Merret vendimi për lejimin e dasmave dhe ahengjeve nga 1 korriku

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
814
Pëlqime
23
Pikë
16
Ministria e Shëndetësisë kishte marrë vendim për ndalimin e dasmave dhe ahengjeve të tjera për këtë verë, shkruan lajmi.net.

Kjo si pasojë e parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19, vendim ky i cili ishte i papranueshëm nga pronarë restorantesh e emra të njohur të estradës të cilët së bashku kishin organizuar edhe protestë para Qeverisë së Kosovës.

Tani është marrë vendim për lejimin e mbajtjes së dasmave dhe ahengjeve të tjera dhe në vazhdim ua sjellim statusin e plotë nga faqja zyrtare në Facebook nga shoqata e Hotelierëve të Kosovës.

Njoftimi i plotë nga shoqata e Hotelierëve të Kosovës:

Përshëndetje per ju koleg Hotelier Kangtar dhe bashkpuntor te cilet jeni lidhur ngusht me Restaurantet e dasmav Klubeve te nates-Diskotekav
Ju uroj shendet dhe pune te mbar , lutemi qe te kthehemi sa me par ne normalitet me punet tona .
Lutem qe te perkrahni njeri tjetrin , qe te respektoni njeri tjetrin, t’ia dini vleren puntorit ,. Suksese te gjithëve ne punet tuja , bizneset tuja .
Ne si Shoqat e Hoteleris dhe Turizmit Pro In kemi bere angazhimin e madh te pa ndalshem te pa lodhshem rreth objektivave tona ne realizimin e hapsjes sa me te shpejt te sektorit tonë.

Falenderim te veqant per Zv.Kryeministrin Besnik Tahirin..Ministrin Arban Abrashin dhe bashkpuntoret tjer. Respekte per te gjith ju dhe Zoti na ndihmoft.
Hapja fillon me datë 01.07.2020../Lajmi.net/
 
Top