Maya Angelou

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Maya Angelou


VOAL – Maya Angelou (Saint Louis, 4 prill 1928 – Winston-Salem, 28 maj 2014) ishte një poete amerikane, artiste dhe veprimtare e shquar amerikane për të drejtat e njeriut.

Maya Angelou (lindur Marguerite Ann Johnson) ka botuar, në më shumë se një gjysmë shekulli, autobiografinë e ndarë në shtatë pjesë, tre libra me prozë artistike dhe disa përmbledhjeve poetike, si dhe libra për fëmijë, shfaqje teatrale, skenarë dhe programeve televizive). Ajo ka marrë dhjetëra çmime dhe më shumë se tridhjetë doktorata nderi. Angelou është e famshme sidomos për shtatë autobiografitë e fokusuara në përvojat e saj si adoleshente dhe nga pjekuria e hershme. Me autobiografinë e parë, Kënga e heshtjes (1969, ose Unë e di pse zogjtë këdojnë në kafaz), në të cilën tregon jetën e saj deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçe, ajo pati një sukses të madh dhe vlerësim ndërkombëtar.

Nënë kur ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçe, Angelou ka bërë punë të ndryshme, duke përfshirë edhe shofere tramvaji, kamariere, kuzhinier, prostitutë, stripere, balerinë, këngëtare e tjerë. Ajo ishte pjesë e trupës së operas së George Gershwin “Porgy and Bess”, ishte gazetare në Egjipti dhe mësuese në Ganë gjatë periudhës së dekolonizimit, koordinatore e të drejtave civile të Konferencës Southern Christian Leadership, kompozitore, shkrimtare, aktore, autore emisionesh, drejtore dhe producente e dramave teatrale dhe programeve televizive. Që nga viti 1982 ajo ka qenë profesore në Universitetin Wake Forest në Winston-Salem, Karolina e Veriut. Aktive në lëvizjen për të drejtat civile, ka punuar ngushtë me Malcolm X, njohur në Gana, dhe, pas vrasjes së tij, me Martin Luther King, Jr. Nga vitet nëntëdhjetë ka marrë pjesë në rreth tetëdhjetë konferenca në vit, aktivitete që vazhdoi të luante edhe tetëdhjetë vjeçe. Në vitin 1993, Maya Angelou recitoi poemën e saj “Në pulsin e mëngjesit”, me rastin e përurimit të presidencës së Bill Klintonit, duke rezultuar poetja e parë që lexon tekstin e saj në inaugurimin presidencial që nga ditët kur, në vitin 1961, Robert Frost lexoi vargjet e tij gjatë përurimit të John F. Kennedyt.

Me Këngën e Heshtjes, Maya Angelou ka vënë në pah aspekte vend të jetës së saj private, me një efikasitet që ka çuar atë për të konsiderohet si një zëdhënëse të instancës së popullsisë Afrikano-Amerikane, si për gratë më ngjyrë, deri në atë pikë sa veprat e saj janë konsideruar një bastion i kulturës afrikano-amerikane. Edhe pse ka pasur përpjekje për të hequr librat e saj në disa biblioteka amerikane, veprat e saj janë studiuar gjerësisht në shkolla dhe universitete edhe jashtë Shteteve të Bashkuara. Veprat më të rëndësishme të Angelou-it janë etiketuar si romane autobiografike, por shumë kritikë i konsiderojnë ato si autobiografi të vërtetë. Maya Angelou ka bërë një përpjekje të qëllimshme për të kundërshtuar strukturën tipike të autobiografisë, nëpërmjet hapjes së debatit, një rishikim dhe një rritje në këtë zhanër letrar. Librat e saj fokusohen në çështje të tilla si racizmi, identiteti, familja dhe udhëtimi. E njohur kryesisht për autobiografitë e saj, Angelou është gjithashtu një poet i mirënjohur. Për sa i përket poezisë, kritika është e ndarë në mes të atyre që nuk iu japin ndonjë rëndësi vargjeve të saj dhe atyre që besojnë se kriteret tipike stilistike të miratuara në interpretimin e poezisë së saj janë të pamjaftueshme për të vlerësuar atë, në atë masë që poezia e saj është e lidhur me mënyrën origjinale të traditës gojore afrikano-amerikane të folësve të tillë si Frederick Douglass, Martin Luther King, Jr dhe Malcolm X. Në fakt, një vëmendje e gjerë e kritikës ndaj veprës së saj poetike ka nisur me “Në pulsin e mëngjesit” në vitin 1993, gjatë inaugurimit të Presidentit Clinton, pavarësisht se q$e nga viti 1971, ka prodhuar vëllime të shumta poezish me shitje të barabarta me atë të autobiografive.

