Libraria e shendetit

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Billi Gates dhe familja e tij
Doktorët thonë se bilioneri ka refuzuar të vaksinojë fëmijët e tij....
E pra është dhe prodhuesi më i madh i vaksinave....

Çfarë paradoksi...


1600443483939.png
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Sëmundjet fillojnë nga truri...


E kanë thënë grekët e lashtë 500 vjet para Krishtit...
Të njëjtat që po thotë profesor Molinari tek video e fundit sot pasdite i shpjegoi dhe Krenari gjërësisht tek video live tek grupi i miqve të librarisë sot në drekë.
Pikërisht ky izolim mund të shkaktojë probleme deri psikosomatike të trurit dhe mund të shtojë nivelet e sëmundjeve tek gjjthësekush dhe gjithashtu mund të shtojë rrezikun e përhapjes dhe infektimit prej virusit sepse virusin nuk e kontrollon dot askush sepse përveçse është përhapur tashmë , viruset kanë vetëdijen e vet dhe ndërkomunikim të tyrin në nivel global dhe askush nuk i ndalon dot. ( U shpjegua e detajuar në grup sot dhe ne videot e mëparshme).
Dhe më e pakta virusi nuk mund të ndalohet me dorezat e maskat prej plastike.
Një qelizë është 1 e milionta e milimetrit e ndërsa një virus është 1,000 herë më i vogël se qelizë.
Të përpiqesh të ndalosh virusin me maskë është njësoj sikur të pengosh mushkonjat të hyjnë në shtëpi duke vënë kangjella.
E më të prekurit tashmë janë fëmijët dhe të moshuarit.
Pa diell e pa lëvizje...të gjithë jemi më të rrezikuar.


 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Krenar Velça ND

Shkenca po kërkon shkaqet e kësaj “pandemie” nga një virus i panjohur. Njerëzit presin zgjidhje nga shkenca për zgjidhjen e “problemit”. Fajësojnë Kinën për ushqime të këqija, por të gjithë konsumojnë ende mishin e lopës, derrit etj., ngarkojnë trupin me helme me metale toksike, sabotojnë sistemin imunitar me sheqerna, kripëra të rafinuara dhe alkole.
Tashme edhe shkenca nuk po fsheh gjë nga masa e popullit. Doktorët më parë thonin se mund të vdisni nga kjo apo ajo sëmundje dhe duhet të merrni këtë apo atë helm (ilaç farmaceutik).
Shkenca tanimë po e thotë se nëse nuk kujdeseni për sistemin imunitar ju mund edhe të vdisni. Nëse nuk jeni në gjendje sot të mbroni veten ndaj virusit, edhe nesër nuk do të jeni në gjendje ta bëni, edhe nëse mbylleni brenda. Viruset pësojnë vazhdimisht mutacion, ato do të ekzistojnë gjithmonë, ne jemi të ndërvarur me ato për ekzistencën tonë. Në këtë mënyrë trupi ynë bëhet më i fortë dhe viruset na përdorin për të mbijetuar.
Është tashmë e qartë se njerëzit me sëmundje të rënda kronike dhe me nivel të lartë kortizoli (hormoni i stresit) nuk mund t’i mbijetojne infeksionit me Covid 19. Por përsëri media po e bombardon botën me informacione alarmante për të shkaktuar më shumë stres dhe panik (rritje e kortizolit), ushqimet e këqija në sasi edhe më të madhe rrisin insulinën dhe sabotojnë sistemin imunitar.
Me stresin dhe karantinën njerëzit po hanë dhe më shumë, po pinë pije toksike për të qetësuar ankthin, pa hanë më shumë yndyrna në një ambient tepër stresues. Kësaj i shtohet edhe mungesa e levizjes fizike, gjumit dhe mungesës së vitaminës D nga rrezet e diellit
Njerëzit kanë një ide shumë të mjegullt për sistemin imunitar, ata nuk e perceptojne se ai është i lidhur me zorrët, dhe zorra është truri që kontrollon hormonet, enzimat, oksigjenin.
Njerëzve u është bërë lavazh truri dhe nuk e vlerësojnë trupin e tyre si tërësi. Ata janë mësuar të marrin ilaçe për veshkat, zemrën, zorrën, mushkritë, por asgjë për sistemin imunitar. Por e vërteta është se sistemi imunitar nuk pranon asnjë toksinë, ai i dikton dhe i neutralizon ato vetvetiu.
Tani në Evropë më shumë se kurrë stafi shëndetësor po u kërkon njerëzve të mos marrin medikamente, sepse është vdekjeprurëse me Covid 19. Vetëm tani po kujtohen për këtë gjë. Edhe ilaçet më të thjeshta për ethet dhe kollën e kompromentojnë shëndetin, e njëjta gjë vlen me anti-inflamatorët dhe antibiotikët.
Dhe tashmë japin vetëm paracetamol, vitamin C dhe monitorojnë frymëmarrjen me respiratorë.
Disa thonë se mund të kurohet me ilaçe të malarjes. Absolutisht jo! Ka shumë efekte anësore, më keq se vëtë sëmundja, sabotojnë hormonet e trurit dhe nuk e kurojnë malarjen. Njërëzit që e kanë provuar e dinë.
Njerëzit të frikësuar mezi po presin një vaksinë, sepse kjo na zgjidh gjithçka. E gjithë kjo dramë, i gjithë ky panik është krijuar për t’ju vrarë. Vaksinat shkatërrojnë sistemin imunitar dhe të çojnë drejt vdekjes.
Njerëzit janë kthyer në dele, të burgosur në shtëpi, dhe nuk do të jenë në gjendje të dalin derisa të njohin të vërtetën, derisa të marrin guximin për hir të jetës të luftojnë me të ligën që po i pllakos, derisa të bëhen luanë që ta shqyejnë ujkun.
Është më mirë të jesh një luan se sa një delë e pavlerë dhe e frikësuar, sepse kështu do t’i jepni vlerë jetës suaj dhe do të siguroni jetën e fëmijëve tuaj. Shikoni pasojat e këtij paniku, kësaj histerie: shkatërrim i ekonomisë, mirëqenies, shëndetit nga përdorimi i kimikateve për dezifektim dhe pastrim, rritje e çmimeve, kriminalitet etj., etj.
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Kjo është një letër e dërguar nga Dr Bruce Lipton
për komunitetin tonë natyropat lidhur me koronavirusin.

