Si gruaja më e pasur e Amerikës u vetë-shkatërrua plotësisht dhe vdiq në varfëri.

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,649
Pëlqime
777
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke

Si gruaja më e pasur e Amerikës u vetë-shkatërrua plotësisht dhe vdiq në varfëri.



"Poor Little Rich Girl" absolute që jetoi një jetë të pabesueshme, nga varfëria në pasuri dhe përsëri në varfëri.

Barbara Hutton ishte trashëgimtare e Woolworth dhe shtypi i kohës e karakterizonte si vajza e gjorë e pasur. Ishte një nga gratë më të pasura në botë, me një pasuri prej gati dy miliard euro, me vlerën aktuale. Ishte gjithmonë në faqet e para të gazetave dhe gazetarët ndiqnin çdo lëvizje të saj. Dhe jo padrejtësisht. Kishte konflikt me një trashëgimtare tjetër miliardere, e rrethonin vdekje tragjike dhe jetoi një jetë të pabesueshme, nga varfëria në pasuri dhe përsëri në varfëri.
Nuk pati nevojë të punonte asnjë ditë në jetën e saj, pasi ishte trashëgimtare e një nga pasuritë më të mëdha të botës. Gjyshi i saj, nga nëna, ishte Frank W. Woolworth, themelues i zinxhirit të famshëm të dyqaneve Woolworth. Filloi nga zero dhe pas punës së rëndë dhe vendosmërisë, u bë një nga kolosët e botës së biznesit.
Bleu rrokaqiellin e tij në Nju Jork për t'i kujtuar botës suksesin e tij. Mbesa e tij trashëgoi aksione me vlerë 2 miliardë (të sotme) në moshën 7 vjeçare.
2. Gjeti kufomën e nënës së saj në moshën katërvjeçare.
Ishte vetëm katër vjeç kur nëna e saj vdiq. Fillimisht, gazetat raportuan se ishte rezultat i infektimit të veshëve, që, nëse do ishte e vërtetë, është një nga mënyrat më të çuditshme për të vdekur dikush. Realiteti ishte shumë më i keq. Nëna e saj kreu vetëvrasje. Gjeti një letër të bashkëshortit të saj drejtuar dashnores së tij, piu helm dhe vdiq. Ishte Barbara e vogël që gjeti trupin e pajetë të nënës së saj në suitën e saj në Plaza Hotel.
3. Ishte e para "Poor Little Rich Girl."
Ndërsa shumë trashëgimtarë kanë këtë titull (p.r.sh Athina Onassis), Barbara Hutton ishte e para. Titulli i është dhënë për të përshkruar fëmijërinë e saj të vuajtur. Pas vdekjes së nënës së saj, babai u martua me një grua që ta karakterizonim lehtësisht si njerkë e keqe. Të dy ishin indiferentë ndaj Barbarës dhe në të vërtetë e injoronin. U rrit me guvernantë deri në moshën 12 vjeç, kur e dërguan në shkollë me konvikt. Nuk kishte shumë miq dhe baba dhe njerka e saj nuk e merrnin në shtëpi as për festa.
4. Shkaktoi skandal kombëtar në mbrëmjen kërcimit të Deputanteve(Marrin pjesë vajza dhe gra të reja (princesha ose trashëgimtare të arta, të cilat përzgjidhen sipas kritereve specifike (pasuria, sjellja e mirë, performanca akademike, vlerat, bamirësia, origjina).
Barbara organizoi mbrëmjen e kërcimit si deputante kur ishte 18 vjeç, diçka që ishte normale. Ajo që nuk ishte aq normale ishte se mbrëmja u bë në mes të rënies së madhe ekonomike të vitit 1929. Një mbrëmje kërcimi normale e kohës kushtonte rreth 15,000 deri në 200,000 dollarë të tanishëm, kostoja e mbrëmjes së saj arriti në 1 milionë! U bë skandal i madh me shumë mbulim negativ në gazeta dhe Barbara u detyrua të shkonte në Europë për të shpëtuar nga zemërimi i shtypit.
5. Kishte kundër një trashëgimtare tjetër, Doris Duke.
Edhe pse ishin shoqe në adoleshencë, kaluan pjesën tjetër të jetës së tyre në konkurencë.
Sepse Duke nuk i shpenzonte paratë për qejf.
