Poezi nga autore te ndryshem shqiptare.

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113

Kohê pa form..
Kohê e shtruar me rrugë inercie..
Ku forma njerzish drejtojne tufa të mëdha turmash..me istikam dhe pazare kthinash..
Ku dinjitetin ja blejnë varfëris në kryqezime hallesh..
Dhe pamundësia dorëzohet gjunjas përballë të ligut.
Kohë kur varrmihësit e historis..varrosin të vërtetat ..dhe gënjeshtrat dekorojnë në fasada politike.
Kohë kur sot të shajmë dhe nesër me lotë krokodili të qajmë..
Ku hipokrizia dhe fallciteti sfilojnë si modelet më të paguara të tregut moral..
Kohë kur nuk do doja ta jetoja .


Neviana Xhemali Tafa

🙂
..
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113
.
Une e dua Zotin pa data..
E dua edhe kur ai kohë për mua nuk ka.
E dua ta shoh në sytë e jetimit.
Melhem tê jetë pêr plagët e shpirtit.
E dua Zotin të jetë shami për lotin e nënës.
Nê dhimbjen e pa shprehur të babës trim.
E dua Zotin të mê ulet në tryez çdo ditë..
Kur supën e thjeshtë tê shërbejë pêr fëmijët e mi..
E pash Zotin në sy..
I bukur dhe i thjeshtë si unë ish..
Pa salltanete dhe kryqe tê arta..

Vetêm ..erë mirësie mbanin rrobat e ti

Neviana Xhemali Tafa .
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113
Me mungon...


Me mungon,
Oohhh sa me mungon.
Te dua vec nje cast te dites.
Pa ty,
Cdo gje me duket bosh.
As kopshtet e Babilonise nuk i dua sa ty.
As karaibet egzotike.
Statuja e Lirise ne New York shembet para teje.
Kulla Eifel ne Paris var kryet si akt i perfunduar.
Kulla e Pizes shtrihet ne toke,
e lodhur nga krrusja shekullore.
Para teje Amazona digjet.
As Luvri nuk me mbush.
Van Gogu per ty preu veshin.
Rembrand zbehet pa ty.
Davidi i Mikelanxhelos shkermoqet si statuje rere.
Bet'hoven, Pucini, Belini, Moxart cirren para teje.
Gjithe Bota si nje dune e stermadhe rere duket pa ty.
Pa ty universi nje humbetire mbytese pa yje.
Pa ty shkendijat ne syrin e nje vashe si thengjij te pluhurosur.
Pa ty dhe ngrohtesia e lekures se vashes si savana ne akull.
Pa ty fryma e saj ne qafen time shiroke e ngrire.
Pa ty prekja e dores,
Era e flokeve,
Buzeqeshja e paqte,
Shikimi rrufesh,
Buza e saj mbi timen,
Trupi miniere pran timit,
Goditjet qe ndjej nga prekja e saj,
Cdo ndjenje brenda meje,
Cdo rrahje zemre dhe shpirti rreth meje davaritur,
Vdesin pa ty....
Pa ty FJALË,
Bota rreth meje eshte e vdekur.
Pa ty vdes dhe une.

Te dua ty...



Niku Ramollari


Me lejen e autorit po sjell e poezite e Niku Ramollari. :)
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,013
Pëlqime
787
Pikë
113
Fatos Arapi
Si s'të Desha pak më Shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
Si ste desha pak me teper.
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113
Saaaa dua tê grindem..por ama.. tê grindem bukur
Jo rêndom si tê tjerê.
Me artin e fjalës si mozaik ti vendos gurêt nê vendin e vet.
Sa do doja guackên e kompleksit ta gris..
Nê skena lirie tê flas.
Pêrball tê kem një mendje ndritur..të ma peshoj fjalên me masë.
Sa dêshirê kam tê grindem bukur..me ty..me atê dhe disa të tjerê

Spektator do tê ishin..mëndja..zemra..dhe shpirti i mjerê..