Dr. Bruce Lipton phD



Bota është kapluar nga frika e Koronavirusit. Le ta bëjmë të qartë një fakt: Nëse keni pasur ndonjëherë ftohje dhe grip në jetë, të gjitha mundësitë janë se keni pasur një infeksion me koronavirus. Po, sepse koronaviruset shkaktojnë simptomat e gripit dhe ftohjes.
Por ne po na programojnë me besimin se ky virus i veçantë i gripit është “vdekjeprurës”. Kjo frikë ka ndaluar koncerte, konferenca dhe evente publike në të gjithë botën. Frika na ka çuar në karantina dhe në bllokim të fluturimeve ndërkombëtare. Ka çuar në mungesë të letrave higjenike në Australi, ku qytetarët kanë boshatisur dyqanet për t’i paraprirë mbylljes në shtëpi nga ky infeksion.
Së pari, sa vdekjeprurës është ky virus? Janë raportuar vdekje të lidhura me koronavirusin që sipas statistikave sugjerojnë se afër 2% e popullsisë së infektuar mund të vdesë. Uuau! Ky numër është 1% më shumë se vdekjet që i atribuohen gripit të zakonshëm. Ajo që na mashtron në këtë panik është se çdokush që ka këtë virus do të vdesë nga e ftohura. Kjo nuk është aspak e vërtetë! Shëndeti i të gjithë viktimave të koronavirusit ka qenë më parë i kompromentuar (në gjendje të rëndë) para se ata të infektoheshin.
Si shembull më poshtë po japim informacion nga lajmet lidhur me 6 pacientë që vdiqën nga virusi javën e kaluar në Uashington:
“Gjashtë veta vdiqën në Uashington dhe zyrtarë të shëndetësisë kanë identifikuar 18 raste. Katër raste në Kontenë King ishin në një ambient kujdesi shëndetësor për të moshuar në Kirkland. Më shumë se se 50 rezidentë dhe staf u testuan. Vdekjet sipas zyrtarëve të shëndetësisë përfshinin:
- Një burrë 70 vjeç që jetonte nën kujdes shëndetësor. Ai kishte probleme serioze shëndetësore dhe vdiq të dielën.
- Një grua rezidente në qendër në moshën 70 vjeç. Edhe ajo me probleme serioze shëndetësore dhe vdiq të dielën.
- Një grua 80-vjeçare që ishte në gjendje kritike për jetën në qendrën Evergreen,vdiq të dielën.
- Një tjetër pacient në qendrën shëndetësorë për të moshuar Evergreen vdiq por nuk jepen detaje për pacientin.
Dy vdekje të mëparshme përfshinin një burrë 70 vjeçme probleme serioze shëndetësore, rezident në qendër. Burri tjetër ishtë 50 vjeç përsëri me probeme serioze shëndeësore, sidomosnë sistemin e frymëmarrjes. Ai vdiq qendrën shëndetësore Evergreen në Kirkland.
Siç theksohet në këtë raport shëndeti i personave të vdekur me koronavirus ishte në gjendje shumë serioze. Njerëzit e shëndetshëm mund të përjetojnë simptomat e gripit dhe ftohjes nga ky virus, ndërsa ata të sëmurë dhe në shtratin e vdekjes do të takojnë “Korrësin e Shpirtrave” kur infektohen. Është e vërtetë njerëzi e sëmurë janë më të prekshëm ndaj virusit; njerëzit e shëndetshëm skanë pse të frikësohen.

