POEZI TE NDRYSHME - Nga Bota

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
"Mos u dashuro"!
Mos u dashuro pas një gruaje që lexon,
pas një gruaje fort të ndjeshme,
pas një gruaje që shkruan.
Mos u dashuro pas një gruaje të mençur,
magjistricë, të krisur, të marrë.
Mos u dashuro pas një gruaje që mendon,
që e njeh botën,
e zonja për të marrë krahë.
Pas një gruaje besimplotë në vetvete.
Mos u dashuro pas një gruaje që qesh
a qan tek bën dashuri, që di
të shndërrojë shpirtin e saj në mish,
sidomos pas një gruaje që dashuron poezinë
(ato janë më të rrezikshmet),
a pas një gruaje që mund
të rrijë gjysmë ore para një tabloje e s’jeton dot pa muzikë.
Mos u dashuro pas një gruaje energjike, të hareshme,
të kthjellët, rebele, moskokëçarëse.
Mos të qëlloftë të dashurohesh pas një kësi gruaje,
se kur dashurohesh pas një gruaje të tillë,
në qëndroftë apo jo pranë teje,
në të dashtë apo jo,
një grua të tillë, s’e harron dot më.
Kurrë!

Marta Gorridos
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
DUKE DHENE VETVETEN

I nxora dhe i dorëzova
sytë e mi si vezë të qelqta.
E dorëzova gjuhën.
E dhashë gojën,
ëndrën konstante të gjuhës time.
E dhashë pshertimën që është mbështjellja e zërit tim.
E dhashë zemrën që në fakt është një mollë e djegur.
I dhashë mushkritë e mia që në të vërtetë janë
pemë që kurrë nuk e kanë parë hënën.
E dorëzova kutërbimin tim që në të vërtetë
është udhëtim i ngurtësuar nëpër shi.
I dhashë duart e mia që përngjajnë me dhjet lutje.
I dhashë krahët që gjithmonë janë përpjekur të më ngrehin.
I dhashë kofshët që janë veçse dashnorë përgjatë natës.
I dorëzova bolet e mia që në fakt përngjajnë
me hënëzat e fëmijërisë.
E fala palloshin tim që i dekurajuar zhduket
nëpër vrima.
I dhashë robat e mia që janë mure të hedhura në erë
duke dorëzuar fantazmën që jeton brenda tyre.
E dorëzova vetveten.
E dhashë vetveten.
Dhe ju nuk do të keni asnjë copë të saj
Sepse do ja rifilloj përsëri nga e para
Pa patur me vete asgjë.


Mark Strand
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Endërr


Zemra ime çlodhet ndanë burimit të cemtë*
(Mbuloje me fijet e tua,*
Merimangë e harresës.)*

Uji i pëshpëriste ulët një kantilenë të ëmbël*
(Mbuloje me fijet e tua*
Merimangë e harresës.)*

Zemra ime që u zgjua, pikëllimet e saj ia rrëfeu
(Fshihe mirëbesimin e saj,
Merimangë e heshtjes.)

Ja, zemra ime po rrëshqet në burimin e cemtë
(O duar të bardha, të largëta
Mbajeni ujin e lehtë.)

Dhe, duke kënduar me gaz, uji e tërheq
(O duar të bardha, të largëta,
Uji mbeti i shkretë!)

- Federico G. Lorca
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Mos me braktis
Me jep doren te shkruaj
Te marre krahe mendimi.
Me jep pulsin e zemres
Mos te ngrij trishtimi
Me jep buzet e tua
Puthjen ta jap une
Eja , nxito hapat
Mos ke humbur udhe ?

Shkretetire e bore , hena farfurin
Vendi anembane , dergjur ne qefin
Dhe meshtenkat qajne, pyjeve pa jete
Kush keshtu ka vdekur ?
Mos valle une vete ?


SERGEI ESENIN
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Nuk të kërkoj të më duash…



Kushdo ti qofsh, sido të jesh,
me mua sonte rri pak, qëndro.
Nuk të kërkoj që të më duash,
një ngushëllim veç më ofro.

Nëse kam fatin të sakatuar,
faj s’më ka bota, as ti, mendoj.
Mua më vdes çdo gjë që dua,
dhe nga e para nis e kërkoj.

Sa vajza njoha në jetën time,
ikën pa shkak, u bënë vegim,
por veç asnjërën nuk kam urryer,
qenka e shkruar në genin tim.

Sido të jesh, qofsh e bekuar,
dy fjalë të ëmbla zukatëm, si bletë,
të më qetohet shpirti i rrënuar
dhe nesër thuamë: mbeç me shëndet!


Nga: Jorgos Samoladhas
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Po edhe sikur...

Po edhe sikur ditet te binin
ne humneren e neteve,
perseri, prape ka nje pus
ku prehet qetesia.

Dhe duhet te ulesh
buze erresires
dhe me durim te peshkosh
driten-
qe bie atje

Pablo Neruda
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Nga ''Shtegtimi i Cajld Haroldit''(*)
Bajron


Lamtumirë, Atdheu im


O lamtumirë! Atdheu im
Po zhduket dalngadalë:
Gjëmon stuhia me tërbim,
اaçri gërhet mbi valë;
Pas diellit që po flakëron,
Po nisemi të lirë;
Dhe ty, si atij që përëndon,
Atdhe, Natën e Mirë!

