Legjenda e Rozafes

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,785
Pëlqime
804
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Legjenda e Rozafes
Kjo eshte legjenda (per ata qe do deshironin te lexonin historine e plote), dhe eshte marre nga :

- Historia e kalasë Rozafa -
"Krenare ngrihet mbi Bunën e gjanë e mbi qytetin e Shkodrës kalaja e lashtë e Rozafatit. Kur asht qitë guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet. Historia e saj tretet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mange. Nji gja dihet mirë e kjartë: ate e kanë pasë dikur labeatët e mandej ardianët, që ishin fise të forta ilire.

N'atë kohë tanë bregu i këtejshëm i Adriatikut, deri në Tergestën e bujshme jase Triestën e ditëve tona, ish breg ilir. Ma vonë, u derdhën këndej romakët, tevona sllavët, normanët, venetikët, turqit e shumë popuj tjerë të huej. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si edhe vetë muret e kështjellës, janë lagë me përrej gjaku t'atyne që e kanë sulmue dhe t'atyne që e kanë mbrojtë. Të huejt erdhën e shkuen, kurse populli ynë mbeti i ngulun në këtë tokë ilire. Ndërtimi i kështjellës së Rozafatit ka nji gojëdhanë të bukur e të hidhun që na ka ardhë nga lashtësia jonë.
Qe se ç'thotë kjo gojëdhanë.
"... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tanë. Tri ditë e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditësh e tri netësh nji erë e hollë fryu e e naltoi mjegullën. E naltoi dhe e shpuni deri në kodrën e Valdanuzit. Aty maje kodrës tre vëllazën punoshin. Ndërtoshin nji kështjellë. Po, murin që naltoshin ditën u prishej natën, e kësisoj nuk e naltonin dot.
Na kalon aty nji plak i mirë.
- Puna e mbarë, o tre vëllazën.
- Të mbarë paç, o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë? Ditën punojmë, natën na shembet. A din me na diftue ndoj fjalë të mirë: çka të bajmë që t'i mbajmë muret më kambë?
- Unë di - u thotë plaku ~ po drue me jua thanë se a' mëkat.
Atë mëkat hidhe mbi krytin tonë, se na duem ta qëndrojmë më kambë nji këtë kështjellë. Plaku i mirë mendohet e pvet:
- A jeni të martuem, trima? A i keni ju të tri varzat e jueja?
- Të martuem jemi - i thonë ata. - Edhe të tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ç'të bajmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë?
- Në daçi m'e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, në shpi mos kuvendoni për fjalët që do t'ju thom unë. Ate prej të tri kunatave që do të vijë nesër bukë me ju pru, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës. Atëhere keni me pa se muri ka me zanë vend e me qëndrue për jetë e mot.
Tha kështu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa.
Medet! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të tana vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk kuvendoi në shpi, nuk i tregoi vashës së vet.
Nadje. Të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët shkapeten, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret naltohen.
Në shpi, nana e djemve s'din gja. I thotë të madhes:
- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa, nanë, sod s'mund të shkoj se jam e sëmunë.
Kthehet i thotë të mesmes:
- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, sod nuk mund të shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtë.
Nana e djemve i kthehet nuses së vogël:
- Moj nuse e vogël...
Nusja e vogël brof në kambë:
- Urdhno, nanë!
- Mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Drue se don gji me pi e kjan.
- Nisu, shko, se djalin ta shikjojmë na, s'ta lamë me kja - i thonë të kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me venë, e puth djalin në të dy faqet, niset e bjen në Kazenë; njaty ngjit kodrën e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetnit e i shoqi.
- Puna mbarë, o mjeshtër!
Po ç'asht njikështu?
Çekanët ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fëtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë:
- Ç'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindë n'e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kemi ba me fjalë me të murue të gjallë në mur të kështjellës.
- Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t'ju la nji porosi: kur të më muroni në mur, synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të kjajë - me njanin sy do ta shikjoj, me njanën dorë ta ledhatoj, me njanën kambë t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e mbretnoftë!
Ata e marrin nusen e vogël e e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parë. Po rranxë tyne gurët janë edhe sod të lagun e të myshkun, sepse vahdojnë me pikue lotët e nanës për birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi. "

