Stevie Nicks-Këngëtarja e "Fleetwood Mac"

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,649
Pëlqime
777
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Këngëtarja e "Fleetwood Mac" për të cilën thuhej se ishte magjistare. Shpëtoi nga droga kur i'u shpua hunda nga mbidoza.
E vogël i pëlqente të kërcente dhe dëshironte të bëhej balerinë. Si përfundim u bë këngëtare dhe shkrimtare e suksesshme që e bëri të famshëm grupin "Fleetwood Mac".
Prezantimi mbresëlënës dhe këngët atmosferike e konsoliduan si paraqitjet më të dashura të skenës rock.
Lindur në Phoenix, Arizona në 1948, Stevie Nicks punonte në një kompani ushqimore dhe kaloi fëmijërinë e saj duke udhëtuar.
Gjyshi i saj ishte këngëtar country dhe shpesh këndonte me të.
Në moshën 16 vjeç mori kitaren e saj të parë.
Ishte koha për të shkruar këngët e saj.
Në vitet e saj studentore u njoh me partnerin dhe bashkëpunëtorin e saj të mëvonshëm Lindsay Buckingham.
Stevie më pas bashkohet me grupin "Fritz" të Buckingham dhe hapin koncertet e Jimi Hendrix dhe Janis Joplin.
"Fleetwood Mac."
Fritz shpërndahen dhe Stevie dhe Buckingham formojnë duetin Buckingham-Nicks.
Regjistrojnë disa këngë që kompanitë diskografike nuk i pranojnë, por tërheqin vëmendjen e "Fleetwood Macs" të cilët u kërkojnë t'u bashkohen atyre.
Në atë kohë, Stevie pa asnjë lek në xhep punonte si kameriere. Fleetwood Mac do t'i paguanin 200 dollarë në javë.
Buckingham kishte dyshime për përfshirjen e tyre por Stevie e bindi se mund të jepnin dorëheqje në çdo kohë, por ndërkohë mund të grumbullonin para.
Në fund, nuk hoqën dorë, por ishin njerëzit e duhur, në kohën e duhur që rritën suksesin e grupit.
Stevie me zërin e këndshëm dhe tekstet simbolike që ashkruante ndryshoi stilin e muzikës të "Fleetwood Mac" dhe mori rol kryesor në grup.
Brenda një muaji regjistruan albumin e parë të grupit me emrin e grupit dhe kënga "Rihannon" e shkruar nga Stevie u bë sukses i menjëhershëm dhe u përfshi nga revista muzikore "Rolling Stones" në këngët më të mira të të gjitha kohërave.
Kënga bën fjalë për një magjistare dhe ishte arsyeja për thashethemet se ajo ishte magjistare.
Për vite me radhë këto thashetheme qarkulluan dhe se ishte madje anëtare e Wicca, feja botërore e shtrigave.
Rrobat e zeza që vishte dhe deklaratat që bënte herë pas here se besonte në engjëj ushqehenin përrallën e magjisë.
Pjesëmarrja e saj në serialin popullor amerikan, "American Horror Story"si magjistare e bardhë ktheu përsëri thashethemet.
Dyshimi se është magjistare intrigon fansat e saj që vazhdojnë ta besojnë edhe pse e njëjta e ka mohuar në mënyrë kategorike.
Albumi tjetër "Rumours" shiti më shumë se 17 milionë kopje dhe përmban këngën "Dreams" e cila është suksesi më i madh i grupit.
Stevie e shkruajti këngën gjatë një pushimi nga regjistrimet dhe u frymëzua për tekstin nga ndarja e saj me Buckingham, megjithëse në atë kohë, të gjithë anëtarët e grupit ishin ndarë me partnerët e tyre të atëhershëm.
"Fleetwood Mac" i detyrohet suksesin pranisë dhe vargjeve ëndërrimtare të Stevie, e cila me zërin e saj magjik i dha një identitet të ri grupit.
Në 1981 Stevie vendosi të bëjë një karrierë solo dhe u largua nga grupi. Në albumin e parë që qarkulloi "Bella Donna" bashkëpunoi me këngëtarë të famshëm.
Në total gjatë karrierës së saj shiti 140 milionë disqe dhe më shumë se 50 këngë u bënë hite.
Karriera kishte përparësi për Stevie dhe kjo është arsyeja pse nuk krijoi familje.
U martua vetëm një herë në 1983 me burrin e mikeshës të saj më të mirë që vdiq nga leuçemia.
Dashuritë më të mëdha të jetës së saj që e frymëzuan për të shkruar këngë ishin Lindsey Buckinghaam, Mick Fleetwood dhe Joe Walsh.
Varësia nga droga.
Stevie Nicks pati probleme me varësinë nga droga pasi dhe pjesa tjetër e bandës merrte doza të mëdha kokaine.
Siç pranoi në revistën "Rolling Stone", ishte e varur nga substancat dhe pilulat e gjumi në vitet 1980.
Nga përdorimi i kokainës dhe alkoolit, u krijua një vrimë në hundën e saj, ndërsa një herë humbi ndienjat dhe ra nga skena.
Pas shumë përpjekjesh dhe pranimesh në qendrat e varësisë, e mposhti varësinë nga droga dhe tani në moshën 72 vjeç pi marijuanë sepse e frymëzon të shkruajë këngë.

.




 
Top