Përveç shumës së lartë të doktoraturave të marra nga universitetet, Maya Angelou ka fituar çmime të shumta letrare dhe të të drejtave civile, nderime të shtetit dhe grupe individuale të interesit. Ajo ishte një finaliste, ndër të tjera, për Çmimin Pulitzer për poezinë me përmbledhjen e saj të parë me poezi Just Give Me a Cool Drink of Water (Tjesht më jep mua një gotë ujë të ftohtë). Ajo mori një nominim për Tony Award për aktoren më të mirë mbështetësee në dramën e Jerome Kilty “Look Away” (1973); ajo fitoi tre çmime Grammy për albumin më të mirë të folur. Ajo u emërua dy herë si anëtare e komiteteve komisioneve të Presidencës së Shteteve të Bashkuara (1975-76 dhe 1977); ajo u nderua me Medaljen Kombëtare të Arteve nga Kongresi në vitin 2000 dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Barack Obama në vitin 2011.

Ajo mund të konsiderohet një eksponente e rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave civile dhe zëdhënëse e shquar e kulturës afroamerikane. Maya Angelou vdiq më 2014 dhe trupi i saj u kremua/VOAL
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
GRUA FENOMENALE
Maya Angelou


Gratë e bukura sfiliten të gjejnë sekretin e sharmit tim.
Ngase s’jam e bukur ndoshta, e as ndonje trup modeleje nuk kam
dhe kur këto ua them atyre
mendojnë se tallem.
Them se –
është në gjatësinë e krahëve,
në përdredhjen e vitheve të mia,
në ritmin e hapave,
në formën e bukur të buzëve…
Jam jashtëzakonisht femër!
Një femër fenomenale
Jam unë.

Kur hyj në një dhomë,
aq qetë sa s’e merrni me mend
dhe një burri i afrohem, –
të gjithë shtangin a bien në gjunjë
dhe sulen drejt meje –
Një koshere e gëzueshme bletësh.
Them se –
është prej zjarrit që më digjet në sy
dhe vezullimit të bardhë të dhëmbëve,
lëkundja e belit ndoshta
dhe hareja e këmbëve.
Oh, jam jashtëzakonisht femër
Një femër fenomenale
Kjo jam unë.

Vetë burrat, sa herë janë habitur
Ç’gjë i tërheq drejt meje…
Përpiqen kaq shumë,
por s’munden t’i afrohen dot
të fshehtës sime.
Edhe kur vetë ua rrefej
prapë s’dinë ta prekin…
Them vjen
prej harkut të thellë të shpinës,
nga dielli i buzëqeshjes sime,
përhedhja e gjoksit, a ndoshta,
nga hijeshia e stilit
Oh, jam kaq e jashtëzakonshme
Një femër e mrekullueshme
Jam unë

Tani e kuptoni,
se përse nuk kam nevojë të tund kokën,
të klith a të lëviz më kot,
a të flas me zë të lartë.
Nëse shihni që përmes kaloj
me krenari të thellë… Shijomëni!
Ju thashë, pra –
është në kërcitjen e takave të mia,
valëzimin e flokut,
në cipën e shndritshme të dores,
në etjen për njeriun –
Sepse jam e jashtëzakonshme,
Grua fenomenale –
Kjo jam unë.

