Si të përgatitemi për një intervistë pune?

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
452
Pëlqime
363
Pikë
63
Website
forumi.net
Me kalimin e kohës, pas shumë intervistave të ndryshme, do mësoni sa rëndësi ka mënyra si prezantoheni në intervistën e parë. Ndaj, nëse doni të shkëlqeni që në intervistën e parë të punës, ndiqni këto hapa:

  • Vishuni në mënyrë profesionale si për një interviste të drejtpërdrejtë ashtu edhe në një intevistë në video, skype etc.
  • Bëjini intervistat telefonike ose video telefonike në dhoma të qeta. Fikni celularin tuaj. Mbani një kopje të CV-së, stilolaps, letër dhe një gotë me ujë me vete.
  • Për intervistat e bëra nëpërmjet telefonit: Qëndroni drejt që zëri të dëgjohet. Vendos kufjet dhe bëj prova para se të arrij orari zyrtar i intervistës. Mbani mënd se buzëqeshja mund “të dëgjohet.”
  • Kërkoni për websitin e kompanisë, financat, prestigjin, 6 muajt e fundit të punës së tyre mediatike. Kjo tregon se jeni interesuar për vendin ku ndoshta do punoni.
  • Përgatitu për këto pyetje të cilat do të të bëhen patjetër në çdo intervistë pune:
    “Më tregoni pak për veten tuaj.”
    “Përse doni ta lini pozicionin e punës që keni? Ose, përse e latë punën e fundit që kishit?
    “Përse doni të punoni në këtë kompani?”
    “Ç’pritshmëri keni për rrogën?”

    “Si e kuptoni rolin e punës që po të ofrojmë?”
  • Përgatitu për pyetjet në lidhje me sjelljen tënde. Për shembull:
    Si jeni sjellë në një rast kritik në punë? Përshkruan sa më saktë këto katër elemente:
    Përmbajtjen e situatës,
    Veprimin tuaj,
    Rezultatet e zgjidhjes së problemit,
    Mësimi që nxorët nga ajo situatë.
  • Përgatisni 4 pyetje që dëshironi t’ia bëni intervistuesit në lidhje me dyshimet apo kërkesat tuaja.
  • Mbani gjithnjë kontakt të drejtpërdrejt, sy më sy, dhe mos harroni të buzëqeshni.
  • Dërgoni një e-mail “Falenderimi” 6-8 orë pas çdo lloj interviste që bëni.
Si përfundim, ju urojmë fat dhe mbani mend: "Një intervistë është e një bisedë e dyanshme.”

source/qysh.me
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Asnjehere se kam bere kete e te dhenit interviste,por jam i bind qe nqs do kisha shkuar per te tille qellim e kisha thy ne mes krejt komisionin. 😋
 
Top