Libraria e shendetit

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Kjo eshte nje nisme disa vjecare e dy personave ne facebook
Keshillat e tyre me duken interesante dhe me vlere ne drejtim te shendetit , me poshte do gjeni disa info te dhena nga keta persona ne kete grup shendeti te quajtur “ Libraria e shendetit “
Uroj tju sherbeje 🙂

Dhe vjen një ditë kur e kupton fare mirë se sekreti nuk është tek ushqimi, sekreti është tek ELIMINIMI.

Sepse ushqimi është shumë i thjeshtë dhe mund ta zgjidhësh shumë kollaj, por të arrish ta bësh trupin të eliminojë atë që nuk i përket është më shumë se e vështirë!

Dhe mund të themi se aty fillon detoksifikimi i vërtetë.

Edhe detoksifikimi = Eliminim.
Pa eliminim nuk ka Detoksifikim!



“Doktoret ju japin ilace per te cilat dine shume pak,
Per te kuruar semundje qe dine edhe me pak,
Tek njerezit per te cilet nuk dine asgje.”


Voltaire, satirist Francez (1694-1778)


Me Detoksifikim, gjerat jane te thjeshta fare
Me thjeshte nuk ka
Fruta te fresketa dhe lengje frutash
Perimet te fresketa dhe lengje perimesh
Bime te fresketa ose te thata
Lengje bimesh te fresketa
Tinktura me bime te fresketa ose te thara
Cajra me bime
Fruta te thara, fara ne miniature
Bime dhe pluhura qe pershpejtojne Detoksifikimin, duke pastruar dhe rigjeneruar njekohesisht deri ne nivel qelizor


Ushqimet e ndryshme dhe çfarë bëjnë ato gjatë Proçesit të Detoksifikimit
🍓
Frutat, Berriet dhe Shalqitë - Rrisin Detoksifikimin
🍀
Bimët - Rrisin Detoksifikimin
🌿
Perimet Gjethe Jeshile Dhe Filizat - Asistojnë në Detoksifikim
🥑
Perimet e Tjera - Zvogëlojnë Detoksifikimin
🍞
Ushqimet me Niseshte - Stopojnë Detoksifikimin
🌰
Arroret, Farat dhe Legumet - I Japin Fund Detoksifikimit
🍳
Proteinat, Bylmeti and Drithërat - E kthejnë mbrapsht Detoksifikimin
🍯
Ushqimet e Gatuara - I Japin Fund Detoksifikimit


 
Last edited:

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
1600439219025.png

Shëndeti është energji dhe energjia vjen nga jeta, jo nga vdekja.
Kur hani ushqime të gjalla dhe me jetë do ta kuptoni menjëherë rritjen e nivelit të energjisë në trupin tuaj dhe efektet negative që kane patur ushqimet e vdekura që mund të keni konsumuar.






Te gjitha organet krijohen ne zorren zbritese, ne fazen embrionale gjithmone.
Dhe sidomos organet qe i perkasin anes se majte te organizmit dmth kjo zorre ka lidhje me mushkerine e majte, veshken e majte, zemren, shpretken, etj.
Dmth shpeshhere problemet e zemres jane te lidhura ngushte me bllokimin e zorres zbritese!
Edhe si e thote dhe vete Hipokrati te gjitha problemet vijne prej zorreve!
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
“Shumica e njerezve harxhojne gjysmen e jetes se tyre per t’u semure
Dhe gjysmen tjeter te jetes perpiqen per te kthyer shendetin e tyre mbrapsht !!”
Te ushqehesh shendetshem eshte menyre jetese qe trashegohet qe prej gjenetikes se prinderve, gjysherve, stergjysheve... niset kur nis dhe jeta dhe vazhdohet per gjate gjithe jetes.
Sot 99% e njerezve jane me dobesi adrenale e shume e shume dobesi te tjera te trasheguara.
Nese shume prej jush sot bejne detoksifikim dhe me menyren e tyre hane dhe pine shendetshem eshte per te rregulluar gjenet e semura te trasheguara prej brezash.
Prandaj shume prej jush nuk arrijne dot te pine lengun jeshil as edhe 3 dite, apo as edhe 3 jave sepse ai leng u nxjerr atyre dobesite e tyre dhe ato te trasheguara.
Prandaj ndodh qe shume prej jush nuk qendrojne dot me fruta sepse frutat u nxjerrin dobesite ne trupat e tyre.
Zoti na ka disenjuar ne ate forme qe ne si rrace njerezore te lulezojme ne nje diete vetem me fruta.
Prandaj shume prej jush nuk agjerojne dot as edhe nje dite sepse agjerimi serish ju nxjerr dobesite tuaja te trasheguara prej brezash.
Ndryshoni shpejt sepse tashme per te gjithe ne tashme eshte “vone”, nuk eshte aspak heret.
Rraca jone po degradon cdo dite e me shume.
Eshte e frikshme qe sot shikon 20-vjecare me semundje si tiroidet, diabeti, depresioni, etj.
Si munden keto breza te trashegojne???!!!!
Cfare do te trashegojne, trupa te semure qe ne femijeri???!!!!
Frike shume...dhe injorance qe sa vjen e behet me e pushtetshme fatkeqesisht.
Ndryshoni sa me shpejt se koha vrapon e nuk pyet shume per mendjet dhe budallallekun tone qe nuk mbaron kurre.
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Per sa kohe une duhet ta Detoksifikoj trupin tim?
Gjatesia e kohes se detoksifikimit varet se sa vite ju keni konsumuar nje diete te varfer dhe zgjedhje te varfra jetese, pasi cdo person eshte i ndryshem.
Nje tjeter faktor eshte dhe statusi shendetesor i prinderve tuaj kur ju keni lindur. Mendoni per detoksifikimin njesoj sikur te hiqnit lekurat e nje qepe, te alkalizoheni, te detoksifikoni dhe rigjeneroni Miliarda qeliza tuajat.
Tabela e meposhtme eshte vetem nje udhezuese
STADET E DETOKSIFIKIMIT
Nje detoksifikim i plote dhe i kompletuar i trupit mund te shkoje 7 vjet, e njejta periudhe kohore qe ju duhet per te zevendesuar te gjitha qelizat ne trupin tone. Me shume se gjysma e mbetjeve te akumuluara ne trup mund te clirohen brenda 7 diteve te para, por sherimi dhe restaurimi i plote i trupit mund te ndahet me disa stade, si eshte shenuar dhe ne kete tabele
* Pas 1,5 vitesh ndodhin pastrimet e sistemit te tretjes me largimin e depozitave te yndyrnave dhe kalcifikimeve
* Viti 1,5 - 2 ndodhin pastrime te thella indesh dhe kycesh
* Viti 2 - 5 ndodhin pastrime te tjera ne kyce, kartilazhe she strukturimi i kockave
* Viti 5 - 6 ripozicionimi i organeve dhe rikrijimi i te rejave
* Viti 6 - 7 pastrime neurogjikale dhe indeve te trurit
E shikoni se trupi yne eshte nje mrekulli me vete.
Ai e rigjeneron dhe rinderton vet veten e tij.
Thjesht krijojini ambientin dhe jepini kohe ta beje vete kete proces per mrekulli.