Hutton e quajti "të lirë". Duke gjithashtu dyshohet se kishte zili bukurinë e Hutton. Konkurronin gjithmonë se kush kishte rrobat më të mira dhe shpesh bënin deklarata në revistat njëra kundër tjetrës. U martuan me të njëjtin burrë, Porfirio Rubirosa dhe më vonë Hutton i dha rryshfet muzikantit të xhazit i cili ishte i lidhur me Duke, për t'u ndarë nga ajo.
6. Një martesë nuk mjafton kurrë.
U martua shtatë herë. Tre princa, një kont, një baron, një playboy famëkeq dhe aktorin Cary Grant.
Të gjitha martesat dështuan. Burri i saj i parë e flirtonte për vite me rradhë. Mbetën të martuar për 3 vite dhe Hutton u martua me burrin e dytë 24 orë pas divorcit të tyre. Grant ishte burri i saj i tretë dhe pas divorcit të tyre pohoi se nuk do të martohej më kurrë sepse "askush nuk është budalla përgjithmonë." Martesa e pestë e saj zgjati tre muaj, si dhe e gjashta dhe e shtata. Jetoi vetëm në 13 vitet e fundit të jetës së saj.
7. Djali i saj i vetëm u vra në një aksident me avion.
Hutton kishte një fëmijë të vetëm, me burrin e saj të dytë. E quanin Lance dhe kur u lind ishte fëmija më i pasur i botës.
U rrit në luks dhe u bë shofer i suksesshëm i garave të shpejtësisë. Në vitin 1972 gjendej në një aeroplan, për të parë një truall që kishte për qëllim ta blinte kur u bllokua në një stuhi dhe u rrëzua në një mal. Ishte vetëm 36 vjeç. Nëna e tij kurrë nuk e tejkaloi vdekjen e tij.
8. E harxhoi gjithë pasurinë e saj dhe vdiq e varfër.
Që e vogël i pëlqente të shpenzonte para. E kaloi jetën e saj duke e shpërndarë pasurinë e saj në vila dhe stoli të çmuara. Dha shumë para për miqtë dhe bamirësitë e saj. Por humbja e saj më e madhe ishin martesat e saj. Burri i saj i parë i kushtoi 2 milionë dollarë dhe i dyti 1.5 milionë. I pesti edhe pse vetëm disa muaj martesë i kushtoi 2.5 milionë.
9. Kishte probleme me alkoolin, drogën, anoreksinë dhe ishte hypochondria (frikë nga sëmundjet).
Ishte e shëndoshë kur ishte fëmijë dhe kjo ndikoi në perceptimin për trupin e saj, ndërsa rritej. U bë anoreksike dhe kishte probleme me drogën dhe alkoolin. Bëri shumë ndërhyrje kirurgjikale në jetën e saj, në veshka dhe probleme të zorrëve, si dhe kirurgji për katarraktin, i cili i krijoi probleme shikimi.
10. Paguante njerëz që ta mbartnin.
Në vitin 1971, u rrëzua duke thyer femurin. Për një arsye anulloi trajtimin, gjë që i krijoi komplikime, pasi vështirësohej në ecje. Punësoi dy të rinj trupmëdhenj për ta mbartur në duart e tyre kudo që shkonte. Kur u pyet për këtë zakon të çuditshëm, u përgjigj: "Pse duhet të eci kur mund të paguaj dikë tjetër që ta bëjë për mua?"
11. Libri për jetën e saj dhe një seri biografike me protagoniste Farrah Fawcett.
Tetë vite pas vdekjes së saj, një producent vendosi që kishte kaluar kohë e mjaftueshme për të bërë një film për jetën e saj.
Jeta e saj ishte shumë e madhe për t'u përshtatur në një film tipik 90-minutësh, kështu që bënë një seri mini-TV. E aktroi Farrah Fawcett dhe seria tregon historinë e saj si trashëgimtare, martesën e saj me Cary Grant, si dhe jetën e saj të mëvonshme kur pothuajse e vdekur u mbyll në vetvete e varur nga droga dhe alkooli. Filmi ka titullin "Poor Little Rich Girl: The Barbara Hutton Story."

.
1596375646233.png1596375657985.png
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
957
Pëlqime
745
Pikë
93
Sec e kane te dizanjuar palumturinenne fytyre
 

BRYG

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 14, 2020
Mesazhe
154
Pëlqime
150
Pikë
43
A mendon se palumturia vjen nga te qenit e pasur, apo te tjera gjera?
 
Top