Letersia ruse.

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,487
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Czesław Miłosz (Çmimi nobel)





PJELLA E EUROPËS
1
Ne, me mushkëritë që thithin freskinë e agut,
me sytë që ngazëllojnë blerimit të degës në maj,
- ne jemi më të mirë së ata që (cofën) vdiqën.
Ne, kush shijon arritjet e kuzhinës lindore,
kush ia del të çmojë nuancat e dheleve,
- ne jemi më të mirë se ata që dergjen varreve.
Nga flakhedhëset, nga gjëmbat,
Pas të cilëve fërshëllen vjeshta me plumba,
Na shpëtoi dinakëria jonë dhe njohja e jetës.
Të tjerëve u mbet zona e rrahur nga predhat
Dhe urdhërat tanë të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë.
Se ne na ra barra e mendimit për punë të mëdha.
Duke zgjedhur midis vdekjes tonë dhe vdekjes së shokut,
Ne anuam nga kjo e fundit, duke menduar: veç sa më shpejt.
Ne i mbyllëm dyert e dhomave të gazit, vodhëm
Bukë, duke e ditur se nesër do të jetë më mënxyrshëm se sot.
Siç u shkon për shtat njerëzve, ne njohëm të mirën dhe të keqen.
Urtësia jonë shkërdhate nuk e ka shoqen.
E pranojmë dëshminë që në jemi më të mirë
Së kokëkrisurit, të dobëtit, naivët që nuk e vlerësuan jetën.
2
Çmimi i dijës pikëllore, ti, pjellë e Europës,
që mori pas sipas trashëgimisë katedralet gotike,
kishat e stilit barok, sinagogat dhe lagjet
me krrokamë hidhërimi, punimet e Dekartit,
Spinozën dhe fjalën e madhe “nder”.
Vlerë është kjo përvojë e shkepur në kohë lebetie.
Arsyeja jote praktike ngërthen n’ajri
mungesat dhe volitë e gjithfarë sendi.
Delikatesa dhe skepsisi garantojnë kënaqësinë,
të marrta për shpirtat primitivë.
Duke zotëruar prirjen e mendjes sonë përshkruar
më lart, vlerëso thellësinë e këshillës së mëposhtme:
zgjidh freskinë e agut me gjithë forcën e mushkërive.
Parashtrojmë një sërë rregullash mizore, por të urta.
3
Asnjë kuvendim mbi triumfin e forcës.
Në ditët tona zotëron, ngulite mirë, drejtësia.
Mos e përmend forcën, që të mos të të fajësojnë
Për shkarjen tinëzare në doktrinë të gabuar.
Ai që ka pushtetin e zotëron atë në bazë
Të logjikës historike. Jepja pra hakun kësaj.
Dhe buzët që hartojnë doktrinën nuk dinë
Për dorën që falsifikon rezultatet e eksperimentit.
Se nuk di asgjë dora që falsifikon rezultatin,
gjësend nuk di për buzët që hartojnë doktrinën.
Mësohu të parashikosh rënien e zjarrit me saktësi gjer në minutë.
Mandej vërja zjarrin vetë shtëpisë tënde, duke përligjur profecinë.
4
Rrite pemën e rrenës, por prej familjes së të vërtetave të jetë.
Mos e ndero rrenacakun që përbuz realitetin.
Rrena duhet të jetë me logjike se e vërteta. Udhëtari
I lodhur do të prehet në hijen e saj të degëzuar.
Në ditën që i kushtove rrenës, mund të shqyhesh gazit rrethesh
të ngushta, në mbrembje, tek ndërmend, si ka qenë e vërteta.
Ne – jemi të mbramët, shkathtësia e të cilëve ngjet
Me dëshpërimin, cinizmi i të cilëve është burim zgërdhirjeje.
Tashma ka marrë rritë një gjeneratë serioze,
E aftë t’i hajë tekstualisht ligjëratat tona.
5
Le të nënkuptojë fjala jote, jo atë çka do të thotë,
Në gjakun e përdhosur përmes fjalës.
Dykuptimshmëria qoftë prore njaj lavdi yt.
Rrasi fjalët e thjeshta në gji t’enciklopedisë.
Mos ua var torbën fjalëve, përsa nga kartoteka
Nuk të vjen haberi se kush po i përdor.
Sakrifiko zërin e arsyes për hir të zërit të pasionit.
Se i pari nuk ndikon në spiralen e historisë.
6
Mos hidh dashni me atdheun tënd: mund të zhduket nga harta.
Aq me pak, me qytetin: priret të shkrehet në rrënoja.
Mos ruaj suvenire. Komodina tënde
Mund t’i dalë tymi që mudn të të mbytë.
Mos u lidh me njerëz: ata vdesin lehtë.
Apo me të rënë në hall, të thërrasin për ndihmë.
Po aq dëm bën të shihesh në liqejt e fëmijnisë:
i kanë mbuluar rrangullat e ndryshkura, ta përçudnojnë fytyrën.
7
Atë që e thërret historia, rrallëherë e zgjedhin.
Të vdekurit nuk ringjallen që të kundërshtojnë.
Mund t’ua ngarkosh në samar çka të të teket ty.
Reaksioni i tyre prore ka me qenë heshtja.
Prej zgafellës së natës pluskojnë fytyrat e tyre të zbrazëta...
Mund t’u mveshësh çfarëdo tipari që ta jep kaplloqja.
Krenar me pushtetin ndaj atyre që s’janë më,
Përsose dhe të kaluarën. Sipas ngjashmërisë tënde.
8
E qeshura, që dikur ishte jehona e së vërtetës,
Tanimë është armë e armiqve të popujve.
Le ta shpallim të mbyllur shekullin e satirës.
Mjaft me shpotitë e holla për tiranin e shkuar në moshë.
Të ashpër, siç u shkon luftëtarëve të çështjes së drejtë,
vetes t’i lejojmë veç humorin e punës.
Me buzë të kyçura, vendosmërisht, por me kujdes të madh

