Portreti i Adele Bloch-Bauer - Historia e Pikturës së Famshme të Gustav Klimt.

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Portreti i Adele Bloch-Bauer - Historia e Pabesueshme e Dashurisë Pas Pikturës së Famshme të Gustav Klimt.
Çdo të Dielë, familja hebre-austriake e Maria Victoria Bloch-Bauer shkonte në shtëpinë e xhaxhait të tyre pranë Shtëpisë së Operës në Vjenë. Shtëpia e të pasurve Bloch-Bauer ishte zbukuruar në mënyrë elegante me mobilje të dizajnuara mirë, letër-muri të bukura, piktura nga artistë dhe koleksione të shtrenjta prej porcelani dhe argjendi. Në të njëjtën kohë, ishte "streha" e Artit Vjenez për muzikantë, piktorë dhe shkrimtarë.
Maria kujtonte gjithnjë se në shtëpi mbizotëronte një pikturë e madhe e tezes së saj, Adele Bloch-Bauer. Ishte pikturuar në vitin 1907 nga Gustav Klimt. Një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të lëvizjes separatiste (Sezession) të Vjenës. Klimt luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Art Nouveau. Piktura të tjera, të porositura nga xhaxhai i saj, zbukuronin disa nga muret e shtëpisë luksoze.
Adele Bloch - Bauer ishte modelja e vetme që Klimt pikturoi shumë herë. Dy pikturat e plota dhe më të famshme, "Portreti i Adele Bloch-Bauer I" dhe "Adele Bloch - Bauer II", me të cilat plotësoi imazhin e saj.
Portreti i saj i parë, i njohur gjithashtu si "Gruaja prej Ari", është bërë midis viteve 1903 dhe 1907, i dyti në vitin 1912. Portreti i Adele Bloch-Bauer mbizotëron nga ari si element dekorativ.
Artisti shtoi edhe motive mikenase dhe pikturoi me ar edhe gjerdanin e shtrenjtë që mbante rreth qafës. Konsiderohet si shembulli më përfaqësuese i punës së periudhës së artë të Klimt.
Eshtë një nga pikturat më të mira dhe më e shtrenjta e shitur ndonjëherë. U vlerësua 135 milionë dollarë dhe sot ekspozohet në Neue Galerie të New York që nga 2006.
Klimt, pak akademik dhe plotësisht inovativ, do të bëjë me flokët e saj të bukur të zi, të ngritura në një nyje mbizotëruese dhe asimetrike një enigmë që plotëson pamjen e trishtuar të gruas.
Në kanavacë, Adela është e gjitha e veshur me ar, në një shkëlqim të stilit mbretëror. Vesh një gjerdan madhështor rreth qafës, simbol i gruas së një burri të pasur.
Piktori austriak frymëzohet nga mozaikët e Bazilikës së Shën-Vitalit në Ravenna, dhe në mënyrë të veçantë nga një që përfaqëson mbretëreshën Theodora (shek. VII) për të krijuar një monument të bukurisë femërore me portretin e Adel Bloch-Bauer.
Klimt pikturoi Adele të lirë dhe sovrane, duke imagjinuar bukurinë dhe hirin e saj si një dëshirë për çlirim, një ftesë për jetë dhe dashuri jashtë rregullave të shoqërisë së lartë vjeneze.
Piktura të jep përshtypjen se gjatë gjithë jetës së tij pikturoi vetëm këtë grua, të bukur, enigmatike, misterioze, me trupin e saj të përmbytur në një lumë prej ari. Adel Bloch-Bauer është një bukuri melankolike. Martesa e saj, jeta familjare, dramat dhe traumat e bëjnë një heroinë romanesh.
Adele Bloch-Bauer.
Adele Bloch - Bauer (1881 - 1925) u lind në Vjenë, Austri, në 1881 në një familje të pasur hebreje, aktive në sektorin bankar. Në 1899, në moshën 17 vjeçare, u martua me manjatin e sheqerit dhe bankierin Ferdinand Bloch Bauer, i cili në thelb ishte mbrojtësi i Gustav Klimt dhe e porositi që të pikturojë një portret të Adele.
Opinionet ndryshojnë nëse kishin apo jo një lidhje. Ka dy histori më të përhapura.
Adele pa dashje u takua me Gustav Klimt përmes burrit të saj në fund të viteve 1890. Të gjithë intelektualët dhe artistët e mëdhenj hebrenj të fillimit të shekullit të 20-të, të tilla si Freud dhe Stefan Zweich, kaluan në sallonin e Adele në Vjenë. Burri i saj dhe ajo ishin koleksionistë arti deri ditën kur Ferdinand e shtyu të pozonte për Klimt për të bërë portretin e saj. Thashethemet thonë se pati një lidhje dashurie mes piktorit dhe modeles por asgjë nuk konfirmohet.