(Cikël i përkthyer nga Majlinda Bashllari, Kanada – Shkëputur nga Ars Poetica Nr. 18, IV 2009)
 
Last edited:

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
BURRAT
Maya Angelou


Isha shume e re kur nisa të përgjoja pas perdes,
burrat tek shkonin lart e poshtë rrugës. Të dehur, të plakur
Djelmosha të ngrirë si mustardë
Keni vënë re? Burrat gjithnjë
Diku shkojnë.
Ata e dinin që isha atje. Vetëm pesëmbëdhjetë vjeç
Dhe kaq e uritur për ta.
Poshtë dritares sime, pushonin një copë herë.
Nga lart shpatullat e tyre ngjanin
Si cica virgjëreshe.
Cepat e xhaketes u rrihnin
Të ndenjurat.
…Burra.

Një ditë ata të mbajnë në pëllëmbën e dorës
Butë, dhembshur krejt sikur ti je
E fundmja vezë e botës. Pastaj
nisin e shtrëngojnë muskujt. Fare pak. Shtrydhja e parë
shijon. Një përqafim i shpejtë.
Të vjen i ëmbël dorëzimi. Pak më fort.
Fillon dhimbja. Sajon një buzëqeshje
Që rrëshqet pranë frikës. Kur hapësira
Tretet tutje, mendja jote fap, shkrepëtin në një shpërthim të egër
Të beftë, krejt si një kokë shkrepseje.
Kërcitje. Thërrmim.
Eshtë lëngu yt
Që rrjedh nëpër këmbë. Njollos këpucët e tyre.
Kur toka kthehet prapë ne vend
Dhe shijet tentojnë t’i rikthehen gjuhës
Trupi yt i ka mbyllur të gjitha portat. Përgjithnjë.
Asnjë çelës më për to.

Atëherë dritarja tërhiqet në një cep të errët
Të mendjes tënde. Jashtë, ja aty përtej thekëve
Të perdes, ecin ata,
Burrat, që gjithnjë dicka dinë.
Por kësaj here, une thjesht do rri
Dhe do shoh.
Ndoshta.

(Cikël i përkthyer nga Majlinda Bashllari, Kanada – Shkëputur nga Ars Poetica Nr. 18, IV 2009)
 
Last edited:

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Një zog i lirë hidhet mbi shpinën
e erës dhe fluturon kundër rrymës
e ia del tejembanë, dhe e ngjyen një flatër
në portokallinë e rrezeve të diellit
dhe guxon t’ia mësyjë qiellit.
Por një zog që truset në kafazin e tij të ngushtë
mund të shohë veç tek-tuk përmes hekurave të zemërimit
flatrat e tij janë prerë dhe këmbët e tij janë lidhur
prandaj e hap gojën për të kënduar.
Zogu në kafaz këndon me një trill të frikshëm
për gjëra të panjohura, por ende të ëndërruara
dhe zëri i tij dëgjohet në kodrinat e largëta sepse
zogu në kafaz i këndon lirisë.
Zogu i lirë mendon për një tjetër puhizë
e për alizé delikate përmes
pëshpëritjeve të pemëve
dhe për krimba të majmë që e presin në një lëndinë
të ndritshme dhe ai qiellin e quan të tijin.
Por një zog në kafaz ngrihet mbi varrin e ëndrrave
hija e tij thërret mbi ulërimën e një makthi
flatrat e tij janë prerë dhe këmbët e tij janë lidhur
prandaj e hap gojën për të kënduar.
Zogu në kafaz këndon me një trill të frikshëm
për gjëra të panjohura, por ende të ëndërruara
dhe zëri i tij dëgjohet në kodrinat e largëta sepse
zogu në kafaz i këndon lirisë.

Perkthim nga Skender ,

,
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
ATA U KTHYEN NË SHTËPI
Maya Angelou

U kthyen prapë në shtëpi
Dhe grave u thanë se kurrë në jetë
Të tillë si unë s’kishin parë,
Por… Tek ‘to kthyen.

U thanë se jam kaq për së mbari
E pastër dritë-shtëpi e shpirt
Fjalëmbël… me një vel misteri,
Por… Tek ‘to kthyen.