-- mbledhur nga Shemsi Hima
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,785
Pëlqime
804
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Legjenda e Rozafes eshte nder me te famshmet qe ne kemi.
Per vlerat qe ajo ka une e perdora dhe si material kryesor per nje detyre kursi qe pata. Vete profesoresha e mitologjise u habit me kete mit dhe tha se nuk e kishte lexuar e as pare tek asnje popull tjeter.
Por duke u marre me kete teme me linden disa ide qe do i shpreh me poshte (nuk i permenda ne detyren e kursit). Ndoshta keto fjale mund t'ju duken edhe dashakeqase, por ju siguroj se jane thjesht mendime.

Sipas legjendes Rozafa eshte nusja e vellait te vogel, nderkohe qe edhe dy vellezerit e tjere jane te martuar.
Plaku orakull u thote te 3 vellezerve se duhet te flijonin njeren nga nuset e tyre , por me kushtin qe asnje te mos u tregonte grave te veta.
Dy vellezerit e pare nuk e mbajne fjalen e dhene. Vetem i vogli nuk i tregon nuses se tij.
Dihet qe nje nga vetite me te hershme te shqiptarit eshte besa. (si psh shprehja : per fjalen e dhene ther dhe djalin).
Pra nga 3 vellezer, vetem njeri u tregua burre. Pse i vogli ? Apo ngaqe ishte me pak i djallezuari e naivi? I vogli del si shqiptar i vertete nderkohe qe shumica (dmth 2 te tjeret) nuk ecin sipas tradites.
Ndoshta do kish qene me mire qe kjo histori te kish qene vetem me 2 vellezer se te pakten 1 me 1 eshte nje variant me pak kontradiktor. Por ne legjendat shqiptare numri 3 eshte perdorur edhe ne raste te tjera ( psh jane 3 dhite me me brire te arte qe u japin fuqi kreshnikeve, apo rrefenja te tjera me 3 vellezer ). Apo mos ndoshta ky raport eshte dhene qellimisht per te percuar ndonje ide ?

Se dyti. Mos valle kjo histori eshte me e thelle sa c'duket? Dmth fakti se 2 vellezerit e medhenj zgjodhen jeten e grave te tyre para jetes se nje muri , do te tregoje se per shqiptaret familja eshte me e shenjte se gjithcka, biles edhe me e shenjte se nje objekt qe do mbronte jeten e familjeve te tyre dhe te te tjereve .
Ndoshta dikush mund te thote me shaka se me mire te kem gruan une se sa nje mur guresh.
Por une do ta shikoja kete kala si nje simbol te bashkimit e forces , dmth si nje fare qendrese ose forme shteterore qe 3 vellezerit po perpiqeshin te ndertonin.
A mos ka ketu paralelizem edhe me gjendjen e sotme te Shqiperise ku mungesa e deshires, durimit dhe vullnetit per te ndertuar dicka te perbashket bie ndesh me faktin se askush nuk do qe te sakrifikoje ?
Dhe u gjet qe te sakrifikohet nje grua e re. Edhe kjo eshte domethenese .Po pse nje qenie e seksit femer? Apo ndoshta sepse gruaja ishte me pak e vlefshme per familjen se sa nje mashkull.
Zakonisht kur nderton nje shtepi e re shqiptari flijon nje dash apo gjel , pra qenie mashkullore. Nderkohe qe Rozafa kishte dhe nje djale por me siguri per familjen trashegimia ka me shume rendesi se sa jeta e nenes, nderkohe qe edhe nena e jep me deshire jeten e saj qe ti jetoje femija.
Ne kete legjende duket sikur vellai i vogel del me i humburi, por ne te vertete ai eshte fituesi i madh. Fama dhe emri per besen e mbajtur i mbeten vetem atij, i kujtuar si burri i Rozafes qe shpetoi muret nga rrenimi. Ai pas kesaj do jetoje me zemer te thyer por me koken lart.
Si mendoni ju se jetuan dy vellezerit e tjere?
Me siguri u plaken dhe pleqeruan me nuset e tyre packa se te turperuar. Ndoshta ata nuk i treguan kurre vellait te vogel se nuset e tyre e dinin se nuk duhej te vinin ate dite. Ndoshta vellai i vogel e kuptoi por nuk e dha kurre veten se e kishte kuptuar. Por me siguri e ema e tij do e kete kuptuar pasi mori vesh ngjarjen.
Mos valle kjo eshte pasqyrim i shprehjes popullore :'' me mire nje m.. se sa i vogel?", dmth se i riu i shtepise duhet te mbaje mbi shpatulla hallet e familjes, ndonese ai ka me pak pervoje dhe me shume jete per te jetuar?
mos valle do te na tregoje se rinia eshte pa diskutim shpetimi i vertete i vendit , pasi te vjetrit e kane mendjen "per te jetuar"?