hyjmë në epokën e zjarrit vallëzues.
@ Agron Tufa
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,487
Pëlqime
1,818
Pikë
113

OSIP MANDELSHTAM (1981 - 1938)

Për burrninë zamadhe të shekujve që vijnë,
Për fisin e naltë njerëzor,
Pa kupë më lanë në gostinë e etërve,
Pa gazin, pa nderin burrnor.

Mbi shpinë më sulet shekulli i ujkut,
Por ujk për nga gjaku nuk jam:
Ngjeshmë si shapkë në mëngën e xhupit
Të stepave me afsh siberian.

Që mos t'shoh frikën, as llurbën vrastare,
As eshtrat përgjakur koçive;
Që natën ta zbardhin dhelprat polare
Me hiret e tyre primitive, -

Më shpjer pra menatë, ku rrjedh Jenisej
Ku pisha mbërrin gjer tek yjtë.
Se ujk nuk jam për nga gjaku në dej
Dhe veç i barabarti më mbyt.

Shqiperuar nga
@Agron Tufa
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,487
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Flauti i shtyllës kurrizore
Për të gjitha ju
që ju kam pëlqyer a më pëlqeni ngaherë,
ikona në shpellë të shpirtit në paqe,
në tavolinën e dollisë si një kupë verë,
ngre kafkën e mbushur me vargje.

Mendoj gjithë e më shumë –
a nuk është më mirë
t’i vë vetes pikë me një plumb në fund?
Se sot unë
gjithësa të mund
do jap një koncert lamtumire.

Majakovskij

Perktheu
A Tufa!
 

Bledi_Shady

Anëtar/e
Regjistruar
Oct 13, 2020
Mesazhe
25
Pëlqime
18
Pikë
3
Fëmijët janë të pashpirtë; veç e veç janë ëngjëj të vërtet, kurse ne grup, veçanërisht në shkollë, bëhen si egërsira. Kur zunë ta tallnin, Iliushatregoi shpirtin e vet fisnik. Një fëmijë i rëndomtë e shëndetlig do të qetësohet shpejt, do ti vinte turp e aq, kurse ky imi u ngrit vetëm kundër të gjithve në mbrojtje të babait. Të babait dhe të së vërtetës. Sepse hoqi shume atë ditë: i puthi duart vëllait tuaj, iu lut, iu përgjërua: faleni, faleni babain!- Kështu e mësojnë të vërtetën e kësaj bote fëmijët tanë (jo tuajt, por tanët), fëmijet e varfanjakëve të përcmuar, por fisnik. Ku të pasurit! Fëmijet e tyre nuk e mësojnë dot këtë gjatë gjithë jetës, kurse Iliusha im vetëm tek i puthte duart vëllait tuaj, mësoi shumë gjëra. Dhe u plagosh në zemër; mori një plagë që s'do ti mbyllet gjatë gjithë jetës, - vazhdoi i tronditur kapiteni, duke goditur me grushtin e djathtë pëllëmben e së majtës si të tregonte si e goditi "e vërteta" djalin e tij.
Vëllezërit Karamazov-- Dostojevski
 
Top