Lista e autoreve dhe Librave qe kane marre cmimin Nobel. 1901-2010

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
1901 Sully Prudhomme - Parnassian poetry
1902 Theodor Mommsen - History of Rome
1903 Bjّrnstjerne Bjّrnson Synnِve - Solbakken
1904 José Echegaray- El gran Galeoto
1904 Frédéric Mistral - MIRبIO
1905 Henryk Sienkiewicz - Quo vadis
1906 Giosuè Carducci - Rime Nuove (New Rhymes) , Odi Barbare (Barbarian Odes)
1907 Rudyard Kipling - Jungle Books
1908 Rudolf Eucken - The Problem of Human Life as Viewed by the Great Thinkers
1909 Selma Lagerlِf - The Wonderful Adventures of Nils
1910 Paul Heyse - Children of the World
1911 Maurice Maeterlinck - The Blue Bird
1912 Gerhart Hauptmann - Die Weber
1913 Rabindranath Tagore - Gitanjali
1915 Romain Rolland - Le Théâtre du peuple
1916 Verner von Heidenstam - Karolinerna
1917 Henrik Pontoppidan - Lucky Peter
1917 Karl Gjellerup - The German Student
1919 Carl Spitteler- Olympian Spring
1920 Knut Hamsun- Growth of the Soil
1921 Anatole France - The Crime of Sylvestre Bonnard
1922 Jacinto Benavente - The Bonds of Interest
1923 William Butler Yeats - The Wild Swans at Coole
1924 Wladyslaw Reymont - Chłopi
1925 George Bernard Shaw- Arms and the Man
1926 Grazia Deledda- Anime Oneste
1927 Henri Bergson - The Two Sources of Morality and Religion
1928 Sigrid Undset Kristin Lavransdatter
1929 Thomas Mann Buddenbrooks
1930 Sinclair Lewis Arrowsmith
1931 Erik Axel Karlfeldt Arcadia Borealis
1932 John Galsworthy - The Forsyte Saga
1933 Ivan Bunin - The Gentleman from San Francisco
1934 Luigi Pirandello - Lumie di Sicilia
1936 Eugene O'Neill - Anna Christie
1937 Roger Martin du Gard- Les Thibault
1938 Pearl Buck - The Good Earth
1939 Frans Eemil Sillanpنن - People in the Summer Night
1944 Johannes V. Jensen - Poems 1906
1945 Gabriela Mistral - Piececitos de Niٌo
1946 Hermann Hesse - Siddhartha
1947 André Gide - Fruits of the Earth
1948 T.S. Eliot - The Waste Land
1949 William Faulkner- The Sound and the Fury
1950 Bertrand Russell - A History of Western Philosophy
1951 Pنr Lagerkvist - Fruits of the Earth
1952 François Mauriac- Thérèse
1953 Winston Churchill - The Second World War
1954 Ernest Hemingway - The Old Man and the Sea
1955 Halldَr Laxness - Independent People
1956 Juan Ramَn Jiménez - Platero and I
1957 Albert Camus - The Plague
1958 Boris Pasternak - Doctor Zhivago
1959 Salvatore Quasimodo - Giorno Dopo Giorno
1960 Saint-John Perse - Exile
1961 Ivo Andric -Anxieties
1962 John Steinbeck - The Grapes of Wrath
1963 Giorgos Seferis - Turning Point
1964 Jean-Paul Sartre- Nausea
1965 Mikhail Sholokhov -And Quiet Flows the Don
1966 Nelly Sachs Eli:- A Mystery Play of the Sufferings of Israel
1966 Shmuel Agnon The Bridal Canopy
1967 Miguel Angel Asturias - The President
1968 Yasunari Kawabata - Snow Country
1969 Samuel Beckett - Waiting for Godot
1970 Alexandr Solzhenitsyn - One Day in the Life of Ivan Denisovich
1971 Pablo Neruda - Canto General
1972 Heinrich Bِll - Billiards at Half-past Nine
1973 Patrick White- Riders in the Chariot
1974 Harry Martinson - Aniara
1974 Eyvind Johnson- Here is Your Life!
1975 Eugenio Montale- Occasions
1976 Saul Bellow - The Adventures of Augie March
1977 Vicente Aleixandre - Shadow of Paradise
1978 Isaac Bashevis - Singer Gimpel the Fool
1979 Odysseus Elytis - Worthy It Is
1980 Czeslaw Milosz - The Captive Mind
1981 Elias Canetti - Crowds and Power
1982 Gabriel Garcيa Mلrquez - One Hundred Years of Solitude
1983 William Golding - Lord of the Flies
1984 Jaroslav Seifert - The Plague Column
1985 Claude Simon - The Flanders Road
1986 Wole Soyinka - The Bacchae of Euripides
1987 Joseph Brodsky - Love Song
1988 Naguib Mahfouz - Chitchat on the Nile
1989 Camilo José Cela - The Hive
1990 Octavio Paz - Collected Poems, 1957–1987
1991 Nadine Gordimer- The Conservationist
1992 Derek Walcott - Omeros
1993 Toni Morrison - Beloved
1994 Kenzaburo Oe - A Personal Matter
1995 Seamus Heaney - The Spirit Level
1996 Wislawa Szymborska - Some Like Poetry
1997 Dario Fo - Archangels Don't Play Pinball
1998 José Saramago - Baltasar and Blimunda
1999 Günter Grass - The Tin Drum
2000 Gao Xingjian - One Man's Bible
2001 V. S. Naipaul - In a Free State
2002 Imre Kertész - Fatelessness
2003 J. M. Coetzee - Disgrace
2004 Elfriede Jelinek- The Piano Teacher
2005 Harold Pinter - The Birthday Party
006 Orhan Pamuk - The Black Book
2007 Doris Lessing - The Grass is Singing
2008 Jean-Marie Gustave Le Clézio - The Interrogation
2009 Herta Müller - The Land of Green Plums
2010 Mario Vargas Llosa - Aunt Julia and the Scriptwriter




