Majmuni pijanec vret një njeri dhe lëndon 250 të tjerë, dënohet me burgim të përjetshëm

TechGuy

Antar
Anëtar/e
Regjistruar
Jun 18, 2020
Mesazhe
824
Pëlqime
23
Pikë
16
Majmuni i njohur me emrin Kalua ishte kafsha shtëpiake e një magjistari, i cili i jepte të pinte pije alkoolike. Kur pronari i tij vdiq, kafsha nuk kishte më për të pirë dhe nisi të dilte rrugëve i tërbuar.

Kalua sulmonte gratë, vajzat dhe fëmijët në veçanti, duke bërë që shumë prej tyre të kishin nevojë për ndërhyrje plastike, pasi majmuni i kafshonte në fytyrë. Një prej të plagosurve humbi jetën.

Sipas IANS, kafsha është kapur dhe do të mbahet përjetë i mbyllur në një kopsht zoologjik, larg majmunëve të tjerë. /Lajmi.net/
 
Top