1600440299031.png
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Frutat me te mira ne bote per detoksifikim rigjenerues dhe per cudine tuaj mbi 90 perqind gjenden ne vendin tone. Eshte mekat te mos i perdorni.
Limoni
Shega
Rrushi
Portokalli
Molla
Shalqiu
Manaferrat
Boronicat
Luleshtrydhet
Mango
Goji berry
E shihni sa te lehte e keni detoksifikimin. Por jo vetem ate. Shpenzimet per ushqim dhe te tjera bien goxha. Vetem boronica eshte e shtrenjte per shkak te propagandes, nderkohe sipas renditjes vjen goxha me poshte. Manaferra eshte goxha me e mire. Gjithsesi mos ua mesoni katunareve kete gje se gati jane ta rrisin cmimin.
Askush nuk ua shet djathin e mishin 70 leke apo 150 leke kg, ndersa frutat e mesiperme i gjeni ne treg fare kollaj me keto cmime. Mendoni per shendetin dhe per kuleten tuaj.
Duke ngrene fruta shpenzoni shume here me pak, kurseni energjine per gatim, nuk perdorni detergjent per larjen e eneve, largoni ererat e shpifura te gatimit, dhe mbi te gjitha
FITONI SHENDET DHE VITALITET
Krenar Velca
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
E vërteta për kockat dhe kalçiumin


Cdokush është shumë i fokusuar te kalçiumi per forcimin e kockave, por kalçiumi nuk është nutrienti më i rëndësishëm për kockat.
Njerëzit janë të fiksuar pas kalçumit. Ajo që nuk arrijnë të kuptojnë është se kalçiumi gjendet në pothuajse gjithçka që ata hanë, madje dhe në ushqimet e pashëndetshme. Kalçiumi gjendet me shumicë në bimët dhe frutat e freskëta, veçanërisht tek ato me gjethe jeshile. Gjendet kudo, te frutat dhe perimet, por edhe te ushqimet e përpunuara (junk food) që hani përditë si buka, çerealet, mishi, biskotat, djathi etj. Njerëzit marrin kaq shumë kalçium saqë ngurtësojnë kyçet dhe muskujt, bllokojnë arteriet dhe i kthejnë veshkat e tyre në gur. Trupat e njerëzve kalçifikohen kaq shumë saqë vërtet po kthehen në gur. Kur bëhen autopsi dhe hapen zemrat një lëng i trashë i bardhë del prej zemrës dhe arterielve. Dhe ç’është ky lëng? Kalçium! Ai na çon drejt vdekjes. Dhe përse ne vazhdojmë të themi se kemi nevojë për kalçium?
Problemi nuk është të marrim mjaftueshëm kalçium, por kalçium që të përthithet dhe të përdoret si duhet nga organizmi, dhe për këtë na duhet Magnezi. Ai që mungon vërtet është magnezi, jo kalçiumi.
Nëse ju shkoni në shkoni në farmaci dhe bleni një shishe me pilula të kombinuara kalçium & magnez, s’keni kuptuar asgjë. Ju keni kalçium me shumicë. Në fakt, ju duhet ta largoni atë. Ajo çfarë keni nevojë është magnezi. Pa magnez kemi atake të zemrës. Sëmundjet e zemrës janë numër një sot në botë, më shumë se kanceri. Magnezi ul presionin e gjakut dhe ju lehtëson. Dhe pa magnezin kalçiumi nuk mund të përthithet nga trupi.
Kështu që STOP me kalçiumin. Ju e keni atë me tepri në trup pavarësisht dietës dhe asaj që hani.

Nëse problemi juaj janë kockat atëherë janë dy gjëra të tjera të rëndësishme që ju keni nevojë.