Marr nga Kuriozitete&Enigma nga FaceBook.Com
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
11 shkrimtarët e mëdhenj që nuk morën Çmimin Nobel

Janë të shumtë autorët e mëdhenj botërorë të cilët nuk kanë marrë Nobel. Edhe për vitin 2017, fituesi i këtij cmimi, Kazuo Ishiguro, nuk ishte nër favoritët, biles as nuk ishte në listë nga kritika (ashtu si një vit më pare Bob Dylan); mendohej se cmimi këtë vit mund të ndahej mes Murakami apo Kundera.

Por shkrimtarët e mëdhenj që nuk e kanë marrë këtë cmimi janë të shumtë dhe fama e tyre shumë e madhe.

Një ndër ta është Jorge Luis Borges. Argjentinasi nuk shkroi romane, por disa nga tregimet e tij mbeten në qendër të vëmendjes së kritikës e të lexuesve edhe sot e kësaj dite.

Sipas disa kritikëve e dashuronjësve të letrave të bukura, Vladimir Nabokov, autor, ndërmjet tjerash, i “Lolitës” së famshme, ishte i pari në listën e Çmimit Nobel më 1974. Por në fund nuk e fitoi.

Edhe Graham Greene, si Nabokovi, ishte ndërmjet kandidatëve të Nobel-it më 1974 e as ai nuk e fitoi, sepse veprat e tij përshkohen fuqimisht nga fryma e katolicizmit, për të cilën u përfol nga kritika e Evropës së ftohur nga feja. Gjithsesi çmimin, që nuk e mori nga Akademia Mbretërore e Suedisë, e mori nga lexuesit në të katër anët e botës, për të cilët rrëfimet e tij mbeten në radhët e para të kryeveprave, krijuar nga njerëzimi në rrjedhë shekujsh.

Por edhe Leon Tolstoj, autor i dy romaneve më të mëdhenj, që u shkruan ndonjëherë: “Ana Karenina” dhe “Lufta e paqja”, nuk iu dha kurrë Nobeli për shkaqe ideologjike.

Edhe James Joyce që është, pa dyshim, shkrimtari irlandez më i famshëm, me ndikim më të fuqishëm nuk e ka fituar Nobelin. Por me apo pa çmimin Nobel, ai mbetet vigan i letrave botërore.

A janë dhënësit e Çmimit Nobel anti-amerikanë?

Ata kanë injoruar gjigandët e letërsisë amerikane si Mark Twain, Henry James dhe John Updike.

1. Mark Twain
1835-1910

Mark Twain mbahet krijuesi i romanit amerikan që u bë i famshëm fillimisht me Tom Sojerin dhe Hakelberri Fin, si dhe një prej romancierëve, humoristëve, eseistëve, kritikëve më të famshëm të gjithë kohërave. Ashtu si Tolstoy ai ka pasur dhjetë raste për marrë çmimin Nobel dhe të dhjetë herët ai u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj.

2. Leo Tolstoi
1828-1910

Leo Tolstoi, shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoi po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”.

3. James Joyce
1882-1941


James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”.

4. Marcel Proust
1871-1922

Marsel Proust është autori i veprës më monumentale të shekullit të 20-të, “Në kërkim të kohës së humbur”. Është një roman me shtatë volume që shfaq një prej shembujve të parë, në mos të parin të përroit të ndërgjegjes. Por komiteti i ndarjes së çmimit Nobel vendosi t’ia jepte këtë çmim në vitin 1920 norvegjezit Knut Hamsun dhe jo Proust-it.

5. Henrik Ibsen
1826-1906

Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”.

6. Emile Zola
1840-1902

Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë.

7. Robert Frost
1874-1963

Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë.

8. W. H. Auden
1907-1973

W.H. Auden është një prej poetëve më të mëdhenj në histori. Ai ka fituar çmimin Pulitzer, “National Book Award” dhe ka influencuar në një numër të madh poetësh që kanë ardhur pas tij. Mendohet se komiteti i çmimit Nobel ka refuzuar t’i japë atij nj çmim për arsye se ai kishte bërë gabime në përkthimin e një libri të Dag Hammarskjold, fitues i çmimit Nobel dhe pse kishte sugjeruar se ky autor ishte homoseksual.

