Shkruaj një varg, poezi, prozë...

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Drini kishte nje cante ne kurriz nje student universitar i shtreses se mesme,i tradhetuar nga e dashura dhe me vetem 30 frangat e fundit ne xhep.
Shkoi ne restorantin me te shtrenjte per studentet,porositi mish vici dhe nje gote vere te kuqe,te mire,hengri sa u ngop dhe 4 franga ia la bakshish kamarjerit.
Kishte udhetuar ate te marte ne darke ne nje autobuz ku sendilja sapo mbeshteteshe arrinte deri tek kraharori i udhetarit, tjeter,keshtu u detyrua te bente me shume se 10 ore rruge me kurrizin drejtuar dhe as nuk fjeti dot. Pas nje pune qe i kishte zgjatur 8 ore e gjysme,arriti pa nje cader dhe shiu binte rreke. Me kepucet qe kish blere ne nje muaj pune mbanin ujin brenda qe ishte ngrohur,perkunder te ftohtit qe i pushtoi shpatullat.. arriti tek apartamenti dhe i ra ziles aq here sa kur u hap fytyra e saj me floket e shprishur ishte shume e nevrikosur. Pasi lidhi kemishen e nates e mbuloi njerin gjoks qe i shpertheu tej kopsave,belbezoi se cfare bente ai aty. Shiu i kishte zene dhe xhamat e syzeve,gjindej ne nje gjendje me mjerane se kurre me para.
Nga brenda u degjua nje ze ndersa e pyeti a do vinte sepse "kali i tij luftarak do priste i gatshem per cdo beteje qe ajo do donte". Keshtu u kthye nga erdhi pa i lene mundesi te fliste. Ajo doli kembezbathur duke vrapuar dhe floket ju lagen...kete donte te mendonte Drini,se ne te vertete ajo u mbajt pas deres qe te mos hynte i ftohti dhe e mbylli sapo ai i kthyu kurrizin. Keshtu tani ndodhej ne autostraden 55.
Rruga 55 e autostrades qe ku vdiste cdo njeri me deshire apo padeshire ne oren 3 fiks te mesdites ndodhej Drini i cili hidhej sa ne nje kembe ne tjetren ne pritjen e nje makine.
Kishte qe ne oren 12 aty. Dimer që por ate digjte si pisha. Nxori nje bllok e filloi te shkruante.."digjte si pisha"-kerkim i domethenies. Per bese makina e vetme qe kaloi po ecte cale cale sa me para e kish shtyre. Sot ka greve or mik-eshte e kote qe pret.
 

Vvetoni

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Sep 20, 2020
Mesazhe
81
Pëlqime
123
Pikë
33
Të dashur anëtar, në këtë temë mund të shkruani dhe shkruaj sigurisht ndonjë varg, poezi, prozë apo çfarëdo që dëshironi :)

Le të jetë kjo hapësirë kur ne shkruajmë, dhe shprehim vetën tonë nëpërmjet shkrimeve tona...
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Para disa diteve nisa kete ,sme pelqeu vargu i fundit dhe e lashe pergjyse.

