LIBRA TE RINJ

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Duke hyre ne faqet e shtepive botuese , mund te gjenden dhe porositen dhe online libra te botuar ne Shqiperi e Kosove.

Personalisht i porosis online dhe me vijne ketu ku jetoj .

Ne vijim jane librat dhe nje pershkrim rreth tyre.


Kohë, pas kohe ( Botuar nga: në 2020 )
Autori:
Përkthyesi:
Nora shpresonte që Xhoja të vinte ta shihte tek largohej dhe kishte shpresuar që dielli do ta verbonte aq sa ajo të përkulej e të dilte në një rrugë anësore, jashtë rrezes së Manhatanhenxhit. ...Treni shkëlqente nga boja e zezë e freskët dhe përçinat e shndritshme të vendosura në një distancë të përsosur. “Të gjithë në bord”, thirri faturinoja dhe Nora shtrëngoi kolonën. Në të njëjtën kohë, byzylyku i saj me hajmali rrëshqiti poshtë kyçit, atij kyçi që ishte po aq i zbehtë dhe i lëmuar sa ç’kishte qenë në mëngjesin e 5 dhjetorit të 1925-ës. Me kokën varur dhe lotët që i rrëshqisnin butë, ajo i tha vetes se pas çdo muaji që kalonte, do ishte gjithnjë e më e sigurt se kishte bërë gjënë e duhur duke u siguruar që Xhoja qe nisur—dhe sërish po bënte gjënë e duhur që nuk e kishte thirrur atë përsëri... Ndonjë ditë mund të kishte një dashuri tjetër në jetën e saj, një jetë të cilës do t’i jepte fund pasi të kishte shijuar çdo pikëz gëzimi që mund të gjente në të. Por askush nuk do krahasohej dot me Xhonë. Nuk mund të ekzistonte një burrë tjetër me atë kombinimin e tij të rrallë e të mrekullueshëm të dashamirësisë dhe forcës. Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të Manhatanhenxhit që do ta zgjidhte vetë, kur të kapërcente pragun e dhimbjes në atë që supozonte se do të ishte ose errësirë e plotë ose ndonjë lloj tjetër drite.


Çmimi: 1400 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Sytë e errësirës ( Botuar nga: në )
Autori:
Përkthyesi: ,
Ata e quajnë materiali Uhan-400, sepse ishte zhvilluar në laboratorët e tyre të RDNA-së, jashte qytetit të Uhanit dhe ishte lloji i katërqindtë i mikroorganizmave artificiale, të krijuar në atë qendër kërkimore. Uhan-400 është një armë e përkryer. Prek vetëm qeniet njerëzore. Asnjë krijesë tjetër e gjallë nuk mund të infektohet. Dhe ashtu si sifilizi, Uhan-400 nuk mund të mbijetojë jashtë trupit të njeriut për më shumë se një minutë, gjë që nënkupton që nuk mund të infektojë për një kohë të gjatë objekte apo vende të tëra siç mund të bëjnë antraksi dhe mikroorganizma të tjera virulentë. Dhe kur bartësi vdes, Uhan-400 brenda tij zhduket pak më vonë, sapo temperatura e kufomës të bjerë nën tridhjetë gradë.


Çmimi: 1500 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Sozia ( Botuar nga: në 2020 )
Autori:
Përkthyesi:
Ja, zotërinj, rregullat e mia: po të mos më eci - forcohem, po më eci - mbahem, dhe për çdo rast askujt nuk dua t'i bëj gropën. Nuk jam intrigant dhe me këtë krenohem. Si diplomat unë nuk do të mund të bëja. Thonë, gjithashtu, zotërinj, se zogu vetë i sulet gjuetarit. Ç'është e vërteta, jam gati ta pranoj: po kush është këtu gjuetari, cili është zogu? Kjo është pyetja, zotërinj!