Kalçiumi nuk është nutrienti më i rëndësishëm për kockat. Silici po. Silici është numri një sepse silici formon kolagjenin dhe elastinën. Nëse merrni një kockë pule dhe e vendosni në uthull për një javë të gjithë mineralet largohen nga kocka dhe mbetet një masë kërcore fleksibile. Ky është matriksi i kolagjenit që i jep kockave tuaja forcë dhe fleksibilitet. Nëse nuk keni këtë fleksibilitet kockat tuaja do të thyhen. Një nga arsyet që medikamente si Fozamax dhe Boniva rrisin rrezikun e frakturave është se ato i bëjnë kockat tuaja të ngurta, ato nuk mund të përkulen dhe të marrin forcë e kështu thyhen. Pluhuri i bambusë është burimi më i madh i silicit natyral.
E dyta më e rëndësishmja kockat tuaja nuk janë mineralet, por diçka tjetër – Ushtrimet, kur ju përdorni muskujt. Pra ngrini pesha, shtyni dhe tërhiqni. Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për forcimin e kockave dhe arsyeja kryesore pse të moshuarit, veçanërisht gratë kanë kocka të dobëta dhe të thyeshme
Silici ka edhe një funksion tjetër. Ai është piezoelektrik, që do të thotë se nëse ushtroni presion mbi një material piezoelektrik, ai gjeneron elektricitet, kështu që kur ju ushtroheni, vraponi, kockat tuaja përkulen nga pak duke ngjeshur molekulat e silicit dhe silici nga ana tjetër gjeneron elekticitet i cili depoziton mineralet në matriksin e kolagjenit. Kështu pa silic nuk mund të mineralizoni kockat. Kështu pa ushtrime nuk do të keni matriksin e kolagjenit dhe mineralizimin e kockave, dhe meqë kolagjeni dhe elastina mbrojnë kockat, lëkurën, flokët dhe arteriet, nëse nuk doni rrudha, variçe, atake zemre, rënie flokësh dhe thyerje kockash, bëni ushtrime. Ju keni nevojë për silic dhe për magnez.
Silici është nutrienti më i rëndësishëm për kocka të forta. Lëngu jeshil me koncentratin me 40 lloje bimësh është burimi më i mirë, pasi ka edhe bambo. Burime të tjera të silicit janë lëkura e kastravecit dhe bamjet.


1600440391727.png

 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Nivelet energjitike të frutarianëve janë jashtë shkallëve që ne njohim - Nikola Tesla - shkencëtar frutarian!
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
LEKURA
Ne themi per lekuren se eshte Veshka e Trete dhe Melcia e Dyte, sepse e lidhim me procesin e eliminimit te toksinave dhe mbetjeve.
Por nderkohe Lekura eshte edhe Goja e Dyte. Pra sic kujdesemi se cfare duhet te hame ashtu duhet te kujdesemi qe lekures t'i veme gjera te shendetshme.
Nuk ekziston as edhe nje krem natyral sikur edhe dyqanet me te mira bimore qe te mos i shtoj kremit konservante per ta ruajtur. Sikur edhe 3 muaj ta kete afatin kohor ai krem. Kremrat natyrale nuk mund te rrojne me shume se 1 jave (eshte shume ne fakt edhe 1 jave).
Krem natyral eshte vetem ajo qe vjen direkt nga natyra, nga frutat, nga bimet, nga algat. Me natyrale se to nuk ka dhe nuk mund te kete.

ASNJEHERE MOS VINI NE LEKURE DICKA QE NUK MUND TA HANI DHE PINI.
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
1600440723521.png


