Shkrime te goditura!

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Tre soj janë gratë për njerës si ne të dy. Filloj nga soji më i errët dhe ngrihem gjer në dritën e vërtetë të diellit. Pik'së pari, janë gratë e trupit, të cilat i mjeri element animal i jetës s'onë, i ka nënë urdhër të tij me anë të një grushti banknotash. Këtyre s'mund t'u flasish për donjë gjë të bukur, sepse as shpirti i tyre s'është bërë për ashtu, as që kanë kohë për të humbur me të tilla marrëzi artistike. Me 5 minuta marrëveshje, trupi i tyre i rrëgjuar ngjitet pas trupit t'onë për 10 minuta dhe pastaj ç'qitet përnjëherësh në vetëm njëzë minutë. Në pikën e dytë vijnë ato soj çupash të paqme nga trupi po të prishura nga mendja, të cilat elementi animal së bashku me shpirtin e lumturuar i fiton jo me anë të një doze të hollash, po me një tufë fjalësh - desha të them lulesh dhe të ëmblash. Pas 5 pare dërdëllimi të hijëshmë krahët, sytë, buzët dhe gjiri i tyre i paqmë na falen për 1 minutë dhe nuk vijnë në vete përveçse pas 10 minutash psherëtimi të ëmbël ose zembrimi pa dashje… Në pikën e tretë dhe në atë më të lartën, dua të them në dritën e vërtetë të djellit, të jetës, dhe të së vërtetës qëndrojnë vashat e paqme nga trupi dhe nga shpirti. Këto janë të pakta. Një njohje me to bën prej një shtaze një njeri; një fjalim me to, bën prej një njeriu një talent; një miqësi me to bën prej një talenti një gjeni. Këto nuk bjenë, po JANË në zotërim d.m.th. në MIQËSI të shpirtit t'onë më një minutë, nuk ndahen as dhjetë jeta, dhe rrojnë në zemrën e botës një përjetësi".
:)
:)
:)



Lasgush Poradeci!
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Ai te perqafoi aq fort sa une e kuptova: ishte lamtumira e tij.
Por ti nuk e kuptove. Per nje cast ndjeve te te shtrengonte dhe buzeqeshja zuri vendin e loteve.
Por ai u shkeput pernjeheresh. Te veshtroi i deshperuar.
E kuptova qe ishte shikimi i tij i fundit dhe ndjeva nje emocion te forte. Aq te forte saqe doja te zbrisja per ta ndalur e per t'i thene: "Le te flasim, le te kerkojme sebashku nje rrugezgjidhje".
Por si mund te futesh ne lamtumiren e dy te dashuruarve, cilado qofte arsyeja qe shkakton lamtumiren? Nuk guxova.
Ai iku, pa te lene kohe te kuptoje, te kapeshe pas tij dhe te mos e lije te ikte.
Dhe, kur e kuptove, thirre emrin e tij, por ai tashme ishte larg.
Hipe ne tren, u ule pikerisht perballe meje, por nuk re qe ndodhesha aty.
Lotet t'i verbonin syte.
E leshove koken mbi shpinez. Fytyra ishte e lagur. Buzet ishin te tkurrura nga dhembja.

E, megjithate, sa e bukur ishe!

"Heshtja e endrrave" - A. Baricco
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,061
Pëlqime
839
Pikë
113
Disa sekonda më vonë hyri i heshtur një burrë i gjatë e fytyrëzbehtë, me uniformën e murrme të kryehetuesit. Ai u ul pa thënë asnjë fjalë dhe zuri të më vështronte.
- Profesioni?
- Shok i thjeshtë.
- Ditëlindja?
- 1. 1. - i thashë unë.
- Puma e fundit që keni bërë?
- I burgosur.
Ata të dy u vështruan në sy.
- Kur dhe nga ku jeni liruar?
- Dje, shtëpia 12, qelia 13.
- Vendqëndrimi i lejuar?
- Kryeqytet.
- Dokumentin.
Nxora nga xhepi vërtetimin e lirimit dhe ia dhashë. Ai e mbërtheu atë me kartelën e gjelbër që pati filluar të mbushte me të dhënat e mia.
- Krimi i mëparshëm?
- Fytyrë e gëzuar.
Ata të dy u vështruan në sy.
- Shpjegohuni, - tha kryehetuesi.
- Asokohe, - thashë unë, - një polici i ra në sy fytyra ime e gëzuar në një ditë kur ishte urdhëruar zi e përgjithshme. Ishte dita e vdekjes së shefit.
- Masa e dënimit?
- Pesë.
- Sjellja?
- E keqe.
- Arsyeja?
- Zell i pamjaftueshëm në punë.
- E qartë.
Kryehetuesi u ngrit, m'u afrua dhe me një goditje të saktë më theu, tri dhëmbët e parë; shenjë, kjo, që më damkoste si përsëritës, një masë rënduese, që unë nuk e kisha llogaritur. Pastaj kryehetuesi doli nga dhoma dhe hyri një djalosh trashaluq me uniformë të murrme hetuesi.
Ata më rrahën të gjithë: hetuesi, hetuesi i parë, kryehetuesi, përveç atyre ndëshkimeve trupore që më dha polici im, sipas së drejtës që i jepte ligji. Dhe më dënuan dhjetë vjet burg, sepse kisha pasur fytyrë të vrerosur, ashtu siç më patën dënuar para pesë vjetësh me pesë vjet, sepse kisha pasur fytyrë të gëzuar.
Tani, në dalsha i gjallë nga këta dhjetë vjet me lumturi e sapun, do të provoj të mos kem fare fytyrë...

