Si u zhdukën Samurait në Japoni?

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,896
Pëlqime
822
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Si u zhdukën Samurait në Japoni?

Samurai ishin disa nga luftëtarët më të frikshëm që ka njohur ndonjëherë bota. Duke qenë forcat më besnike ndaj zotërve të tyre, ata preferonin më mirë të vrisnin veten sesa të përballeshin me çnderimin. Këta burra ishin shumë të trajnuar, dhe do të luftonin në çdo rast për jetë a vdekje.

Ose të paktën të tillë ishin gjatë periudhës së Sengoku (1467-1603). Deri në fund të Periudhës Edo (1603-1867), shumë prej tyre ishin bërë më pak militaristë dhe shumë më burokratikë. Gjithsesi, Samurait ishin ende një klasë e fuqishme dhe e frikshme shoqërore.

Kësisoj, cila forcë mund t`i rrëzonte këta luftëtarë aristokratë, që e kishin qeverisur Japoninë për më shumë se 700 vjet? Në fakt edhe rënia e Samurajve ndodhi dalëngadalë, dhe si rezultat i shumë lëvizjeve më të vogla, që e shndërruan Japoninë feudale në një vend më modern.

Gjatë shekullit XIX-të, shumë Samurai në klasën e mesme dhe të ulët, u bënë gjithnjë e më të pakënaqur me strukturën e shoqërisë japoneze. Deri në atë moment,ata ishin shtresa sunduese në Japoni. Tipari më përcaktues ishte se ata ishin ushtarakë të karrierës, megjithëse ndërkohë kryenin edhe shumë detyra të zakonshme, nga punë burokratike deri në bujqësi në kohë paqeje.

Klani Tokugaua ishte në krye në vendit për shumë kohë. Ata sunduan nga Edo (Tokio i sotëm) si shogunati Tokugaua që nga viti 1603. Shoguni ishte kreu i familjes Tokugaua që mbante pozicionin e sundimtarit suprem ushtarak.

Dekretet e miratuara nga Shoguni kalonin tek daimyō (krerët e klaneve) lokale që sundonin mbi territoret e tyre si guvernatorë. Samurait paguheshin përmes bursave, që nga ana e tyre përcaktoheshin nga hierarkia ushtarake.

Statusi përcaktohej nga trashëgimia dhe niveli, dhe kishte një ndryshim të madh si në pasuri ashtu edhe në status midis samurait të shtresave më të larta dhe atyre më të ulëta. Në vitin 1867, Shoguni i Tokugauas Joshinobu dha zyrtarisht dorëheqjen duke hequr dorë nga pushteti perandorit.

Ky veprim ishte pjesë e një përpjekje për të mbajtur klanin Tokugaua në një pozitë me rëndësi në qeverinë e re. Pastaj më 3 janar 1868, në Kioto ndodhi një grusht shteti, dhe perandori u rivendos si autoriteti suprem në Japoni në një ngjarje të quajtur Restaurimi i dinastisë Meixhi.

Por qeveria vazhdoi të punojë me qeverinë e Tokugauas edhe gjatë këtij tranzicioni. Kjo i mërziti disa fanatikë të klaneve Chōshū dhe Satsuma që i përkisnin shtresave më të ulëta. Ata e bindën asamblenë Meixhi që të shfuqizonte titullin e Shogun dhe të konfiskonte tokat e Joshinobu.


Ish-shoguni u zemërua që ai dhe klani i tij u prenë në besë nga qeveria e re, duke vendosur të hiqte dorë nga abdikimi i tij. Ky veprim shkaktoi një luftë midis forcave Perandorake Meixhi dhe forcave besnike të Shogunatit.

Lufta filloi më 3 janar 1868, pikërisht pas grushtit të shtetit në Kioto. Pas një dite luftimesh pa një fitimtar, forcave të klaneve Satsuma-Chōshū iu dha një flamur perandorak, duke u njohur zyrtarisht nga perandori si ushtri perandorake.

Kjo bëri që klanet e tjera të shquara të dezertonin. I demoralizuar, Joshinobu u largua nga Osaka në Edo dhe forcat e Shogunatit u tërhoqën. Tani që forcat perandorake kishin fituar avantazh, ishin në gjendje të pushtonin Edon. Në atë moment, Joshinobu u vendos në arrest shtëpiak.

Një aleancë veriore vazhdoi të luftojë në emër të Shogunatit, por u mund në betejën e fundit të Betejës e Hokaidos. Fundi i Shogunatit, shënoi edhe fundin e feudalizmit në Japoni dhe një ristrukturim të madh të qeverisë.

Qeveria Meixhi i dha fund monopolit të Samurajve mbi shërbimin ushtarak. Deri në atë moment, ushtritë e Samurajve ishin drejtpërdrejt besnikë ndaj zotërve të tyre lokalë. Në vitin 1872, qeveria vendosi rekrutimin universal. Çdo njeri, Samurai ose jo, kërkohej të shërbente 3 vite në ushtri.

Kjo lëvizje e kërcënoi shumë pozitën e Samurajve. Ndërkohë në vitin 1876 u miratua

Edikti i Haitōrei, sipas të cilit ishte e paligjshme që Samurai të mbante shpata. Samurait e mbetur ishin gati të rebeloheshin. Në 1877, në ishullin Kjushu, një grup i vogël Samurai rebelë të udhëhequr nga Saigō Takamori rrethuan kështjellën Kunamoto.

Ata u detyruan të tërhiqeshin kur mbërriti ushtria perandorake dhe pasi pësuan disa disfata të vogla, u rrethuan në malin Enodake. Ata arritën të arratiseshin sërish për në bastionin e tyre të fundit në Kagoshima, por forcat e tyre ishin zvogëluar nga 3.000 në 400. Ata përballeshin tani me një ushtri perandorake prej mbi 30.000 trupash.

Pasi pushtuan kodrën e Shirojama në periferi të Kagoshimës, Samurait u përgatitën për rezistencën e tyre përfundimtare. Në orën 3:00 të mëngjesit të 23 shtatorit 1877, forcat perandorake sulmuan me artileri, të mbështetura nga anijet luftarake nga porti aty pranë. Samurait rebelë, të armatosur me armë tradicionale si shpata dhe shtiza, u turrën kundër trupave perandorake me armë zjarri. Deri në orën 6:00 të mëngjesit, kishin mbetur vetëm 40 rebelë. Saigō u plagos rëndë. Një mik e ndihmoi atë të shkonte në një vend të qetë ku ai kreu vetëvrasje (seppuku)./CNA.al

 
Top