Çmimi: 1200 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Imperium ( Botuar nga: në 2020 )
Autori:
Përkthyesi:
IMPERIUM, libri i parë i trilogjisë mbi personazhet e kohës kur Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e sotëm, ndesheshin për të siguruar IMPERIUM-in, pushtetin mbi jetën e vdekjen. Ndryshe nga aristokratët që zakonisht merrnin pushtetin në Romë, Ciceroni rridhte nga një familje pa traditë të IMPERIUM-it, kishte fare pak burime të tjera dhe aspak kontribut ushtarak, përveçse fuqisë së oratorisë së tij asgjësuese. Kjo e ndihmoi të bëhej konsull, maja e pushtetit në Romë. Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon ROBERT HARRIS në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq edhe të mbështetur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romë së lashtë. Duke qenë se Roma ishte zotëruesja e padiskutueshme e Mesdheut, të gjithë rendën pas përfitimeve, dhe lufta për pushtet u bë më e pabesë dhe e egër. Fitimtarët e humbësit e atyre betejave, Pompei, Krasi, Çezari dhe Ciceroni, edhe sot pas 2,000 vjetësh vazhdojnë të mbeten figura legjendare, pika referimi historike e stimuluese të imagjinatës. ROBERT HARRIS tregon për ta edhe në librin e dytë, LUSTRUM, dhe i shtjellon akoma më tej ngjarjet në librin e tretë të trilogjisë, DIKTATORI, madje në brigjet e Durrësit, në Ilirinë e asaj kohe, ndërsa Çezari përleshet me Pompein. Për pushtetin e Romës, vendin e Oratorisë e zë Shpata.

Çmimi: 1000 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Uria ( Botuar nga: në 2020 )
Autori:
Përkthyesi:
Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të forta në botën e politikës, i cili ka marrë pjesë në vitet '80 në një projekt ndihme në Etiopi, ku kishte pllakosur uria. Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. Djali së bashku me një duzinë fëmijësh etiopiane, ishte sjellë në Amsterdam për t'u arsimuar dhe edukuar, pjesë e iniciativës së Laszlos për formimin e Liderëve të Ardhshëm, që do të ktheheshin në shtëpitë e tyre të armatosur me dije, për të ndryshuar shoqërinë. Reagimi i shoqërisë qe i ashpër shtypi e sulmoi publiku u shpreh pa njohur faktet dhe shumë shpejt Aleksandri, nga figurë e respektuar, përfundoi në një figurë të urryer publike që, pas burgut, u zhduk nga jeta publike. Propozimi i Aleksandrit për Aurealian pas dhjetë vjetësh, është i qartë: të shkruajë një libër për jetën, motivet dhe, sidomos për idetë e tij rreth pedofilisë. Duket sikur personazhi kryesor, duke mbrojtur lirinë e shprehjes e të mendimit, del në mbrojtje të pedofilisë. Por, në fakt, shkrimtari është përpjekur ta shohë nga një pikëpamje tjetër dhe të verë në dukje reagimin indiferent apo violent, aktual në botën e sotme, ndaj kësaj dukurie. Një udhetim prej më shumë se 500 faqesh, përmes shtatë kontinenteve e disa dekadash, që na bën të mendojmë për çështje si seksizmi, barazia gjinore, feminizmi, raca etj., për botën jetën dhe vdekjen, në një mënyrë madhështore. Të gjitha këto përmes penës së Jamal Ouariachit, si një shkrimtar i ri dhe shumë i talentuar, një yll në rritje jo vetëm i letërsisë së Vendeve të Uleta.


Çmimi: 1400 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Rrjeti Alisa ( Botuar nga: në 2020 )
Autori:
Përkthyesi:
Në një roman historik dhe interesant nga autorja e bestsellerave ndërkombëtarë Kate Quinn, dy femra: një spiune e rekrutuar në Rrjetin Alisa, që ka vepruar vërtet në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe një vajzë rebele e shoqërisë së pasur amerikane, që kërkon kushërirën e saj në vitin 1947, bashkohen në një rrëfim magjepsës për guximin, sakrificën dhe dashurinë. VITI 1947. Në rrëmujën e kohës së pas Luftës së Dytë Botërore, një vajzë amerikane, Sharlotë Sen Kleri, studente kolegji, është shtatzënë, e pamartuar dhe në zgrip të rrezikut për t'u përzënë nga familja e saj. Por ushqen edhe shpresën e dëshpëruar se kushërira e saj e dashur, Roza, e cila u zhduk gjatë luftës në Francën e pushtuar nga nazistët, mund të jetë ende gjallë. Kur prindërit e dërgojnë në Europë që të çlirohet nga "problemi i vogël" i saj. Sharlota arratiset dhe shkon në Londër, e vendosur që të zbulojë çfarë i ka ndodhur kushërirës që e do si motër. VITI 1915. Një vit pasi ka filluar Lufta e Madhe, Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, "Mbretëresha e Spiuneve", e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut. Tridhjetë vite më pas, e torturuar nga tradhtia që shkatërroi përfundimisht Rrjetin Alisa, Eva i kalon ditët e dehur dhe e mbyllur në shtëpinë e saj në Londër. Deri sa një amerikane e re vjen dhe i përmend një emër të cilin kishte dekada që nuk e kishte dëgjuar e që i fut të dyja në udhëtimin për të gjetur të vërtetën... pavarësisht se ku i nxjerr ajo.