Kur nesër rishtaz ai diell
Do lindë me shkëlqim,
Do përshëndesim det e qiell
Po jo atdhenë tim,
Në vatrën time nuk ka zjarr,
Nëpër avllit' e forta
Të kullës sime rritet bar,
Im qen po leh te porta.

"Ti pazh i vogël, pa m'u qas!
Pse qan e po vajton?
Mos të tremb deti me tallaz,
A shqota të tmerron?
Pa fshiji lotët; anija jonë
E shpejtë është dhe e fortë:
Nuk ka skifter që fluturon
Më shpejt e më gazplotë".

"Le të kanosen erë e det,

Nuk trembem nga asnjë shqotë;
Po, zoti اajld, mos u çudit
Që po më rrjedhin lotë;
Prej babës e prej nënës ik,
U ndava prej shtëpisë;
Tani s'më mbetet asnjë mik,
Veç teje e përëndisë.

T'im at' e pashë që duron,
Kur më bekoi me mall;
Po nënën kush m'a ngushullon
Gjer sa të kthehem gjallë!"-
"Pusho, pusho ti djal' i mirë!
Të kanë hije lott;
Po të isha vetë zemërdlirë,
Nuk do t'i mbaja dot.

"M'u qas, m'u qas, ti trim besnik;
Përse më qenke zverdhur?
Mos trembesh nga një frëng armik,
Apo nga det' i ndezur?" -
"Sër اajld, nuk jam aq frikacak.
As zverdhur jam prej frikë;
Po kur kujtova gruan larg
M'u zbeh faqja besnike.


Rron ime shoqe me tim bijë
Në kullë te këneta:
Nd'e pyeçin ç'u bë babai,
ا't'u thotë nënë-shkreta?" -
"Pusho, trimi im, të mora vesh,
Ta njoha brengën tënde;
Por unë zemërlehti qesh
Që shkoj nga këta vënde".

Kush u beson psherëtimave
Të femrës që mbush sytë?
Ia than lotët qepallave
Ndonjë dashnor i dytë.
S'qaj për gëzimet që humbas,
Rrezikun që më vjen;
Po vetëm qaj se nuk lë pas
Asnjë që lotn' e vlen.

Në botë mbeta fill i mjerë,
Në detin pa kufi;
Përse të qaj pra për të tjerë-
Për mua s'qau njeri.
Do t'angullijë ndoshta sot
Im qen gjer sa të gjejë
Ushqim nga ndonjë tjetër zot;
N' u kthefsha do më shqejë.

Pra, mermë, o lundër, dhe vrapo
Në detin plot buçim;
Dhe shpjermë në çdo vend që do,
Veç jo në vendin tim!
Të falem det i kaltr' i zi!
Dhe kur të shkel i lirë
Në dhé, të falem, shkretëti!
Atdhe, Natën e Mirë!
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
BULLAT OKUXHAVA (1924 - 1997)
LUTJA E FRANSUA VIJONIT

Oljas

Gjersa toka sillet ende, kthjellon drita - derisa,
O Perëndi, jepja gjithkujt, atë gjë që nuk e ka:
Të mençurit jepi kokë, kalë jepi kujt ka frikë,
Të lumturit jepi para... Mua mendjesh mos më qit.

Gjersa toka sillet ende, qoftë, o Zot, pushteti yt! -
Jepi grykësit pushtet, që të ngopet gjer në fyt,
Jepi frymë të marrë bujarit, derisa dritë të ketë,
Jepi Kainit pendesë... Për mua, kujtohu vetë.

Unë e di: ti di gjithçka, urtësinë ta besoj,
Siç beson ushtar' i vrarë, se në parajsë mbaroi,
Siç çdo vesh e zë besë fjalën tënde të fashitur,
Siç besojmë dhe ne vetë, ç'nakatosim pa e ditur!

O Perëndi, o Zoti im, o ti sygjelbëroshi im!
Gjersa toka sillet ende vetpërpirë në mrekullim,
Gjersa kohë e zjarr ka boll të mjaftueshme ngado,
Jepi pra gjithkujt ngapak... Dhe për mua mos harro.



1963
© Agron Tufa
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Poezi nga Pol Elyar


E GJALLA IME E VDEKUR


Ne brengën time s’pipëtin asgjë,
Pres kot së koti, s’vjen njeri e dija,
S’vjen ditën e s’vjen natën më
Dhe vetë unë s’vij ashtu siç vija.

Nga sytë e tu u ndanë të mitë sy.
Besimin humbën edhe dritën humbën;
Të miat buzë, ndarë nga të tuat e nga ty,
Të miat buzë u ndanë më su përkundën,

Nga dëshira e dashurisë edhe nga jeta;
Dhe duart nga të tuat janë ndarë
S’mbajnë dot në gishta as pupëla të lehta;
Dhe këmbët janë ndarë në s'i ke parë,

S’çapiten dot e rrugë s’bëjnë dot.
Të shoh fundin, kështu na qënka thënë
Me fundin tënd sa une lodhem kot;
Se nën pushtetin tënd jeta më është zënë..

Kjo jetë më dukej e tëra e pa fund,
E vetmja shpresë qenka varri im i ngrohtë?,
Ashtu si yti që bota ta përkund.

Të rri pranë teje, se me të tjerë kam ftohtë.