Beth floket e thinjura te jane shtuar me shume
Dhe rrudhat anash syve kur qesh
Mbase duhani po te rrudh e vyshk para kohe
Dil nga kutia jote Bethany
Mos vdis dhe ti si macja e Schrodinger
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Instagrami me kujtoi dicka te 2017
Kishte nje kumbull afer shtepise, se pse qendronte akoma ajo peme aty kur nuk bente asnje frut akoma me duhej ta kuptoja. Me cantat e mbushura me karota dhe patate arrita ne shtepi dhe sapo hapa porten qe i thoja vetes he sot he neser do e vajis...akoma se kisha bere. Keshtu Charles vinte dhe ngaterrohej gjithmone neper kembe sa degjonte ate zhurme. Charles ishte macja me frikacake qe kisha pare ndonjehere, ndaj e mora e vura siper kumbulles dhe prita te hidhej. Mbase i kishte mbaruar 7 jetet. He i thoja: hidhu. Thjeshte levizte bishtin e mjaullinte. Ngase degjova zhurma ne kuzhine braktisa pozicionin tim me duar ne brez dhe u afrova tek dritarja. Silueta e tij duke qartazi. Shpatullat e gjera qe me mberthenin here pas here. Krahet qe mbeshtillnin kitaren e tij dhe dolen ca tinguj. U drodha.
Me nje ze te ngjirur gati si te pergjumur me shikimin te hedhur te hija e karajfileve te bardhe vazhdoi : -Dikush tjeter duhet ta shuaje zjarrin ty..
-Urganit tend i duhet nje djalmosh i ri..
-Buzet e tua le te puthen fort
-Ne te duac ne darke me thuaj : nordiku im mbase akoma kjo vashez te do...
Tinguj kitare u shperndane gjithandej per pak momente pastaj era bourbon arriti dhe deri tek une. U deha me fjale. U deha me arome. U ula mbeshtetur ne mur dhe rrethova gjunjet me krahe. Ndersa ai vazhdoi serish te njejtijn refren. Kushedi sa kohe kishte qe e provonte, ai e dinte qe une isha peng i tij, por nuk e dinte qe une e dashuroja te ishte pengmarresi im. Era bourbon bashkohej me tinguj kitare nganjehere te kthjellet nganjehere gervishtes derisa nga dhimbja nuk leshova nje klithmr. Charles britma sa kisha fuqi. Nese sdo vinte Charles asnjeri nga ne sdo e dinte sa do rrinim ashtu. Ai vuri koken ne dritare u zgjat nga mua me puthi koken dhe tha : sa kohe ke aty o Sunshine? Mblodha supet. Pasi erdhi dhe u ul afer meje me mori koken e filloi te me perkedhelte nga floket duke imituar tingullin me gojen mbyllur. Une e dua nordikun tim degjova zerin tim teksa dridhej. Dora e tij ndaloi per nje hov pastaj serisht me perkedheli embel, syte e tij me ate shikim te perenduar ishin ne sintoni te embel me diellin e kuqte qe po binte. A thua ishin krijuar nga e njejta materie?
Nordiku im
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Vdekja erdhi i foli ngadale
Une ty diku te kam pare verdalle
Eja te une se jam djale i mbare
Te djegurat me cigare ne trupin e saj ishin shtuar
Derisa te gjitha ne ate lekure te njome sishin shuar

Vdekja erdhi i foli i ngadale
Mbylli syte qete dhe mendo se si dikur ishe aq e marre
E marre kur naten vone dilje fshehurazi
Por ai svinte e te bente te pelcisje nga marazi
Pastaj nje dite u be i joti
Dhe aty ju fute nje gremine koti