MREKULLIA E DETIT - ALGAT


Asgjë nuk është më e fuqishme për një përmirësim serioz të lëkurës, flokëve dhe shëndetit në përgjithësi se këto dhurata magjike nga deti – Algat. Duhet t’i përdorni në ushqimin tuaj 3 herë në ditë. Algat janë një mrekulli ushqimore. Gram për gram ato janë më të pasura në vitamina dhe minerale se çdo ushqim tjetër në planet. Janë burimet më të pasura të proteinave dhe sigurojnë një spektër të plotë (përqendrim) të beta karotenit, enzimave, amino acideve, fibrave, octacosanol-it (për oksigjenimin e indeve).
Mineralet në algat e detit janë në të njëjtën sasi dhe proporcion me ato që gjenden në Gjakun e njeriut. Algat janë veçanerisht të pasura në kalçium, fosfor, potas, hekur, jod dhe minerale të tjera.
Janë të pasura në vitamina A, B, C, E dhe madje B12. Janë burim tepër i pasur me kalçium, potas. Janë burimi i vetëm jo-shtazor i vitaminës B12 që shërben për zhvillimin e qelizave dhe funksionet nervore. Ato përmbajnë 10-20 herë më shumë minerale se bimët e tokës.
Gra, nëse doni hekur – merrni alga!
Nëse doni jod për tiroidet – merrni alga!
Nëse doni proteina –merrni alga!
Nëse doni që t’ju rriten flokët pa fund – merrni alga.
Nëse jeni prekur nga rrezatimi dhe helmet – merrni alga.
Algat e detit lidhen me metalet e rënda (si mërkuri) dhe i nxjerrin ato jashtë trupit, si edhe rrezatimin. Kanë 10 herë më shumë hekur se spinaqi dhe ju rrisin flokët çmendurisht, madje kthejnë thinjat në ngjyrën natyrale të flokut tuaj (bashkë me një dietë të shëndetshme).
Provoni një smoothie me Alga dhe Ananas. Është i mrekullueshëm.
Algat ushqejnë sistemin endokrin, veçanërisht Tiroiden dhe Gjendrat Adrenale. Ato përmbajnë Jod për një funksion normal të Tiroides. Algat janë ushqime Superiore, burime të pasura Proteinash, Karbohidratesh, Antioksidantësh, Mineraleve dhe Vitaminave, veçanërisht karotene shëruese. Janë alkalizues të mira të trupit dhe mund të përdorën në vend të kripës në ushqime të tjera. Algat janë terapia kryesore e Jodit për shumë sëmundje. Shija e tyre e kripur nuk është thjesht kripë, por një kombinim i balancuar i sodës, potasit, kalçiumit, magnezit, fosforit, hekurit dhe mineraleve të tjera.
Algat na ndihmojnë të ri-mineralizohemi. Ato konvertojnë mineralet inorganike të oqeanit në minerale organike dhe kripëra që kombinohen me amino acidet. Trupi ynë i përdor këto kombinime si një mënyrë ideale për të marrë nutrientët e domosdoshëm për ndërtimin e qelizave. Në fakt, algat e oqeanit përmbajnë të gjithë elementët e nevojshëm për jetën, shumë prej të cilave nuk janë më në dheun e tokës. Po ato 56 elementë që qarkullojnë në ujin e oqeanit rrjedhin edhe në venat tona. Përbërja kimike e algave të oqeanit janë shumë të afërta më Plazmën njerëzore dhe prandaj përfitimi më i madh i tyre është krijimi i balancës sonë të brendshme. Vetitë e tyre të pasura antioksiduese janë shumë efektive në nxjerrjen e toksinave për procesin e detoksifikimit. Ato forcojnë organizmin ndaj çdo sëmundjeje dhe reduktojnë lëngjet dhe yndyrnat e tepërta në trup.
Algat janë shëruese të fuqishme. Kanë veti të fuqishme anti-inflamatore, anti-mikrobale, anti-fungale, anti-kanceroze. Algina te Algat është elementi kryesor përgjegjës te algat e detit për sukses në trajtimin e Obesitetit, Azmës dhe Arteriosklerozës. Algina përthith toksinat nga trakti tretës në të nëjtën mënyrë që uji largon butëisht mbeturinat nga uji i rubinetit. Më pak toksina hyjnë në gjak për shkak të aktivitetit të Alginës. Algat janë bimët me dendësi ushqyese më të madhe në planet. Ato përmbajnë të gjithë ushqyesit e oqeanit. Balanca e tyre minerale është një stabilizues natyral për një strukturë të shëndetshme nervore dhe një metabolizëm të mirë. Jodi te Algat ndihmon për kontrollin dhe parandalimin e çrregullimeve të gjendrave si të gjirit dhe fibroidet uterine, inflamacionin e prostatës dhe dobësimin e adrenaleve. Algat mund të largojnë metalet e rënda dhe rrezatimin, duke i kthyer ato në kripëra të padëmshme që trupi mund t’i eliminojë. Jodi natyral te Algat redukton deri në 80% masën e jodit radioaktiv 131 që të përthithet nga tiroidet.
Ekstraktet e Algave nxisin përgjigjen e sistemit imunitar duke stimuluar rruazat e bardha të gjakut që gjenden në nyjet limfatike, shprektë, thymus dhe tonsile. Algat kanë veti të fuqishme antioksidante dhe antikanceroze. Shumë ekspertë i konsiderojnë ato më të fuqishme se ilaçet që përdoren për trajtimin e kancerit të gjirit dhe prostatës. Algat përmbajnë oligosakaride që mund të parandalojnë shumimin e qelizave kanceroze. Rritja e rrezikut të kancerit të gjirit lidhet direkt me mungesën e jodit dhe hypotiroizmin. Gratë me nivele të ulëta të jodit kanë hyperplasi cervikale dhe fibroide të gjirit. Në shumë raste klinike këto sëmundje shërohen me përdorimin e algave të detit.
Algat sjellin rritjen e hemoglobinës nga 65% në 85%, përmirsojnë Artritin, ngjyrën dhe cilësinë e flokëve, rritjen thonjve, përmirëson lëkurën, forcon kapilarët, sytë (inflamacionin dhe skuqjen e tyre), lehtëson konstipacionin dhe jep një gjendje mirëqenie.
Sasia e madhe e mineraleve, veçanërisht seleniumit, rrit imunitetin ndaj Kandidas. Enzimat përdorin jodin e pasur te algat për të prodhuar radikale pa jod, të cilat deaktivizojnë tharmet. Algat ndihmojnë për Sindromën e lodhjes kronike, infeksionin HIV, Artritin, Alergjitë, Infeksionet Vaginale, Tension normal të gjakut, Kolesterol normal etj.