Hajnrih Bël
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Kam shpëtuar gjallë nga një kamp përqëndrimi.
Sytë e mi kanë parë atë që askush nuk do të dëshironte të shikonte.
Dhoma të vdekjes me gaz, të ndërtuara nga inxhinjerë ekspertë.
Fëmijë të helmuar nga fizikantë të lartë.
Fëmijë të porsalindur të vrarë nga infermiere të diplomuara.
Gra dhe fëmijë të masakruar nga njerëz me shkollë të lartë.
Prandaj e shoh me dyshim proçesin e edukimit dhe atë të përgatitjes.

Ja kërkesa ime: Ndihmojini studentët tuaj të jenë humanë. Përpjekjet tuaja nuk duhet kurrë të prodhojnë përbindësha të arsimuar, psikopatë, ekspertë. Të lexosh, të shkruash, të mësosh drejtshkrimin, historinë dhe aritmetikën janë të rëndësishme vetëm nëse të gjitha këto shërbejnë për t'i bërë studentët tanë humanë.
:)

Haim Ginott
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
JOSIF BRODSKIJ (1940-1996, NOBEL, 1987)

FJALIM NË SORBONË

Të nxësh filozofinë ia vlen, në rastin më të mirë,
pas të pesëdhjetave. Të ndërtosh një model
të shoqërisë, e ca më shumë. Së pari ia vlen
të mësosh të gatuash supë, të skuqësh peshk,
ani pse nuk e zë vetë, të ziesh një kafe të hajrit.
Se, përndryshe, ligjet morale
kundërmojnë rripin e babës apo dhe përkthim
nga gjermanishtja. Më parë duhet
të mësohesh të humbësh, se sa të fitosh,
ta urresh veten më shumë, se sa tiranin,
të heqësh me vite mënjanë për dhomën gjysmën
e pagës së papërfillshme – para se të arsyetosh
mbi triumfin e drejtësisë. E cila vjen
gjithmonë me vonesë, si minimum, çerek shekulli.
Të nxësh veprën e një filozofi ia vlen përmes prizmit
të përvojës – ose me syze (çka është e njëjta gjë),
kur germat shkrihen bashkë dhe kur
femra lakuriqe në shtrojet e zhubrosura është sërish
për ju një fotografi apo dhe një riprodhim
nga tabloja e piktorit. Dashuria e vërtetë
ndaj urtësisë nuk ngul këmbë për ndërsjelltësi
dhe përfundon jo me martesë
në trajtën e qerpiçit të botuar në Götingen,
por me shpërfillje ndaj vetvetes,
me ngjyrë turpi, më të rrallë – me elegji.
(Diku tringëllon tramvaji, sytë zënë sklepa,
ushtarët kthehen më këngë në gojë prej bordellit,
shiu është i vetmi, që të kujton Hegelin.)
E vërteta është, se kurrëfarë e vërtete
nuk ekziston. Kjo nuk të çliron
nga përgjegjësia, por krejt në të kundërt:
etika është po ai vakuum, i mbushur me sjelljen
njerëzore, praktikisht në vazhdimësi;
po ai kozmos, nëse ju pëlqen.
Dhe hyjtë e duan të mirën jo për sytë e bukur,
por sepse, po të mos ishte e mira, ata nuk do të ekzistonin.
Edhe ata, nga ana e tyre, mbushin vakuumin.
Mundet madje, edhe më sistematikisht,
se sa ne: sepse në ne s'ke pse
i var shpresat. Ani pse jemi ku e ku më të shumtë,
nga sa ka patur ndonjëherë, ne s'jemi në Greqi:
ne na shkatërron mjegulla e ulët dhe, siç u tha më sipër, shiu.
Të nxësh filozofinë ia vlen atëherë, kur filozofia
s'të duhet. Kur ia qëlloni,
që karriget në dhomën tuaj të ndenjes dhe Rruga e Qumshtit
janë të lidhura mesvedi, madje dhe më ngushtë,
se sa shkaku dhe pasoja, se sa ju vetë
me të afërmit tuaj. Dhe çka kanë të përbashkët
yjësitë me karriget – është pandjeshmëria, çnjerëzorja.
Kjo është një farefisni më e fortë, se sa pallimi seksual
apo dhe gjaku! Natyrisht, nuk i vlen
të mëtosh ngjashmërinë me sendet. Nga ana tjetër, kur
jeni të sëmurë, s'është e domosdoshme të shëroheni
dhe të nervozoheni, se si dukeni. Ja se çfarë dinë
njerëzit pas të pesëdhjetave. Ja pse ata nganjëherë,

tek shihen në pasqyrë, përziejnë estetikën me metafizikën.


Mars, 1989


Përkthim nga origjinali: Agron Tufa
 
Top