Vdekja erdhi i foli ngadale
Per bese dhe asaj i erdhi per te qare
E mbeshtolli fort ne krahet e saj
E kish genjyer edhe qe ish djale
Dhe pasi qeshi hidherueshem i tha : ai qe te beri kete ishte vertete nje gomar.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Dy bigotina mbaheshin fort pas dy ondeve te leshuara gati afer supeve. Ngjyra e flokeve sikur gruri i thare dhe i djegur nen rrezet e atij
dielli pervelues. Cepet e syve akoma te njome. - Une nuk i afrohem me asaj
-Do i afrohesh se sben, sepse eshte kliente
-Jo cdo kliente ka te drejte
-Hajvan:-te degjoj, i tha duke kthyer dhe goten e trete.
Ai iu afrua duke terhequr kembet zvarre dhe duke ngritur syte drejt qiellit.
-Ti spo ma ben diten te mire , ta dish
-Mua me prishen martesen dhe spo ankohem aq sa ty
Me shume shfrynte ajo, aq me shume shfrynte kamarjeri.
Pastaj i kapi lehte mengen, te lutem mos ik.
-Luise eshte e treta here qe kam degjuar te njejten histori dhe te njejtat sharje , me duhet te punoj.
-Nuk ke asnje ne tavolina , i tha ajo e deshperuar.
Keshtu u ul dhe ai , mbushi dhe nje gote per vete dhe priti te rifillonte serish.
Por ajo nuk foli, as nuk qau me, thjeshte fshiu pak remelin dhe piu serish. Dielli sikur sapo kisha mesuar te shtrihej.
-I kerkova nje ore e gjyse kohe.
-Luise kjo do jete gota ime e fundit me ty per sot, ta dish.
-Je nje mik i qelbur.
-Nese vjen per 3 dite me rradhe ketu sdo te thote qe u beme miq
Keshtu ktheu dhe goten tjeter dhe i beri me shenje ti sillte nje tjeter me vone. Keshtu ndersa ai ikte, ndjeu nje arome te forte qe se dallonte dot e hapa qe theksoheshin ne drejtim te saj.
U ul pandehur ne tavoline .
I zgjati doren -Andi.
-Luisa.
-Luisa me sy te njome.
-Andi me parfum qe vjen era xhinxher me limon.
-Solucion pas rroje.
-Preferoj kremin.
-Preferoj femrat qe vijne e dehen qe ne oren 6 e 15 minuta.
-E sheh , drejtoi gishtin pas vetes, aty po celebrohet dasma ime.
-Mungon nusja
-Mungon vere ne goten time.
Kamarjeri erdhi serish me syte drejt qiellit. E gjete priftin tend rrefyes Luise.
-Hajvan:-murmuriti prap ajo, dhe me spyet pse jam ketu , iu drejtua ajo mikut te ri.
-Jam e sigurte qe do ma thoje edhe pa te pytur.
-E gjitha kjo ndodhi, sepse
-Me pelqejne bikotinat qe ke anash flokeve
Zgjati doren ti hiqte dhe i mbeshteti mbi tavoline.
-Sepse mbreme kur u kthye vone
-Edhe lapsi qe te ka kulluar deri tek cepet e buzeve
Nxori nje facolete e filloi te fshihej dhe pasi vuri re qe skish me njolla vazhdoi :
(Vazhdon)
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
(pjesa 2)
-Vura re qe kishte nje njolle te jaka e kemishes.
-Edhe te uqin qe te eshte zhubravitur keqazi anash buzeve.
Nxori nje facolete tjeter dhe e fshiu edhe ate.
-Ishte nje njolle..
-Ben shume vape-: e nderpreu ai duke tundur jaken e kemishes, lahemi ?
Dhe u ngrit pa pritur nje pergjigje, ajo e ndoqi pa bere me pytje
Sandalet e bardha mbusheshin me rere e zhyteshin ne te, si kam ardhur deri ketu , murmuriste si bubullime e larget dhe keshtu i hoqi i hodhi ne koshin me te afert qe gjeti.
Ai krijonte hije gati gati sikur dielli po eklipsonte. E njejte arome xhinxher e limon qe nuk hiqej aq lehte.
Dhe velloja i rendonte. Ndaloi serish dhe hoqi gjithe mbartesen qe e frynte si ballon. Andi thjeshte ndaloi pak hapat dhe drejtoi me gisht nje ure te drunjte. Njerezit e pare po dilnin bregut te detit. Pulebardhat e fundit po largoheshin. Provat kengen hyrese degjoheshin pak me tutje dhe ai ndaloi nje hop i kapi doren sikur ta shkundte nga gjithe ato mendime.
Nuk i ndaheshin dy onde te vogla te dalura me siguri ne menyre te pavullnetshme dikur rreze ballit nga ana e djathte.
Edhe vetulla vinte e theksuar dhe me hodhi nje shikim ne bisht te syrit.
-Ti e e zgjedhur kete kengen ?
-Po, Sunrise
Kembet preken derrasat e ures dhe ai hoqi kemishen. Pantallonat dhe u hodh ne uje duke dalur pas pak sekondash. Shpatullat e tij u mbuluan nga shkuma e dallgeve. Shpatullat e Poseidonit. Mbase edhe kripa e bardhe bente qe ti shkelqenin dhembet kur buzeqeshte dhe me ftoi ta ndiqja. Hoqa vellon dhe ndersa kenga Sunrise po mbaronte , copat e tylit dhe te satenit te qepura me aq kujdes rreshkiten poshte trupit te saj
Dhe u afrua tek cepi bera nje hap tjeter dhe u hodha. Uji ishte sikur gjilpera e gjilpera te tera te shponin lekuren sa kur doli leshoi nje klithme dhimbje.
Cfare dhembi me shume ?
-Luisa me sy te njome:-tha ai dhe me shterngoi nga duart
-Aftesia jote per te me kuptuar eshte shume e shpifur:-i tha duke levizur kembet sa me shpejt te mundte qe te ngrohej
Pasi e terhoqi drejt vetes dhe kembet e tij e rrethuan. -Poseidoni kapi sirenen e tij :- tha duke qeshur
-Sirenat ishin vajzat e tij :- i tha e gjitha duke u dridhur
-Atehere do behem kapiten. Fryma e tij ngrohte qafen time.
Avujt dilnin nga goja.
-Mund te jesh dhe nje marinar :- i tha ndersa buza i kthehej ne ngjyre mavi
-Marinaret mund te genjehen shpejt nga nje sirene e trishtuar.
-C'maskara!
-C'sirene!
Dhe pellemba e tij u ngjit me faqen time, dhe me tjetren me ngriti rripin e sytjenave qe notonin ne uje. Gishti i madh ne te njejten kohe kaloi mbi buzet e mia.
