Mit apo e vërtetë: A e redukton çokollata stresin?

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
452
Pëlqime
363
Pikë
63
Website
forumi.net
1605524115400.png


“Çokollata zvogëlon stresin duket pak si një nga ato gjërat që i thoni vetes për ngushëllim kur thjesht nuk ndaloni dot së ngrëni

Ama, në këtë rast, keni absolutisht të drejtë!


Në një episod të “Well + Good” në You Tube, seritë: “You Versus Food”, dietologia e certifikuar, Tracy Lockwood Beckerman, tregon se çfarë e bën çokollatën një luftëtare kaq efektive të stresit.

“Çokollata e zezë mund të jetë e dobishme në lehtësimin e ankthit për shkak të antioksidantëve të saj, flavanoleve dhe, natyrisht, shijes”, thotë Beckerman.

“Antioksidantët e pranishëm në çokollatën e zezë mund të zvogëlojnë stresin duke ulur nivelet e kortizolit, si dhe hormonet “fight-or-flight” (lufto ose ik), të njohura si katekolamina”.



Çokollata e zezë, është edhe më e mirë sepse ka sasi të lartë të kakaos, pra sasi më të mëdha të antioksidantëve të guximshëm.

Për më tepër, ka më pak sheqer në krahasim me çokollatat e tjera dhe sheqeri i tepërt mund të kontribuojë në probleme të tjera shëndetësore.


Ju mund të provoni gjithashtu, dhe thjesht kakao, e cila përmban shumë lëndë ushqyese, përfshirë magnezin që lufton stresin dhe alkaloidët që rrisin humorin.
 
Top