Neviana Xhemali Tafa
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113
Shpirtin nuk ta jap.
Erdhe e more.!..
Ikkk tani..
Do shpirtin tim??
Joooo më vjen keq até joooo.
Ai (shpirti)jamë unë,
Jooo të lutem se pastaj ngelem bosh nuk kam ku të shkoj pa të .
Ai është busulla ime në jetë..
Është drejtimi im nqs rruga nuk ka tabela orjentuese
Unë eci me të pa frik se kurrë nuk do më bënte keq..
Po ta jap ose ta shes çdo gjë do ishte bosh pa form,pa ngjyra ,thuajse do isha e padukshme..
Jo. Jo. kurrë nuk do ta jepja shpirtin për asnjë arsye

Do ikja bashkë me të në udhëtimin e fundit dhe do kisha kurajo ta shihja në sy ,që kurrë nuk e kisha tradhëtuar atë (shpirtin)


Neviana Xhemali Tafa
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113

Une e dua Zotin pa data..
E dua edhe kur ai kohë për mua nuk ka.
E dua ta shoh në sytë e jetimit.
Melhem tê jetë pêr plagët e shpirtit.
E dua Zotin të jetë shami për lotin e nënës.
Nê dhimbjen e pa shprehur të babës trim.
E dua Zotin të mê ulet në tryez çdo ditë..
Kur supën e thjeshtë tê shërbejë pêr fëmijët e mi..
E pash Zotin në sy..
I bukur dhe i thjeshtë si unë ish..
Pa salltanete dhe kryqe tê arta..
Vetêm ..erë mirësie mbanin rrobat e tij


Neviana Xhemali Tafa
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113
Klithi..
Më në fund klithi..por pa zê.
😔
..
Klithi mbytur në zbrazëtirë
Ajër kërkonte për çdo qelizë gati të vdekur..
Klithi..por..pa zë mjerisht..
Kordat shtypur në mors vitesh fuqi nuk kishin zë të lëshonin..
Ah sa dëshirë kishte....
Një këngë të këndonte
Edhe sikur këngë vaji të ishte.
Mjafton që zëri më në fund të dilte..dhe me këngë ti thoshte ato që kurr nuk kish guxuar ti thoshte me fjalë..
😔
..
NeviAna
🙂
..
Kush nuk guxoj dhe nuk foli..shpirtin burgosi..
Flisni..guxoni dhe kërkoni atë që shpirti e don..

Neviana Xhemali Tafa
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113

KUR VDIQA UNË
Më hodhët dhe` sa mundët,
Më ngjeshët,
Më vutë një mal përsipër!
Më pas ca lotë,
Më pas ca lule artificiale,
Më pas, më latë e ikët!
Më pas i latë duart,
(nga dheu
edhe nga unë!)
Dhe shkuat,
Drekuat(!)
Dhe nisët
Të qeshni përsëri,
Të thoni barcoleta banale,
T’i shkelni syrin njëri-tjetrit
Me djallëzi!
Ç’aktorë horrorë!
Në tërë këtë lojë
Me gjoja dashuri!
Veç nëna,
Eh, nëna!
Hyri fshehtaz atje, brenda,
Si një rreze dielli në dimër!
Për të ndarë me mua,
Gjithë atë mal dheu,
Që më vutë përsipër!
Veç nëna tani,
Me zogjtë e gishtave,
Më çuket si dikur,
Më shpupuris flokët!
M’i thërret
Me emra,
Shokët…

Skender Rusi!
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113
NATYRISHT
Ma shtrëngo dorën,
Dhe ke për të parë se imja do të
Dridhet!
Gishtat, atje, natyrisht
Shprehin formën delikate të dhimbjes!
Ma çaj gjoksin,
Dhe ke për të gjetur një kopsht të
Gjelbër!
Lulet, atje, natyrisht
Do të kenë formën tënde të zemrës!
Më qëndro afër,
Dhe dielli ynë do të jetë gjithnjë në
Lindje!
Rrezet e tij, natyrisht,
Do të jenë rruga jote dhe ime!