Dhe une harrova te notoja, te dridhedha nga i ftohti, te pulisja syte.
Andi qe me shterngoi me shume afer vetes : te jane bere buzet mavit e po dridhesh e tera.
Keshtu u ngrit serish te ura e drunje dhe i zgjati doren dhe asaj. Pasi u shtrine te dy te perfitonin pak nga rrezet e diellit
-Arome bredhi te eger :- i tha ajo, dhe , dhe karafil
-Te mungojne dhe 15 lende te tjera qe te mesosh parfumin tim:- dhe qeshi. Tingulli kumboi i kthjellet.
-Duhet te shkojme, cdo mendojne njerezit te shohin nje nuse te zhveshur dhe nje vello te braktisur.
-Dhe nje dasmore te braktisur
-Dhe tatuazh me mace te zeze tek ijet
-Ajo ka sjelle ters?
-Ka shume mundesi.
U ngrit lehtazi , afroi koken afer tatuazhit dhe peshperiti dicka. Une ndjeva thjeshte frymarrjen e tij qe zbriste poshte kerthizes, qe ngrohte aty.
-E qortova :-tha, duke u kthyer nga ajo duke qeshur , dhe pasi e zuri mat teksa mollezat e faqeve i skuqeshin dhe ajo kafshonte buzen e poshte u ngrit dhe u vesh.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Mendoj se ne nje cift gjeja me e bukur eshte post-seksi. Pra pasi ben seks me ate ti shtrihesh ne shtrat,ndersa gjoksi ( nese seshte fort i forte) anon ne njeren ane,dhe floket te ngjiten pas fytyres nga djersa.
Dhe kur ai tjetri te ka marre shpirtin ndersa te pallonte ske as fuqi ti largosh,dhe fillon e pelqen ritmin e frymarrjes qe qetesohet,rrahjet e zemres qe shkojne ne vendin e tyre,zhurma e ofshamave qe fshihet nga veshet e tu.
Ka dicka aq intime ne ato momente sa mendoj se shpirtrat marrin vendim kryesor,o te bashkohen o te ndahen. Ai te kalon duhanin qe po pinte vete,te zgjat krahun te mbeshtes koken aty dhe te thote se sa kucke tregoheshe ndersa te kapte nga floket dhe qeshni te dy.
Pastaj te thote te dilnin me shpesh e te pini ndonje gote me shume e te degjoni muzike te mire bashke sepse ben shume qetesi. E ne fakt pasi humb ai shkelqimi qe vetem orgazmat e mira krijojne,ti ngrihesh dhe vesh gjene e pare qe gjen rrotull. Qofte dhe xhupi dimeror apo carcafi qe ka perfunduar te kembet e shtratit.
Ai te sheh bythet ndersa ti largohesh dhe cdo gje eshte perfekte.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
2017
A vrapojme bashke limaneve?
Degjojme spirancat qe perplasen me njera-tjetren? Te leme mesazhe ne urerat prej duri. Te fusim kembet ne uje dhe te shkumezojme dallget qe svijne.
Te me terheqesh prej dore ndersa te qeshurat perzihen me shallin qe merr era. Te ndjek mes mjegulles ku fishkellimat e tua nderthuren me cjerrjen e pulebardhave?
A vrapojme bashke limaneve? Beme te harroj ke desha e ke putha. Te pime nga nje gote ponç te ngrohte, dhe pse gjyshja me qortonte cdo here pasi vete cdo mengjes e lagte fytin me nje gellenjke te tille. "Mos e pi ponçin e ngrohte"- me thosh me gishtin plot rrudha drejtuar mua.
Une dua shume te te pi pak ponç te ngrohte me ty e nese sdo te pelqeje atehere do te gatis cajin e boronicave blu qe ta thith nga buzet e tua. Te te ndjek mes kasolleve te braktisura ne dimer, te te jem e jotja dhe ne dite kur bora do mbuloje kepucet e ngjitura keq.
A do qeshim kur poezi do te kushtoj?
Po koken ne kraharor do e marresh e te mbyll syte duke marre fryme thelle aty? Po shpirtin tim do e prekesh?
Po de, vetem nje cekje me duhet.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
-Cili eshte plani :-e pyeti.
Ngritja e syve nuk ishte dhe aq shprese dhenese, dhe sa me shume i afrohej lokalit aq me shume shihte veten me nje vello te grisur
me nje tualet qe i nxinte gjithe rrathet e syve dhe vinte era alkol.
Kemisha e tij tani ishte gjysem e lagur dhe puthitej pas trupit pastaj per nje cast stepa.
-And, burri :i tha me gjysem zeri.
Ai ndaloi dhe kjo beri dy hapa te vegjel ndersa ai erdhi me nje bisht cigaresh nder buze qe vetem nxirrte tym.
-Dreqin Luise:- i tha, cfare te ka ndodhur.
-Sa here te kam thene te mos pije duhan :-i tha ajo me nje qetesi acaruese.
Pasi shfryu dy a tri here me nerva , ngriti zerin pa qellim : ti me keto dreq rregullash , mos pi duhan para ores 8 te mengjesit dhe pas ores 6 te pasdites, vadit begonjen te djelen e te merkuren, ushqeje macen vetem nje here ne dite sepse eshte ne diete.
Aty kaloi nje mace qimebardhe me nje pako e zile ne qafe.
-Ato jane unazat tona?:-e pyeti ajo.
Nje vene gjaku po i trashej anash qafes se tij.
-Po te presin te gjithe dhe ti po pyet per macen ?
-Pyeta per unazat , dhe pasi hoqi dhe nje cope vello nga krahu qe i binte dhe e bente gjithe mundim e pyeti : pse me ke tradhetuar?
-Per ate Dreq ste kam tradhetuar.
-Per ate Zot thuhet, per ate Zot ste kam tradhetuar.
Andit qe i shpetoi nje e qeshur.
-E thashe sic doja sepse ti je personifikimi i dreqit, dhe po betohem ne ty.
Pastaj ndjeu krahun e Andit qe i tha : -une po largohem.
Luise ndjeu zemren diku aty ku meshkujt kane mollen e Adamit dhe kaloi peshtymen me veshtiresi.
-E ky kush eshte dhe pse je ne kete gjendje?
-Mark qepe:- i tha ajo.
Ndjeu hapat e Andit qe u larguan dhe ajo as nuk pati guxim te kthente koken e ta shihte.

