Rini e munguar
Vitet e rinisë së munguar -
kujtime të athëta
aromë bar teje
në xhepat e palltos Gub
të babës - varë në raftin
me rimeso panje, të shëmtuar.
Ujë i qelbët pusi - bakterie
plot, harruar pa ngjalë. Unë,
ti e të tjerët këndonim këngët
e së ardhmes, të harruar.
Radiostacionet e largëta na
jepnin shpresë se një ditë
do thyheshin kufijtë, do binte
bomba, do ndalej mortja -
mort ra. Xhenazet maleve: Jasu!
Kërmat e shpendët - tango.
malet mbuluar me kufoma
kufoma të rinjsh - kufoma të njoma.
- U ndamë, shpërndamë,
s'u pamë as në funerale. Na,
të bijt e shtypjes, dhimbjes, fyerjes
valltarët e vdekjes - vdekja vetë.
Ithtarët e tradhëtuar - shkrimtarët
amoralë, politikanë të deshtuar
banalë - helm. Helm na dhanë
na vdiqën fushave, maleve,
barakave, brrakave. Brrakave
e kënetave; - ditëve, netëve,
... të djelave.
Bijtë e urisë, syrin shkreptimë,
shpirtin pishë, pishë - pishtarë
netëve të huaja, netëve lastarë
varkave të mbytura fundedeteve
detrave të huaj, detit Jon.
Bijtë e braktisur, braktisnim veten
gurbet, kampe - stadiume; - hidhe!
- prite! - rracioni jot i bukës për sot;
bukën e përditshme falna Zot!
Bijtë e lotëve, djem me morra
vajzave palara, shtupa duqe -
fillojmë nga e para. Turp! - a po?
Jo! - infeksion vagine - thikë
mbas shpine - liri,
lirim, pa kufi - kufizim,
- mblidhe, puthe, *ije, prishe
theje, mbyte, vdiqe! - vorr - jetë vorri.
- Mos u ndal! - na e kanë borxh - po.
Jemi bijtë e izolimit, pjellë e krimit;
flamur i kuq - flamur me huq. Kshu!
Lajmëtar zije, shndërrim, shkërdhim
konvertim. - Jashtëqitje na thanë
na braktisën - të shtyrën na dhanë
na humbën, vranë e degdisën...
na kallën datën, na shtinë frikën
na bënë pritën, natën, ditën. Po.
Por nuk u dhamë. Vdiqëm rrugëve
me motrat tona llogoreve - semaforëve.
Turpit, turp ti vinte, asnjë nuk e nji'nte
kend nuk kishim frikë, kuj s'i kishim tutë;
1967-tën kishim moral - kushtetutë.
Na të bijt e shekullit të vjetër,
nuk krahasohemi me asnjë tjetër
- jemi qafirë, firarë, pa gjak, pa farë.
Xhabir Tabaku
Vitet e rinisë së munguar -
kujtime të athëta
aromë bar teje
në xhepat e palltos Gub
të babës - varë në raftin
me rimeso panje, të shëmtuar.
Ujë i qelbët pusi - bakterie
plot, harruar pa ngjalë. Unë,
ti e të tjerët këndonim këngët
e së ardhmes, të harruar.
Radiostacionet e largëta na
jepnin shpresë se një ditë
do thyheshin kufijtë, do binte
bomba, do ndalej mortja -
mort ra. Xhenazet maleve: Jasu!
Kërmat e shpendët - tango.
malet mbuluar me kufoma
kufoma të rinjsh - kufoma të njoma.
- U ndamë, shpërndamë,
s'u pamë as në funerale. Na,
të bijt e shtypjes, dhimbjes, fyerjes
valltarët e vdekjes - vdekja vetë.
Ithtarët e tradhëtuar - shkrimtarët
amoralë, politikanë të deshtuar
banalë - helm. Helm na dhanë
na vdiqën fushave, maleve,
barakave, brrakave. Brrakave
e kënetave; - ditëve, netëve,
... të djelave.
Bijtë e urisë, syrin shkreptimë,
shpirtin pishë, pishë - pishtarë
netëve të huaja, netëve lastarë
varkave të mbytura fundedeteve
detrave të huaj, detit Jon.
Bijtë e braktisur, braktisnim veten
gurbet, kampe - stadiume; - hidhe!
- prite! - rracioni jot i bukës për sot;
bukën e përditshme falna Zot!
Bijtë e lotëve, djem me morra
vajzave palara, shtupa duqe -
fillojmë nga e para. Turp! - a po?
Jo! - infeksion vagine - thikë
mbas shpine - liri,
lirim, pa kufi - kufizim,
- mblidhe, puthe, *ije, prishe
theje, mbyte, vdiqe! - vorr - jetë vorri.
- Mos u ndal! - na e kanë borxh - po.
Jemi bijtë e izolimit, pjellë e krimit;
flamur i kuq - flamur me huq. Kshu!
Lajmëtar zije, shndërrim, shkërdhim
konvertim. - Jashtëqitje na thanë
na braktisën - të shtyrën na dhanë
na humbën, vranë e degdisën...
na kallën datën, na shtinë frikën
na bënë pritën, natën, ditën. Po.
Por nuk u dhamë. Vdiqëm rrugëve
me motrat tona llogoreve - semaforëve.
Turpit, turp ti vinte, asnjë nuk e nji'nte
kend nuk kishim frikë, kuj s'i kishim tutë;
1967-tën kishim moral - kushtetutë.
Na të bijt e shekullit të vjetër,
nuk krahasohemi me asnjë tjetër
- jemi qafirë, firarë, pa gjak, pa farë.
Xhabir Tabaku