9. Vladimir Nabokov
1899-1977

Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë.

10. Virginia Woolf

1882-1941

Vetëm 13 gra e kanë fituar Çmimin Nobel në 114 vite histori dhe shkrimtarja e madhe moderniste Virginia Woolf nuk është mes tyre. (Lista e grave fituese është: Selma Lagerlöf, Grazia Deledda, Sigrid Undset, Pearl S Buck, Gabriela Mistral, Nelly Sachs, Nadine Gordimer, Toni Morrison, Wisława Szymborska, Elfriede Jelinek, Doris Lessing, Herta Müller dhe Alice Munro)

11. Jorge Luis Borges
1899-1986

Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”./arratisje.al/ KultPlus.com
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Gratë që e kanë fituar Çmimin Nobel në Letërsi

Çmimi Nobel në letërsi pothuajse çdo vit shkakton polemika mes qarqeve letrare në mbarë botën. Një nga debatet më të mëdha shkaktohen për autorët e përzgjedhur, të cilët vitet e fundit kanë qënë shumë kontravers shijeve të lexueve në mbarë botën, siç ndodhi me çmimin që iu dha kantautorit Bob Dilan, apo edhe ai pas një viti për autorin pak të njohur Kazuo Ishiguro; apo së fundmi me Peter Handke, pati kontestime në lidhje me qëndrimet e tij politike; nga ana tjetër, skandali seksual në bordin e këtij çmimi, shtyu dhënien e cmimit Nobel në Letërsi.

Tashmë që prej vitit 1901 ky çmim është dhënë pa ndërprerje, duke vlerësuar punën e mbi 100 autorëve të ndryshëm në lidhje me letërsinë. Padyshim që ndër vite dhënia e këtij çmimi ka shkatuar polemika të ndryshme. Në një shkrim publikuar 2 vite para se të shpallej fitues i çmimit Nobel për letërsinë, më 1980, shkrimtari Gabriel Garsia Markez, shkruan kështu në një artikull të gjatë mbi këtë çmim: “Çdo vit, në këto ditë, një fantazmë i shqetëson shkrimtarët e mëdhenj: Çmimi Nobel për Letërsinë…. Nuk mbaj mend një parashikim të saktë. Fituesit, në përgjithësi, duket se janë të parët që befasohen. Kur dramaturgut irlandez Samuel Beckett ia komunikuan në telefon lajmin e fitimit të çmimit në 1969, ai tha i dëshpëruar: O Zot, çfarë tmerri!”; ndërsa më poshtë shkrimi vijon kështu duke folur për vetë bordin e Akademisë Suedeze që jep këtë çmim prestigjoz:“Si procedojnë, si bien dakort, cilat janë angazhimet e vërteta që përcaktojnë vendimet e tyre, është një nga sekretet e ruajtura më mirë të kohës sonë. Kriteri i tyre është i paparashikueshëm, kontradiktor, i pandikueshëm edhe nga parashikimet, dhe vendimet e tyre janë të fshehta, solidare dhe të pakthyeshme…”



Ajo që nuk dimë është nëse Markez u pendua për këtë shkrim dy vite më vonë pasi u laurua me Nobel…



Por vetvetiu po mendoja në lidhje me këta autorë dhe një pyetje më lindi. Vallë, sa gra e kanë fituar këtë çmim? Ose më saktë kush janë ato? Sa të njohura janë? Ose, sa të lexuara janë? Cilat ishin temat me të cilat ato u shpallen fituese?

Stafi i “Arratisje” bëri një kërkim dhe më poshtë po ju listojmë të gjitha gratë që e kanë fituar çmimin Nobel ndër vite, motivacionet përkatëse dhe veprat e disave prej tyre në shqip.



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 1909 – Selma Ottilia Lovisa Lagerlöf.

E lindur më 20 nëntor 1858 në Mårbacka, Suedi. I ati i saj ishte ushtarak. Ajo u trajnua për tu bërë mësuese dhe shkrimet e saja i filloi si një punë e dytë, ndërkohë që punonte në një shkollë në Landskrona. Në 1895 ajo u transferua në Falun, ku ajo iu përkushtua totalisht shkrimeve të saja. Ajo bëri disa udhëtime të gjata nëpër Europë me shoqen e saj Sophie Elkan. Pasi i ati u shpall si i paaftë për punë, ai u detyrua të shiste pronat e tij në Mårbacka, mirëpo Cmimi Nobel i tha mundësinë Selma-s të riblinte këto prona dhe jetoi aty derisa ndërroi jetë më 16 mars 1940.
Autorësia e Selma Lagerlof, i ka rrënjët tek përrallat popullore, legjendat dhe rrëfenja nga vendi ku ajo jetonte. Novela e saj e parë “Gösta Berling’s Saga” u shkëput nga realizmi dhe natyralizmi mbizotërues i kohës dhe karakterizohet nga një imagjinatë vitale. Por gjithashtu, veprat e saj japin një pamje realiste të rrethanave të njerëzve, ideve dhe jetës sociale përgjatë ringjalljes fetare të shekullit XIX. Selma shkroi vetëm në prozë. Tregimet e saja karakterizohen nga një fuqi mahnitëse përshkruese dhe nga pastërtia dhe qartësia e gjuhës së tyre.


Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “në vlerësim të idealizmit të lartë, imagjinatës së gjallë dhe përceptimit shpirtëror që karakterizon shkrimet e saj”.



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 1926 – Grazia Deledda (Emri artistik i Grazia Madesani).

E lindur më 27 shtator 1871, në Nuoro të Sardenjës, në Itali. Ajo kishte 6 motra dhe vëllezër dhe i ati i tyre punonte në tokën që kishte familja e tyre. Miqtë e familjes mblidheshin në shtëpinë e saj dhe tregonin histori të ndryshme, të cilat Grazia e turpshme vetëm i dëgjonte dhe i përvetësonte. Ajo ndoqi vetëm 4 vitet e para të shkollës, gjë që quhej e mjaftueshme për një femër atëkohë, por ajo mori edhe mësime private në shtëpi. Mësuesi i saj e inkurajoi që të dërgonte shkrimet e saj në një gazetë, dhe kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe u botua shkrimi saj i parë. Ajo u martua në 1900 dhe u transferua në Romë, ku lindi edhe 2 djem. Ajo u nda nga jeta në 15 gusht 1936, në Romë.
Grazia Deledda shkroi një numër të madh novelash, tregime të shkurtra, artikuj, interpretime për skena dhe poema. Novella e saj e parë, “Fior de Sardegna” (Lulja e Sardenjës), u publikua në 1892, dhe pas saj “Elia Portolu” në 1903 i dha një vëmendje të madhe ndërkombëtare. Fëmijëria e Grazia-s u formua nga traditat e vjetra me rrënjë të thella historike dhe përfundimet e palumtura të disa anëtarëve të familjes së saj, e mbushën atë me një besim të fortë rreth fatit të saj. Tema si forca të pakontrollueshme, dilemat morale, pasioni dhe dobësia njerëzore përsëriten në tregimet e saj. Libri në shqip: “Kallamishte në erë”


Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “për shkrimet e saj të frymëzuara me idealizëm, e cila me një qartësi të kristaltë pikturon jetën në ishullin e saj të lindjes, dhe me thellësi dhe simpati merret me problemet njerëzore në përgjithësi”.



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 1928 – Sigrid Undset.

Ajo lindi më 20 maj 1882 në Kalundborg, Danimarkë; dhe ishte vajza e një arkeologu. Ajo ishte vetëm 2 vjeçe kur familja e saj u shpërngul në Kristiania, Norvegji. Pas shkollës fillore dhe ndjekjes së mësimeve në një shkollë tregtie, ajo punoi në një zyrë. Ishte pikërisht kjo kohë kur ajo i kalonte netët e saja duke shkruar. Ajo u martua me piktorin Anders Castus Svarstad dhe sollën në jetë 3 fëmijë. Pas divorcit nga bashkëshorti, ajo u konvertua në të krishterë dhe u bë një predikuese domenikane në vitin 1928. Sigrid e kundërshtoi nazizmin dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore jetoi në SHBA; për t’u kthyer më vonë sërish në Norvegji, në Lillehammer, ku po aty, më 10 qershor 1949, ndërroi jetë.
Undset shkroi romane, tregime të shkurtra dhe esse. Në fillim ajo shkroi për femrën e fortë dhe bashkëkohore, që përpiqej me të gjitha forcat për emancipimin e saj. E frymëzuar nga i ati, një arkeolog i shquar, ajo iu rikthye të shkruarit rreth moshës së mesme. Ndër punimet e saj më të njohura është “Kristin Lavransdatter”, që merret me temën e nderit, besimit fetar, dhe jeta e përbashkët dhe e zakonshme e grave dhe burrave në Norvegjinë e shekullit të 15-të. Me njohuri të mira historike, me njohuri të thella psikologjike, imagjinatë të gjallë dhe gjuhë të fuqishme, Sigrid Undset sjell në jetë sëbashku komunitetet dhe individët. Libra në shqip nga autorja: “Zonja Marta Ouli”; “Zheni”

Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “kryesisht për përshkrimet e saj të fuqishme të jetës së Veriut gjatë Mesjetës”



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 1938 – Pearl Buck (Emri artistik i Pearl Walsh).

