Qe përse kopshtarët janë njerëzit më të lumtur në botë

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Mikrobet në tokë dhe shëndeti i njeriut tani kanë lidhshmëri pozitive, e cila është studiuar dhe konstatuar.

Mycobacterium vaccae është bakter të cilin e gjejmë më tokë dhe të cilin njerëzit e përpijnë apo e thithin me hundë kur kalojnë kohën në natyrë dhe për të cilin është konstatuar që ka veprim në neurone të cilat i ofrojnë ilaçet për qetësim.

Ky bakter i cili ka ka të njëjtin efekt në neuronet si ilaçi antidepresiv, Prozac, nxit prodhimin e serotoninës, përmirëson funksionet kognitive, ka ndikim në sëmundjen e Chron-it, madje edhe në artritin reumatoid, transmeton Telegrafi.

Mungesa e serotoninës ka lidhje me depresionin, ankthin, sjelljet obsesive dhe çrregullimet bipolare. Ky bakter duket se është një anti-depresues natyral te dheu.

Shumica e kopshtarëve të pasionuar do t’ju thonë që kopshti i tyre është “vend i lumturisë” së tyre, ndërkaq puna e vërtetë fizike zvogëlon stresin dhe nxit humorin.

Kopshtarët thithin bakterin, kanë kontakt me të dhe u hyn në qarkullim gjaku kur në duar ekziston plagë e vogël apo rrugë tjetër për infeksion.

Tashmë kënaqësia për kopshtarinë po mbështetet dhe shkencërisht dhe shton vërtetësinë e pretendimeve të kopshtarëve. Prandaj dilni dhe lozni me dheun dhe përmirësoni humorin dhe jetën tuaj!
 
Top