Pse jemi përballë evolucionit të mjekësisë

Kamelia

Moderator/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
174
Pëlqime
18
Pikë
1
Location
Birmingham
PROF. DR. EDVIN PRIFTI

Universiteti i Oksfordit bën “zbulimin” e madh. Pas 5 muajsh përfunduam ku?! Deksametazoni, një nënprodukt i kortizonit që njihet prej dekadash, ul vdekshmërinë në mënyrë të ndjeshme në pacientët me COVID-19. Kortizoni dhe nënformulat e tij janë preparate imunosupresive, pra, që ulin imunitetin dhe janë pjesë e domosdoshme e terapive në pacientët e transplantuar, në të cilët është e domosdoshme ulja e imunitetit për të reduktuar fenomenin e plakjes. Kemi kohë që kemi thënë këtë, pas studimit të kohortave të pacientëve të vdekur nga COVID-19. Në mënyrë paradoksale, vdekshmëria e COVID-19 është shumë më e ulët në pacientët e imunodeprimuar, sikurse Aids, fëmijët, toksiokodipendentë, pacientët nën kimioterapi ose popullatat e radioaktivizuara. Mjekësia klasike post-Pasteur thotë që për çdo infeksion duhet të rritet imuniteti. Për SARS-COV-2 funksionon ndryshe, pra, jemi përballë një formë të re, një pseudotransplantimi masiv i substrateve gjenetike, të cilat në një përqindje të rasteve japin fenomenin e citokine storm, që shkakton vdekjen. Sa herë duhet të themi që nuk vdes nga SARS-COV-2, por vdes nga reaksioni ndaj SARS-COV-2. Jemi përballë një situate anormale që kërkon në mënyrë të domosdoshme kërkimin shkencor të mirëfilltë. Deksametazoni apo edhe produkte të tjera që përdoren për imunodeprimim mund të jenë opsione trajtimi, sikurse edhe vetë ciklosporina, por vetëm kërkimi shkencor mund të japë përfundime. Një gjë është e vërtetë. Faktet janë tepër kokëforte dhe e vendosin SARSCOV-2 dhe sëmundjen që ai shkakton, COVID-19, në një konotacion të ri të mjekësisë postmoderne dhe si e tillë nuk përjashtohet që mënyrat e trajtimit të saj të jenë diametralisht të kundërta me ato mjekësore klasike, që janë të afirmuara. Ajo çfarë dimë pas Pasteur-it të madh është që çdo infeksion duhet të trajtohet duke luftuar infeksionin dhe duke rritur imunitetin. Gjetja e radhës që kortizoni ka efekte të jashtëzakonshme dhe që është një produkt që ul imunitetin, na bën të mendojmë se jemi përballë fillimit të një mjekësie me parime më të ndryshme nga ato që ne dimë deri tashmë. Produkte të tjera, sikurse tocilizumab apo inhibitorët e Il1, sikurse canakinumab, janë përsëri imunosupresorë. Pra, trajtimi me sa duket më i suksesshëm janë imunosupresorët, pra, de facto don’t fight the infection, but fight the reaction. Blloku i terapive funksionale po i ngjan gjithmonë e më shumë një miksi terapish ndaj xenotransplantave sesa ndaj një infeksioni viral klasik. Jemi përballë një prej momenteve më eklatante të historisë së evolucionit të mjekësisë, në të cilin edhe gjykimi shkencor duhet të jetë sa më shumë i hapur dhe open mind.
 
Top