Klubi i çiklistëve

BRYG

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 14, 2020
Mesazhe
165
Pëlqime
157
Pikë
43
Ka me mijëra tema në forum, të çdo fushe, por asnjë për biçikletat, për këtë mjet që është shpikur përpara makinave e që vazhdon të mbetet edhe sot kaq popullor.

Tema është për admiruesit dhe të pasionuarit pas biçikletave, për shkëmbime mendimesh, idesh, ndihmë teknike, këshilla mirëmbajtjeje, si dhe histori e rrëfenja nga përvojat tona me to. Pra gjithçka që ka lidhje me biçikletat. 🚲
 

BRYG

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 14, 2020
Mesazhe
165
Pëlqime
157
Pikë
43
Biçikleta e parë u shpik në vitin 1817, nga një gjerman i quajtur Baron Karl von Drais.

Biçikleta është mjeti më efektiv i drejtuar nga energjia e njeriut. Teorikisht, 99% e forcës së këmbëve përcillet tek rrotat nëpërmjet pedaleve dhe një biçikletë që ecën me shpejtësi 15-25 km/orë kërkon aq fuqi sa duhet për të ecur në këmbë.

Biçikletat përdoren si mjete transporti, por shumë i përdorin dhe për stërvitje e sport, ndaj temën e hapa tek sporti.
 

BRYG

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 14, 2020
Mesazhe
165
Pëlqime
157
Pikë
43
E bukura e biçikletës është që të pedalosh në rrugë të veçanta për to, të ndara nga rrugët e makinave.

Ka disa vende në botë që u kushtojnë shumë rëndësi biçikletave dhe investojnë në rrugë të posaçme për to. Sipas të dhënave nga interneti, katër vendet e para në botë janë: Danimarka, Holanda, Franca, Suedia. Unë kam qenë në këto katër vende dhe ky informacion përputhet me ato që kam parë. Sidomos Holanda dhe Danimarka gëlojnë nga biçikletat, por mendoj se kjo ngaqë këto dy vende kanë sipërfaqe të vogël dhe popullsia është më e dendur.

Për Italinë nuk e di, se s’kam qenë atje. Di që në Itali biçikleta është popullore dhe prodhojnë shumë marka të njohura, por si është gjendja e rrugëve, nuk e di.

Para dy vitesh pashë se edhe në Shqipëri kishin filluar të bënin rrugë biçikletash, jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera, në qendër ose krahas rrugëve të reja që bënin. Uroj që ato të vijnë duke u shtuar dhe të hyjë kultura e biçikletës. Jam i sigurt që do të shtohen, sepse me ndryshimin e klimës dhe hyrjen e biçikletave me bateri, do të merren masa kudo.

Lexova se në Kinë, ku biçikleta ka qenë shumë popullore, tani i kanë lënë pas dore dhe lëvizin vetëm me makina, por besoj se kjo do të ndryshojë në të ardhmen. Me sa duket ky është një cikël ku kalojnë të gjitha vendet e mbyllura e të pazhvilluara. Pasi rimëkëmben pak, mbyten nga makinat, e kur ngopen ose bllokohen nga to, u kthehen prapë biçikletave.
 

BRYG

V.I.P
Anëtar/e
Regjistruar
Jul 14, 2020
Mesazhe
165
Pëlqime
157
Pikë
43
Ka shumë lloje biçikletash, por disa prej llojeve më të njohura sot janë këto:

Klasike

Untitled-12.jpg

Këto janë dy biçikleta klasike, e para burrash dhe e dyta grash. Skeleti i tyre është i ndryshëm, profili i grave është i ulët, me qëllim që ato ta kenë të lehtë për t’u hipur edhe kur vishen me fustane, por veç kësaj ka dhe ndryshime të tjera, në shalë, timon etj. që i përshtaten anatomisë së trupit të tyre.

Karakteristikë e biçikletave klasike është se janë të rehatshme dhe mbi to trupi i njeriut qëndron drejt, pa u përkulur, por kjo ka dhe anët e saj negative. Kur trupi rri drejt, krijon më shumë rezistencë në ajër dhe kjo ndihet sidomos kur fryn erë. Armiku më i madh i çiklistit, siç dihet, është era.

Një anë tjetër negative është se kur trupi qëndron drejt, ky pozicion nuk është i përshtatshëm për rrugë të përpjeta dhe në rrugë të tilla këto biçikleta të lodhin më shumë. Biçikletat klasike nuk janë për largësi të mëdha, e nuk janë as të shpejta. Ato janë për zona urbane, brenda qytetit, e siç kuptohet që nga emri, këto biçikleta shkojnë me rroba klasike, serioze, nuk shkojnë me rroba sporti.

Më bën përshtypje që shumë burra në Shqipëri përdorin biçikleta grash. Janë burra të moshës së mesme, me shtat të shkurtër dhe bark të madh, që me sa kuptohet nuk u hipin dot biçikletave të larta. Por edhe për këto raste ka mënyra popullore, mund t’u hipësh ashtu si kalit, ose mushkës.

Mënyra është kjo: pasi i jep pak shpejtësi biçikletës, e vë këmbën e majtë mbi pedalen e majtë dhe sapo ngrihesh pak lart, me këmbën tjetër e shalon. Kjo mënyrë ka qenë shumë popullore në Shqipëri, por këtyre burrave kjo mund t’u duket e mundimshme dhe prandaj parapëlqejnë biçikleta grash.
 
Top