Pjesa 4
Sikur ajo te mos kishte vrapuar tek lokali ku gotat e asaj duhej te mblidheshin e te pyeste per Andin
Sikur te mos kishte mbledhur mire floket qe te mos i pengonin syte
Sikur te mos kishte pritur aq dhe te mos merrte taxi ne rruget e trafikuara te asaj te marte.
-Kush martohet te martave nje here :-murmuriste ndersa i gjuante me grushtet e saj te vegjel cdo dritareje tek treni 522-3AB, duke therritur emrin e tij.
Ndersa u degjua nga larg zeri qe porosiste kalimtaret te mos kalonin vijen e verdhe dhe pastaj silohueta e Andit tek dera qe sapo kishte kaluar
-Luise erdhe te hakmerresh dhe te tradhetosh burrin?
Zeri nga larg lajmeroi qe i mungonin vetem 2 minuta e treni te nisej.
-Hodha macen ne uje.
-Hodhe macen ne uje?
-Sepse sme kishte tradhetuar
-Dhe ti hodhe macen ne uje?
-U hodh ta merrte dhe une ia mbatha
Treni qe fishkellu.
-Per ate Zot Luise ti je e lajthitur.
-Te gjithe dasmoret me therrisnin.
-Te gjithe ?
-Edhe prinderit e mi e te Markut, dhe deshmitaret, dhe
Trenit ju shtua zhurma tipike e nisjes.
Ai qe mbahej fort pas hekurave te deres.
-E cmendura Luise.
-Me detyrohesh nje shishe vere.
-Kapitenet e anijeve pijne me shume rum.
Ajo veshtroi perreth sikur per here te fundit dhe zgjati hapin drejt tij.
Dera e trenit u mbyll.
-Sigurte qe sdo ia mbathesh Luise?
-Skam mace per te hedhur nga treni.
-Je shume makaber.
-Ste kane porositur edhe ty qe te mos jesh.
-Une gjeta nje nuse ne 6 te mengjesit te dehur ne nje lokal te rrethuar me pisha dhe e shpetova.
-Mungonte aq pak e mund te kishte ikur:- i tha me zerin gjysem te thyer
-Mungonte aq pak e ti mund te ishe martuar.
-Cmaskara kapiten.
Ai e puthi lehtas.
-Trendafil i eger ,karafil dhe ka nje ere mali te theksuar ne buzet e tua.
-Edhe 12 lende i tha ai duke qeshur dhe e puthi serish
 