Shigjeta / FSH
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,785
Pëlqime
804
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Ja dhe nje variant ne vargje (si këngë) i gojedhenes mbi Kalane e Rozafatit.
Kam pershtypjen se kendohet ne zonen e Ulqinit.

Ç’i ka ra mjeglla Bujen’s-ë,
Edhe fushës Shkodaras-ë,
Fryni erë, frashni e hollë,
E nalcoj-ë mjegullan-ë
Ku punojnë e tre vllazni,
Gjidh ditën e po punojnë,
Gjidh natën po jau rrenojnë,
Shkon nji shenjt i gjallë asajna,

-Puna marë, o ustallarë.

-Ta marë paç, o shenjt i gjallë,

Ku e sheh ta marën tonë,

Na gjidh ditën po punojmë,

Gjidh natën po na rrenojnë,

A di gja me na kalxue?

-Unë e di, por kam gjynah-ë.

-At gjynah-ë le’mi ne.

-A jini të tre t’martuem,

A i kini të trija vashat?

-Na të tre vashat i kena.

-Cilla vashë t’u bjere bukë,

At muroni n’murë t’Kalasë,

Lidhni besë, e lidhni fe,

Në konak e kur të shkoni,

Vashave mos u kalxoni.

Aj ma i madhi zanë vëlla,
Prishi besë, e prishi fe,
Në konak-ë bjesedoj-ë,
Vashës ti-ë i kalxoj-ë.

Aj i dyti zanë vëlla,
Prishi besë, e prishi fe,
Në konak-ë bjesedoj-ë,
Vashës ti-ë i kalxoj-ë.

Aj i treti zanë vëlla,
Majti besë, e majti fe,
Në konak nuk bjesedoj-ë,
Vashës ti-ë s’i kalxoj-ë.

Po thërret nana gjelinë:
-Gjelinë, e para gjelinë.

-Lepe nanë, e brraf në kamë.

-Ustallart-ë duen bukë,

Duen bukë e duen ujë.

-Besa nanë po m’dhem kryet.

-Gjelinë, e dyta gjelinë.
-Lepe nanë, e brraf në kamë.

-Ustallart-ë duen bukë,

Duen bukë e duen ujë.

-Besa nanë s’po vojt atjene,

Due me shkue në gjini.

-Gjelinë, e treta gjelinë.
-Lepe nanë, e brraf në kamë.

-Ustallart-ë duen bukë,

Duen bukë e duen ujë.

-Besa nanë s’po vojt atjene,

Kam djaloçin t’vogël-o.

-Na djaloçin ta shikojmë,

Kurr na tokë s’ta lëshojmë.

Muer bukë, muer ujë,

Muer kungullin me venë.

Tek e pa-ë i shoqi saj-ë,

Tek e pa i lshoj bela,

Do t’murojmë në Kala.