Menopauza – Algat e detit janë burim i pasur me vitamina D dhe K që ndihmojnë në prodhimin e hormoneve steroidale (si estrogjeni) dhe në gjendrat adrenale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë menopauzës sepse adrenalet luajnë një rol kryesor në mbështetjen e prodhimit të hormoneve kur prodhimi i estrogjenit ngadalsohet. Vitamina K te algat e deti në veçanti nxit aktivitetin adrenal, që do të thotë se duke ngrënë alga mund të mbahet një balancë hormonale për femrat për një trup të ri (rinor).
Algat e detit i kthejnë kripërat minerale lëkurës suaj që largohet për shkak të ndotjes. Qelizat e lëkurës e ruajnë më mirë lagështirën kur ato absorbojnë kripëra minerale, duke e bërë lëkurën më të zhdërvjellët dhe më elastike. Duke mbajtur lagështirën lëkura mbushet duke larguar rrudhat dhe vijat. Amino acidet, mineralet dhe vitaminat që përmbajnë ndihmojnë në ushqimin e lëkurës. Algat tona kanë strukturë molekulare të ngjashme me Kolagjenin.
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
SI MUND TË REFUZONI VAKSINAT
Nuk e di se çfarë ka në vaksinë.
Nuk besoj se vaksina është e sigurt.
E di se shumë vaksina përmbajnë materiale toksike.
E di se kontaminimi toksik është i pranishëm në vaksina dhe mund të parandalohet lehtësisht. Kjo do të thotë se kontaminimi me toksina është i qëllimshëm.
E di se shumë vaksina nuk janë efektive dhe e shkaktojnë sëmundjen për të cilën supozohet se lehtësojnë.
E di se ka shtues kimikë në vaksina për të “tronditur” sistemin imunitar për përgjigje ekstreme dhe kjo gjë shkakton “krizë” biologjike, stres dhe dëmtim të sistemit imunitar, të gjakut dhe te te gjithë organizmit.
E di se informacionet dhe statistikat për vdekjet dhe dëmtimet nga vaksinat mbahen të fshehta nga mediat të cilat marrin miliarda dollarë nga industria farmaceutike për reklamimin e medikamenteve kimike dhe vaksinave.
E di se statistikat dhe informacionet për vdekjet dhe dëmtimet prej vaksinave mbahen të fshehta nga qeveritë dhe se agjencitë qeveritare rregullatore që merren me farmaceutikën janë të kontrolluara nga industria farmaceutike dhe lobistët dhe besnikët e tyre në qeveritë përkatëse.
E di se vaksinat vrasin me qindra mijëra njerëz në vit.
E di nga shumë burime raportimi se eksperimentet me vaksina kanë shkaktuar qindra mijëra raste të sterilizimit, poliomelitit, autizmit dhe shumë sëmundjeve degjenerative në mbarë globin.
E di që vaksinat jane aq të rrezikshme saqë industritë farmaceutike lobojnë për të mos u ndjekur penalisht dhe për të mos paguar për dëmet që shkaktojnë vaksinat.
E di që janë vetëm taksapaguesit që paguajnë miliona për familjet e atyre që janë dëmtuar apo kanë vdekur nga vaksinat dhe jo firmat farmaceutike.
Nuk besoj te industria e vaksinave dhe te agjencitë qeveritare apo ndërkombëtare që veprojnë për të promovuar vaksinat dhe ndërkohë fshehin informacionin për rrezikshmërinë e tyre.
E di se shumica e vaksinave nuk janë testuar për sigurinë e tyre.
E di se sipas ligjit aktual të gjithë mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë duhet të kenë miratimin tim për administrimin/përdorimin e një medikamenti. Në këtë rast unë e refuzoj dhe nuk e pranoj vaksinën.
E di se nëse dikush nuk është mjek, por thjesht një burokrat, një zyrtar apo qeveritar, nuk mund të japë apo administrojë asnjë lloj medikamenti, aq më tepër të mandatojë përdorimin e një medikamenti nga popullata.
E di se është e mundur të zbutësh dhe të kontrollosh sëmundjet infektive me mënyra më të sigurta dhe më efektive se sa me një vaksinë.
Çdokush që pretendon se ka të drejtën të injektojë substanca të huaja në trupin tim pa pëlqimin tim është armiku im dhe është kriminel.
Une do ta trajtoj çdokënd që kërcënon dhe dhunon trupin tim si një kriminel vrasës.
Jo, ju nuk mund të vaksinoni mua dhe femijet e mi. Nese perpiqeni, une do te ushtroj te drejten e vetembrojtjes kunder jush dhe bashkepunetoreve tuaj deri ne masen qe e konsideroj te domosdoshme per te mbrojtur veten dhe femijet e mi.
Vaksinimi i detyruar nuk eshte i autorizuar nga asnje ligj ne fuqi. Nese behet nje kod apo nje mandat per mjekim te detyruar, ai eshte jokushtetues, i paligjshem dhe jo i detyrueshem.
Ju nuk mund te perpiqeni apo kercenoni per nje vaksinim jo-konsensual. Nese e beni, do te akuzoheni per shkelje te ligjit, per pengim te drejtesise dhe per shkelje te te drejtave legjitime per shendetin dhe sigurine tone personale.
Injoranca juaj per rrezikshmerine e vaksinave, licenca e mjekut dhe paaftesia juaj per te kuptuar faktet e mesiperme nuk ju japin imunitet apo nuk ju licencojne te kryeni krimin e trajtimin medicinal me dhune dhe pa pelqimin e personit.
A mund te me tregoni te gjithe perberesit qe ka vaksina? Me siguri JO.
A mund te parashikoni efektin ne organizem te secilit prej ketyre perbersve? JO.
A mund te parashikoni pasojat e perzierjes se ketyre perbersve? JO
A keni marre pergjegjesi te plote personale te paguani per cdo dem qe vaksina juaj mund te shkaktoje? JO.
Si perfundim, ju nuk keni asnje autoritet apo mandat qe te me detyroni te bej nje vaksine.
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
✨
🌿
A e dini se?
Stumulimi i receptorëve të prekjes çliron hormonin oksitocinë i cili është një hormon neuropeptid i cili promovon ndjenjat e devocionit, besimit dhe lidhjes.
Duke u prekur fizikisht bëheni më të shëndetshëm. Studimet tregojnë se masazhet, përqafimet dhe të qëndruarit për dore reduktojnë nivelet e stresit dhe rrisin sistemin imunitar.
1600441364113.png
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
1600441535821.png


