Rast i pazakontë: Trenjakët lindin pozitiv me koronavirus

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Ekspertët mjekësorë po hetojnë nëse sëmundja ka mundur të kalohet përmes placentës së nënës gjatë shtatzënisë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Dy nga foshnjat, djalë dhe vajzë, janë në një gjendje të mirë shëndetësore në një spital në shtetin San Luis Potosí.

Ndërkaq, djali i dytë po merr trajtimin e oksigjenoterapisë.

Një numër shumë i vogël i foshnjave të porsalindura kapin virusin pas lindjes, por zyrtarët shëndetësorë thonë se ata besojnë se të vegjlit kishin kontraktuar virusin gjersa ishin në bark.

Meksika ka regjistruar më shumë se 185,000 raste me koronavirus dhe ka pasur 22.584 vdekje të shkaktuara nga virusi në fjalë që nga paraqitja e rastit të parë, respektivisht më 28 shkurt. /Lajmi.net/
 
Top