Last edited:

Vvetoni

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Sep 20, 2020
Mesazhe
81
Pëlqime
123
Pikë
33
O burimi i dashurisë, fjala e mirë, ëndrra ime, gëzimi i ditëve të vështira. Hëna që ndriçon fortë, dielli që të ngroh, shiu i verës, hijeshia e borës, mëngjesi e mbrëmja ime. Të ndjej me fuqinë e gjithë dashurisë, gjithë fjalorët e botës nuk mjaftojnë për ty. Sa je e ftohtë, sa je e ngrohtë, në çdo moment, e çdo vend. Sepse je ti, vetëm ti!
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Mbaj mend heren e pare qe u largova nga Shqiperia,bisedat me njerezit ne traget. Emrin e njerit dhe cfare ushqimi hengra. Mbaj mend udhetimin e pare ne avion dhe atehere qe mora gjobe ne autobuz se isha pa bilete. Mbaj mend heren e pare qe ngela ne provim dhe qava gjithe rrugen. Mbaj mend cfare shkruhen nen urat e Berlinit dhe kur tymosa per here te pare. Si ate nate u deha e desha te shkruaja,si here te tjera u deha e te shkruajta. Mbaj mend puthjen e pare dhe heren e fundit qe bera dashuri me nje mashkull,mbaj mend heren qe desh me nxoren nga libraria sepse sduhej ti lexoja aty librat por ti blija. Mbaj mend nje vit kur ra bora fiks me date 1 janar dhe me ngjau si dhurata me e bukur qe mund te merrja. Mbaj mend kur afro 5-6 vjece doja te thurja kapele me gjineshtra ne plazhet e Tales dhe aty putha nje cun nga Fieri.
Por per dreq fytyren tende se mbaj mend me. Jam munduar dhe e kam shtrydhur trurin aq fort te nxjerr dhe imazhi yt eshte thithur me shume nga erresira. Derisa nje dite te harrova. Per be sdoja.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
U mallkofshin ato betimet qe behen me trupa zhveshur te nesermen ne mengjes asnjeri nga ne sdo i kujtoje me. Do i kujtoj une sepse do ndihem vetem nje nate e do te telefonoj,do flasim e do qeshim me fjalet qe thame dhe pastaj do mbyllem prap ne ate rreth te vetem qe krijova. Pra kur trupi yt preket,kur bashkohet me nje tjeter,mos bej premtime. Premtimet jane per te dobtit si puna ime qe dashurohen me krahet e pare qe i hidhen ne qafe.
Pra asnje akt devotshmerie pervec shkembimit te frymarrjes.
Piskama e deshperimit le te jete piskama e lirise.
 
Top