Doktorët bëjnë thirrje që populli të bëhet vegan për të përjashtuar një tjetër pandemi.
Doktorët kërkojnë dëshpërimisht që të hiqet dorë nga mishi e të kalohet në një regjim ushqimor me bazë bimët!
Gazeta METRO
22 Maj 2020
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Koha për të qeshur....
Ekspertët e shëndetësisë së botës...



1600441626530.png
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
A e dini se ethet, alergjitë, dhimbjet e fundshpinës dhe lodhja janë të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën? Adrenalet tuaja janë pjesë e kanaleve të veshkës sipas mjekësisë tradicionale kineze. Kur ato janë të rraskapitura dhe Veshkat kanë mangësira, ato nuk mund të prodhojnë Kortizolin për të kontrolluar përgjigjen e histaminës. Gjithashtu mund të ndjeni dhimbjet e fundshpinës dhe një ndjenjë të tepërt lodhjeje, pasi adrenalet tuaja nuk mund të prodhojnë mjaftueshëm adrenalinë për të mbajtur energjinë tuaj në nivele të larta.
Janë 4 pika energjitike që përdoren çdo ditë për të energjizuar kanalet e Adrenaleve/ Veshkave për t’i ndihmuar ato të prodhojnë kortizol dhe adrenalinë për të luftuar histaminën e mbingarkuar dhe lodhjen!

 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke

PER MASKAT DHE DOREZAT



Te perdoresh maske per tu mbrojtur nga virusi eshte sikur te vesh kangjella ne dritare te mos hyjne mushkonjat. Pra eshte paradoks. Ne nje centimeter kub ajer ka miliona viruse.
Si mund ti parandaloni me nje maske.
Maska kondeson ajrin qe nxirrni nga goja dhe krijon nje ambient te lagesht qe eshte ambienti i duhur per viruset dhe bakteriet per te lulezuar. Pra ne vend qe te mbroheni ju mbani 1 milimeter larg gojes dhe hundes nje mori bakteriesh e virusesh, jo vetem Kovid19. Dhe ju kete e mbani gjate gjithe dites kudo qe shkoni.
Pervec viruseve dhe bakterieve maska ashtu e lagesht mbledh edhe pjeseza te metaleve te renda qe qarkullojne ne ajer ose edhe kimikate te ndryshme. Dhe perseri ato jane 1 milimeter afer gojes dhe hundes suaj ne menyre te perqendruar.
Nga ana tjeter gjate frymemarrjes, nje proces natyral, ne nxjerrim anhidridin karbonik dhe thithim oksigjen per te ushqyer qelizat. Maska pengon thithjen e oksigjenit dhe nderkohe rikthen serish anhidridin karbonik ne trup, qe eshte jashteqitja e qelizave. Ne kete menyre rritet acidoza ne trup, ne qeliza.
Dhe dihet se acidoza eshte shkaku i semundjeve. Pra ne kete menyre ne pengojme frymemarrjen normale, pengojme mikrobiomen natyrale te veproje kunder viruseve te demshme, rikthejme jashteqitjen qelizore perseri ne organizem.
Maska per me teper nuk eshte material organik, por nenprodukt nafte, toksik ne vetvete.
Maska mund te perdoret nga nje person i semure per te penguar transmetimin, por qe duhet te ndrohet cdo 3 minuta dhe ky eshte protokoll spitalor, por pa te dhena se ndikon shume.
Eshte imuniteti natyral i cdo organizmi qe te luftoje viruset. Forconi imunitetitin dhe skeni nevoje per maska e doreza.
Dorezat nga ana tjeter, duke qene material plastik, e mbajne dhe e transmetojne me shume virusin, cdo virus e bakter patogjen per te qene te sakte.
Keshtu qe ata qe mbajne doreza jane me te rrezikshem per ju se ata qe nuk mbajne. Serish mikrobioma jone qe na mbron nuk arrin te veproje nese mbani doreza plastike.
Maskat dhe dorezat jane propagande qe skane lidhje me shendetin por me fitimin e firmave farmaceutike.

Dhe perhapja e viruseve nuk ka te beje me distancen, se viruset nuk jane aeroplane me karburant qe fluturojne ne distanca te largeta ne proporcion me madhesine e tyre.

Krenar Velça
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Shumë na pyesin për çështjet e dhëmbëve - dhe që këtu janë bazat e shëndetit të eshtrave dhe rigjenerimit të kockave.
Dëgjoni trupin tuaj dhe duajeni atë që shihni!