Nga goj’ e tyre, mburrjet-lumë…
M’i deshën: gazin, mendjen, vithet
Më falën netë, veç dy a tri,
Por…

(Cikël i përkthyer nga Majlinda Bashllari, Kanada – Shkëputur nga Ars Poetica Nr. 18, IV 2009)
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
DËSHIRË
Maya Angelou


Jepma doren
Më lër të bëhem mbretëresha dhe skllavja jote
Përtej këtyre poezive zemërake…
Ler’ të tjerët të provojnë

Të fshehtën e fjalëve përvëluese
Ose të dashurisë për dashurinë e humbur.
…Unë
vetëm dorën tënde desha.
(Cikël i përkthyer nga Majlinda Bashllari, Kanada – Shkëputur nga Ars Poetica Nr. 18, IV 2009)
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
,

F

Hijet në mur zhag
Zhurmat në korridor jasht
Jeta nuk më tremb aspak
Zagarët që lehin pa pra
Në re fantazmat e mëdha
Jeta nuk më tremb aspak
Nënë Rosa shtrigë plakë
Luanët që bredhin pa cak
Jeta nuk më tremb aspak
Dragonët që vjellin flakë
Mbi kuvertën time në shtrat
Jeta nuk më tremb aspak
Ua bëj phu
Iu them mjer ju
Më gajasin
Tek i shoh si ngasin
S’më dridhet qerpiku
Ata i zë paniku
Unë buzëqesh
Ata çmenden krejt
Djemtë e prapë që rrihen paq
Gjithë natën e gjatë
Jeta nuk më tremb aspak
Panterat në park
çudanët e territ përqark
Jo ata nuk më trembin aspak
Ajo klasa e re e mëvonët
Ku djemtë m’i shkulin flokët
(çupëlina llastica
me flokët rrica)
Ata nuk më trembin aspak
Mos m’i trego gjarpërinjtë e zhabat
Duke pritur nga unë piskamat
Nëse unë ndjej ndjej ankth
Kjo më ndodh veç në makth
Këtu diku nën mëngë
E mbaj të fshehur magjinë
Unë mund të ec nëpër shtratin e detit
Dhe të mos marr kurrë frymë
Jeta nuk më tremb aspak
Aspak
Aspak
Jeta nuk më tremb aspak

Perkthim nga ,
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
MARSHI I TË NJËMILIONTËVE*
Maya Angelou


Nata ish e gjatë,
Plaga e thellë ishte
Err’ e terr në gropë
Me muret teh thike
Larg bregut, nën një qiell mavi,
prej gërshetash zvarrë më tërhoqen,
dhe më plasën fare pranë teje
duarlidhur ishe, gojëmbyllur,
emrin tim s’e thirre dot njëherë,
ashtu krejt i mjerë, siç dhe unë isha
por ja që fatkeqësisht Historia
ta veshi Ty mantelin e turpit…

E thashë, pra-
Nata ish e gjatë
e thelle plaga ishte
gropa err’ e terr
faqet – tehe thike.
Por sot, buçet zëri i shpirtit të lashtë
na çon fjalë të thella,
përmes vitesh, shekujsh,
detesh, oqeanesh.
Thotë: Bashkohuni
dhe shpëtoni racën tuaj.
Zinxhiret e skllavërisë e kanë paguar çmimin e lirisë!
Toka e premtuar – larg, shumë larg këtej!

Nat’ e gjatë pafund
Plaga e thellë ishte
Err’ e terr në gropë
Me mure teh thike
Ferri që jetuam dhe prapë po jetojmë
Na i mprehu shqisat
dhe forcoi dëshirën
Por këtë mëngjes
kaq qartë e shoh mes ankthit,
Shpirtin tënd.
Dhe e di se bashkë do e bëjmë shpëtimin
Vrikthi sjell në mend të shkuaren e turpshme,
Në të kaftën e madhe të syrit tënd shoh’
Dashurinë për familjen!
Të them: – Le të perplasim duart
dhe shkojmë në këtë mbledhje të madhe,
Le të përplasim duart dhe të flasim gjuhën e dashurisë,
Le të përplasim duart dhe ta braktisim shtegun e ndyrë të indiferencës,
Përplasim duart dhe le të gjejmë ku fshihen zemrat tona,
të bashkohemi dhe të ndreqim fajet tona,
të bashkohemi dhe pastrojmë shpirtin,
t’i lëmë mënjanë provat naïve dhe të
ndalim shtrembërimin e historisë sonë
Përplas duart dhe shpëto shpirtrat nga rënia në humnerë.
Përplas duart dhe bëji vend gazit të hyjë në kuvend.
Njerzillëkut në dhomat tona të gjumit,
Dhembshurisë në kuzhinat tona.
Dhe përgjërimit për foshnjat…

