Letersi japoneze

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Matsuo BASHO (1644–1694)
12 HAIKU

Vjeshtë e thellë –
po fqinji vallë
si jeton?

* * *

Hënë vjeshte –
gjithë natën u enda
rreth pellgut

* * *

Herë pas here retë
u falin një çast pushimi
atyre që soditin hënën

* * *

Mëllagën
buzë rrugës
e hëngri kali

* * *

E ngrirë
poshtë kalit
hija ime

* * *

Bilbili
mes bambuve të reja
këndon pleqërinë

* * *

Pas çdo shkulmi ere
flutura ndërron vend
mbi shelg

* * *

Fshat i vjetër –
s’ka shtëpi
pa hurma

* * *

Heshtje –
klithma e gjinkallave
gërryen shkëmbinjtë

* * *

Shkreptimë –
britma e gatës
përshkon terrin

* * *

Në Kioto
duke ëndërruar Kioton –
qyqja

* * *

Qyqja –
sakaq mjeshtri i haikut
i lë shëndenë botës
 
Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Kobayashi ISSA (1763 – 1828)
12 HAIKU

Mos qani, insekte!
Kalimtarë janë
edhe yjet.
* * *
Luzma mizash.
Ç’kërkojnë vallë
mbi këto duar me rrudha?
* * *
Aty ku ka njerëz
do gjenden gjithmonë
miza dhe buda.
* * *
Mos e përbuzni
mizën
që më hyri në shtëpi.
* * *
Tani që po dal
mund të bëni dashuri
ju, mizat e shtëpisë.
* * *
Në këtë botë
duhet të fitojnë bukën e gojës
edhe fluturat.
* * *
Të pasqyruara
në sytë e pilivesës,
malet.
* * *
Kanë çelur kumbullat,
bilbili këndon,
por unë jam vetëm.
* * *
Këtë rrugë
s’e merr më askush.
Pasdite vjeshte.
* * *
Në këtë botë
ne ecim mbi çatinë e ferrit
duke soditur lulet.
* * *
Zogu
lan këmbët e përbaltura
në lulet e kumbullës.
* * *
Ende nuk kam
asnjë vend ku të vë kokën
këtë fillimvjeshte.

Përkthyer nga Alket Çani
 
Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Haiku është kompozim prej tri vargjesh me pesë, shtatë, dhe pesë . Ajo është një e tingujve të thjeshtë që eliminon lidhëset dhe mbledh fuqinë nga sugjerimet e natyrës dhe të stinëve të saj. Haiku u krijua në Japoni në shekullin e XVII dhe ka prejardhje prej tankas, formë poetike me 31 rrokje që është krijuar qysh në shekullin e IV. Tanka përbëhet prej pesë vargjesh, me një numër të saktë rrokjesh për çdo varg: 5-7-5-7-7. Me eliminimin e dy vargjeve të fundit mori formë haiku.

Për shkak të shkurtësisë së saj, kërkohet një sintezë e lartë e mendimit dhe imagjinatës. Tradicionalisht vargu i fundit është i ashtuquajturi referimi sezonal apo kigo, që është një referim i stinës kur është kompozuar haiku apo të cilës ai i dedikohet. Temat e haikut përfshijnë skenat e vrullshme që përfaqësojnë, në përgjithësi, natyrën dhe ndjenjat që ka përftuar haiji (poeti) në mendjen e tij. Mungesa e lidhjeve të dukshme mes vargjeve lë hapësirë për një imagjinatë mjaft të pasur. Tradicionalisht haiket nuk kanë titull.

Në Japoni besohet se haike shkruajnë rreth 10 milion persona. Grupi i poetëve që takohet për të biseduar rreth këtyre poezive quhet haijin. Jashtë Japonisë adhuruesit më të shumtë haiku i ka gjetur në Amerikë dhe Marok. Poetët më të mëdhenj të kësaj forme konsiderohen Matsuo Basho, Yosa Buson, Kobayashi Issa, Masaoka Shiki, Chiyo, dhe Jack Kerouac.
 
Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,486
Pëlqime
1,818

Hera e pare qe ndeshem me te tilla shkrime. :oops: :)
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,061
Pëlqime
839
Pikë
113
“Nuk është se ne nuk përshtateshim. Ne thjeshtë skishim asgjë për të thënë.”
– Haruki Murakami, “Norwegian Wood”

Kur lexova Murakami per here te pare duhet thene me plot gojen qe Japonia eshte larg Europes si kulture ,pale si vend.
Murakami eshte mjeshter i fjales,i fantazise,i dhimbjes,i lumturise.
Ndersa ti lexon ai te ka prekur shpirtin me kohe dhe as qe e ke vene re.
 
Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,920
Pëlqime
825
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
ISIKAVA TAKUBOKU (1885 – 1912)

(tanka)

* * *

Në bregun e bardhë ranor
Të siujdhesës
Në oqeanin e Lindjes,
Pa i fshirë lotët, luaj
Me një gaforre të vockël.

* * *

"Le t'i përpijë vdekja të gjithë,
Kush edhe një herë të vetme
Më shtrëngoi
Të ul kokën!" -
U luta unë...

* * *

Nën hijen e gështenjave
Skaj rruginës
Me shokun tim u hëngrëm gjatë,
Ai ma mbushi mendjen:
"Zoti ekziston me të vërtetë".

* * *

Në sytë e vocërrakut
Urrejtja jetonte.
Tej zogu fluturon.
Flatron –
E këndon.

* * *

Kur më dhembnin sytë,
Syze të zeza vura.
Ja, atëherë pra mësova
Të qaj kështu,
I pa vënë re prej askujt.

* * *

Sa më vjen keq për të gjorin Santa!
Vëllanë - mendje laraskë,
Babanë - sakat,
E ai, gjithë natën e lume
Mbi libra e gdhin.

* * *

Kur në dritaren e vagonit,
Në veri - atje, zgrip qiellit,
Malet e vendlindjes
M’u shfaqën ballas,
Ndreqa me respekt kollaren.

* * *

Mësuesja e re...
Sa pikëllueshëm
Vezëlliu
Skeleti i artë
I syzeve të saj.

* * *

Me pamje të papranishme
Flisja.
Me pamje të papranishme
Dëgjoje ti.
Ja, mbase, e gjitha.

* * *

Unë hoqa dorashkën.
Dhe befas -
Dora m’u ngri.
Rrëshqitën në zemër
Kujtime.

* * *

Kaq të pikëlluar e kam shpirtin
A thua diku tash
Po vdes
Një vashë e re.
Derdhet kripa akujve.

* * *

Rruga dimërore,
E vdekura rrugë...
I parrokshëm
Diku fshihet
Erëmimi i dorëzonjave.

* * *

Atëbotë,
Kur depërtonin, forcoheshin
Rrënjët e rrepës së bardhë në fshat,
Lindi -
Dhe vdiq im bir.

* * *

"Kështu pra.
Nuk doni të jetoni?" -
Më pyeti ashpër doktori.
Dhe zemra ime
Ngriu si përgjigje.

* * *

S'di pse përreth meje,
Pa ndonjë arsye të dukshme,
Me një shushurimë të paqtë
U shkundën bef petale të brishta, të verdha,
Mu si shenjë të mistertë t'më jepnin...

Ujdisi në shqip: Agron TUFA
 
Top