Skender Rusi!
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113

DITA,NATA,NJERËZIT DHE UNË
Jam shndrruar
në lakuriq nate,
Ditën nuk shoh,
si të jem i verbër!
Ngado që shkoj
me siguri do përplasem,
Me hije që lëvizin,
që quhen njerëz!
Dita më ik,
sikur mos jetë imja,
Shmanget prej meje,
sikur të jem një lebroz!
I bie ajrit me grusht,
ai ulërin nga dhimbja,
Unë bëhem pastaj
vërtet skandaloz!
Kam filluar të bredh
veç me natën,
Që vjen pas meje,
si prostitutë e vogël,
Me të nuk jam më
lakuriq i varfër,
Po një shpend i madh
që ka pushtuar botën…


Skender Rusi!
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113
SHIKIMI I FSHEHUR I GRAVE

Në sytë e mi qëndron i varur,
Shikimi i fshehur i grave!
Me hapat e tyre të përsosur,
Ngado që shkojnë krijojnë ngjarje!

Bien kambanat dhe besimtarët
Të gjithë para tyre përulen!
Po kush i tund kështu litarët,
Dhe i bën zemrat që të duhen!?

Asnjera prej tyre s’e kthen kokën,
Dhe janë prapë në qendër të ngjarjeve,
Këto vetëtima nuk erdhën vetë,
Por i sollëm ne për t’i rënë kambanave!

Po bëhet gjithnjë e më i përsosur,
Shikimi i fshehur i grave!
Takat e tyre godasin botën,
Dhe,natyrisht,krijojnë alarme!

Skender Rusi!
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113
U MBARUAN STINËT

Po bëhen vite
Që vëlla kam dimrin,
Dhe erën e tij të marrë
E kam motër!
Të tre së bashku
Kemi vjedhur pikëllimin,
Që të jetë ca më e qeshur
Kjo botë!

Po bëhen vite
Që kam mikeshë vetminë,
(Kaprolle që i pëlqen
Kudo të jemi bashkë!)
Unë luaj me të,
E kap gjithnjë për brirësh,
(Ata janë pylli
Ku unë e kaloj natën!)

Po bëhen vite
Që po bredh në këtë botë,
Gjithnjë fëmijë
Para saj kam mbetur!
Për dore mbaj gjithnjë
Kaprollen time të vogël,
Dhe flas me miqtë,
Me ata që kanë vdekur

Skender Rusi~
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113
Viktor KRIVULIN (1944-2001)

PROMETEU I ZGJIDHUR

Promete të zgjidhur
mu në gjuhën tonë të qenit
herë gëzohemi herë qajmë -
kush na bie në të ne, tolerantëve, kush
na shpërndan sipas datave, detyrave në radhor
kush na shlon me email, bashkangjit me atach,
në qarkullimin botëror

rruga dimërore – njëfarë putin-pezhishkë
trupa të thara mizash parodikisht -
në thelb ajo është shqiponja,
që lëshohehet qiejsh mbi të Prometeut mëlçi
që tymos, - dhe e dehur nga gjaku
në pamjet malore përfton zbulim

hiqeni atë shpes prej njeriut të gjallë!
lëreni gjysmë të ngrënë ashtu të lehë si qen -
s’ka ai tjetër gjuhë!
verës sana e dimrit qerrja
por prore – zgrip luginës e zgrip greminës
me shubertin gjerman në vend të qerrtarit

udhë e kalldrëmtë, udhë në terr të terrinës
në largësi – prej s’largut

2000

Përktheu nga origjinali: A. Tufa
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,368
Pëlqime
1,724
Pikë
113
Tulipanë

Sylvia PLATH


Tulipanët janë tepër të ngazëllyeshëm, bën dimër këtu.
Shih sa e bardhë gjithçka, sa e paqtë, sa e përborur.
Po mësoj të bie në fashë, shtrirë jam vetëm qetësisht
ndërsa drita bie mbi këta mure të bardhë, këtë shtrat, këto duar.
Unë jam askushi; s'kam fare lidhje me shpërthimet.
Ua kam dhënë emrin dhe rrobat e përditshme infermiereve,
historinë time anestezistit dhe trupin kirurgëve.

Ata ma kanë mbështetur kokën mes nënkresës dhe këllëfit
si një sy mes dy qepallash të bardha që nuk duan të mbyllen.
Bebëzë budallaqe, duhet të kallë brenda gjithçka.
Infermieret kalojnë e kalojnë, nuk më shqetësojnë,
sikur pulëbardhat në stere ato kalojnë me kapuçët e bardhë,
duke bërë me duar gjëra, njëra njëjtë si tjetra,
ndaj e pamundur të thuash sa syresh janë.