Çmimi: 1400 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Mbytja ( Botuar nga: në 2020 )
Autori:
Përkthyesi:
I mbërrin një tufë me karafila të bardhë dhe një zarf me një pusullë. Për të kushedisatën herë... Kristian Taideli, shumë i ngarkuar me përgatitjet për të promovuar romanin e tij të parë, njeh në pusullën e bardhë që i ka ardhur pikërisht para një takimi me lexuesit, të njëjtën kaligrafi të kuruar që e përndjek prej mëse një viti dhe e humb toruan. I tregon Erika Falkut, këshilltares së tij të çmuar gjatë shkruarjes së romanit, për letrat anonime që ka marrë prej kohësh. Një i panjohur e kërcënon me vdekje dhe rreziku duket përherë e më afër. Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh psikologjinë e një shkrimtari? E di mirë që, kur shkruan ndodh përherë që në ngjarjen e romanit të fuse diçka nga jeta e vet, E tashmja e Fjelbakës kapërthen tanimë drama të së shkuarës së largët, një zinxhir të tymtë shkak-pasojash që na kthen pas ndër vite, duke na berë të kuptojmë që sekretet nuk mund të varrosen përjetë dhe e shkuara kthehet për të na tronditur nga fillimi.

Çmimi: 1200 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Besnikëri ( Botuar nga: në 2019 )
Autori:
Përkthyesi:
"Ç'fjalë e gabuar, dashnor! Ç'fjalë e gabuar, tradhti". A jemi të sigurt se t'i bësh ballë një tundimi do të thotë të jesh besnik? Po sikur ajo sprapsje të ishte në fakt tradhti ndaj natyrës sonë më të thellë? Besnikëria është një spirancë që nuk e lejon shtrëngatën të na marrë me vete, por edhe pasqyra ku çdo ditë kërkojmë veten me shpresë që ta njohim atë. Marco Missirioll e rrëfen duke shkuar në zemrën e personazheve të tij: ai, ajo tjetra, dhe tjetri. Vetja jonë. Përgatituni të lexoni historinë tuaj. “Keqkuptim", kështu e quajnë Karloja dhe Margarita dyshimin që ciflosi sipërfaqen e martesës së tyre. Karloja ishte pikasur në banjën e universitetit bashkë me një studente: "U ndie keq, thjesht shkova e ndihmova", i tregon rektorit, kolegëve, të shoqes, dhe Sofia pohon rrëfimin e tij. Margarita dhe Karloja nuk janë një çift në krizë, mirëkuptimi dhe afrimiteti i tyre s'ka të sharë, pavarësisht lojës së rrezikshme mes çarçafëve. Fjalët e thëna mes tyre përvëlojnë prush, po ashtu edhe veprimet. Mund të përkufizohen si të lumtur. Por ajo tradhti e hamendësuar, atij shndërrohet në obsesion, dhe kthehet në një alibi të fuqishme për fantazitë e së shoqes. Në një Milano shpuzë të gjallë, mes rrugëve të vjetra të treguara nga Buzzati dhe rrokaqiejve të rinj që çajnë horizontin, dhe një Rimini ku ende gjëllin ndjenja poetike e kohëve tona, tregimi bëhet aq intim sa të mban frymën pezull. Me një stil të shkruari te gjerë, karstik, përfshirës, Marco Missiroli çel dhomat dhe rrugët, mendimet dhe dëshirat e parrëfyeshme, bën të kumbojnë dialogë dhe heshtje me natyrshmërinë e tregimtarëve të mëdhenj.


