhe medias që shtyn të rinjtë në këtë drejtim. Këtu, të drejta, liri dhe përfitime i premtohen popullatës për të inkurajuar mbështetjen e tyre. Pasi të ketë përfunduar kjo fazë, profesorët naivë të kolegjit dhe "idiotët e dobishëm" nuk janë më të nevojshëm dhe pasi që ata pa dyshim do të protestojnë ndaj politikave qeveritare kur të zbulojnë të vërtetën, ata do të zhduken shpejt.

3. Kriza - ky është një hap i madh që zgjat deri në gjashtë javë dhe përfshin një ndryshim revolucionar të pushtetit. Kjo është ajo ku një ngjarje kataklizmike shqetëson dhe ndan vendin duke krijuar kaos dhe panik midis qytetarëve. Kriza ekonomike do të bëjë që njerëzit të mos i besojnë njërit-jetrit por shtetit. Në thelb, qeveria do ti japë ryshfet njerëzve për të pranuar programet e tij.

4. Normalizimi - faza përfundimtare është vendi ku populli më në fund dorëzohet pranon dhe fillon të asimilojë diktaturën. Kjo mund të zgjasë deri në dy dekada për të përfunduar.

Youri Bezmenov -ish adgjent i KGB 1984
 
Top