Pavdekësia do të ishte ndëshkimi më i keq

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
414
Pëlqime
328
Pikë
63
Website
forumi.net
1602935331421.png


Nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Bajram Karabolli


Kur ndihem i fatkeq mendoj për vdekjen. Të vetmin ngushëllim që kam është: të di se nuk do të vazhdoj të jem më, të mendoj se do të ndaloj së qeni. Kjo do të thotë: unë ndihem i sigurt përtej disa tmerreve të natyrës fetare, përtej krishterimit, që natyrisht e kam në gjakun tim… përtej gjithë kësaj, unë jam i sigurt se do të vdes plotësisht. Dhe është një ngushëllim i madh. Është diçka që i jep shumë forcë një njeriu, kur e kupton se është i përkohshëm.
Përkundrazi, ideja për të qenë i përhershëm më duket se është një ide vërtet e tmerrshme. Pavdekësia do të ishte ndëshkimi më i keq.

Çdo formë pavdekësie do të ishte ferr.

Parajsa, nëse do të zgjaste shumë, do të ishte gjithashtu ferr.

Çdo gjendje e qëndrueshme është një kob.

Ndoshta një nga virtytet më të mëdha të jetës është që gjithçka është e përkohshme, madje edhe vetë fiziku ynë është i tillë, kënaqësia është gjithashtu kalimtare, dhe është mirë që është e tillë, sepse përndryshe gjithçka do të ishte shumë e mërzitshme.
 

Nicktjeter

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
425
Pëlqime
354
Pikë
63
1- jese je vetem ti i pavdekshem do vdisnin te gjithe te afermit e tu.
2-nese nuk do ekzistonte vdekja...cdo tentative vetevrasje do ishte kot..?
 

BRYG

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 14, 2020
Mesazhe
127
Pëlqime
127
Pikë
43
Në qofte se Jorges do t'i krijohej edhe një herë mundësia që të kthehej pas në kohë, të bëhej prapë fëmijë e ta fillonte jetën nga fillimi, sigurisht që do ta pranonte.
 
Top