E lindur më 26 qershor 1892, në Hillsboro të Virxhinias Perëndimore, SHBA. Por ajo u rrit në Kinë, ku prindërit e saj shërbenin si misionarë. Kështu që ajo u rrit duke folur dy gjuhë: kineze dhe angleze. Pasi studio për disa vite në universitet në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj u rikthye në Kinë ku jetoi deri më 1934. Më vonë u rivendos në Pensilvani. Pearl u përfshi në shumë çështje sociale. Projekti të cilit ajo iu përkushtua për shumë kohë, në të njëjtën kohë me të shkruarit, ishte hapja e një qëndre për adoptimin e fëmijëve “Welcome House Inc.” , e cila u hap në 1949. Më 6 mars 1973, Pearl Buck ndërroi jetë, në Danby të Vermont.
Romani i parë i Buck “East Wind, West Wind”, u publikua në 1930. Më pas erdhi në jetë trilogjia “The Good Earth” (1931), “Sons” (1932), dhe “A House Divided” (1935); e cila është një sagë për familjen Wang. Këto libra të Pearl Buck ishin zbulimi i saj i madh letrar. Këto u vlerësuan shumë dhe shumë popullorë gjatë viteve ’30. Tema që përsëritet në romanet e saj është jeta e përditshme në Kinë. Ajo përshkruan një numër të shumtë karakteresh, të bllokuar mes traditës dhe modernizmit. Libra në shqip: “Nëna”



Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “për përshkrimet e saj të pasura dhe me të vërtetë epike të jetës rurale në Kinë dhe për kryeveprat e saj biografike”



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 1945 – Gabriela Mistral (Emri artistik i Lucila Godoy y Alcayaga).

U lind më 7 prill 1889 në Vicuña të Coquimbo, Kili. Ajo ishte vajza e një mësuesi dhe poeti, dhe vetë Lucila ishte mësuese që në moshën 15 vjeçare. Ajo punoi si mësuese e dalluar derisa poezia e saj u bë e njohur. Ajo e krijoi pseudonimin Gabriela Mistral, nga poetët e saj të preferuar: Gabriele D’Annunzio dhe Frédéric Mistral. Lucila Godoy Alcayaga kishte disa detyra brenda sistemit arsimor të Amerikës Latine, ka punuar në komisione të ndryshme, dhe gjithashtu shërbeu si konsull kilian në disa vende. Ajo ndërroi jetë më 10 janar 1957 Hempstead, New York, të SHBA.
Poemat e Gabriela Mistral karakterizohet nga emocionet e forta dhe gjuha direkte. Ato gjithashtu u ndikuan nga lëvizjet moderniste. Temat kryesore janë dashuria, mashtrimi, pikëllimi, natyra, udhëtimet dhe dashuria për fëmijët. Kryevepra e saj është “Desolación”, publikuar në 1922. Në 1924 u publikua “Ternura” (Tenderness), e cila përmban ninulla dhe vjersha për fëmijë; dhe më vonë u publikua “Tala” (Felling) në vitin 1938, në të cilën gjenden imazhe të pazakonta dhe vargu është i lirë. Mistral është përfshirë edhe në shumë çështje socio-politike dhe shkruante për shumë gazeta në Kili. Ajo ishte laureatja e parë për Nobel nga Amerika Latine.


Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “për poezinë e saj lirike, e cila e frymëzuar nga emocione të fuqishme, e ka bërë emrin e saj symbol të aspiratave idealiste të të gjithë botës Amerikano – latine”



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 1966 – Nelly Sachs.

E lindur me 10 dhjetor 1891 në Berlin, Gjermani; ajo ishte bijë e një familjeje të pasur me rrënjë hebreje. I ati ishte pronar fabrike. Ajo ishte shëndetligë dhe shumicën e edukimit të saj e bëri në shtëpi. Ajo u mahnit nga puna e Selma Lagerlöf në rininë e saj të hershme, dhe pati korrespondenca me letra me të. Selma Lagerlöf e ndihmoi Nelly-n dhe të ëmën e saj të iknin nga Gjermania naziste për në Suedi në 1940. Shumë anëtarë të afërt të familjes së saj u bënë viktima të Holokaustit. Persekutimi nazist la gjurmë të thella në psiqikën e Nelly-t dhe ndikoi në shkrimet e saj. Ajo jetoi në Stoklohm derisa ndërroi jetë më 12 maj 1970.
Fati i popullit hebre është një hije e errët përgjatë gjithë shekullit XX. Gjithashtu është baza e punës letrare të Nelly Sachs. Për poezinë e saj, ajo huazoi subjekte nga besimi dhe misticizmi hebre, por autorësia e saj është gjithashtu e ngjyrosur me forcë nga persekutimi nazist i hebrenjve, me tmerret e kampeve të vdekjes si shprehje e saj përfundimtare. Poezia e saj kombinon jehonën nga poezia e teksteve të lashta fetare me gjuhën modern.


Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “për shkrimin e saj të shquar lirik dhe dramatik, që interpreton fatin e Izraelit me forcë prekëse”



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 1991 – Nadine Gordimer.

