Rita Hayworth - Orson Welles

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,649
Pëlqime
777
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Rita Hayworth - Orson Welles:
Dashuria pasionante, Martesa dhe Ndarja.



Rita Hayworth u martua me Orson Welles, në shtator 1943. Ajo ishte 25 vjeç, ai 28. Ishin të rinj, të talentuar, të famshëm. Dhe krejtësisht ndryshe. Orson, ishte rritur nga një nënë që e donte, që përkëdhelte kapriçot e tij dhe e inkurajoi të besonte se ishte gjeni. Ishte një fëmijë-mrekulli që merrej me piano, vizatim, aktrim, poezi, truke magjike. Në moshën 15 vjeç, kishte humbur të dy prindërit e tij. Para se të mbush 25 vjeç, kishte bërë emër në qarqet teatrale, themeloi "repertorin" e tij teatror", (teatrin e famshëm Mercury Theatre), dhe ishte bërë kryeartikull, falë asaj radio "farse" të famshme, rrëfimin dramatik të "Luftës së Botëve" që bëri që miliona amerikanë të besojnë se Toka po sulmohej nga Arianët. Thuhet se, në vitin 1940, kur endej në studiot e RKO, ku do të xhironte filmin e tij të parë, bërtiti i entuziasmuar: "Ky është treni më i madh elektrik që i është dhuruar ndonjëherë një djali!"
Rita, ishte një histori tjetër. Margarita Carmen Cansino, vajza e një balerini spanjoll, emigrant në Brooklyn dhe një showgirl Ziegfeld Follies, kërceu pothuajse para se të ecte, megjithëse nuk i pëlqente veçanërisht(!). Ndoshta sepse e gjithë fëmijëria e saj ishte një provë e pafund. Në moshën 12 vjeç, babai e hoqi nga shkolla dhe filloi ta merrte me vete për të "punuar". Cansino (supozohet të ishin burrë e grua, Rita vishte kostume seksi, grim të rëndë dhe babai e prezantonte kudo si "gruaja ime e vogël"), kërcenin në ahengje dhe festa të paguara, ose shfaqnin dance acts në kazino dhe klubet në Tijuana, Meksikë ose kudo tjetër një kërcimtare e vogël mund të kalonte pa u vënë re. Disa biografë të Hayworth kanë argumentuar seriozisht se Eduardo Cansino abuzonte seksualisht me vajzën e tij për shumë vite. Në moshën 16 vjeçare nënshkroi kontratën e saj të parë me "20th Century Fox", gjithmonë si Rita Cansino, më pas me "Columbia" dhe luajti në dhjetëra filma si një latine e zjarrtë. Në moshën 19-vjeçare martua me Ed Judson, një shitës demon makinash, i cili, ashtu si babai i saj, ishte i pasjellshëm, i dhunshëm, tepër ambicioz dhe dëshironte të kontrollonte çdo aspekt të jetës së saj. Ai vendoste se në cilat filma duhej të luante, çfarë të vishte, si të fliste. E detyroi të binte në peshë, të bënte trajnim zëri, të ndryshonte pamjen e saj, të merrte tipare më fine, "anglo-saksone". Promovonte karrierën e saj me artikuj të paguar ose foto në gazeta dhe e shtynte të shkonte në shtrat me burrat e fuqishëm të studiove, duke shkëmbyer seks për role më të mira. Nëse do të kundërshtonte, do ta godiste. Ose e kërcënonte me rrahje. Falë këmbënguljes së tij, Rita ngjyrosi flokët e saj të kuq, ndryshoi mbiemrin në "Hayworth" dhe bëri elektrolizë në fytyrë, duke eleminuar flokët e padëshiruar, në mënyrë që "linja" e ballit të saj të ngrihej dhe fytyra e saj të zmadhohej. Përsëri, sa herë shihej në pasqyrë, nuk shikonte "Hyjneshën e Madhe Amerikane të Dashurisë" siç e quante shtypi. E panjohura që e shikonte, ishte një grua e frikësuar.
Kështu pra, kur Orson u takua me Ritën, rezultati ishte një çift simetrik, gati perfekt të kundërtash: ai mbushur vetëbesim, atë e shënjonin pasiguritë. Ai triumfoi mbi kaos, ajo kishte nevojë për disiplinën atletike të rreptë dhe bindjen që kishte mësuar që fëmijë. Regjisori ishte eksentrik, "i martuar" me punën e tij, aventurat e tij (të shumta) erotike ishin "ngjarje" të thjeshta, të përditshme, pa rëndësi.
Shpirti i saj i ulërinte për stabilitet dhe dashuri. Hayworth, bukuroshja legjendare, ylli i keqtrajtuar i Hollywood-it donte vetëm marrëdhënien më tradicionale në botë: një burrë dhe një fëmijë. Një familje. Ishte pothuajse fatale të dashurohen. Dhe ishte e arsyeshme të mos mbante. Sipas legjendës urbane, Welles "u dashurua" me Rita Hayworth, pas asaj kopertine të famshme, në "Life". Në të njëjtën ditë gjeti telefonin e saj nga Anthony Quinn, një dashnor i mundshëm i "perëndeshës", dhe filloi ta flirtojë. Letra dashurie, lule, telefonata, çdo ditë, shumë herë në ditë. Në fillim, Rita e refuzonte, fshihej ose nuk i përgjigjej. Sapo ishte ndarë nga Judson, burrat autoritarë e trembnin, inteligjenca e Orson e bënte të ndihej me cenë.