-Synin djathtë ma lini jasht-ë,

Kamën djathë ma lini jasht-ë,

Dorën djathtë ma lini jasht-ë, Gjinin

djathtë ma lini jasht-ë.

Kur t’vinje djali kësajna,

Unë me sy-ë ta shikonjë,

E me kamë-ë ta afronjë,

E me dorë-ë ta lurtonjë,

E me gji-ë ta nërgonjë. "
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,785
Pëlqime
804
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
MUROSJA NE THEMEL

Kanga e Ures

- Puna mar', mre ostallare!
- Puna jone mos u pafte!
Godit dit' e shemu nate!
- Pa ndegjoni llafen e plakut:
ju ta lidhni besa-bese,
kush te vij' neser per dreke,
ju ta shtini t'gjall ne dhete...
- Ngreu ti, moj nusja e pare,
t'u cosh buken ostallarve.
- Nji pun' tjeter ti ma thuj,
kete pune mos ma thuj.
- Ngreu ti, moj nusja e dyte,
t'u cosh buken ostallarve.
- Un' s'un ve, se me qan' cuni.
- Qaft' e plast' aj klysh majmuni!
Ngreu ti, moj nusja e trete,
t'ja cosh ti a t'ja coj vete?
- Peqej, nan', peqej, po shkoj,
se a' turp, namuz per ne,
tri nuse ne deret-e,
asnejana mos degjoje.
<<Buken, qyqja, c'e ngarkova,
udhen e mare se c'e mora,
mun ke ura e shkarkova.>>
- Puna mar', o ostallare!
- Mbare pac ti, moj kunate?
- C'ke, or im zot, qi po qane?
- Me ka hum' myhyri i gishtit.
- Ti myhyrin n'ven e ve,
mjera un', se qesh e re!
N'qaf' me pac, o burri im,
qi me le djalin jetim!
Jetim qesh' e jetim lashe!
Oj medet e oj medet,
o moj dhe, mos me tret!
O i shkreti, o mur qagjir,
oj medet, se po m'kullojn' gjite!
O i shkreti, o themel muri,
oj medet, se po m'qan cuni!
Oj medet, oj medet,
o moj dhe, mos me tret!
Mezarxhi, ju qi do m'shtini,
nji penxhere ke kryt ma lini,
t'i ap sis' ati jetimi!

Elbasan 1947
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,785
Pëlqime
804
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
MISTERI I SAKRIFIKIMIT TE ROZAFES

Stavri Trako

Kush jemi?

Kenga Rozafes sjell nje tragjedi nga historia pellazgo? ilire ne vitin 335 te shekullit te IV para eres se re, kohe kur ne nje nga ngrehinat me te lashta pellazgo ilire ne ate te Skutarit hyjnor, kryeqendres se e Ilirise, ka ndodhur nje flijim njerezor, sakrifica e Rozafes..
Parahistoria e Skutarit na daton 13 shekuj para Krishtit Pas vdekjes se