Trupi im është gur zalli për to, ato e shtrijnë sikur uji
shtrihet mbi zajet që duhet të përshkojë, duke i latuar butësisht.
Më sjellin mpirje me gjilpërat e tyre të shndritshme, më sjellin gjumë.
Tash e kam humbur vetveten, s'i duroj dot bagazhet——
Valixhja e udhëtimit prej lëkure si një kuti e zezë ilaçesh,
Im shoq dhe fëmija që qeshin prej fotos së familjes;
Buzëqeshja e tyre më kapet pas lëkure, grepa të veckël buzëqeshës.

I lashë gjërat të rrëshqasin, anije mallrash tridhjetë-vjeçare
varur kokëfortësisht pas emrit dhe adresës sime.
M'i kanë spastruar krejt asociacionet e mia të dashura.
E trembur dhe lakuriq në barrelën me dyshek të gjelbër plastik
Pashë kompletin tim të çajit, komotë me të linjta, librat e mi
të zhyteshin jashtë shikimit dhe uji më fundosi.
Jam murgeshë tani, kurrë s'kam qenë kaq e dlirë.

Nuk doja fare lule, doja vetëm
të shtrihesha me pëllëmbët kthyer sipër dhe të isha krejt e zbrazët.
Çfarë lirie është, nuk e ke idenë çfarë lirie——
Qetësia është kaq e madhe sa të trullos,
dhe s'kërkon asgjë në këmbim, veç një etiketë emri, disa xhingla.
Është ajo që rrethon të vdekurit, më në fund; i përfytyroj
tek mbyllin gojët mbi të, si pas marrjes së ostias.

Tulipanët, si fillim, janë tepër të kuq, më lëndojnë.
Edhe pas letrës paketuese arrij t'i dëgjoj si frymëmarrin
lehtë, përmes pelenave të tyre të bardha, si një foshnje e tmerrshme.
Kuqësia e tyre i flet plagës sime, përkon me të.
Janë të ndërdukshëm: duket se pluskojnë, dhe pse me rëndesë më tërheqin,
e më zemërojnë me gjuhët e tyre të befta, me ngjyrën e tyre,
një dyzinë plumbçesh të kuqe rreth qafës sime.

Askush s'më ka ruajtur më parë, tani po më ruajnë.
Tulipanët kthehen nga unë, dhe nga dritarja pas meje
ku një herë në ditë drita zgjanohet ngadalë dhe ngadalë hollohet,
dhe shoh veten, të rrafshët, qesharake, hije prej letrash të prera
mes syrit të diellit dhe syve të tulipanëve,
dhe unë nuk kam fytyrë, kam pasë dashur ta fshija veten.
Tulipanët e ndezur më hanë oksigjenin.

Para se të vinin ata, ajri ishte mjaft i qetë,
vinte e ikte, frymëmarrje pas frymëmarrjeje, pa bujë.
Pastaj tulipanët e mbushën si një zhurmë e fortë.
Tash ajri trazohet e shtillet rreth tyre sikur një lumë
trazohet e shtillet rreth një motori të fundosur ndryshkur kuq.
Përqendrojnë vëmendjen time, që qe e lumtur
ndërsa luante e prehej pa u përfshirë.

Muret, edhe këta, duket sikur ngrohin vetveten.
Tulipanët duhen vënë pas hekurave si kafshë të rrezikshme;
Ata po çelin si goja e ndofarë maceje të madhe afrikane,
dhe unë jam e vetëdijshme për zemrën time: ajo hapet e mbyllet
vazoja e saj plot me të kuqe lulon nga dashuria e qashtër për mua.
Uji që shijoj është i ngrohtë e i njelmët, si deti,

dhe vjen nga një vend po aq i largët sa shëndeti.


Perkthyer
Elvana Zaimi !
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,013
Pëlqime
787
Pikë
113
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta…
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m’i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen…
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne…
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.

Migjeni
 
Top