Atëherë le të listojmë 6 shtyllat kryesore më poshtë për rigjenerimin e dendësisë së kockave dhe shëndetit të kockave (duke përfshirë dhëmbët):
1 - Minerale të forta balancuese (balanci i pH i gjakut dhe i Limfës) dhe dendësia minerale për të gjithë trupin përmes lëngjeve të perimeve, të gjelbërave, pluhurave të gjelbra etj. - kjo arrihet përmes largimit së thellë të akumulimit të acideve dhe indeve duke u alkalizuar me kalimin e kohës.
2 - Funksioni i shëndoshë i veshkave / dhe funksioneve te organizmit - tretje, përthithje, shfrytëzim dhe eliminim i suksesshëm; të përmirësuar me kalimin e kohës në një dietë ushqimore të papërpunuara kombinuar me mbështetjen e sistemit nervor, gjëndrave dhe funksionit endokrin.
3 - Funksioni i shëndetshëm i tiroides / paratiroide - veçanërisht funksion paratiroide që kontrollon shfrytëzimin e kalçiumit
4 - Vitamina D optimale për Shëndetin: 1- 4 orë në rrezet e diellit - rreze dielli 5-7 ditë në javë (kur dhe kur është e përshtatshme) dhe pastaj plotësimin Vit. D gjatë kohës së dimrit.
5 - 1 orë Bare Feet apo ecje këmbë zbathur në natyrë / Trupi në Tokë për çdo ditë ("tokëzim"). Ky është çelësi për shkak të rigjenerimit të matricës së eshtrave nëpërmjet rrymës së drejtpërdrejtë të arritur me "tokëzim" dendësia e gjakut dhe sistemeve limfatike.
6 - Të gjithë Meridianët e 32 dhëmbëve që rrjedhin në ekuilibër dhe harmoni me Qiellin dhe Tokën (balancimi energjetik dhe higjiena me anatomi energjetike)
Dhëmbët janë komplekse dhe një hologram i asaj që po ndodh brenda gjithë trupit. Ato kërkojnë vlerësimin e duhur të dobësive dhe një qasje holistike për të rivendosur shëndetin oral, që përfshin:
1) Higjiena e Përditshme Orale (pastrimi dy herë në ditë)
2) Shëndeti i veshkave
3) Tiroide / paratiroid (përdorimi i kalciumit)
4) Mbushja dhe Shfrytëzimi i duhur i Mineraleve të Bimëve
5) Metabolizmi i Kockave (qeverisur nga veshkat)
6) Largoni infeksionin e baktereve / viruset në mënyrë sistematike
7) Eliminimi i frikës dhe ndërtimi i besimit në ligjet e natyrës dhe fuqia e trupit për të shëruar vetëveten ... hap pas hapi.
😎
Hiqni mbushjet e merkurit.
Zgjidhni për të bërë këtë me Kënaqësi dhe Lehtësisht !!!
Dëgjoni trupin dhe duajeni atë që shihni!


1600441927520.png
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
1600442066287.png

Agjërim është thjesht një proçes pushimi i thellë fiziologjik. Periudha e pushimit ju ndihmon të rindërtoni fuqinë funksionale dhe të rikuperoni shpërndarjen e energjisë nga aktiviteti i përditshëm dhe nga zakonet abuzive të jetës.

Kur eliminohen stresuesit e jashtëm, ndikimet dietike dhe terapeutike gjatë agjërimit atëhere zbulohet gjendja bazike e trupit tuaj. Kjo ju mundëson të bëheni më të ndjeshëm dhe të lidheni me trupin tuaj. Kjo lidhje nxit një ndërgjegjësim më të madh për kërkesat instiktive biologjike dhe emocionale që janë esenciale për shëndetin dhe mirëqënien.