E lindur më 20 nëntor 1923, në Springs të Afrilës së Jugut, nga dy prind hebrenj emigrantë: babai nga Lituani, ndërsa e ëma Angleze. Nadine filloi të shkruante që 9 vjeçe dhe kur ishte 15 botoi librin e saj të parë. Romani “The Conservationist” në 1974, i dha asaj famë ndërkombëtare. Nadine Gordimer ishte përfshirë në lëvizjen kundër aparteidit që në fillim dhe shumë prej librave të saj u ndaluan nga ky regjim. Ajo jetoi dhe punoi në Johanesburg të Afrikës së Jugut që në 1948, derisa ndërroi jetë në 13 korrik 2014.
Puna letrare e Nadine Gordimer ka të bëjë me shkrimin e romaneve, tregimeve të shkurtra dhe esseve. Mes viteve ’60 – ’70, ajo shkroi një numër romanesh me sfond nga rezistenca kundër regjimit të aparteidit, ndërsa Afrika e Jugut e çliruar përbën sfondin për veprat e saj të mëvonshme, të shkruara në vitet 1990. Tregimet e individëve janë gjithmonë në qendër të rrëfimeve të saj, në marrëdhënie me kufizimet dhe kornizat e jashtme. Puna letrare e Nadine Gordimer, si një e tërë, krijon një pamje të pasur të zhvillimeve historike të Amerikës së Jugut. Libra në shqip: “Një armë në shtëpi”

Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “e cila përmes shkrimit të saj madhështor epik – në fjalët e Alfred Nobelit – ka qenë një përfitim shumë i madh për njerëzimin”.



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 1993 – Toni Morrison.

Lindi më 18 shkurt 1931, në Lorain, Ohio, të SHBA, pjesë e një familjeje punëtorësh. Ajo lexonte shumë në fëmijëri dhe tregimet e të atit me tradita afrikano – amerikane, u bënë më pas një element në shkrimet e saj. Ajo ka mësuar dhe ka dhënë mësime të anglishtes në disa universitete, përfshi këtu edhe Howard University in Washington D.C. Nga 1964 ajo punoi si redaktuese në disa shtëpi botuese, dhe qëkur debutoi si autore në 1970, ajo gjithashtu pati disa role drejtuese në disa universitete, përfshi këtu Princeton.
Punimet e Toni Morrison kanë të bëjnë me jëtën e afro-amerikanëve; duke përfshirë sëbashku historinë dhe situatën e tyre në ditët e sotme. Veprat e saj shpesh përshkruajnë rrethana të vështira dhe anën e errët të humanizmit, por duke përcjellë integritet dhe shpengim. Mënyra se si ajo përcjell tregimet e jetës individuale, zbulon qëllimin e vetë jetës, të kuptuarin e saj dhe empati për personazhet e saj. Teknika e veçantë rrëfimtare e Toni Morrisonit, është zhvilluar gjithnjë e më shumë në çdo botim të ri. Ndër veprat e saj kryesore janë: “The Bluest Eye”, “Song of Solomon” dhe “Beloved”. Libra në shqip nga autorja: “Dashuri”, “Sula”, “Syri më blu”, “Zoti e ndihmoftë fëmijën”.


Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “e cila në romane karakterizohet nga forca vizionare dhe domethënia poetike, i jep jetë një aspekti thelbësor të realitetit amerikan”.



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 1996 – Wislawa Szymborska.

Lindi më 2 korrik 1923, në Bnin, Krakov, të Polonisë. Ajo ishte vajza më e vogël në familje. Ajo filloi të shkruante tregime të shkurtra dhe këngë që fëmijë, dhe e bëri debutimin e saj poetik në 1945. Përveç të shkruarit, ajo ka punuar edhe për disa gazeta, por edhe si përkthyese e poezisë franceze. Ajo ndërroi jetë në Krakovë, më 1 shkurt 2012.
Poezia e Wislawa Szymborska ngre pyetje ekzistenciale. Është unike në llojin e vet dhe kërkon një kategori lexuesish jo të lehtë. Ajo nëpërmjet poezisë së saj përpiqet të nxjerrë në dritë problemet më të thella të ekzistencës njerëzore, rrethuar nga tranzicioni i përditshmërisë së jetës sonë. Ajo ndërthur makinerinë e përjetësisë me eksperiencën momentale të tani dhe këtu. Poezia e saj karakterizohet nga një gjuhë e thjeshtuar dhe “personale”, e cila është ndryshe nga gjuha bashkëkohore, shpesh me një gërshetim në fund, të një kombinimi të mrekullueshëm të spiritualitetit, zgjuarsisë dhe ndjeshmërisë.



Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “për poezinë që me një mprehtësi ironike, lejon që konteksti historik dhe biologjik të dalë në dritë në fragmente të realitetit njerëzor”.



vijon ...
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Gratë që e kanë fituar Çmimin Nobel në Letërsi

Nobel për letërsi në vitin 2004 – Elfriede Jelinek.