Ngadhnjysi i ri, Leka i Madh, me kete beteje, duke mundur pinjollet e Bardhylit, do te njihej edhe si zot i Ilirise . Por ne kete fitore Leka do te zbulonte misterin e lavdise se tij. Ai e shperfilli shkelqimin e triumfit te pare si mbret i ri Maqedonise dhe parapelqeu rikurorezimin e mbreterve te rinj te Ilirise, Glakut dhe Klitit, duke kerkuar prej tyre besen si aleate te Mbreterise Maqedonase. Rreptesia dhe vleresimi i kundershtareve te mundur do te perbente vecanesi taktike te Aleksandrit, qe do ta shnderronin ate ne hyjni jo vetem te sivellezerve te tij ilire, por dhe kudo ku shkeli kemba ne Egnatien e tij. Glauku do te qe nje nga flamurmbajtesit besnike deri ne vdekje te shpures prej 35000 burrash pelazge (Iliro?Trako?Maqedonas?Epirote) te atij bashkimi shpirteror qe u be baza e nuklit te fuqise se Aleksandrit, dhe te cilet ishin te gjithe baballare djemsh qe e shoqeruan Aleksandrin e Madh deri ne Sanskritine e larget.
Pse i duhej Iliria dhe per me shume beselidhja pellazge Aleksandrit te Madh? Qe Ai qe u a kishte provuar shpatat dhe burrerine mbretit Bardhyl dhe djemve te tij; njihte paepshmerin, urrejtjen ndaj padrejtesise besnikerine, nderimin dhe bujarine e dajave te tij molloso?epirote; trimerine, disiplinen dhe artin luftarak te maqedonasve te tij; pamposhtshmerine dhe qendresen ne lufte te Dardaneve, Lynknesteve te stergjyshit Herkul, apo Trakasve zemedhenj. Ka te ngjare qe Leka i Madh te kete kuptuar dhe te jete keshilluar nga mesonjesit e tij qe te fitonte pa medyshje keto vlera te shpirtit burreror, si dhe nderimin, zemerbardhesine dhe vllamerine e sivellezerve te tij, si tipare keto te nje nukli hyjnor per te realizuar endrren Sanskrite qe kishte filluar te realizohej. Keto tipare spikatin edhe sot e kesaj dite te shqiptaret kudo qe jane. Qe i pari pellazgu hyjnor Homeri qe i gdhendi 32 shekuj me pare te kenga e 23 ?te e Ilades te pritja, nderimi, dhe perkujdesja qe Akil Pelidi tregoi ndaj Priamit kur ky shkon per te marre trupin e te birit, Hektor zemadhit. A nuk do te mjaftonte e tere kjo psikograme per te kuptuar se cili ishte shpirti qe i perjetesoi madheshtine e Aleksandrit te Madh.