Shqiperoi dhe pershtati
Niku Ramollar
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Gjersa toka sillet ende, kthjellon drita - derisa,
O Perëndi, jepja gjithkujt, atë gjë që nuk e ka:
Të mençurit jepi kokë, kalë jepi kujt ka frikë,
Të lumturit jepi para... Mua mendjesh mos më qit.
🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Poezia franceze eshte teper sharmante
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,061
Pëlqime
839
Pikë
113
Kam njohur sy- o, ata sy!
Sa fort i desha, e di nje Zot!
Kish kaq magii dhe zjarr aty,
Sa shpirtin s'mund ta shkulnja dot.
N'ate veshtrim te pakuptuar
Zbulohej jeta gjer ne fund.
Kish kaq pasion te perveluar,
Kaq pikellim sa s'ka kurrkund!
Dhe shihte rende, madherishem,
Qe nen qepallat, me ngadal.
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshem
Dhe si nje vojtie ish fatal.
Shpesh rrija shihja i mahnitur,
Por asnjehere s'munda dot
Qe ta veshtroj pa ll tronditur,
Ta adhuroj pa derdhur lot.
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113

INVICTUS

Prej kësaj nate që kam përmbi
Skëterrë e errët dhe e pasosur
Falenderoj cilëndo perëndi
Për këtë shpirt timin të pamposhtur

As nuk u tuta as ia dhashë vajit
Në kurthet ku rasti më mbart
Përmes tallazeve të fatit
Me kokë gjakosur por gjithmonë lart

Përtej gjithë lotëve e dhimbjeve
Është hija e tmerrit tej e tej
E prapë kërcënimi i viteve
T'patrembur m'gjeti e do t'më gjejë

Sado e ngushtë të jetë një portë
Sado dënime ligji të ketë
Për fatin tim unë vetë jam zot
Për shpirtin tim komandoj unë vetë.


William Ernest Henley
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Variacion mbi fjalën gjumë


Do doja të të shihja ndërsa fle,
që me gjasë mund të mos ndodhë.
Do doja të të shihja,
ndërsa fle. Do doja të flija
me ty, të hyja
në gjumin tënd nësa vala e errët e lëmuar e tij
mbi krye më rrëshqet
e të ecja me ty përmes atij pylli
të ndërdukshëm e ndërdyshës gjethesh blujeshil
me diellin e tij të ujtë dhe tre hënat
drejt shpellës ku të duhet të zbresësh,
drejt frikës tënde më të keqe

Do doja të të jepja degën
e argjendtë, lulezën e bardhë, bash atë
fjalë që do të të mbrojë
nga pikëllimi në qendër
të ëndrrës tënde, nga pikëllimi
në qendër. Do doja të të ndiqja
nga pas shkallinës së gjatë
prapë dhe të bëhesha
varka që do të të kthejë rishmi
me kujdes, flaka
në dy duar si kupë
aty ku prehet kurmi yt
ndanë meje, dhe ti hyn
në të me lehtësinë e një frymëmarrjeje

do doja të isha ajri
që banon në ty veç për një
grimëkohë. Do të doja të isha po aq e pavënëre

dhe aq e domosdoshme.

- Margaret Atwood
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
I ZBRAZI FJALËT KORIJA E ARTË


I zbrazi fjalët korija e artë
Me gjuhën e mështeknave gaztare.
Dhe krillat duke ikur pikëllimthi
Për kënd nuk patën grimë keqardhje.

Keqardhje? Çdokush s’është pos shtegtar
Që ikën, vjen e rish e lë shtëpinë.
Për ta ëndërron veç kërp’ i kopshtit
Me hënëzën që mbi gjol të kaltër ndrin.

Fillikat jam mes fushës së shkretë,
Po krillat era larg zharg i tërheq.
Mendoj veç për rininë - gaz e jetë,
Po për asgjë të shkuar s’më vjen keq.

S’më dhimbsen vitet që i shkova kot,
S’më dhimbset shpirti bojë jargavan.
Rjabin’ e kuqe digjet zjarr në kopsht,
Por ngrohtë zjarr’ i saj askënd nuk mban.

Degët e rjabinave s’kanë të djegur,
Në të verdhë firas bari dalngadalë,
Ashtu si pema gjethet lëshon heshtur,
I lëshoj dhe unë të trishtat fjalë.

Dhe nëse koha, me erën duke ngarë,
I mbledh të gjitha në një pirg të ngjeshur…
Ju thoni thjesht… ja, korija e artë
I zbrazi fjalët me gjuhë të dhembshur.


Përktheu nga origjinali:
Agron Tufa !
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pak?
… Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
Prapseprapë, ndizesh e merr flakë,
Tek shtërngohesh supeve të mi.


Mike epsh e tëra , lajka s’dua,
As i vrazhdë nuk të sillem dot.
Veç me thuaj, sa kështu si mua,
Puthur e shtërnguar ke gjer sot!


Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim.
Prehër pa u ulur ti s’ke lënë,
Siç po rri tani në prehërin tim.


Dhe në këto çaste, ndonjë tjetër,
Sjell ndërmend ti, syçkat tek pulit.
Mos pandeh se po mërzitem tepër.
Tjeterkënd e kam dhe unë në shpirt.


S’eshtë fat kjo lidhje mëndjelehtë,
Po një flakë çasti. Veç ta dish,
Siç të njoha rastësisht i qetë,
“- Mirëmbetsh!”, – do të të them sërish.


Edhe ti do marrësh udhën tënde,
Do bësh pluhur ditën plot mërzi,
Veçse, mos lakmo t’i prishësh mendjen,
Kujt s’ka njohur puthje e dashuri.


