Rudyard Kipling

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
.Në rmundsh (munç)

Në mundsh të mbash në kokë terezinë

Kur shokët çmënden dhe fajtor të nxijnë

Në mundsh të kesh besim, kur të dyshon

Kushdo, dhe s'ka njeri që të beson

Në mundsh të presësh, dhe pritjen s'e kursen

Në të gënjefshin, ti nuk i gënjen

Në të urrefshin, ti s'i çan me brirë

Dhe s'hiqesh as m'i mënçim as m'i mirë

Në mundsh të ëndërosh e të mejtosh

Dhe nga këto në mos u robërofsh

Në mundsh të preç Triumfin dhe Hatanë

Dhe t'i shkelmosh të dy si kallpazanë

Në mundsh të mbahesh, kur një dreq ta dreth

Të drejtën dhe në lak syleshin heth

Kur sheh kalan' e jetës të rëzuar

Dhe prap e ngre me veglën e çkallmuar

Në mundsh të vësh m'i grumbull çdo thesar

Edhe t'i loç të gjitha me një zar

T'i humpç edhe të nisësh përsëri

Pa thën' asgjë për këtë batërdi

Në mundsh të kesh një zemër, trup e kokë

Që të shërbejnë sa të bëhen trokë

Dhe të vazhdosh i djegur shkrump në furrë

Dhe të thërret vullneti: "Mbahu, or burrë!

Në mundsh të zbreç në turm' e të mbash nderin

Të hash me mbretin, të pish me neferin

Në mos të ngaftë dot as mik as hasmë

N'i daç të gjithë, po asnjë për dasmë

Në mundsh për çdo minutë të përpjetë

Të rënç tamam sekunda gjashtëdhjetë

Zaptove dhenë me çdo mall dhe hir

Dhe ca më mirë, qënke trim, or bir..


Rudyard Kipling
përktheu Fan Noli
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,061
Pëlqime
839
Pikë
113
“Një njeri nga një mijë,” tha Solomoni,

Do të qëndrojnë më pranë se një vëlla.

Dhe ia vlen që teksa kërkon për të gjysmën e ditëve të tua

Ta gjesh përpara tjetrit.

Nëntëqindenëntëdhjetenëntë varen

Nga ajo që bota sheh te ti,

Por Njeriu i Njëmijtë do të qëndrojë miku yt,

Me gjithë botën që të është vënë kundër.

Kjo as premton, as lutet, as tregon,

Por do t’i japë fund kërkimit ndër ta.

Nëntëqindenëntëdhjetenëntë
prej tyre largohen

Prej pamjes tënde apo prej veprimeve apo prej lavdisë.

Por vetëm njëri të gjen ty dhe ti gjen atë.

Pjesa e mbetur e botës nuk ka rëndësi

Për Njeriun e Njëmijtë që mbytet apo noton

Me ty në çdo ujë.

Ti mund të përdorësh portofolin e tij pa e zgjatur,

Më pas ai mund të përdorë tëndin për shpenzimet e veta,

Dhe të qeshë dhe të takojë në shëtitjet e përditshme,

Si të mos ketë pasur kurrë hua mes jush.

Nëntëqindenëntëdhjetenëntë kërkojnë

Argjend ose ar në marrëveshjet e tyre;

Por Njeriu i Njëmijtë, ai vlen sa për të gjitha ato,

Sepse ti mund t’i shfaqësh atij ndjenjat e tua.

Gabimi i tij është gabimi yt, dhe e drejta e tij është e
drejta jote,

Në kohën e duhur ose jo.

Çohu dhe mbështete në sy të kujtdo,

Për arsyet e tua!

Nëntëqindenëntëdhjetenëntë s’mund të durojnë

Turpin apo talljet apo të qeshurën,

Por Njeriu i Njëmijtë do të qëndrojë krah teje,

Në trekëmbësh dhe më tej!
 
Top