Shkrime te goditura!

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,359
Pëlqime
1,722
Pikë
113
Tre soj janë gratë për njerës si ne të dy. Filloj nga soji më i errët dhe ngrihem gjer në dritën e vërtetë të diellit. Pik'së pari, janë gratë e trupit, të cilat i mjeri element animal i jetës s'onë, i ka nënë urdhër të tij me anë të një grushti banknotash. Këtyre s'mund t'u flasish për donjë gjë të bukur, sepse as shpirti i tyre s'është bërë për ashtu, as që kanë kohë për të humbur me të tilla marrëzi artistike. Me 5 minuta marrëveshje, trupi i tyre i rrëgjuar ngjitet pas trupit t'onë për 10 minuta dhe pastaj ç'qitet përnjëherësh në vetëm njëzë minutë. Në pikën e dytë vijnë ato soj çupash të paqme nga trupi po të prishura nga mendja, të cilat elementi animal së bashku me shpirtin e lumturuar i fiton jo me anë të një doze të hollash, po me një tufë fjalësh - desha të them lulesh dhe të ëmblash. Pas 5 pare dërdëllimi të hijëshmë krahët, sytë, buzët dhe gjiri i tyre i paqmë na falen për 1 minutë dhe nuk vijnë në vete përveçse pas 10 minutash psherëtimi të ëmbël ose zembrimi pa dashje… Në pikën e tretë dhe në atë më të lartën, dua të them në dritën e vërtetë të djellit, të jetës, dhe të së vërtetës qëndrojnë vashat e paqme nga trupi dhe nga shpirti. Këto janë të pakta. Një njohje me to bën prej një shtaze një njeri; një fjalim me to, bën prej një njeriu një talent; një miqësi me to bën prej një talenti një gjeni. Këto nuk bjenë, po JANË në zotërim d.m.th. në MIQËSI të shpirtit t'onë më një minutë, nuk ndahen as dhjetë jeta, dhe rrojnë në zemrën e botës një përjetësi".
:)
:)
:)



Lasgush Poradeci!
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,359
Pëlqime
1,722
Pikë
113
Ai te perqafoi aq fort sa une e kuptova: ishte lamtumira e tij.
Por ti nuk e kuptove. Per nje cast ndjeve te te shtrengonte dhe buzeqeshja zuri vendin e loteve.
Por ai u shkeput pernjeheresh. Te veshtroi i deshperuar.
E kuptova qe ishte shikimi i tij i fundit dhe ndjeva nje emocion te forte. Aq te forte saqe doja te zbrisja per ta ndalur e per t'i thene: "Le te flasim, le te kerkojme sebashku nje rrugezgjidhje".
Por si mund te futesh ne lamtumiren e dy te dashuruarve, cilado qofte arsyeja qe shkakton lamtumiren? Nuk guxova.
Ai iku, pa te lene kohe te kuptoje, te kapeshe pas tij dhe te mos e lije te ikte.
Dhe, kur e kuptove, thirre emrin e tij, por ai tashme ishte larg.
Hipe ne tren, u ule pikerisht perballe meje, por nuk re qe ndodhesha aty.
Lotet t'i verbonin syte.
E leshove koken mbi shpinez. Fytyra ishte e lagur. Buzet ishin te tkurrura nga dhembja.

E, megjithate, sa e bukur ishe!

"Heshtja e endrrave" - A. Baricco
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Disa sekonda më vonë hyri i heshtur një burrë i gjatë e fytyrëzbehtë, me uniformën e murrme të kryehetuesit. Ai u ul pa thënë asnjë fjalë dhe zuri të më vështronte.
- Profesioni?
- Shok i thjeshtë.
- Ditëlindja?
- 1. 1. - i thashë unë.
- Puma e fundit që keni bërë?
- I burgosur.
Ata të dy u vështruan në sy.
- Kur dhe nga ku jeni liruar?
- Dje, shtëpia 12, qelia 13.
- Vendqëndrimi i lejuar?
- Kryeqytet.
- Dokumentin.
Nxora nga xhepi vërtetimin e lirimit dhe ia dhashë. Ai e mbërtheu atë me kartelën e gjelbër që pati filluar të mbushte me të dhënat e mia.
- Krimi i mëparshëm?
- Fytyrë e gëzuar.
Ata të dy u vështruan në sy.
- Shpjegohuni, - tha kryehetuesi.
- Asokohe, - thashë unë, - një polici i ra në sy fytyra ime e gëzuar në një ditë kur ishte urdhëruar zi e përgjithshme. Ishte dita e vdekjes së shefit.
- Masa e dënimit?
- Pesë.
- Sjellja?
- E keqe.
- Arsyeja?
- Zell i pamjaftueshëm në punë.
- E qartë.
Kryehetuesi u ngrit, m'u afrua dhe me një goditje të saktë më theu, tri dhëmbët e parë; shenjë, kjo, që më damkoste si përsëritës, një masë rënduese, që unë nuk e kisha llogaritur. Pastaj kryehetuesi doli nga dhoma dhe hyri një djalosh trashaluq me uniformë të murrme hetuesi.
Ata më rrahën të gjithë: hetuesi, hetuesi i parë, kryehetuesi, përveç atyre ndëshkimeve trupore që më dha polici im, sipas së drejtës që i jepte ligji. Dhe më dënuan dhjetë vjet burg, sepse kisha pasur fytyrë të vrerosur, ashtu siç më patën dënuar para pesë vjetësh me pesë vjet, sepse kisha pasur fytyrë të gëzuar.
Tani, në dalsha i gjallë nga këta dhjetë vjet me lumturi e sapun, do të provoj të mos kem fare fytyrë...

Hajnrih Bël
 
Top