Krah për krah me ndonjë tjetër djalë,
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish,
Ndoshta, edhe unë do të kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish!


Ti më fort pas tjetrit do të ngjeshesh
Dhe me kryet ulur, ftohtësisht,
“- Mirëmbrëma!” – do më pëshëndesësh,
Ndërsa unë: “- Mirëmbrëma Miss!”.


Dhe asgjë nuk do më turbullojë,
S’do më dridhet shpirti për asgjë!
Kush ka dashur, s’mund të dashurojë!

Kush është djegur, s ‘mund të digjet më!
:love: :love:

Esenin!
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Vladimir MAJAKOVSKI: Re me pantallona
03/01/2021

Mendimin tuaj,
që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur mbi kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal.
Nuk kam në shpirt fijeflok të thinjur,
dhe as brishtësi plakushi – kurrfarë!
Duke trandur botën me fuqinë e zërit,
kaloj i bukur,
njëzetedyvjeçar. 10
Delikatë!
Ju dashurinë në violinë e shfreni.
Egërshani me tupan e shpreh këtë muzë.
Por veten, si unë, së prapthi s’e ktheni,
ku të ketë vetëm buzë!
Ejani të mësoni pra –
nga dhoma e pritjes veshur basma,
e rangut engjëllor ti, nëpunëse sublime
që qetazi shfleton buzët paprâ,
si gjellëbërësja faqet e një libri kuzhine. 20
A doni –
të jem prej mishi të tërbueshëm
– mandej, si qielli, duke ndërruar tone –
dëshironi –
të jem i brishtë, i paqortueshëm
jo burrë, por re me pantallona!
Nuk besoj, se ekziston Nica floreale!
Por me mua rish do të lëvdohen soje
burra të ndenjur si spitalet,
dhe gra si proverba dalëboje. 30
1
Ju mendoni se po flet përçart malaria?
Kjo ndodhi,
ndodhi n’Odesë.
“Do vij në katër”, – tha Maria.
Tetë.
Nëntë.
Dhjetë.
Ja dhe mbrëmja
me ankthin e natës
shkau dritaresh, 40
e zymtë,
e dhjetortë.
Rrëgjuar në shpinë hingëllijnë shandanët
e qeshin fort.
Kështu s’do më njihnit kurrsesi:
bina dejkërcyer
rënkon,
shkëpurdhet.
Ç’mund të dëshirojë një shkëmb si ky?
Po shkëmbit shumë gjëra i duhen! 50
Se për veten s’ka rëndësi
as që je bronz i rëndë,
as për ftohtësinë – hekur të zemrës.
Natën ke qejf që gulçimin tënd
ta ndrysh në butësinë
e femrës.
Dhe ja,
stërmadh,
kërrusem në dritare,
ngjesh ballin në qelq. 60
Do të vijë dashuria apo jo?
Cila –
e madhe apo imcake?
një trup i tillë të madhen ç’e do:
duhet të jetë një e vogëlth fare,
një e qetë dashurizë.
Që ta tromaksin boritë e makinave.
Që të pëlqejë zilkat e kuajve.
Sërish e sërish,
zhytur me fytyrë në shi, 70
në fytyrën lije vrarë,
pres,
i stërpikur me gjëmimet e fortunalit qytetar.
Mesnata shiut me thikë iu qep,
e arriti,
e theri, –
e humbi atje!
U këput ora dymbëdhjetë,
si koka e të ekzekutuarit përdhe.
Shirat e hirtë u përpoqën, 80
sajuan të tilla grimasa
pas xhamit,
a thua se vunë kujën kimerat
e Katedrales së Notrë-Damit.
E mallkuara!
Edhe këtë mangut kisha?
Goja saora do të shqyhet në klithma.
Dëgjoj:
pa bëza,
si i sëmuri nga shtrati, 90
kërceu një nerv.
Dhe ja, –
tepara u çapit
mezi-mezi,
mandej nisi të rendë,
i trazuar,
i përpiktë.
Tashmë ai dhe dy të tjerë pothuaj
rrahin dëshpërimthi dyshemenë me shuaj.
Suvaja në katin përdhes u shemb. 100
Nervat –
të mëdhenj,
të vegjël,
mizëri! –
kërcejnë të tërbuar,
dhe ja
nervat nuk mbahen në këmbë tani!
E zvarget e zvarget nata në dhomë, –
prej llurbës s’del dot syri i rënduar.
Dyert befas gërvinë me tërsëllëmë, 110
mu sikur hotelit
t’i dërrmoheshin dhëmbët.
Hyre ti,
e prerë, si “na, pra!”,
kamoshin e dorezave duke ndukur
tha:
“e dini –
do martohem”.
Epo, martohuni,
S’ka gjë. 120
Do duroj.
E shihni? Kurrfarë firome.
Ashtu si pulsi
i një kufome.
Ju kujtohet?
Ju thonit:
“Xhek Londoni,
paratë,
dashuria,
pasioni”, – 130
po unë veç një gjë shihja:
ju ishit Xhokonda,
të cilën duhej ta vidhja!
Dhe ma vodhën.
Sërish i dashuruar do të hyj në lojë,
me zjarr tek ndriçoj të vetullave hark.
Epo mirë!
Edhe në shtëpinë e djegur plojë,
herdokur gjejnë strehë endacakët!
Më tallni? 140
“Më pak se ç’ka një lypës kopekë,
smeralde çmendurie ju keni”.
Por mbajeni mend!
Pompeu vdiq,
kur Vezuvin tallën pompeasit!
Hej!
Zotërinj!
Amatorë
sakrilegjesh,
luftërash, 150
krimesh në jetë –
po më të tmerrshmen
e keni parë
fytyrën time,
kur
jam
absolutisht i qetë?
Dhe e ndjej –
“uni”
për mua është pak. 160
Dikush prej meje po rreh të dalë doresh.
Alo!
Kush po flet?
Mama?
Mama!
Yt bir u sëmur mrekullisht!
Mama!
Ka zjarrin e zemrës si duket.
Thuaju motrave, Ljudës dhe Oljas, –
se vend nuk gjen ku të futet. 170
Çfarëdo fjale,
dhe shaka makar,
nga goja e tij e përflakur,
hidhet si prostitutë lakuriqe
prej shtëpisë publike që ka marrë zjarr.
Njerëzit nuhasin –
kundërmon shkrumb!
Ia behën disa.
Me kaska! 180
Shkëlqime
Mos hyni me çizme!
U thoni zjarrfikësve:
në zemrën që digjet hyhet me ledhatime.
Ia dal vetë.
Sytë me lot i tund si dy voza.
Më lini të mbështetem pas brinjësh.
Hidhem! Hidhem! Hidhem! Hidhem!
U shembën.
Nga zemra dot nuk hidhesh!
Në fytyrën që digjet 190
prej të çarës së buzëve
një puthje e përcëlluar shtat hodhi.
Mama!
Nuk mund të këndoj.
Në kishën e zemrës ka zënë vend kori!
Figurina të përzhitura fjalësh e numrash
nga kafka,
si fëmijët nga godina që digjet ranë.
Kështu me tmerrin
që kapej për qiell 200
lartonte
duart e djegura “Luzitana”.
Njerëzve që dridhen
apartamentesh të qeta
shkëlqimi nga moli u hyn me qind sy.
O britmë e mbrame, –
që unë po digjem
rrënko të paktën në shekuj ti!