Lindi më 20 tetor 1946, në Mürzzuschlag, Austria. Që fëmijë dhe adoleshente ajo mori mësime në piano dhe organo duke luajtur në konservatorin e Vjenës. Ajo studioi artin dhe teatrin në universitet dhe gjithashtu përfundoi studimet e saj në muzikë. Deri në atë kohë ajo gjithashtu kishte zhvilluar një interes në kompozimin e teksteve, të cilat përfundimisht do të ishin forma e saj kryesore e shprehjes artistike. Ajo u martua në vitin 1974. Për shkak të fobisë së saj sociale, ajo nuk ishte në gjendje të vinte në Stokholm dhe të merrte çmimin e saj Nobel.
Autorësia e Elfriede Jelinek përfshin dramë, poezi dhe prozë. Ndër veprat e saj më të mira janë “Pianistja” dhe “Epshi”; vepra të cilat karakterizohen nga një mprehtësi satirike, nga një nxitje eksperimentale dhe rrëfime pa kompromis. Nëpërmjet punës së saj ajo e ka bërë veten të njohur si një kritike e ashpër e shoqërisë moderne të konsumit, duke zbuluar strukturat e fshehta të seksizmit, sadizmit dhe nënshtrimit. Ajo është shprehur se i mëshon gjuhës për të dëgjuar ideologjitë e saj të fshehura, aq shumë sa një mjek mund t’i mëshojë gjoksit të pacientit. Libra në shqip nga autorja: “Epshi”, “Pianistja”, “Të përjashtuarit” dhe “Dashnorët”.


Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “për fluksin e saj muzikor të zërave dhe kundër-zërave në romane dhe shfaqje që me zell gjuhësor të jashtëzakonshëm zbulojnë absurditetin e klisheve të shoqërisë dhe fuqinë e tyre nënshtruese”



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 2007 – Doris Lessing.

Lindi më 22 tetor 1919, në Kermanshah, Persia (Irani sotëm). Babai i saj ishte një nëpunës i bankës dhe nëna e saj një infermiere. Familja e saj më vonë u transferua në Rodezinë Jugore më 1925. Doris Lessing ndoqi një shkollë manastiri dhe një shkollë për vajzat, por përfundoi studimet e saj në moshën 14 vjeçare dhe u largua nga shtëpia. Ajo vazhdoi të punonte si kujdestare, telefoniste, stenografe dhe gazetare, dhe botoi disa tregime të shkurtra. Në 1949 u vendos në Londër. Ajo u përfshi në politikë dhe çështje sociale dhe mori pjesë aktive në fushatën kundër armëve bërthamore. Doris Lessing u martua dy herë dhe kishte tre fëmijë. Ndërroi jetë në Londër, më 17 nëntor 2013.
Boshti i punëve të Doris Lessing përfshin rreth 50 libra dhe përfshin disa zhanre. Shkrimet e saj karakterizohen nga studime depërtuese për kushtet e jetesës në shekullin e 20-të, modelet e sjelljes dhe zhvillimet historike. Romani i saj më eksperimental, ” The Golden Notebook”, që nga viti 1962, është një studim i psikikës së gruas dhe gjendjes së jetës, shumë shkrimtarëve, seksualitetit, ideve politike dhe jetës së përditshme. Disa nga librat e Doris Lessing arrijnë në të ardhmen. Ndër të tjera, ajo portretizon orën e fundit të civilizimit tonë nga perspektiva e një vëzhguesi jashtëtokësor. Libra në shqip nga autorja: “Fëmija i pestë”, “Më e ëmbra ëndërr”, “Sërish dashuri” dhe “Vera para errësirës”.


Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “epikja e përvojës femërore, që me skepticizëm, zjarr dhe fuqi vizionare ka nënshtruar një qytetërim të ndarë për shqyrtim”



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 2009 – Herta Müller.

Herta Müller ka lindur në një familje bujqësore që jeton në Nitchidorf, jashtë Timishoarës, Rumani; më 17 gusht 1953. Familja e saj i përkiste pakicës gjerman-folëse të Rumanisë, pozita e pambrojtur e saj gjatë regjimit komunist ngjyrosi jetën dhe veprat letrare të saj. Ajo u shkarkua nga pozita e saj si përkthyese pasi refuzoi të bashkëpunonte me policinë sekrete Securitate, duke u bërë kështu mësuese dhe shkrimtare. Libri i saj i parë, ‘Nadirs’, u botua në Rumani si një version i censuruar në vitin 1982, ndërsa kopjet e pacensuruara u shpërndanë jashtë vendit. Herta Müller shkoi në mërgim në Gjermani në vitin 1987.
Punimet letrare të Herta Mullerit adresojnë cenueshmërinë e individit nën shtypje dhe persekutim. Veprat e saj janë të rrënjosura në përvojat e saj si një nga pakicat etnike gjerman-folëse të Rumanisë. Ajo e përshkruan jetën nën regjimin e Çausheskut – se si diktatura ushqen frikë dhe tjetërsim, që qëndron në mendjen e një individi. Inovative dhe me saktësi gjuhësore, ajo ngjall imazhe nga e kaluara. Veprat letrare të Herta Müller janë kryesisht prozaike, edhe pse ajo shkruan poezi. Libra në shqip nga autorja: “Çdo gjë që kam e mbaj me vete”, “Njeriu është një fazan i madh mbi tokë”, “Kafsha e zemrës”.


Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “i cili, me përqendrimin e poezisë dhe sinqeritetin e prozës, përshkruan peizazhin e të dëbuarve”



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 2013 – Alice Munro.

