Mendim casti !

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,422
Pëlqime
1,770
Pikë
113

:D

U largua nga jeta legjenda e skenave televizive spanjolle me te qeshuren e tij karakteristike Juan Joya Borja

Ne te gjitha videot e tija me vjen te qesh e pse s'kuptoj asgje ne c'ka thote.

Dhembet e tij (me vone pasi u be i njohur i rregulloi). :D

RIP
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,052
Pëlqime
834
Pikë
113
Koha eshte relative dhe relative jane gjerat qe jetojme. Copa sekuencash qe ndertojme dhe une them se ne nje tjeter univers zgjohem ne ate shtepi qe ka afer nje shelg,e tutje nje liqen.
Qe ai ben vrap ne cdo mengjes dhe une rregulloj zambaket e bardhe ne oborr dhe kur mbaro vrapin me tubin e ujit lag veten e mua dhe prishim te dy gjithe ate pune te lodhur qe kam bere me jave te tera. Ne ate univers paralel une zgjohem dhe e puth ne mengjes ,paj dhe pse sia dua ngjyren e syve mezi pres ti hape. Ne ate univers paralel une uroj qe nuk me mban inate,sepse gjithmone kam zgjedhur ate dhe jo veten,dhe gjithmone do zgjedh ate.
Ne ate univers paralel kemi nje makine te vogel sepse aq na mjafton dhe shtepia eshte e drunjte sepse aq na mjafton,hera heres kur e ndalon muziken kur eshte afer dhe e nxjerr volumin ne radiofon dhe une trembem. Here te tjera ndersa eshte ne mes te gjumit e zgjoj me ze gjithe ankth,ngjitemi mbi cati dhe do shihnim yjet. Sepse do jetoja cdo dite qe ti jepja ato emocione qe ai do,ne ate univers qe dreqi ta haje do me lejonte ta doja akoma ,do i binte kitares ndonje nate,do deheshim te dy e ne fund darkave do uleshim ne ballkon duke pare tutje nje perendim sepse kjo do na mjaftonte.
Po ne ate univers une do jetoja pa vrarje ndergjegje,por jo ne kete. Ne kete lej qe lemshet te me mblidhen ne gryke ne dy te nates,qe me te me njomen cepat e syve qe te me dridhet lehte buza ,te ndjej peshtymen qe thahet ne fyt dhe nevoje te gelltis gjithe kete helm qe merr frymen. Po ,qe merr frymen sepse kraharori ulet e ngrihet duke krijuar nje crregullim ekuilibri dhe shterngime qe nisin qe nga kerthiza e mbarojne tek pjesa e molles se Adamit te padukshem.
Ne kete univers une shkruaj dhe gelltis aq shume mut me keto bicim letrash qe svlejne asgje sa kur kaloj doren mes flokeve me vjen te qesh kur shoh nivelin e palacos qe kam arritur.
Naten e mire.
 
Last edited:

Cuditerisht mendoj qe shumkush e gjen veten ne te.

Une te ajo fjalia e fundit me ngjalli nje ndjesi s'di si ta them (reflektimi)?

Je partizane e drejtperdrejtesise Nickk,edhe e verteta ta ka lakmine. ;)

E vecante ne stilin tend. :)
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,052
Pëlqime
834
Pikë
113
Cuditerisht mendoj qe shumkush e gjen veten ne te.

Une te ajo fjalia e fundit me ngjalli nje ndjesi s'di si ta them (reflektimi)?

Je partizane e drejtperdrejtesise Nickk,edhe e verteta ta ka lakmine. ;)

E vecante ne stilin tend. :)
Pa ceshte e verteta me ndodhi,shpesh here sikur thjeshte kam nje film pa ze para syze dhe une i jap ze. Me duket se eshte zeri i duhur,dhe pse smund te jete.
Passion te falenderoj 🤭
 
Top