Pandemia Covid-19/ Presidenti i BB: Më shumë se 100 milion njerëz në varfëri ekstreme për shkak të virusit

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Pandemia Covid-19/ Presidenti i BB: Më shumë se 100 milion njerëz në varfëri ekstreme për shkak të virusit

Shkruar nga: G Hasani
Publikuar më: 22/08/2020

Pandemia e koronavirusit mund të ketë bërë që më shumë që 100 milion njerëz të kthehen në varfëri ekstreme, paralajmëroi Presidenti i Bankës Botërore David Malpass.

Ai ishte shprehur më parë se 60 milion njerëz do të binin në varfëri ekstreme për shkak të COVID-19, por vlerësimi i ri çon në 70 deri në 100 milion dhe mund të jetë shifër edhe më e lartë nëse pandemia zgjat.

Situata e bën "të domosdoshëm" që kreditorët të zvogëlojnë sasinë e borxhit të mbajtur nga vendet e varfra në rrezik, duke shkuar përtej angazhimit për të pezulluar pagesat e borxhit, tha Malpass në një intervistë.

"Dobësitë e borxhit janë të larta, dhe domosdoshmëria e parjes së dritës në fund të tunelit në mënyrë që investitorët e rinj të mund të hyjnë është thelbësore".

Ekonomitë e përparuara që bëjnë pjesë në G 20 tashmë janë angazhuar të pezullojnë pagesat e borxheve nga kombet më të varfra deri në fund të vitit, dhe ka një mbështetje në rritje për zgjatjen e këtij moratoriumi në vitin e ardhshëm në mes të një pandemie që ka vrarë deri më tani rreth 800,000 njerëz dhe më shumë se 25 milion në të gjithë botën janë prekur.

Banka Botërore është angazhuar të vendosë 160 miliardë dollarë fonde në 100 vende deri në qershor 2021 në një përpjekje për të adresuar urgjencën e menjëhershme, dhe rreth 21 miliardë dollarë amerikanë ishin lëshuar deri në fund të qershorit.

Malpass tha se përkeqësimi është për shkak se humbjes së vendeve të punës gjatë pandemisë, si dhe çështjeve të furnizimit që e bëjnë më të vështirë aksesin në ushqim.

"E gjithë kjo kontribuon për t'i shtyrë njerëzit të kthehen në varfëri ekstreme sa më gjatë që vazhdon kriza ekonomike”.

Shefi Ekonomist i Bankës Botërore të sapo instaluar Carmen Reinhart e ka quajtur krizën ekonomike një "depresion pandemik", por Malpass ishte më pak i shqetësuar me terminologjinë.
 
Top