Vijon një pasion imagjinar nga ana e Adel, i cili bëhet edhe më tronditës kur e sheh piktorin që mban në krah një tjetër prej modeleve të tij. Melankolia e saj vjen nga larg, por para Klimt bëhet butësi dhe dashuri të heshtur. Adele është e shokuar nga Klimt, por nuk thotë asnjë fjalë. Përpara saj ka një burrë liberal, larg çdo angazhimi shoqëror që i pëlqen të shkojë nga një grua te tjetra. Kjo liri e magnetizon Adelën.
Takimi i saj me Gustav Klimt dhe dashuria e tyre sekrete nuk e shpëtuan nga një fat i goditur nga dëshpërimi. Më 1907, tre vite dhe qindra skica më vonë, portreti i parë i Adele përfundoi. Sidoqoftë, Bloch-Bauer blenë gjithsej 6 vepra të Klimt, i cili vazhdoi ta pikturojnë.
"Kur të pashë për herë të parë, mendova se ishe iluzion. Je kaq e re, kaq sensuale. Rrezatoni një pasion të veçantë.” - Nga romani i Trierveller.
Nga ana tjetër, ekzistojnë disa njerëz që besojnë se gjërat janë zhvilluar ndryshe.
E gjithë Vjena fliste për lidhjen e supozuar të dashurisë që artisti i famshëm kishte me Adele dhe kështu burri i plagosur dëshironte të hakmerrej ndaj të dashuruarve duke zgjedhur një mënyrë shumë të pazakontë.
Udhëzoi Klimt të bënte qindra skica të portretit të Adele, duke shpresuar se artisti do të lodhej nga gruaja. Bloch-Bauer dëshironte që ky portret të zgjaste disa vite, në mënyrë që gruaja e tij të mund të shihte të vdisnin ndienjat e Klimt. E pagoi shumë mirë artistin dhe gjithçka u bë sipas planit të tij. Vepra përfundoi brenda 4 viteve dhe të dashuruarit ishin ftohur me njëri-tjetrin. Adele nuk e kuptoi kurrë që burri i saj kishte dijeni për marrëdhënien e saj të paligjshme me Klimt.
Sido që të jetë historia prapa krijimit të pikturës, nuk mbaron këtu.
Më 24 Janar 1925, Adele, tezja e dashur e Marias, vdiq papritur në moshën 44 vjeç nga meningjiti në Vjenë.Në testamentin e saj, kërkoi që pikturat e bashkëshortit të saj Gustav Klimt të dhurohen në Galerinë Kombëtare Austriake. Sigurisht, nuk e dinte që vendi do të aneksohej nga Gjermania naziste.
Vitet kalonin, por pikturat nuk e lanë kurrë shtëpinë. Pak para aneksimit të Austrisë nga nazistët, Maria ra në dashuri dhe u martua me këngëtarin e operës Fritz Altmann. Dhuratat e dasmës së xhaxhait të saj ishin një palë vathë diamanti dhe gjerdani shumë i shtrenjtë që halla Adele kishte veshur në të dy portretet e Gustav Klimt. Në 1938 nazistët filluan gjuetinë e hebrenjve të Austrisë. Hynë në shtëpinë e saj dhe vodhën gjithçka. Bënë të njëjtën gjë në shtëpinë e xhaxhait të saj, ku vodhën të gjitha pikturat e tij të vlefshme dhe koleksionet e shtrenjta.
Pas shumë aventurave, Maria dhe burri i saj arritën të shpëtonin nga nazistët dhe kampet e përqendrimit dhe të arrinin në Shtetet e Bashkuara. Vitet kalonin dhe Maria besonte për dekada se veprat e Gustav Klimt që zbukuronin shtëpinë e xhaxhait të saj gjendeshin në galerinë e Pallatit Belvedere, siç dëshironte tezja Adele në testamentin e saj.
Por në vitin 1998, në moshën 82 vjeçare, Maria Altmann mësoi se mund të kërkonte trashëgiminë e xhaxhait të saj që vdiq në 1945, përfshirë veprat e Gustav Klimt.
Paditi shtetin austriak që u përpoq në çdo mënyrë të mbante "Vjenezen Mona Lisa" në pronësi të tij. Kur Maria udhëtoi në Vjenë vite më vonë, vizitoi galerinë. Pa portretin e tezes së saj Adele, qëndroi para saj dhe bërtiti "kjo pikturë më përket mua." Piktura iu kthye dhe u shit për një 135 milion dollarë. Historia e pikturës së Adele nga krijimi i saj deri në shitjen ka frymëzuar artistë të tjerë të panumërt. Punimet më të famshme kushtuar përshkrimit të historisë janë romani i parë i Valerie Trierweler, "Sekreti i Adele" dhe filmi "Gruaja prej Ari", i cili "sjell në jetë" historinë e pikturës së vjedhur dhe kthimin e saj Maria Altmann.



1596376098286.png





.
 
Top