Keshtjella Akropol e Skutarit u be me 335 p K nje qytet shume i populluar me nje status te mirefillte qytetar dhe nje qender administrative, ushtarake dhe nje nyje rrugore e tregtare shume te rendesishme qe se ka humbur kurre me famen e saj per me shume se 2400 vjet. Po ne kete kohe rimori famen e te qenit nje qytet hyjnor, sepse ne themelet e saj mbajti flijimin e nje nuseje, e ama e nje djali trashegimtar.
Riti i flijimit te vashave te virgjera nuk ka qene nje ndodhi e padegjuar edhe me pare tek te lashtet e Ballkanit. Por flijimi i nje gruaje lehone, qe kahmot e gjithe sot mencurisht eshte kuptuar si zana mbrojtese e jetes, ishte dicka e padegjuar, sa tragjike po aq dhe misterioze dhe nje kanun jo shum?_thjeshte per t’u kuptuar po qe se nuk do te murosej ne muret e keshtjelles. Cfare iu fsheh sakrifica e Rozafes kohrave? C’kerkojne te na kumtojne te lashtet me kete akt te mistershem?
Hehoja e dhimbjes eshte frymemekese per kedo qe ndeshet ose sjell ndermend ngarjen. Nje dritherime gjurmelenese pushton shpirtin e gjithekujt qe e di apo njihet me nje ndodhi te tille. Nje gje eshte e pakundershtueshme: ngjarja e kesaj balade gjeneron energji te perjetshme jetesore dhe nuk cuditemi kur ajo moterzohet ne gjithe Ballkanin si deshmi besnikerie mbarepellazge dhe i kalon kufijte kohore 2400?vjecar per te ardhur tek ne me nje fuqi magjike qe na mrekullon me fuqine, besueshmerine dhe kumtin e saj hyjnor.
Viti 335 p K qe pragfillimi i nje epoke te re qyteteruese, asaj qe nga te gjithe njihet si epoka aleksandrine. Te lashtet e mencur e percollen ate me nje ceremoni te perhynyjshme dhe nje ritual te denje vetem per nje vezullim hyjnor si ai i Aleksandrit te Madh. Ja vlen te besohet qe nuk eshte bere vetem blatimi i demit per
Kuptohet ketu, qe te lashtet i kane kaluar kufijte e mitit, ata, per mendimin tone, tentojne te ligjerojne kanunin e konstitucionit shpirteror te kesaj beselidhejeje hyjnore ndaj Aleksandrit te Madh, por me nje kusht: qe te mos prekej nukli gjenetik dhe ardhmeria e kesaj race yjnore, si per nga prejadhja, ashtu dhe per nga misioni. Dhe ishte gjetur filli, cdokush nga 35000 te perzgjedhurit e kesaj legjende, duhej te linte me patjeter pas, djalin trageshigimtar dhe nusen ame regjente te ketij nukli hyjnor. Plotfuqishmeria e figures femerore qe e pa kushtezuar nga cdo ndodhi e mepastajme e luftes dhe i kanunonte asaj pergjegjesine e patjetersueshme si zana mbrojtese e jetes, sot e gjithediten ajo pranohet si kroi i nuklit riperserites se jetes .
Ja vlen te respektohet lashtesia e ketij kanuni, qe nder familjet shqiptare respektohet si nje deshire per te patur nje trashigjimtar djale.
Nga Skutari hyjnor i hapej udhe per se treti epokes euro?sanskrite, nje epoke qe do te zgjaste edhe ajo plot 10 shekuj (shek 4 pK deri ne shek. 6 pK ) kohe kur perfundon epoka Aleksandrine (ne art, letersi, arkitekture, kulture, etj). Kultura latine (eneida) dhe e tere kultura euro? indiane ne pergjithesi, folklorike apo e kultivuar, qene produkt i ketyre 10 shekujve. Te kesaj kohe datojne te jene krijuar edhe perlat e trashegimise populore shqiptare: eposi legjendar, baladat e ne vecanti balada e murimit te Rozofates.
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,785
Pëlqime
804
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Të dhana nga historia dhe tradita *