Siç thuhet në “Biology of Belief”, stresi është përgjegjës për deri 90% të sëmundjeve, përfshirë ato të zemrës, kancerin dhe diabetin. Kur një individ është në stres çlirimi i hormoneve të stresit (psh. Kortizoli) bllokon sistemin imunitar për të ruajtur energjinë e trupit për t’u larguar nga stresuesi i perceptuar, pra nga “kthetrat e tigrit”. Hormonet e stresit janë kaq efektive në kompromentimin e sistemit imunitar, saqë kirurgët u japin marrësve të organeve të transplantit hormone stresi për të penguar sistemin e tyre imunitar që të refuzojë implantin e huaj në trup.
Konkluzioni është i qartë:
Frika nga koronavirusi është më vdekjeprurëse se sa virusi vetë!

Media (ndoshta në bashkëpunim me industrinë farmaceutike) po kompromenton shëndetin e njerëzve duke përdorur frikën. Ky është rezultat i mendimi negativ (efekti nocebo) i cili është krejtësisht i kundër me efektin placebo që manifeston mendimin pozitiv. Nëse ju përpiqeni të qëndroni të shëndeshëm me një ushqim të mirë, me vitamina e fitonutrientë si frutat dhe perimet, ushtrime fizike, shëtitje në natyrë për të marrë rreze dielli dhe ajër ta pasur me oksigjen, dhe më e rëndësishmja të mënjanoni stresin (pra “frikën” nga virusi), edhe nëse infektoheni me këtë virus, e shumta do të keni një ftohje dhe temperaturë të lehtë.
Nëse keni një sistem imunitar të kompromentuar do të ishte shumë mirë që të rrethoheshit nga familja dhe miqtë tuaj të dashur, të keni mendime pozitive dhe të konsumoni ushqime me vitamina, elektrolike, pra hidratuese, si frutat dhe perimet për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Të ndjekësh intuitën dhe të bësh më të mirën për veten është çelësi i mirëqenies. Esenca është se nuk ka rëndësi kush jeni dhe në ç’gjendje shëndetësore jeni, ju do të jeni mirë vetëm nëse largoheni nga frika dhe e suportoni veten me gjërat që ndjeni se janë më të mirat për ju.

Ju lutem mbani në mendje të vertetë e fizikës kuantike, shkencës më të vlefshme nga të gjitha shkencat në planet:
Vetëdija krijon përvojat tuaja jetësore! A jeni të vetëdijshëm për sëmundjen .... apo për shëndetin?


Duke ju uruar Shëndet, Lumturi dhe Harmoni.
Me Dashuri dhe Dritë,
Bruce
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Koronavirusi - një tregti e frikës në nivel global


