Qyteti i Coober Pedy, Qyteti nëntokësor ku jetojnë 4000 njerëz

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,615
Pëlqime
741
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Qyteti nëntokësor ku jetojnë 4000 njerëz nga 40 vende dhe ku u xhirua filmi "Mad Max". Hotele, golf dhe tempuj nëntokësorë.
Në shkretëtirën e largët të Australisë së Jugut, 846 kilometra larg Adelaide, ndodhet qyteti i Coober Pedy, ku gjysma e popullsisë jeton në vendstrehime, "dugouts" nëntokësore për të mbijetuar nga temperaturat e larta të verës, të cilat tejkalojnë 50 gradë Celsius.
Vite më parë, minatorët e parë që u vendosën në zonë gjetën një zgjidhje për të jetuar atje dhe për të kapërcyer kushtet e padurueshme të motit. Zgjidhja ishte që gjithçka të bëhej nën tokë ku temperatura është më e ulët.
Filluan të përdorin minierat e vjetra të opaleve ose të gërmojnë struktura të reja për strehim.
Në galeritë e krijuara nga minierat e opaleve, banorët ndërtuan shtëpi.
Shtëpitë nëntokësore të quajtura "dugouts" nuk kanë nevojë për sisteme të kondicionimit ose ngrohjes, pasi mbajnë një temperaturë të rehatshme dhe të qëndrueshme.
Përveç "dugouts" të rehatshme, në Coober Pedy u krijuan hotele nëntokësore, restorante, bare, një kishë nëntokësore dhe një fushë golfi pa bar.
Qyteti i njohur si "kryeqyteti i opalit" ka rreth 4000 banorë nga më shumë se 40 vende. Zona e merr emrin e saj nga gjuha e aborigjenëve, vendasit e Australisë dhe do të thotë "njeri i bardhë në një vrimë".
Në Coober Pedy bëhet nxjerrja më e madhe e opalit në botë në miniera që mbulojnë një sipërfaqe prej 4,954 kilometrash katrorë dhe që përbëhet nga 70 nën-sektorë.
Zbulimi i opalit u bë rastësisht në 1915 nga eksploruesit britanikë në bashkëpunim me lepujt. Lepujt hapnin vrima dhe nxirrnin në sipërfaqe copa guri të çmuar.
"Thesari" i opalit gjendet në thellësitë e tokës. Punëtorët gërmojnë një vrimë në tokë dhe fillojnë të gërmojnë vertikalisht për të arritur në thellësinë që dëshirojnë. Mund të arrijnë 20 ose 30 metra nën tokë, në varësi se ku tregon që opali është i pranishëm. Në vazhdim bëjnë galeritë labirintike në cilindo drejtim që gjykojnë të përshtatshëm. Nëse janë me fat, opali i pret në muret e tunelit, ku fillojnë nxjerrjen.
Një vend me interes për zonën është muzeu "Umoona Opal Mine & Museum", ku vizitorët mund të mësojnë historinë e zonës, si jetonin aborigjenët mijëra vite më parë dhe gjithashtu sekretet e opalit.
Muzeu vizitohet nga më shumë se 85,000 njerëz çdo vit. Ka një numër peizazhesh natyrore unike në zonë, të cilat kanë tërhequr kineastë nga e gjithë bota, për xhirime filmash si "Zjarr në gur", "Mad Max: Beyond Thunderdome", "Ground Zero" dhe "Planet Red."

.




 
Top