Rreth ndërtimit të kështjellës së Shkodrës ka shumë hipoteza, prandaj nuk mund të flitet me saktësi se nga kush e kur asht ndërtue. Lashtësia e saj mijëvjeçare nuk mund të mohohet. Historia që në epokat e vjetra na tregon se qytetet kurdoherë janë mbrojtë prej kalave dhe janë konsiderue të pushtuem kur kalaja e tyne asht dorëzue. Ndërtimi i Kalasë së Shkodrës padyshim duhej të jetë vepër e ilirëve, ndonëse arkeologët shqiptarë akoma nuk kana ba gjurmime të atilla që të kenë thanë fjalën e fundit rreth vjetërsisë së këtij objekti historik. Histografë të huej ndërtimin e kësaj fortese ua atribujnë serbëve dhe përshkruejnë legjendën e famshme, së cilës shqiptarët i kanë thurë edhe kangën. Vepra serbe, ndoshta mund të ketë qenë një meremetim fortese, por jo një themelim i saj. Sidoqoftë këtu po përshkruejmë të dhanat historike të autorit francez A. Degrand, konsull i Francës në Shkodër. Në periudhën serbe Kalaja e Shkodrës quhej “Rozafat”, kurse populli i Shkodrës përgjithësisht nuk e njef kalanë me ëmnin “Rozafat”. Dukagjinasit kanë të tyne shprehjen: “Kush ë sundojë alanë, jemi me të!”, pra malësori ynë tash 400 e ca vjet e ka quejtë me emnin “kala” e jo ndryshe. Tue iu rrefrue autorit të përmendun sipër këtu poshtë po përshkruejmë legjendën e kalasë:
“Një legjendë serbe ndërtimin e kalasë ia atribuon mbretit Vukagjin edhe vëllezënve të tij, Uliosha e Goiko. Nisma e tyne për ndërtimin e kështjellës pengohej vite me radhë prej një zane, e cila iu prishte natën atë që kishin krye ditën. Ndodhi të kalojë një plak aty ku po punonin punëtorët. Tre vëlleznit që punonin aty i treguen plakut se puna që banin ditën, iu prishej natën, ai u suell e u tha: “Duhet të bani fli nj grue tuejën, atë që të vijë ma e para për me iu sjellë gjellën; gjoja mos me iu tregue grave të tyne: se cilës do t’i binte shorti i asaj fatkeqësie, do të shkonte viktimë. Dy vëlleznit e mëdhenj mjerisht nuk e mbajtën fjalën dhe ia treguen grave të veta sekretin, ndërsa i vogli qëndroi i sinqertë e nuk i tregoi gja gruas së vet. N’e nesre, dy ma të mëdhatë u shtinë të sëmura e nuk ndëgjuen t’u dërgonin gjellën punëtorëve; e vogla nuk dinte gja, u ngarkue me bukë e gjellë dhe vajti te punëtorët. Fatkeqen, porsa mbrrini në vendin e caktuem, e pau i shoqi dhe nisi të qante për fatin që e priste. Vukagjini ia dorëzoi gruen të vëllait, Radit, mjeshtrit ndërtues, i cili thirri punëtorët për m’e ndihmue që të shtrinin atë grue në themele.
Grueja e re, këtë veprim të punëtorëve, e mori me buzëqeshje, sepse mendonte që punëtorët po banin ndonjë shaka. Rreth saj po grumbulloheshin gurë e dru edhe sado që materiali i arriti deri në gju, ajo gjithnjë qeshej; vetëm kur gurët e themelit iu afruen asaj në brez, atëherë ajo e kuptoi seriozitetin e punës dhe filloi t’u drejtohej kunetënve, me fjalët: “Ah, s’po kini frige Zotin që po doni me më shtie gjallë në dhè?”. Tue pa se lutjet e saj nuk po dëgjoheshin, i sillej mjeshtrit edhe të shoqit: “Mos më shtini në dhè për së gjalli, nana ima ka ar, ajo kishte për me ble një skllav ose një të burgosun, nëqoftëse lypet të bahet këtu një viktimë të paktën të mos jem unë grue e re!”. Goikoja i mallëngjyem nga fjalët e saj, nuk iu përgjegj fare së shoqes. Mandej e pafatja iu drejtue përsëri mjeshtrit ndërtues: “Rad! Në emën të Jezu Krishtit, po të lutem ma len një vrimë mbi parzmën time që unë të mundem t’i jap me pi Gjonit tem kurdoherë që ai do të vijë te nana e tij!”. Radit i banë përshtypje fjalët e asaj gurje dhe lutja që i bani në emën të shëlbyesit, prandaj ia la një dritare të vogël në naltësinë e krahnorit të saj, dhe ajo kënaqej tue pa të birin kah i jepte me pi qumësht. Kështu gjatë një jave iu dërgue djali s’amës, derisa zani i nanës u pre, porse burimi i jetës vazhdoi një vit, sepse dashtunia qe ma e fortë se vdekja. Edhe sot nanat, të cilave iu mungon qumështi i gjinjve, në kujtim të asaj mrekullie, gërryejnë një landë gëlqerore prej mureve të brendshme të galerisë së parë në hymje të kalasë. Besohet gjithnjë në rrethet e grave shkodrane se gjiu i asaj grueje që u ba kurban ndër themelet e kalasë rrjedh vazhdimisht qumësht, prandaj ka akoma gra lehona, të cilat, tue besue atë fenomen, dërgojnë e marrin atë lang gëlqeror me besimin se ai gjoja do t’iu sjellë qumësht në gji, mbasi ta pijnë!”

