Me maskë apo pa maskë? 17 arsyet pro dhe kundër

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
452
Pëlqime
363
Pikë
63
Website
forumi.net
Maskat anti-Covid-19 kanë krijuar qëndrime pro/kundër tek njerëzit. Rrugës apo në Facebook mund t’ju qëllojë që dikush t’ju drejtojë gishtin e t’ju thotë “Vër maskë, mbulo gojën, hundën, mjekrën”. Ju mund të acaroheni, por për hir të edukatës mund edhe të buzëqeshni.
Por, cilat janë të mirat dhe të këqijat e veshjes së maskave pandemike, që i shtyjnë njerëzit t’i veshin ose jo ato?
Mendimet Pro-maskë
  1. Unë mund të jetoj më gjatë dhe personi tjetër mund të jetojë më gjatë
  2. Qëndrimi pro maskë të siguron statusin e qytetarit
  3. Njerëzit nuk më shohin më në gojë kur flas, ndihem më rehat
  4. Azia Lindore i vesh ato më shumë dhe shifrat e vdekjeve i kanë më të ulta
  5. Mjekët thonë se duhet
  6. Politikanët i veshin, (shumica që shohim në Tv), ata dinë diçka më shumë
  7. Njerëzit nuk më dëgjojnë kur i mallkoj, veçanërisht shoferët që i japin si të çmendur
  8. Kamerierët i veshin ato dhe ata duken mirë
  9. Hunda nuk më digjet nga dielli
  10. Ndihem më mirë me maskë gjatë protestave
  11. Njerëzit nuk e vënë re se nuk jam rruar për një javë
  12. Ka plot modele maskash, janë moderne
  13. Edhe shoqëria ime mban maskë, dhe i postojnë fotot në Facebook dhe në Instagram
  14. Njerëzit mendojnë se jam pjesë e axhendës, po ndihem mirë që më shohin si demokrat
  15. Kur mbaj maskë nuk më identifikojnë dot të tjerët
  16. Maska më mbulon mirë dhëmbët e prishur apo të shtrembër
  17. Tani e di se çfarë ere më vjen fryma
Kundër maskës
  1. Disa mjekë thonë që maska nuk të mbron
  2. Më duket vetja si hajdut
  3. Maska e detyruar më cënon lirinë e zgjedhjes
  4. të tjerët më ngulin sytë sikur të jem alien
  5. S’jam njeri pa identitet që të futem në turmën e deleve laboratorike
  6. Me maskë djersij më shumë
  7. Maska më bie vazhdimisht nga hunda dhe unë pastaj prek fytyrën për ta rregulluar
  8. Nuk mund të marr frymë
  9. Prej kësaj më shkaktohet kollë dhe kur kollitem të tjerët më shohin si me virus
  10. Po shkatërrohet jeta sociale
  11. Nuk më pëlqen reklama që i bëjnë maskës dhe politizimi i tyre
  12. Syzet më vishen me avull
  13. Më pengon të shfaq identitetin tim
  14. Ushtarët e bindur demokratë e liberalë i kanë veshur ato dhe ata duken si dele në FB
  15. Nuk vesh maskë se ndihem keq po të më trajtojnë si komunist
  16. Më bie vetëvlerësimi duke lënë pas dore kujdesin për fytyrën
  17. Më shumë kam harxhuar për maskat sesa për një krem fytyre
©FlasShqip.ca
 

BRYG

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 14, 2020
Mesazhe
165
Pëlqime
157
Pikë
43
Mire eshte te mbahet, por ka dhe te keqijat e saj.
 
Top