Alice Munro ka lindur në Wingham, Ontario në Kanada; më 10 korrik 1931. Babai i saj ishte fermer dhe nëna e saj ishte mësuese. Alice filloi të shkruante që adoleshente. Ajo gjithashtu ka studiuar në Universitetin e Western Ontario dhe ka punuar si nëpunëse e bibliotekës. Pas martesës, ajo u zhvendos me bashkëshortin e saj në Dundarave, West Vancouver, dhe u rikthye përsëri në vitin 1963 në Victoria, ku çifti hapi një librari. Që nga fundi i viteve ’60, Alice Munro i është kushtuar të shkruarit.
Alice Munro ia ka kushtuar karrierën e saj letrare pothuajse ekskluzivisht zhanrin të tregimeve të shkurtra. Ajo u rrit në një qytet të vogël kanadez; në llojin e mjedisit që shpesh i ofroi sfonde për tregimet e saj. Në pak faqe, ajo ishte e zonja të fuste kompleksitetin e një romani të tërë. Temat kryesore të punës së saj janë problemet e marrëdhënieve dhe konfliktet morale. Marrëdhënia midis kujtesës dhe realitetit është një tjetër temë e përsëritur që ajo përdor për të krijuar tensione. Me mjete delikate, ajo është në gjendje të tregojë ndikimin që ngjarjet në dukje të parëndësishme mund të kenë në jetën e një personi. Libra në shqip nga autorja: “E shtrenjta jetë”, “Armik, mik, i dashur” dhe “Kaq shumë lumturi”.


Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “mjeshtre e tregimit të shkurtër bashkëkohor”



Çmimi Nobel për letërsi në vitin 2015 – Svetlana Alexievich.

Lindi në Ivano Frankivsk të Ukrainës, më 31 maj 1948. Babai i saj ishte bjellorus me nënë ukrainase. Ajo u rrit në Bjellorusi, ku të dy prindërit e saj ishin mësues. Ajo studioi për t’u bërë gazetare në Universitetin e Minskut dhe punoi si mësuese, gazetare dhe redaktore. Në Minsk ajo ka punuar në gazetën Sel’skaja Gazeta. Kritikat e saj për regjimet politike në Bashkimin Sovjetik bënë që Bjellorusia ta detyrojë që të jetojë periodikisht jashtë vendit, si në Itali, Francë, Gjermani apo Suedi.
Svetlana Alexievich përshkruan jetën gjatë dhe pas Bashkimit Sovjetik përmes përvojës së individëve. Në librat e saj përdor intervista për të krijuar një kolazh të një game të gjerë zërash. Me “romanet e saj dokumentare”, Svetlana Alexievich, e cila është gazetare, lëviz në kufirin midis raportimit dhe fiksionit. Veprat e saj kryesore janë cikli i saj i madh Voices of Utopia, i cili përbëhet nga pesë pjesë. Librat e Svetlana Alexievich kritikojnë regjimet politike si në Bashkimin Sovjetik dhe më vonë në Bjellorusi. Libra në shqip nga autorja: “Zëra nga Çernobili” dhe “Lufta nuk ka fytyrë gruaje”.

Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “për shkrimet e saj polifonike, një monument për vuajtjen dhe guximin në kohën tone”

Çmimi Nobel për letërsi në vitin 2018 – Olga Tokarczuk.

Lindi në 1962 në Sulechów në Poloni dhe jeton në Wrocław. Prindërit e saj ishin mësues dhe babai i saj funksiononte edhe si bibliotekar i shkollës. Në bibliotekë ajo lexoi goxha gjithçka mund të merrte në dorëzim dhe pikërisht këtu ajo zhvilloi oreksin e saj letrar. Pas studimeve për psikologji në Universitetin e Varshavës ajo bëri debutimin e saj si shkrimtar fiction 1993 me Podróz ludzi Księgi (“The Journey of the Book-People”), vendosur në Francën dhe Spanjën e shekullit të 17-të, ku personazhet janë në kërkim të një libri misterioz në Pirenej. Libri u prit mirë dhe iu dha mimi i Botuesit Polak për debutimin më të mirë të viteve 1993-94. Megjithatë, përparimi i saj i vërtetë erdhi me romanin e saj të tretë Prawiek i inne czasy 1996 (Primeval dhe Other Times, 2010). Kjo sagë familjare e ndërtuar në mënyrë të hollësishme në disa breza pasardhës, është vendosur në një vend mitik me ndikim të fortë simbolik, njëkohësisht plot me detaje realiste dhe të gjalla. Fillon në vitin 1914 dhe merret me historinë polake të shekullit të 20-të, dhe Tokarczuk ka pohuar se narracioni ishte një përpjekje personale për tu pajtuar me imazhin kombëtar të së kaluarës. Romanet e saj janë një shembull i shkëlqyer i letërsisë së re polake pas vitit 1989, duke i rezistuar gjykimit moral dhe duke mos dashur të përfaqësojë ndërgjegjen e kombit. Përkundrazi, ajo tregon një dhuratë të jashtëzakonshme të imagjinatës me një shkallë të lartë sofistikimi artistik. Libra ne shqip: “Sonatë për shumë tamburë”, “Shtërgjet”, “Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve”.

Motivacioni për Çmimin Nobel ishte: “për një imagjinatë përshkruese që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës.”
 
Top