E dime prej të parëve, se mes gjithë kësaj dhimbjeje,
Mbi gjithë këtë ferr –
Ne jemi të pazhdukshem dhe serish do ngrihemi
…Dhe sërish do ngrihemi!

* Million Man March – Levizje për bashkim dhe protestë e zezakëve të ShBA në vitin 1995, kundër diskriminimit dhe mospërfshirjes në zgjedhjet elektorale të më shumë se një milion e gjysëm njerëzve nga ky komunitet…

(Cikël i përkthyer nga Majlinda Bashllari, Kanada – Shkëputur nga Ars Poetica Nr. 18, IV 2009)
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Maya Angelou:
Ngrihem Përsëri


Mund të gëzohesh se po më braktisë,
Se nga dhimbja e gjitha po mpihem
Ti mendon se po më shkel me këmbë,
Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.


Të shqetëson kryelartësia ime?
Ç’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë?
Se unë rri sikur kam puse me naftë,
Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?

Njësoj si dielli, njësoj si hëna
Në baticat në harmoni
Njësoj si shpresa që çohet lart,
Unë do ngrihem përsëri.

Dëshiroje të më shihje të thyer,
Me kokë të ulur e sy me lot,
Me supe varur si lule tharë,
Grua e mjerë që një fjalë se thotë?

Mos të lëndon krenaria ime,
Mos ndoshta kujton se po lajthis,
Se qesh sikur kam miniera ari,
Atje prapa, në oborrin e shtëpisë?

Mund të më qellosh me fjalët e tua,
Mund ti plagosësh syte e mi,
Mund të më vrasësh me urrejtjen tënde,
Por njësoj si era do ngrihem përsëri.
Brengosesh se jam e bukur, seksi,

Pse te kapi papritur habia?
Se une eci sikur kam diamante
Aty ku takohen kofshët e mija?
Nga kasollet e turpit te historisë

Unë ngrihem
Nga e kaluara e hidhur, mes bukurisë

Unë ngrihem;
Jam ujvarë e lartë, e zezë freskuese,
Po fryhem e derdhem po aq tmerruese.
Duke lënë pas frikën e natës së gjatë

Unë ngrihem
Në një agim mrekullisht të qartë

Unë ngrihem
Duke bartur dhuntitë e të pareve të mij
Jam ëndrra dhe shpresa e skllaves për liri
Unë ngrihem përsëri,
përseri ngrihem

Ngrihem përsëri!
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Aforizma nga Maja Anxhelou (Maya Angelou)



Të gjithë njerëzit janë të përgatitur për të arritur të pabesueshmen nëse idealet e tyre janë të kërcënuara.

Me sa di unë femrat e bardha nuk janë kurrë vetëm, përveçse në libra. Burrat e bardhë i adhurojnë ato, burrat zezakë i dëshirojnë ato dhe femrat zezake iu shërbejnë atyre.

Kur isha pesëmbëdhjetë vjeçe jeta më mësoi mua pamohueshëm se dorëzimi ishte po aq I nderuar sa rezistenca, sidomos nëse nuk ke rrugë tjetër.

Guximi është më i rëndësishmi i të gjitha virtuteve, sepse pa guxim ju nuk mund të vini në jetë në mënyrë frytdhënëse asnjërin prej virtuteteve të tjera. Ju do të vini në jetë çdo virtut gabueshëm, por asnjërin në mënyrë frytdhënëse pa guxim.

Sepse Afrika për mua…është më tepër se një fakt i bujshëm. Është një e vërtetë historike. Askush nuk mund ta dijë se ku është duke shkuar, nëse nuk e di saktësisht ku ka qenë dhe saktësisht si arriti aty ku është.