------------------------------------------------------------------------------------

Kanga e kalasë së Shkodrës” _ kenueme nga populli

Ç’po punojshin tre vëllazën
Murin e qytetit – o,
Shkon nje plak o aty pari
- Puna e mbarë, o ju tre vëllazën !
- Ku po e shef ti t’mbarën tonë ?
gjithë ditën po punojmë
E gjithë natën po na rrënohet
- a din gja plak me na diftue ?
Kjo kala që nuk shtërngon ?
- Unë e di por kam gjynah.
- Atë gjynah ti lena ne !
Kish qitë plaku e u kish thanë
- A jeni të tre të martuem
A i kini të tre vashat ?
Po, na të tre të martuem jena
E të tre vashat i kena.
Na difto pra çka me ba ?
Pa ndigjoni ju tre vëllazën
Për n’e daçi ndrejt me punue
Porosinë që po ju jap
Kujt mos shkoni me i diftu
Lidhni besë e lidhni fe
Në konak mos bisedoni
Në konak mos bisedoni
Vashave mos iu kallxoni
Nesër nade porsa të zbardhin
Cila vashë që ju bijnë bukën
Atë murojeni në kala
Atëherë ju keni me pa
Se sa mirë ka me qindrue.
Se vojt ma i madhi vlla
Çarti besë e çarti fe
Në konak e bisedoi
Vashës së vet ky i kallxoi.
Ashtu i dyti vlla
Harroi këshillin që pat vu
Atë që plaku i pat diftue
Çarti besë e çarti fe
Në konak e bisedoi
Vashë së vet edhe ky i diftoi.
Heu ! Ma i vogli vlla
Mbajti besë e mbajti fe
Në konak s’e bisedoi
Vashë së vet nuk i kallxoi.
U err nata, zbardhi dita
Dolën djelmt – o me punue
Na erdh koha me çue gjellën
Na i thrret nana gjelinat – o
Gjelinë, e madhja gjelinë
Ustallarët duen bukë
Duen bukë e duen ujë.
- Besa nanë atje s’po mund të rri.
Se kam ndjehun sot e ligë
Edhe në kambë s’po mund të rri.
- Çou gjelinë, gjelina e dytë,
Ustallarët duen bukë
Duen bukë e duen ujë.
Qyqja, mori kadnanë
Më ka ardh haberi mbramë:
Se më ka vdekë qyqja nanë
- Çou gjelinë, gjelina e tretë,
Me iu çuem sillen djelmve.
- Lepe nanë e kadnanë !
- Ustallarët duen bukë
E duen ujë.
- Besa nanë, atje s’po vete
Se kam djalin e vogël.
- Qyqja unë nafazeza
Gjith kah shkova e kah erdha
Nafakqyqe paskam qenë.
Se na djalin ta shikojmë
E s’e lamë të vajtojnë.
- Nisu shko gjelina jeme.
Kur ka ba nusja me shkue
Me djal t’vet a hallashtue:
Lamtumirë njomzaku ‘jem
Nuk më përket nana me dorë
Ede djalin e ka qitë në gjumë
Të dy faqet ia ka puthun
U përpjekshim në atë jetë.
Mori bukë e mori ujë
Iu afrue murit të kalasë.
Kur epa i shoqi ‘saj,
Kur epa i shoqi belanë
Çakiçi në duar iu ngri.
Kish qitë e shoqja e kish thanë:
Çka ke burr qi nuk punon ?
- Më ka tretë myhyri i gishtit.
Ulet me te kunati m’e kerkue
Rrasën sypri ia kanë vue.
- Pash zotin kunati madh
Nji amanet po ta la:
Synin e djathtë ma leni jashtë,
Gjin’ e djathtë ma leni jashtë,
Se vjen djali me më kërkue,
se me sy do ta shikjoj
E ma gji do ta pajtoj
E ma dorë do ta lëmoj.



* marre nga libri Shkodra dhe Motet
i Hamdi Bushatit
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,785
Pëlqime
804
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Nje tjeter variant per prejardhjen e emrit te Kalase vjen nga humanisti shkodran Marin Barleti.
Ne vepren e tij "Rrethimet e Shkodres" ky autor tregon se fjala Rozafat ka te beje me bashkimin e emrave te nje motre me te vellane, pra Roza dhe Fa-ja [ndoshta Fat ].
Roza ish nje grua e panjohur qe bashke me te vellane ndertuan Kalane shekuj me pare.

Ja dhe nje foto e vjeter e Rozafes ( fototeka Marubi )
( marre nga tili.it )
Fotografitë e Bashkëngjitura
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
Top