Një herë, pranoi pa dëshirë të dilnin për darkë. Në takimin e tyre të parë, nuk u paraqit. I telefononte përsëri. Dolën bashkë, shkuan në Chinatown, hëngrën dhe folën tërë natën. Në të gdhirë, ishin tashmë e humbur, kapur fort në rrjetën e tij erotike. Pa kaluar muaji, lajmet për lidhjen e tyre bënë xhiron e qytetit. Gazetarët ishin çmendur me ta, i quanin 'Bukuroshja dhe Truri', dhe i ndiqnin kudo. Krahas xhirimeve të "Cover Girl", Rita ishte e ftuar e rregullt në emisionin radiofonik të Orson, ose punonte me të në "Mercury Wonder Show for Service Men",një shfaqje me truke magjike dhe numra variete që synonin të argëtonin trupat amerikane. (Nuk kishte kohë për asnjërën nga të dyja, por Orson e konsideronte të rëndësishme për të ...).
Më 7 shtator 1943, menjëherë pasi mbaroi shfaqja, u martuan, papritur, në një martesë politike në bashkinë e qytetit të Santa Monikës, me Joseph Cotton si kumbar. Ishte një martesë e papritur, e fshehtë, nusja kishte veshur një kostum të thjeshtë ngjyrë bezhë, një bluzë të bardhë, një kravatë elegante dhe një buzëqeshje shndritëse. "Për sa kohë që Orson flirtonte me të, Rita vërtet shkëlqente, rrezatonte nga lumturia. Kur ishte shtatzënë, dukej si një perëndeshë, sikur mos të shkelte në Tokë, sikur ta ishte prekur një përqafim i çuditshëm", do thoshte më vonë regjisori i "Cover Girl", Charles Vidor.
Vajza e tyre, Rebeka, u lind në 17 dhjetor 1944. Welles mungonte në një turne në Bregun Lindor. "GILDA" ISHTE VETEM.
Tani e tutje, tensionet në marrëdhëniet e tyre do të rriteshin, ashtu si dhe grindjet.
Alkooli. Tradhtitë. Krizat histerike.
("Pinte dhe pastaj e kapte një tërbim, jo me mua, por me studion, babanë, nënën, vëllanë e saj. Do të thyente të gjitha mobiljet dhe do të ikte si i çmendur me makinë, duke vrapuar sikur të donte të vritej. Dhe unë duhej ta ndiqja dhe të përpiqesha ta qetësoja. Natë të tmerrshme, të tmerrshme ... ") Problemi ishte që Orson kishte rënë në dashuri me Hayworth, sirenën e ekranit, jo krijesën e pasigurt, nervoze, me të cilën ishte martuar. Nevojat e Ritës e bënin të ndihej në siklet. Shumicën e kohës mungonte, ose ishte i zënë në radio, në skenën e teatrit, i rrethuar përherë nga aktorë, në një humor krijues. Dhe sigurisht, e tradhtonte vazhdimisht, me sekretare, prostituta, me aktore të tjera, si Judy Garland. Ironia është se në të njëjtën kohë që Hayworth "digjte" ekranin si "Gilda" dhe të gjithë burrat në planet ëndërronin të binin në shtrat me të, Rita ishte më e vetme se kurrë ...
Në mars 1946, e lodhur, e "shtrydhur" nga Orson, mori Rebekën dhe e braktisi. ÇIfti u ribashkua më vonë në xhirimin e "Zonja Nga Shanghai." Ky bashkëpunim i tyre i vetëm në një film ishte pika kulminante e marrëdhënies së tyre. Duke u përpjekur, ndoshta, të fshijë "Gildën", Welles detyroi Hayworth të presë flokët shkurt dhe t'i lyejë bionde, duke zemëruar presidentin e "Columbia", Harry Cohn. Megjithë vlerësimet e mira, filmi ishte një dështim. Tensionet u kthyen, ashtu si dhe grindjet dhe mungesat e zgjatura. Këtë herë, Rita paraqiti kërkesë për divorc. "Gjatë martesës sonë," do të shprehej në gjyq, "burri im nuk tregoi interes për të patur një shtëpi me mua. Kur i sugjerova të blinim shtëpi, u përgjigj se nuk donte të merrte përgjegjësi. Z.Welles më kishte thënë që kurrë nuk duhej të ishte martuar, dhe se martesa ishte një pengesë për jetën e tij të lirë ... ”.
Hayworth nuk do ta gjente kurrë atë shtëpi, sa keq! E ardhmja i ruante tre martesa të tjera, (dhe tre divorce), rënien graduale të shëndetit, shumë alkool dhe një sëmundje që do të "vidhte" mendjen e saj. Edhe ashtu, kur e pyesnin, në një kohë kur Alzheimeri i lejonte disa pauza të ndritshme, Rita këmbëngulte që Orson ishte "dashuria më e madhe" e jetës së saj: "Nuk mund ta duroja inteligjencën e tij", rrëfente. Pas vdekjes së saj, u zbuluan një seri letrash dhe piktura nga regjisori në një këllëf të fshehtë, në një çantë kozmetike, të cilën aktorja e mbante gjithmonë me vete. Piktura qesharake: një burrë melankolik, një djall i trishtuar, ("Ai është djalli i dëshpërimit të zi që më viziton kur fëmija im mungon. E lyeva blu për t'u përputhur me gjendjen time pa ty ..."). Rrëfime dashurie dramatike, shumë-faqëshe, "E dashura ime, vajzë engjëllore ... Mendoj se shumica prej nesh janë vetëm në këtë botë të madhe, por duhet të biem tmerrësisht në dashuri për ta zbuluar ... (...) Je jeta ime, vetë jeta ime. E dashura ime, bebja ime e vogël e çmuar, bëje diellin të ngutet, zvogëlo ditët derisa të takohemi. Të dua, kjo është e gjitha ... ”, shkruante Orson në njërën prej letrave të tij. Nënshkrimi, "djali yt."

web-Ngjarje boterore
.




 
Top