Historia, pavarësisht dhimbjeve therëse, nuk mund të mos jetohet, por duhet përballur me trimëri, duhet ripërjetuar.

Sa e rëndësishme është për ne t’i njohim e t’i kremtojmë heronjtë dhe heroinat tona.

Unë besoj se çdo njeri ka lindur i talentuar.

Unë besoj se ne jemi ende të pafajshëm. Speciet janë ende kaq të pafajshme sa që një person që është duke u vrarë beson se vrarësi, pak para se t’ia marrë frymën përfundimisht, do të tregojë aq mirëkuptim sa t’ia japë atij një gotë të ëmbël me ujë.
Kam zbuluar se mes shumë përfitimesh të tjera, dhënia i çliron shpirtin dhënësit.

Mezi pres të shoh një vajzë të re tek del dhe kap botën në cepin e xhaketës. Jeta është një hore. Duhet ta dilni dhe ta shqelmoni në prapanicë.

Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë çfarë ju keni thënë, njerëzit do të harrojnë çfarë ju keni bërë, por njerëzit nuk do të harrojnë kurrë si i keni bërë ata të ndjejnë.

Nëse dikush është me fat, një fantazi filliktate mund t’i shndërrojë krejtësisht një milionë realitete.

Nëse nuk të pëlqen diçka, ndryshoje atë. Nëse nuk mund ta ndryshosh atë, ndryshoi sjelljet e tua.

Nëse zemra ta thotë të kujdesesh për dike tjetër, atëherë ti do të kesh sukses.
Nëse ke qoftë dhe një buzëqeshje jepjua atë njerëzve që i do.

Është koha që prindërit t’i mësojnë të rinjtë herët se në ndryshueshmërinë është bukuria dhe forca.

Dashuria është si një virus. Ajo mund t’i ndodhë kujtdo në çdo kohë.

Dashuria nuk njeh pengesa. Ajo i shmang pritat, i kapërcen gardhet, i depërton muret për të arritur cakun e tyre plot me shpresë.

Shumësia e vajzave janë të virtytshme për shkak të mundësisë së pakët që ato të jenë ndryshe.

Muzika ishte streha ime. Unë mund të bija barkas në hapësirën mes notave dhe ta lakoj shpinën time ndaj vetmisë.

Shpresa ime më e madhe është të qesh aq shumë derisa të qaj; ta kryej punën time, të përpiqem të dashuroj dikë dhe të kem guximin ta pranojë dashurinë në shkëmbim.

Jeta ime ka qenë një lojë e madhe, një vallëzim që ec, një këngë që flet, unë qesh aq rëndë sa gati më mbaron fryma kur mendoj për veten time.

Nëna ime më thoshte të jem gjithmonë intolerante ndaj injorancës, por ta kuptoja mos shkollimin. Disa njerëz, që nuk kishin mundësinë të shkojnë në shkollë, ishin më të edukuar dhe më të zgjuar se profesorët e universiteteve.

Asnjë punë nuk bëhet vetë, pa e bërë ti.

Dikush nuk është e nevojshme të ketë lindur trim, por ai ka lindur me këtë mundësi. Pa guxim, ne nuk mund jemi të sjellshëm, të vërtetë, të mëshirshëm, të njerëzishëm apo të ndershëm.
Disa kritikë do të shkruajnë “Maya Angelou është një shkrimtare natyrale” – si të thonë se është një kirurge natyrale zemre.

Dhimbja për shtëpinë jeton në të gjithë ne, është vendi i sigurtë ku ne mund të shkojmë ashtu si jemi dhe pa na shqetësuar kush.

Nuk ka vdekje më të tmerrëshme se të mbash brenda vetes një histori të patreguar.

Ne mund të përballemi me shumë humbje, por duhet të mos humbim.

Ndërkohë që e di se jam një krijesë e Zoti, unë jam e detyruar gjithashtu ta kuptoj dhe ta kujtoj se gjithçka tjetër është krijesë e Zotit.


/Elida BUÇPAPAJ
 
Top