Mos i neglizhoni, 12 kontrollet mjekësore që nuk duhet të shmangni kurrë

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Mos i neglizhoni, 12 kontrollet mjekësore që nuk duhet të shmangni kurrë


Kontrolli fizik rutinë
Disa persona vizitojnë mjekun e tyre çdo vit për një ekzaminim fizik për t’u siguruar që gjithçka është në rregull, por shpeshtësia e këtij kontrolli varion sipas:
– Moshës
– Shëndetit të përgjithshëm
– Faktorëve të rrezikut për disa probleme

Gjatësia dhe pesha
Pavarësisht kontrollit të rregullt fizik ose ndonjë kontrolli tjetër, mjeku juaj me siguri do të masë gjatësinë dhe peshën për të kontrolluar BMI-në tuaj (indeksin e masës trupore). Mbajtja e BMI-së në vlera normale ju ndihmon të mbroheni nga gjendje shëndetësore si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe disa forma të kancerit.

Presioni i gjakut
Nëse është shumë i lartë, gjasat për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru rriten. Presioni i gjakut duhet të kontrollohet të paktën çdo 2 vjet duke filluar nga mosha 18 vjeç.

Kolesteroli
Ju duhet ta kontrolloni kolesterolin tuaj çdo 4-6 vjet nëse jeni mbi 20 vjeç. Mjeku juaj ka të ngjarë të rekomandojë që ta kontrolloni më shpesh nëse jeni i moshuar, mashkull, mbipeshë ose keni:
– Një histori familjare e sëmundjeve të zemrës ose kolesterolit të lartë
– Diabet
– Një histori personale e kolesterolit të lartë

Ekzaminimi i kancerit kolorektal
Kolonoskopia është kontrolli gjatë së cilës me një tub fleksibël, ku është e vendosur një kamerë, mjeku shikon në brendësi të zorrës së trashë për të zbuluar polipet dhe karcinomat e zorrës së trashë. Ky kontroll duhet të kryhet veçanërisht te personat mbi 50 vjeç dhe më herët tek ata me histori familjare të kancerit të kolonit.

Testi i sheqerit në gjak
Kjo është një mënyrë për të kontrolluar diabetin ose paradiabetin. Ju duhet të filloni testimin rutinë sapo të arrini moshën 45 vjeç. Mjeku juaj mund t’ju sugjerojë ta bëni atë më shpesh nëse:
– Jeni mbipeshë
– Keni kolesterol të lartë ose presion të lartë të gjakut
– Keni pasur diabet gestacional (diabeti i shtatzënisë)

Kontrolli i lëkurës
Është një ide e mirë të kontrolloni për çdo ndryshim në nishan, njolla dhe shenja të tjera në lëkurën tuaj. Ekspertët thonë se duhet të bëni një vetëkontroll të lëkurës një herë në muaj. Kur kanceret e lëkurës zbulohen herët dhe trajtohen, ato janë pothuajse gjithmonë të shërueshme. Nëse ju ose dikush në familjen tuaj ka pasur kancer të lëkurës, këshillohet të kontrolloni rregullisht lëkurën tuaj nga një mjek.

Dendësia e kockave
Me kalimin e moshës, kockat bëhen më të holla dhe më të dobëta. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në një gjendje të quajtur osteoporozë. Nëse jeni një grua 65 vjeçe ose më shumë apo një burrë 70 vjeç ose më shumë, duhet të bëni testin e densitetit të kockave.

Mamografia
Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për t’u trajtuar me sukses. Rekomandohet që të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave.

Ekzaminimi i kancerit të qafës së mitrës
Ka disa teste për këtë. Një Pap test kontrollon për ndryshime në qafën e mitrës tuaj që mund të bëhen kancer.
Testi HPV kërkon një virus që mund të shkaktojë ndryshime qelizore që mund të çojnë në kancerin e qafës së mitrës. Flisni me mjekun tuaj duke filluar nga mosha 21 vjeç për atë që është më e mira për ju. Ju mund të kryeni të dyja testet ose vetëm një.

Kontrolli i Prostatës
Karcinoma e prostatës është një nga tumoret më të shpeshta në meshkuj. Faktori kryesor i rrezikut është mosha. Një nga kontrollet më të rëndësishme parandaluese që duhet të bëhen te çdo mashkull mbi moshën 50 vjeç është kontrolli me eko dhe ai rektal i prostatës.

Kontrolli dentar
Pavarësisht larjes dhe pastrimit me fill dentar çdo ditë, këshillohet të shkoni te dentistu juaj një ose dy herë në vit. Dentisti mund të kontrollojë për kavitete, sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe probleme të tjera në gojën tuaj.
 
Top