Çmimi: 1000 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Dera ( Botuar nga: në 2019 )
Autori:
Përkthyesi:
Romani Dera është një zhbirim tronditës i marrëdhënieve mes dy grave krejt të ndryshme. Magda është shkrimtare, e arsimuar e martuar me një akademik të njohur, shume e gjendur me njerëzit dhe me një marrëdhënie të ndërlikuar me regjimin komunist në Hungari. Emerenca është një fshatare, e vrazhdë, analfabete, e akullt dhe në dukje pa moshë. Ajo jeton në nje shtëpi ku nuk mund të hyjë askush, madje as kushërinjtë më të afërt. Ajo është kujdestarja e shtëpisë së Magdës dhe ndaj bëhet e pazëvendësueshme për të. Edhe Emerenca, në mënyrën e saj, bëhet e varur nga Magda. Ato ndajne mes tyre një lloj dashurie të paktën deri kur suksesi artistik kaq shumë i dëshiruar i Magdës shpie drejt nje zbulimi tronditës. "Më në fund një roman i shpëtuar nga Humbësit e Mëdhenj po vjen tek lexuesi...Nese e ndien veten si njohës të mirë, të sigurt të peizazhit letrar, atëherë romani 'Dera' do te ta shprishë këtë lloj skeme. Është e habitshme sesi kjo kryevepër ka qenë deri më sot e panjohur per lexuesin gjithë këto vite. Rreshta dhe imazhet e Magda Szabos me erdhën në mendje kaq befasisht dhe bashkë me to edhe emocionet e fuqishme. Është vepër e një ndershmërie të rrepte 2 fuqishme dhe një delikatese të rrallë." - Claire Messud, The New York Times Book Review "Romani 'Dera' është një libër thellësisht i çuditshëm dhe po aq tërheqës, një përrallë e errët vendase, për marrëdhëniet e një shkrimtareje hungareze, Magda Szabó dhe kujdestares së heshtur të moshuar të shtëpisë, Emerencës." -John Williams, The New York Times "Lënda e romanit hungarez 'Dera' ka fuqinë zanafillore të mitit... Zhvillimet klasore, miqësia femërore, fuqia e vullnetit.. Për të gjitha këto Magda Szabó shkruan me një drojë magjepsëse." - Adam Kirsch, The New York Times Book Review "Vepër e vërtetë arti nën një zotërim absolut të lëndës dhe strukturës... Një prej shumë triumeve të Magda Szabós këtu është se ajo shkruan një roman politik të rrënjosur në një atmosferë tërësisht shtëpiake." - Liam Mcllvanney, London Review of Books "I mençur, tronditës, i frikshëm, ky libër meriton të shitet me mijëra e mijëra.” - Tibor Fischer, The Telegraph


Çmimi: 1000 Lekë
 

Attachments

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,903
Pëlqime
823
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Puthje mizore ( Botuar nga: në 2019 )
Autori:
Përkthyesi:
Puthjet mizore vulosin heshtje, sanksionojnë aleanca, shpallin pafajësi dhe japin dënime. Puthje të pashlyeshme në buzë, për të farkëtuar një shpirt me shpirt, fati yt është fati im dhe për të gjithë fati është ligji i detit, ku nga gjuetar kthehesh sakaq në pre, Banda e Fëmijëve ka shtënë në dorë pushtetin, kontrollon sheshet e shpërndarjes së drogës në Forcella, por e vetme nuk mund të komandojë dot. Për të çrrënjosur familjet e Kamorrës dhe për të pasur në zotërim qendrën historike, Nikolas Marazhai duhet të krijojë një konfederatë me O'Dajtin dhe Bandën e Flokëgjatëve. Për të mos u shndërruar nga grabitqarë në pre, Fëmijët duhet të jenë të bashkuar si një grusht i vetëm. Por kjo nuk është aspak e lehtë. Çdo anëtar bande, në të vërtetë, rend ethshëm pas misionit të tij: Nikolasi dëshiron të bëhet mbret i qytetit, por ka edhe hakun e të vëllait për të marrë: Dragoit i rëndon mbi supe një mbiemër i rëndësishëm, fort e mundimshme ta mbash lart me nder, Dhomçi, I ndërkryer nga dhembja, ka dalë nga grupi i zjarrit dhe tani kërkon të eliminojë Marazhanë: Biskotushit I duhet të ruajë një sekret për të shpëtuar jetën; Pot’thosha nuk ia ka mbathur shumë larg: Droni, Peshku i Flashkët, Tukani, Briatoja dhe Lollipopi i qëndrojnë besnikë Nikolasit, por ëndërrojnë një bandë krejt të vetën... Mes allishverisheve, tradhtive, hakmarrjeve dhe shantazheve, familjet e vjetra i mbështesin për të mbijetuar ose orvaten t'u vënë shkopinj në rrota, duke mbjelle përçarje bash në gjirin e bandës. Mos pritet të shpërthejë një luftë e re? Vazhdon cikli Banda e Fëmijëve dhe Roberto Saviano kthehet të na rrëfejë për djemtë e ditËve tona, mizorë, të lindur në një tokë vrasësish e të vrarësh, të zhgënjyer nga premtimet e njË bote që asgjë s'iu fal aq më pak atyre. Të zijosur nga uria dhe sypatrembur nga mllefi. Te gatshëm të japin dhe të marrin puthje që lënë një shije gjaku.


Çmimi: 1200 Lekë
 

Attachments

Top