Ngrohja Globale dhe Ndryshimi Klimatik

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
414
Pëlqime
328
Pikë
63
Website
forumi.net
Një nga problemet më të mëdha me të cilin po ballafaqohet bota sot është ndryshimi klimatik, një dukuri e cila shpesh po kalon e pavërejtur nga konfliktet dhe krizat politike në botë. Vëmendja tërhiqet vetëm atëherë kur dëgojmë për lajme për uraganë dhe vërshime të cilat shpesh marrin edhe jetë njerëzish. Cdo ditë e më tepër jemi dëshmitarë të ndryshimeve drastike të motit, të cilat e prekin në masë të madhe shëndetin tonë.

Ngrohja globale që shkaktohet nga ndryshimet klimatike sjell një rritje të valëve të nxehtësisë dhe ne e dijmë se cfarë do të thotë kjo për njerëzit me sëmundje të zemrës, me astmë dhe sëmundje të tjera. Pak dihet ose pranohet se aktiviteti njerëzor ka një rol të madh në shkatimin e këtyre fatkeqësive, së pari me prodhimin e dioksid karbonit dhe efekti serrë që kanë ndikim në ngrohjen e atmosferës.

Efekti më i dukshëm i kësaj dukurie është rritja e nivelit të detit, që rezulton me përmbytje në zonat e ulta bregdetare dhe si e tillë mund të jetë një kërcënim i vërtetë për shumë vende. Shkëncëtarët paralajmërojnë për më shumë stuhi të forta dhe thatësira të shpeshta në tërë planetin. Këto gjera mund të sjellin vetëm uri. Dhe kudo ku ka uri, ka edhe konflikt. Dhe ky është konflikti më i keq. Dhe kështu bota bëhet më pak e sigurtë dhe stabile dhe gjithnjë e më e dhunshme. Por, cfarë mund të bëjme ne që t'i reduktojmë rreziqet e tilla dhe të gjejmë një zgjidhje afat-gjatë?

Zëvendësimi i naftës, thëngjillit dhe gazit me energji të ripërtëritshme, mbjellja e drurëve dhe riciklimi i më shumë produkteve mund të përmirësojnë dukshëm situatën. Cfarë mund të bëjnë qytetarët për ta ndalur ndryshimin klimatik? Përgjigja ime do të ishte: SHUMË. Shfrytëzimi i transportit publik në vend të veturave private, përdorimi i qeseve më të qëndreshme në vend të atyre plastike, përdorimi i klimës vetëm në rastet kur absolutisht është e nevojshme janë vetëm disa nga gjërat të cilat mund të kontribuojnë ndjeshëm për ta ndalur dukurinë. Kjo është dicka që të gjithë ne mund ta bëjmë. Ndryshimi klimatik është një problem global dhe Kosova nuk është imune ndaj rrezikut dhe kërcënimit të vijnë nga kjo dukuri.

Përvec këtij problemi, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për sfidat e ambientit me të cilat ballafaqohet Kosova. Gjatë gjithë dimrit kemi marrë raporte të cilat kanë treguar një nivel alarmues të ndotjes së ajrit, i cili në shumicën e ditëve është cilësuar si i rrezikshëm. Ka qenë thjeshtë e pamundur të mos shqetësohemi dhë të frikësohemi për shëndetin tonë. Dhe pastaj kemi problemin e menaxhimit të mbeturinave, i cili ka mundësi të jetë më i keqi në rajon dhe si i tillë është larg plotësimit të standardeve të BE-së në këtë fushë.

Nuk na duhen argumente të forta për këtë, sepse mjafton që ta hedhim shikim përreth dhe të shohim hedhjen e mbeturinave dhe një numër të deponive ilegale përgjatë rrugëve dhe në lumenj. Ne të gjithë kemi përgjegjësi që shkojnë përtej oborreve tona, që do të thotë se duhet të kemi rrugë dhe hapësira publike të pastra njësoj sic i kemi shtëpitë tona. Nuk ka dyshim se të gjithë ne duam të jetojmë në një mjedis të pastër dhe të sigurtë, të pijmë ujë të pastër dhe të thithim ajër të freskët. Prandaj, kjo është një cështje e cila duhet të merret si prioritet nga të gjithë.
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,615
Pëlqime
741
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Ngrohja globale që shkaktohet nga ndryshimet klimatike sjell një rritje të valëve të nxehtësisë dhe ne e dijmë se cfarë do të thotë kjo për njerëzit me sëmundje të zemrës, me astmë dhe sëmundje të tjera. Pak dihet ose pranohet se aktiviteti njerëzor ka një rol të madh në shkatimin e këtyre fatkeqësive, së pari me prodhimin e dioksid karbonit dhe efekti serrë që kanë ndikim në ngrohjen e atmosferës.
Duke lexuar info te ndryshme, ndryshimet klimatike nuk jane vetem rezultat natyral , por behen nderhyrje dhe nga dora e njeriut , ose me sakte behet shpesh nderhyrje per ndryshime sipas klaneve te caktuara
qofsha e gabuar
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
1,508
Pëlqime
1,198
Pikë
113
Duke lexuar info te ndryshme, ndryshimet klimatike nuk jane vetem rezultat natyral , por behen nderhyrje dhe nga dora e njeriut , ose me sakte behet shpesh nderhyrje per ndryshime sipas klaneve te caktuara
qofsha e gabuar
Harp nenkupton? :)
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
1,508
Pëlqime
1,198
Pikë
113

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
1,508
Pëlqime
1,198
Pikë
113

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
1,508
Pëlqime
1,198
Pikë
113

Genti

Antar i njohur
Anëtar/e
Regjistruar
Sep 16, 2020
Mesazhe
151
Pëlqime
90
Pikë
28
Nibirus ka trajektore te rregullt dhe e pamundur te perplaset me token packa se eshte jashte sistemit diellor qe njohim
 

Genti

Antar i njohur
Anëtar/e
Regjistruar
Sep 16, 2020
Mesazhe
151
Pëlqime
90
Pikë
28
Nibirus ka trajektore te rregullt dhe e pamundur te perplaset me token packa se eshte jashte sistemit diellor qe njohim
Nibirus kalon mes per mes sistemit tone diellor njehere ne 20 000-30 000 vjet,dmth mos u merakosni se para nje viti e filmuan qe kalovi,beni qejf miq keni kohe per aventura😉
 
Top