Nëse jeni kaq të preokupuar për “VIRUSIN” atëherë duhet të detoksifikoheni sot më shumë se kurrë. Një trup alkalin dhe me veshka që filtrojnë është mburoja juaj supreme.
A janë dorezat dhe dezifektantët zgjidhja? Do ta shohim. Por tregtimi i frikës në këtë nivel është tepër i turpshëm për njerëzimin. Po pra, vrit bakterie që të ndihmojnë, përthith në trup alkool dhe kimikate që të shkatërrojnë mikrobiomën. Përsëri s’mund ta vrisni virusin. Trupit i duhet të nisë një përgjigje imunitare (ethe, temperature) që ju ta nxirrni atë jashtë trupit.
Mos u panikoni dhe mos u mashtroni nga media në shërbim të Rendit të Ri Botëror (NWO) dhe kuptoni se një proteinë e huaj s’mund të sulmojë sistemin tuaj imunitar dhe të marrë jetën tuaj nëse dieta juaj është një mburojë kundër saj dhe trupi juaj është një ambient alkalin që nxjerr jashtë çdo gjë të huaj që hyn në të. Lëvizni limfën dhe mësoni si të bëni veshkat të filtrojnë që trupi të funksionojë në nivel detoksifikimi, sepse trupi ynë është i ndërtuar të shkatërrojë dhe eliminojë mbeturinat.
Thjesht mos hani ushqime që formojnë acide apo mukus (që janë bulmeti, vezët, mishi, brumërat) dhe përqendrohuni në ushqime hidratuese dhe alkaline si frutat dhe perimet. Bëjeni dietën tuaj 80%-100% fruta dhe perime. Ky është versioni më i mirë. Sepse ju s’mund ta vrisni një virus, vetëm mund ta nxirrni (detoksifikoni) atë jashtë trupit tuaj.
Doktorët (alopatë) – promovuesit e kësaj pandemie frike
A punojnë doktorë në fushën e shëndetit? A janë medikamentet farmaceutike shëruese? Mjekësia e vërtetë është natyra dhe modaliteti i sotëm i mjekësisë alopate është shumë larg shëndetit sepse ata nuk kanë fitime kur njerëzit janë të shëndetshëm. Ata kanë mësuar t’ju mbajnë të sëmurë, pavarësisht nëse e bëjnë me qëllim apo jo këtë gjë. Sepse ata nuk janë arsimuar për të ditur shkakun pse njerëzit sëmuren dhe mënyrën si të jenë të shëndetshëm. Ata janë arsimuar për të supresuar dhe maskuar simptomat e sëmundjes. Ata e injorojnë bazën e kimisë dhe faktin e te këqijave që sjell një dietë acide te njerëzit. Vetëm pak doktorë mund t’ju thonë se çfarë e shkakton inflamacionin. Pjesa më e madhe për çdo “sëmundje” thonë se është autoimuniare. Kjo tregon se sa larg janë ata nga e vërteta dhe shëndeti. Kjo shpjegon pse ju mbajnë në errësirë vetëm për hir të fitimeve të tyre financiare.
Nuk po përpiqem të sulmoj doktorët, por ky është realiteti i hidhur. Qëllimi i tyre është t’i mbajnë pacientët gjallë dhe jo t’i bëjnë sërish të shëndeshëm. Është i turpshëm numri i lartë i vdekjeve për shkak të trajtimit të sëmundjeve përmes farmaceutikës. Nëse doktorët do t’u mësonin pacienëve dietën jo acidformuese, do t’u mësonin sistemin limfaik dhe detoksifikimin rigjenerues atëherë miliona njerëz nuk do të qanin nëpër spitale duke parë të afërmit e tyre duke vuajtur! Kur e vërteta fshihet padrejtësisht dhe me qëllim kemi një sistem mjeksor të lig. Dhe është vërtet e ligë t’u thuash pacientëve se dieta ushqimore nuk luan asnjë rol në shëndetin e tyre dhe sëmundjet nuk kanë shkak ose janë “autoimunitare”.
Kjo e keqe duhet të ndalojë dhe këtë do ta bëni ju të dashur miq të faqes duke kuptuar vete dhe duke i mësuar të tjerëve se gjithmonë se ka një shkak që sjell një efekt dhe dieta ushqimore ka rol themelor në faktin nëse jeni apo jo të shëndetshëm. Nuk bëhet fjalë për një sindromë misterioze autoimunitare, por për një acidozë sistemike nga dieta plot me proteina dhe “ushqime” të procesuara plot me kimikate.
Nësë doni të jeni mirë me shëndet mësoni se përse dieta dhe stili i jetesës është me rëndësi primare dhe mësoni për detoksifikimin rigjenerativ. Këtë po përpiqem të bëjnë ne gjithë këto vite, në të kundërt me doktorët alopatë që përpiqen t’ju shpëlajnë trurin. Ne po ju ndihmojmë të përmirësoni shëndetin përmes një diete natyrale dhe duke ju mësuar se acidoza & toksemia dhe pamundësia për të eliminuar mbeturinat nga organizmi janë shkaku i sëmundjeve. Duke ju mësuar se cilat janë ushqimet acide dhe toksike për ju dhe se ato gërryese dhe antagoniste me indet dhe qelizat e trupit. Duke ju mësuar se hidratimi dhe alkalizimi i shërben trupit për të larguar mbeturinat dhe për t’u shëruar. Duke ju mësuar se koncepti “sëmundje autoimunitare” është një gënjështër e madhe për t’ju mbajtur të sëmurë, të vuajtur dhe të pashpresë.

Krenar Velça ND
 
Top