Sekretet e menaxhimit të kohës

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
452
Pëlqime
363
Pikë
63
Website
forumi.net
A je zgjuar ndonjëherë në mëngjes e motivuar për të pasur një ditë produktive, por ky produktivitet mbeti ëndërr në sirtar? A ke dëshiruar të mjeshtërosh menaxhimin e kohës, por gjithmonë ke përfunduar i zënë në fund të ditës duke thënë "nesër, nesër"? Fatkeqësisht të gjithë e kemi përjetuar këtë. Menaxhimi i keq i kohës na limiton potencialin tonë dhe çfarë ne mund të arrijmë brenda një dite apo një jave.

Sekretet e menaxhimit të kohës

Vullneti nuk është i mjaftueshëm për të krijuar dhe mbajtur një rutinë produktive, prandaj duhet të planifikojmë.

'What does not get measured, does not get done.'

Lexo 4 sekretet e mëposhtme dhe merr kontroll mbi ditën dhe kohën tënde.

#1 Materializo arritjet duke shkruar objektivat e ditës
Fuqia e të shkruarit dhe shënuarit detajeve dhe pikave të rëndësishme tejkalon bankat e shkollës apo zyrat e mbledhjeve. Thjesht të thënit "do e mbaj mend", siç mund ta marrësh me mend, nuk është një metodë edhe aq efektive për t'u siguruar që do ta kryesh në kohë. Ndërkohë kur e shënojmë diku, thjesht akti i të shënuarit fizikisht rrit shanset e memorizimit dhe kryerjes së këtij task.
Shkruaj angazhimet dhe objektivat që dëshiron të arrish, qoftë në letër apo në një dokument elektronik. Kjo ndihmon t'i mbash mend, t'i trajtosh sipas prioriteteve, si dhe të rrisësh produktivitetin, duke planifikuar përpara sesi do e shpenzosh kohën tënde.

Prenotoj mund të të ndihmojë të skedulosh të gjitha shërbimet që dëshiron të marrësh, nga shëndeti tek estetika, nga dentisti te parukierja, nga psikologu tek avokati, e deri te shërbimet utilitare në shtëpi, kurseji kohë dhe energji vetes. Evito telefonatat e panevojshme dhe kalimet e panumërta nga aplikacioni në aplikacion për një shërbim të vetëm.



#2 Metoda "Time blocking"
Menaxhimi i keq i kohës mund të sjellë stres dhe të ulë rendimentin. Një ndër metodat më efektive të menaxhimit të kohës është "time blocking", ndarja e kohës në blloqe. Kjo metodë rrit produktivitetin, pasi kur i japim një formë ditës sonë me anë të dedikimit të orëve të taskeve të ndryshme, është më e thjeshtë për sistemin nervor sesa thjesht të thënit si do e shpenzosh ditën.




Cilido qoftë profesioni yt ose angazhimet, mund të përfitosh nga time blocking si metodë e menaxhimit të kohës. Fokusimi te një detyrë e vetme (single-tasking, ndryshe nga multitasking) rrit kreativitetin dhe efiçencën. Duke i dedikuar një fashë orare detyrave të ndryshme, ne japim më të mirën te angazhimi i momentit, në vend që të stresohemi rreth të gjitha gjërave që duhet të bëjmë.
Sipas ekspertit të produktivitetit Cal Newport:

A 40-hour time-blocked work week, I estimate, produces the same amount of output as a 60+ hour work week pursued without structure. (Një javë pune 40 orëshe me "time blocking" llogaris të prodhojë të njëjtat rezultate si një javë pune 60 orëshe pa strukturë.)

Pra, java jonë e punës kur është e strukturuar, jo vetëm që nuk na harxhon kohë, por na shton kohë dhe mundësi për të arritur më shumë. Me këtë parim është ndërtuar Prenotoj.al, software për maksimizimin e kohës dhe rritjen e produktivitetit.
#3 Optimizo kalendarin për efiçencë maksimale
Njerëz të ndryshëm performojnë më mirë në orare të ndryshme, p.sh. ti mund të jesh morning person, një dashurues i mëngjesit dhe orëve të para të ditës, ndërkohë kolegu yt ka energjinë optimale pas drekës, apo edhe në orët e vona (night owl). Nëse ke një punë sadopak kreative, është tepër e rëndësishme të optimizosh sipas niveleve të produktivitetit. Pra nëse e di që mëngjesi është koha kur ti mund të punosh më mirë dhe efektivisht, sigurohu të mos e ngarkosh fillimin e ditës me takime, email apo angazhime të tjera. Kështu menaxhon siç duhet kohën, duke qenë në performancë optimale, arrin më shumë, në më pak kohë.




#4 Rëndësia e pushimit, "attention residue" dhe shpërblimeve

Kur vjen puna te menaxhimi i kohës, njerëzit përgjithësisht ndodhen në dy ekstreme. Ata janë ose përtacë që i ikën shumica e ditës pa arritur gjë, ose over-achievers, pra që përpiqen të arrijnë jashtëzakonisht shumë, ndonjëherë përtej mundësisë njerëzore.

Shpesh, ne nuk arrijmë ta menaxhojmë kohën mirë sepse:
  • mbivlerësojmë aftësitë që kemi për të plotësuar një task
  • nënvlerësojmë kohën e nevojshme për kryerjen e një veprimi
  • nuk marrim mjaftueshëm pushime të vogla, të ndara përgjatë ditës
  • nuk marrin në konsideratë "attention residue"
Attention residue, ose vëmendja e mbetur, është koha që duhet konsideruar ndër tasket dhe përgjegjësitë gjatë ditës. Pas përfundimit të një task, neve na nevojiten mesatarisht 10-15 minuta për të rinisur një tjetër. Nëse nuk llogarit këtë kohë, mund të jesh duke nënvlerësuar rëndësinë e pushimit në menaxhimin e kohës, qoftë time blocking apo me metoda të tjera.

Sado të pëlqejë puna, dega që po studion apo hobi i ri që ke ndërmarrë, ne nuk duhet të minimizojmë rëndësinë e kujdesit për veten. Për t'u siguruar që po vlerëson siç duhet punën dhe kohën tënde, pusho herë pas here dhe pse jo, shpërble veten qoftë me një pije që të pëlqen, lexo dicka, shih një video që të bën për të qeshur, apo telefono një mik që gjithmonë të gëzon kur i dëgjon zërin. Këto janë disa nga mënyrat e menaxhimit të kohës në mënyrë efektive.
 
Top