2
Lëvdomëni!
Të mëdhenjve s’ua kam vaktin. 210
Mbi gjithçka që është krijuar,
“nihil” shënoj.
Kurrë
asgjë s’ia vlen të lexoj.
Libra?
Ç’libra!
Më parë mendoja –
librat bëhen kështu:
erdhi poeti,
hapi pak buzët, 220
dhe këndoi sakaq kuturu –
ju lutem!
Por tjetër na qenkësh –
para se të këndosh
rropatesh sa kallo dalin prej fërkimit,
gjersa heshtur llapashitet në llurbën e zemrës
peshku budalla i përfytyrimit.
Derisa të ziejnë, duke cicërirë me rima,
prej dashurish e bilbilash një çorbë me gjasë,
rruga kutullohet e pagjuhë – 230
ajo s’ka me se t’vikasë e të flasë.
Kullat e Babelit në çdo qytet,
sërish do t’i ngremë, krenarë
ndërsa zoti vetë
qytetet me plug
do rrafshojë,
duke përzier fjalët.
Rruga duroi në heshtje mbytaz.
Bishti i një klithme u ngrit kas.
Taksitë topolake iu furën kryqas 240
dhe karrot skilepece i ngecën në gurmaz.
Kraharori i rrugës.
Kalimtarët – bacilë.
Qyteti udhët me terr po i mbyll.
Dhe atëherë –
gjithsesi! –
e volli në shesh trafikun plojë
duke flakur portikun e ngecur në grykë,
të dukej se:
në koret e koralit të kryengjëllit 250
zoti i grabitur po vjen të ndëshkojë!
Ndërsa rruga u ul e piskati:
“Shkojmë të dendemi!”
Grimojnë qytetet Krup dhe Krupth
me rrudha vetullash që kanosen,
ndërsa në gojë
kalben kufomat të vdekura fjalësh bosh,
vetëm dy jetojnë tek dhjamosen –
“bastard”
dhe prapë, 260
diç si – “borsh”.
Poetët,
qullur me të qara e ngashërime,
u lëshuan rrugëve, duke ndukur flokët e kresë:
“si t’u këndojmë të dyjave bashkë
dhe zonjushës,
dhe dashurisë,
dhe lulëzës me vesë?”
Dhe pas poetëve –
mizëria e rrugëve 270
studentët,
prostitutat,
kontraktorët.
Zotërinj!
Ndaloni!
Ju lypës nuk jeni,
mos guxoni të shtrini dorën!
Ne, të shëndetshmit,
hapa viganët,
s’ka pse t’i dëgjojmë, por t’i shqyejmë me zor – 280
ata,
që i janë ngjitur si një shtojcë falas
çdo shtrati dopio bashkëshortor.
A mos duhet t’i pyesim me drojë:
“Më ndihmoni dot!
T’u lutemi për himnin
këtyre oratorëve!
Ne vetë jemi krijuesit e himnit flakëritës –
zhurmës së fabrikave dhe laboratorëve.
Ç’punë kam unë me Faustin, 290
me fishekzjarrët-raketë
që rrëshqasin me Mefistofelin në të qiellit parket!
Unë e di –
një gozhdë e këpucës sime
ka fantazi më të tmerrshme se Gëtja vetë!
Unë,
më gojëmbli,
çdo fjalë e të cilit
trupin ta feston,
rilind shpirtin të tërë
po ju them: 300
dhe më e imta grimcë pluhuri e të gjallit
ka më vlerë nga gjithë sa bëj e kam bërë!
Dëgjoni!
Predikon,
duke u shkëpurdhur e rënkuar,
i ditëve të sotme Zarathustra britmëçjerrë!
Ne
me fytyrën si çarçafë i palarë,
me buzë të varura si llambadarë, 310
ne,
të dënuar të qyteteve-lebrose,
ku ari dhe pisllëku përhapën ndragat e lebrës, –
ne jemi më të pastër se laboratori venecian,
prej detesh e diejsh të larë njëherësh!
Më plasi, pse s’gjen
te Homerët dhe Ovidët
njerëz si ne,
me li e blanë.
Unë e di – 320
dielli do të zbehej po të shihte
xixat e arta të shpirtrave tanë!
Dejtë dhe muskujt janë më besnikë se lutja.
Ne vallë do t’i lypim lëmoshë kohës!
Ne –
secili –
mbajmë në pëllëmbë
frerët e drejtimit të botës!
Kjo në Golgotë auditorët do t’i ngjiste –
të Petrogradit, Moskës, Odesës, Kievit, 330
dhe nuk do të kishte as edhe një,