Agjëroni për t’u shëruar!
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Kur Gjendrat Tona Endokrine nuk funksionojne sic duhet per shkak te ushqimit te keq nder vite dhe faktoreve te tjere, nje perkeqesim gradual i ndodh atyre. Gjendrat tona Endokrine kontrollojne cdo gje qe ndodh brenda trupit tone.
Ato jane boset e trupit tone.
* Nese gjendrat paratiroide jane te dobesuara, atehere trupi yne do te manifestoje simptoma si herrnia, varicet, rrudhat, shqetesim, depresion, nivel i larte ose i ulet i kalciumit, zorre te dobesuara, djegje shume kollaj nga dielli edhe jo vetem, etj...
* Nese gjendra Pituitare eshte e dobesuar, atehere shume simptoma te tjera do t’i ndodhin trupit...Pituitarja eshte kryeministria, pra gjendra kryesore e cila kontrollon te gjitha gjendrat e tjera. Simptomat qe i ndodhin trupit tone jane gjatesia apo shkurtesi trupi jashte normales, pigmentim ne lekure (shenjat e moshes, shenjat nga dielli, pucra, etj), obezitet, perioda jo te rregullta, etj). Pra te gjitha keto jane shenja te nje Pituitare te dobesuar...
* Nese Gjendra Tiroide eshte e dobesuar, atehere personat mund te ndjejne lodhje (letargjik), kane tretje shume te shpejte ose shume te ngadalte, kane obezitet ose probleme me perthithjen dhe perdorimin e kalciumit...
* Nese Gjendrat Adrenale jane te dobesuara, nje sere simptomash mund te ndodhin si psh probleme me metabolizimin e sheqerit (diabet i tipit 2), probleme me perdorimin e mineraleve (mungese hekuri, zinku, seleniumi, etj), Multiskleroza, azma, frymemarrje e dobesuar (probleme me sistemin nervor autonom), obezitet e shume te tjera... pra keto simptoma jane shkaktare dhe me rrenjet e tyre shume te thella...
* Nese Pankreasi juaj nuk po punon sic duhet ju do te provoni tretje jo te mire te karbohidrateve dhe ushqimeve me niseshte, probleme me sheqerin ne gjak si Diabetin e tipit 1, etj...keto jane vetem pak simptoma, por jo rrenjet e shkakut sepse ju po i kaloni ato...
* Nese Gjendra Juaj Pineale eshte e kompromentuar, aftesia juaj per te sintetizuar melatoninen (hormonin qe ju relakson) do te preke e ndikoje direkt ne procesin e gjumit dhe pushimit naten, pigmentimin e flokeve ( shfaqja e thinjave ), etj...
Nese secili prej jush ka simptomat e mesiperme dhe shkon e merr keshillat nga mjeket alopate,zakonsisht simptomat e mesiperme do te trajtohen si shkaqe, me ilace te vecuara dhe sintetike dhe me nderhyrje kirurgjikale per organe apo gjendra te vecuara duke jua hequr ato nga trupi juaj...
Ky lloj trajtimi e kompromenton individin dhe shendetin e tij dhe nuk adreson rrenjet e problemit (dieten)...madje duke ia perkeqesuar atij/asaj gjendjen...
Kush eshte rrenja e problemit qe shkakton mosfunksionimin e gjendrave dhe organeve tona qe te punojne ashtu sic ato jane desinjuar te funksionojne?
ACIDET...
Acidet djegin, jane inflamatore, kongjestionojne, koagulojne, shkaterrojne indet dhe qelizat, etj...
“Acidoza krijon bashkimin e yndyrnave, mineraleve dhe shume perberesve te tjere duke krijuar gure te te gjitha llojeve, duke perfshire guret ne melci, temth dhe ne veshka. E gjitha kjo krijon shkaterrimin qelizor (permes mungeses se perdorimit te nutrienteve), deri ne thyerje apo ishemi, e te tjera si kjo.”
Sa me shume qe acid behet trupi yne, aq me shume kimia e ushqimit qe ne konsumojme do te lidhet se bashku, koagulohet, duke krijuar pllaka mukotike dhe duke preku e bllokuar funksionimin e organeve dhe gjendrave...
Acidet e krijuara fillimisht nga mostretja e ushqimeve te larta proteinike do te shkaktojne eventualisht Funksionimin e Ulet te Gjendrave Endokrine te cilet rrjedhimisht do te prekin te gjithe trupin dhe do te kompromentojne funksionimin e tyre...
A mundemi ne te korrektojme dhe sherojme Endokrinet e kompromentuara dhe problemet e tjera?
Absolutisht qe po...
Kur ne te kthehemi tek dieta e cila eshte e disenjuar per specien tone dhe te eliminojme ushqimet acid dhe myk formues (Mishin, Bylmetin, Vezet, Dritherat, Ushqimet e procesuara, kripen e bardhe, etj) dhe ne kohe, ne mund te korrektojme dhe te sherojme problemet tona me
Shendetin pa perdorimin e ilaceve dhe nderhyrjeve kirurgjikale...
Kimia alkaline, aftesite astrigjente dhe pastruese te ushqimeve Hidratuese ( Frutat, jeshilet, bimet dhe disa perime) te disenjuara per trupin tone do te pastrojne dhe do te krijojne nje ambient per trupin tone qe te sherohet...
A eshte valle e gjitha kjo e thjeshte?
Per fat te keq shume prej jush do te vazhdojne te merren me tretjen e kimise proteinike komplekse dhe te larte...
Ata do te vazhdojne te hane ushqimet qe ata mendojne se i dashurojne dhe jane konsumatore te rregullt te tyre, se sa te bejne ndyshimet e nevojshme per veten dhe familjet e tyre ...

1600442643148.png

 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Doktorët e së ardhmes nuk do t'i trajtojnë njerëzit me ilaçe, por do t'i kurojnë ato dhe do të parandalojnë sëmundjet me ushqim!
Thomas Edison, 1902
1600442912531.png
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
ETHET – TEMPERATURA


Mos u përpiqni ta ndaloni – vetëm nëse shkon mbi 39,5 gradë celcius për disa ditë.


Ethet janë natyrale dhe të mira. Ato janë pjesë e shërimit. Trupi juaj e ngre në mënyrë natyrale temperaturën që të shkrumbojë (djegë) gjërat e këqija. Nxehtësia ndalon shumëfishimin e viruseve dhe gjithashtu ju bën të djersini, kështu që nëse keni toksina në organizëm ato dalin jashtë përmes lëkurës.
Trupi është vërtet i zgjuar, sepse ethet zvogëlojnë oreksin kështu që ne hamë më pak, gjë e cila është jo vetëm e shëndetshme (kini parasysh Agjërimin), por kur ne hamë pak, ne marrim më pak hekur, gjë e mirë kjo kur jemi sëmurë pasi hekuri ushqen bakteriet (po ashtu si sheqeri). Kështu që MOS HANI SHUMË kur jeni të sëmurë dhe keni ethe.
Ethet gjithashtu i bëjnë rruazat e bardha të gjakut më aktive kështu ato i luftojnë më mirë infeksionet.
Nëse villni apo keni rrjedhje, LËRENI TË NDODHË, mos u përpiqni ta ndaloni! Trupi juaj po heq qafe gjërat e këqija. Shumë njerëz ndihen më mirë menjëherë pasi kanë vjellë apo kanë pasur diare.
Temperaturat e larta me të vërtetë i bëjnë gjërat të trishtueshme (të mjera) për bakteriet, kështu që lerini të shkrumbohen. Në vazhdim temperatura e lartë rrit metabolizmin dhe qarkullimin kështu që gjërat e këqija dalin jashtë trupit më shpejt. Nëse përpiqeni të ndaloni ethet, mbeturinat në trupin tuaj akumulohen dhe ju bëheni më toksik dhe më të sëmurë (dobët).
Ndaloni së ngrëni proteina dhe yndyrna shtazore (djath, qumësht, mish etj.)!
Ndaloni së ngrëni CDO GJË me sheqer!
Ndaloni së ngrëni çdo gjë nëse mundeni dhe pini vetëm lëngje të freskëta perimesh jeshile!
Bëni banjo në mëngjes dhe në darkë!
Përdorni sa më shumë XHINXHER!
Përgatiti
 
Top