SHUMË SHPEJT DO TË ARRIHET NË SHËRIMIN E DIABETIT TIP 1

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Shumë shpejt do të arrihet në shërimin e diabetit TIP 1
Publikuar tek: , më 22-08-2020

SHUMË SHPEJT DO TË ARRIHET NË SHËRIMIN E DIABETIT TIP 1

Nga Ethem Ruka, biolog

Diabeti tip 1 është një sëmundje autoimune, sëmundje gjatë së cilës sistemi imunitar vetiak sulmon dhe shkatërron gabimisht qelizat beta të pankreasit që prodhojnë insulinën.
Në këto kushte pacienti është i detyruar të marrë gjatë gjithë jetës insuline për të rregulluar sasinë e sheqerit në gjak. Ky lloj diabeti shfaqet qysh në fëmijëri dhe adoleshencë.
Deri më sot, të gjitha përpjekjet për gjetjen e rrugëve alternative, për shërimin përfundimtar të këtij lloj diabeti, përvec marrjes së insulinës, kanë dështuar. Provat për transplantin e qelizave që prodhojne insulinë nga njerëzit e shëndoshë të ata diabetike kanë qene të pasukseshme sepse duhen përdorur imunisupresant (lëndë që bllokojnë sistemin imunitar). Në kushte normale sistemi imunitar i diabetikut i shkatërron qelizat e bujtura.
Nje ekip kërkuesish te Institutit Salk në San Diego të Kalifornisë ka ndermarrë nje studim inovativ për t’i dhënë zgjidhje shërimit të diabetit tip 1.
Këta kërkues kanë përdorur teknologjinë e qelizave burimore duke i shndërruar ato në qeliza të ngjashme me qelizat beta të pankreasit që prodhojnë insulinë.
Ata kanë ndërhyrë në nivelet molekulare të këtyre qelizave duke i bërë ato të përgjigjen me prodhim insuline kur sheqeri në mjedisin e tyre të jashtëm rritet.
Jo vetëm kaq por kërkuesit kanë arritur t’i bëjnë këto qeliza të pa atakueshme nga sistemi imunitar.
Deri tani studimet jane kryer në kafshë eksperimentale diabetike. Qelizat e prodhuara jane futur në pankreasin e minjve diabetike dhe kanë kaluar me sukses të dy provat: prodhojnë insuline kur sheqeri në gjak rritet dhe nuk sulmohen nga sistemi imunitar vetiak.
Këto rezultate premtuese i kanë hapur rrugën thellimit te studimit për aplikim te njerezit. Megjithatë, duhet ende shume punë kerkimore për të arritur deti te njeriu, por jemi shumë afër sherimit të një sëmundje nga e cila vuajnë miliona njerëz në botë.
Rezultatet e këtij studimi u publikuan para pak ditesh në revistën shkencore më prestigjioze në bote Nature.
Fotoja tregon qelizat burimore që prodhojne insulinë dhe i rezistojnë sistemit imunitar.
 
Top