të mos bërtiste:
“Kryqëzojeni,
kryqëzojeni atë!”
Por mua –
njerëz,
edhe pse fyer më keni –
të shtrenjtë e të afërt ju kam.
E keni parë 340
dorën që e rreh, si e lëpin qeni?!
Unë,
i përqeshuri i brezave të sotëm,
si një anekdotë
e gjatë dhe e ndyrë,
shoh çfarë kalon përmes maleve të kohës,
të cilën askush s’mund ta këqyrë.
Atje ku vështrimi i njerëzve pritet cubel,
krye hordhish të uritura, zbret
me kurorë gjembash të revolucionit 350
viti gjashtëmbëdhjetë.
Ju më keni paraprijës të tij;
jam kudo ku ka dhimbje;
në secilën pikë loti
kam gozhduar në kryq veten time.
Tashmë asgjë s’duhet falur.
I dogja shpirtrat ku rritej brishtësia.
Kjo është më e vështirë se të marrësh
mijëra e mijëra Bastija!
Dhe atëherë, 360
ardhjen e tij
duke e pritur me rebelim,
shpëtimtarit t’i bashkoheni turr –
shpirtin
do t’jua nxjerr,
t’jua rropos,
që të madh! –
e t’përgjakur t’jua jap, si flamur.

3
Ah, po përse,
ç’deshën 370
në këtë hare të ndritshme
grushtet e të pagdhendurve!
Erdhi
dhe me perde dëshpërimi më veshi
mendimi për shtëpitë e të çmendurve.
Dhe –
ashtu si kryqëzori kur mbytet
nga spazmat e asfiksisë,
në baxhën e hapur vërvitet –
përmes kapakut 380
me syrin e zhvoshkur deri në britmë
Burluku, i luajtur mendsh.
Me qepallën e përgjakur, të nxirë,
doli,
u ngrit,
iku
dhe me butësi të papritur për një obez
mori e tha:
“Mirë!”
Mirë, kur nën pulovër të verdhë 390
shpirti di si të struket!
Mirë,
është në teh gijotine,
të klithësh:
“Pini kakao Van-Guten!”
Dhe këtë çast të vështirë
bengalez,
të lartë,
s’do ta ndërroja me asgjë më të mirë,
me asgjë më të… 400
Prej tymit të puros
si gotë likeri u zgjat
fytyra e Severjaninit e pirë.
Po si guxoni të quheni poet
dhe si thëllëzë të cicëroni më kot!
Sot
duhet
kasketë
t’i bëhemi kafkës së botës!
Ju, 410
të shqetë vetëm prej mendimit –
“a kërcej vallë me hijeshi”, –
shihni, si argëtohem
unë –
një kodosh
rrugësh, kumarxhi batakçi!
Prej jush,
të përqullur nga dashuria,
të cilët
në shekuj derdhët lot, 420
po iki unë,
diellin duke ngjeshur monokël
në syrin e hapur fort.
I veshur siç nuk bën vaki,
po i bie dheut mbarë,
që të pëlqehem, të djeg – rrëshirë,
dhe përpara mu si një kone
Napoleonin mbaj me zinxhirë.
Toka do shtrihet si grua,
mishrat do të tundë, megjithëse do jepet; 430
sendet do të ngjallen hata –
buzët e gjëzave
do përthithësin:
“caca, caca, caca!”
Befas
dhe retë
dhe çdo gjë e vranët
ngritën t’pagjasë qiellit një trandje,
mu sikur shpërndahen punëtorët e bardhë,
tek i shpallin qiellit një grevë idhnake. 440
Bubullima zbriti ç’prej resh e tërbuar,
flegrat gjigande i shfryu hareshëm,
dhe qiellit fytyra sakaq iu shtrembërua
me grimasën e ashpër të Bismarkut të hekurt.
Dikush,
ngatërruar në rrugët e reve,
zgjati dorën në kafene –
dhe ashtu femërisht,
dhe brishtësisht ashtu,
dhe krejt si topat lafet. 450
Ju mendoni –
qe dielli, që aq brishtësisht
ia ledhi faqen kafenesë?
Që t’pushkatojë kryengritësit serish
vjen trupa e gjeneral Galifesë!
Nxirrini duart nga xhepat kalimtarë –
rrëmbeni gurë, thika, bomba vallë,
dhe nëse ka ndonjë të paduar –
godisni me ballë!
Ejani, të uritur, 460
të djersitur,
të nënshtruar,
në llomhanen me pleshta thartuar!
Ejani!
Të hënat dhe të martat
me gjak t’i ngjyejmë në festa!
Toka nën thika ta kujtojë prore,
se kë desh t’poshtëronte!
Toka
e dhjamur, si një dashnore, 470
që Rotshildi dashuronte!
Që flamujt të drithërojnë nga bataretë,
Si në çdo kremte oborresh –
Ngrijini më lart, shtyllat e fenerëve,
Me mishrat t’përgjakura thertoresh.
U sha,
u lut,
theri,
iu hodh në ije dikujt,
kafshoi nga tërbimi. 480
Në qiellin e kuq, si Marsejeza,
U drodh e ngriu perëndimi.
Tash veç çmenduri.
Asgjë s’do të ndodhë.
Nata do të vijë,
të kafshojë mezet
e të hajë.
Shihni –
qielli është judë përsëri
me një grusht yjesh spërkatur me tradhti? 490
Erdhi.
Në gosti si Mamaj,
duke i hipur mbrapshtas qytetit.
natën e zezë, si Azef të paskaj,
s’e përshkon dot syri i poetit!
Strukem cep taverne, në banak
laj shpirt e mbulesë me verë, i bëj pis
dhe këqyr:
si në qoshk – me sytë rrumbullak, –
ma sëmbojnë zemrën sytë e Shën Mërisë. 500
Ç’t’i dhurosh, një model t’pikturuar
me shkëlqimin e tavernës së pështjellë?
E sheh? Prapë
para golgotianit, pështyrë e poshtëruar,
Вarnabën parapëlqejnë.
Ndoshta, unë jam zgjedhë me kast
në njerëzorin mesianizëm
me fytyrë jo të re të askujt.
Jam këtu,
ndoshta, 510
më i bukuri
nga të tre bijtë e tu.
Jepu atyre
të mykurve në gëzime,
vdekjen e shpejtë të kohës,
që fëmijët të rriten të mbarë,
djemtë të bëhen burra,
dhe vajzat të mbeten me barrë.
Të sapolindurit jepi të rritet
deri tek sprova e thinjës së magëve, 520
dhe do të vijnë ata –
dhe do t’i pagëzojnë fëmijët
me emrat e vargjeve të mia.
Unë që kam kënduar makinat dhe Anglinë,
ka gjasë që vërtetë,
të jem në më të rëndomtin ungjill
apostulli i trembëdhjetë.
Dhe kur zëri im,
pervers do të shfryjë –
me ditë-net, 530
papushim,
ndoshta Jezu Krishti do të nuhasë
lulen “mos më harro” të shpirtit tim.
4
Maria! Maria! Maria!
Lërmë, Maria!
Mos më lër të flakur rrugëve!
Nuk do?
Pret
kur faqet e tua të rrufiten gropë,
të thithura prej gjithë buzëve, 540
kur i zgërlaqur krejt,
të vij
të të pllaquris pa dhëmbë në gojë,
që sot jam
“çuditërisht i sinqertë”.
Maria,
e sheh –
qysh tash fillova të kërrusem.
Në rrugë
njerëzit do shpojnë gushat me katër kate dhjamë, 550
do nxjerrin sytë,
të lodhur nga bjerrja dyzetvjetëshe, –
do hargalisen,
që në dhëmbë
– kam prapë –
bukën e ftohtë të dheles së djeshme.
Shiu i qau trotuaret –
si brac i regjur ndër pellgje,
lëpin kufomën e rrugëve sfilitur në çakull
por në qerpikët e thinjur – 560
po! –
prej qerpikësh heje-akull
lot pikojnë prej syve –
Po! –
nga sytë e ulur të qyngjeve.
Të gjithë këmbësorët i thithi turiri i shiut,
pajtonësh feksnin të dhjamur atletët, çdo vetë i dytë:
pëlcisnin njerëzit,
të dendur gjer në fyt,
pikonte salloja përmes plasave pa prâ, 570
nga pajtonët lum i turbullt rridhte
tok me simiten e mbllaçitur
përtypja e kotoletave të ra.
Maria!
Si mund t’i shti në veshët e tyre të dhjamur fjalët e mia?
Zogu
rron sajë këngës,
këndon,
i uritur e fërshëllyes,
po unë jam njeri, Maria, 580
i thjeshtë,
gëlbazur natës së veremtë në duart e pista të Presnjës.
Këtë do ti, Maria?
Më lër, Maria!
Me ngërçin e gishtave të shtrëngoj grykën metalike të ziles!
Maria!
Tërbohen kullotat e rrugës përbri.
Plagomë në fyt kanë lënë gishtat.
Hape!
Më dhemb! 590
E sheh – janë ngulur në sy
prej kapelave të grave karficat!
Më la.
Vogëlushe!
Mos u tremb,
që mbi qafën time tarake njëlloj
mal i lagësht rrinë gratë barkdjersitura, –
kështu përmes jetës vallëzoj
me miliona Dashuri të pastra,
dhe miliona të vogla, të pista. 600
Mos ki frikë,
që sërish,
në motin e lig të tradhtisë,
kapem pas mijëra fytyrash të bukura, –
“adhuruese të Majakovskit!” –
kjo është dinastia pra
e mbretëreshave në zemrën e një të krisuri.
Më afër, Maria!
Në paturpësinë e zhveshur vallë,
a me drithërimë lemeritëse, 610
veç jepmi buzët e tua me hir të pavdirë:
unë dhe zemra kurrë s’e kapëm majin gjallë,
ndërsa në jetën e shkuar
vetëm prilli i njëqindtë ka ngrirë.
Maria!
Poeti sonete i këndon Tianës,
po unë –
i tëri prej mishi,
i tëri njeri –
vetëm trupin tënd kërkoj, 620
si lusin kristianët –
“bukën e përditshme
falna perëndi”.
Maria – jepma!
Maria!
Emrin tënd kam frikë ta harroj,
siç ka frikë mos harrojë një poet
flatruesen fjalë
të lindur mundimshëm ndër net,
me madhështi të barabartë me zotin. 630
Trupin tënd
do ta ruaj, ta dua,
siç ushtari në luftë ka mujtë,
të ruajë këmbën e tij të prerë
të vetme,
që s’i duhet askujt.
Maria –
nuk do?
Nuk do! 640
Ah!
Pra sërish sot
terrin e pikëllimin
marr në zemër,
e duke e larë me lot,
do ta bart,
ashtu si qeni,
shpie
në kolibe
putrën e këputur nga treni. 650
Rrugën me gjakun e zemrës e gëzoj,
ngjitet uniforma me lule për pluhur t’oborrit.
dielli rreth tokës
njëmijë herë do vallëzojë
si Herodiada rreth kokës së Pagëzorit.
Dhe kur sasia e viteve së paku
do ta shterë timin vallëzim –
gjurma do mbulohet miliona pikash gjaku
për në shtëpinë e atit tim.
Do zbres 660
i zhyer (nga netët e kaluara llogoresh),
do t’i avitem përbri,
t’i përkulem
e në vesh t’i them:
  • dëgjomëni, zoti perëndi!
    si nuk mërziteni
    mbi retë reçel
    duke ngjyer përditë sytë e tukequr?
    E dini çfarë? – ejani –
    të ngehim një karusel 670
    mbi pemën e kërkimit të së Mirës dhe së Keqes!
Do të jesh në çdo dollap, i pranishëm gjithku
dhe verëra të atilla do shtrojmë, patjetër,
sa të hidhet të kërcejë ki-ka-pu
dhe i ngrysuri, apostulli Pjetër.
Sërish në parajsë i vendosim Evushkat:
ti veç urdhëro, –
bash sonte natën
bulevardesh vajzat, ku janë më të bukurat,
t’i sjell nëse do. 680
A do?
Nuk do?
Tund kokën, o kaçurrel?
Ngrys vetullën e thinjur me fjalët e mia?
Ti mendon
se ai
flatrori prapa teje, ka haber,
se ç’është dashuria?
Dhe unë engjëll jam, a më sak, kam qenë –
dash i sheqertë dukesha njëherit, 690
po s’dua më t’u dhuroj pelave
vazo të derdhura me mundimet e Sevrit.
O i gjithëfuqishëm, ti që ke sajuar dy duar,
që sajove
secili të ketë një kokë, –
përse vallë nuk mendove,
që pa u munduar
të putheshim, të putheshim, të putheshim?!
Mendoja se je i gjithëfuqishëm perëndi,
po ti qenke gjysmak, perëndizë buburizë. 700
Ki mendjen, po përkulem tani
të nxjerr nga qafa e çizmes
një thikë.
Ju horra me flatra!
Mbathjani në parajsë!
Shpuplisni pendët në tmerr e panik!
Ty që kutërbon temjan, do të të vërvis
këtu e gjer në Alaskë!
Lërmëni!
Nuk më ndalni dot. 710
Rrej vallë,
a flas troç,
por i qetë s’mund të jem më prore.
Shihni –
yjeve sërish ua prenë kokat
dhe qiellin e përgjakën – thertore!
Hej, ju!
Qiell!
Hiqeni kapelën!



Po kaloj unë! 720
S’pipëtimë.
Gjithësia flen,
duke vënë veshin gjigand
mbi putrën me këpusha yjesh.



Shqiperuar nga
Agron Tufa.
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,484
Pëlqime
1,818
Pikë
113

Poezitë që jetova mbi trupin tënd duke heshtur
Poezitë që jetova mbi trupin tënd duke heshtur,
do më kërkojnë, një ditë,
kur të ikësh, zërin e tyre.
Por unë s’do kem më zë për të folur.
Sepse ti e kishe gjithmonë zakon
të ecje këmbëzbathur nëpër dhoma,
e pastaj mblidheshe në shtrat
një kulaç pendësh, mëndafshi e flake të egër.
Kryqëzoje krahët rreth gjunjëve,
duke lënë tundueshëm të zgjatura
shputat e trëndafilta plot pluhur.
Mbamë mend – më thoje – kështu
kështu mbamë mend
me këmbët zhyer, me flokët mbi sy,
sepse kështu më thellësisht të shoh.
E pra,
si të kem më zë.
Poezia nuk ka ecur kurrë kështu
nën lulemollët e çelura borë të bardha
të asnjë Parajse.


Ritsos! :)


Shqiperuar nga Ines Ikonomi

@CuteKitty & @Nicktjeter @Vvetoni

U pershendes edhe me vargje!
 
Top