Ke desha une.

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Shpesh kur gjate jetes sime takoj dike,gjithmone pyes veten per cfare motivi fati desh qe ta njihja. Arsyet njihen me kohen,por keto jane te destinuar qe te ndaj nje pjese te shpirtit me ta.
-Keshtu ndodhi kur pata afrimin tim te pare me nje cun. Ishim me pushime te dy,ai nga Fieri une ne zonat afer dhe jetonim ne tenda me familjet. Mbaj mend lekuren e tij te zeshket dhe fakti qe me ndiqte gjithandej. Kishte premtuar qe do martohej me mua ( 🙊) ,mezi prisja te vinte qe te me therriste dhe me mesonte si te gjuaja me llastiqe,me mesonte si te beja not dhe me tregonte nje guacke te re deti apo cilat gineshtra perdoreshin per te bere kapele e canta. Me mbante nga krahu dhe ecnim naten duke u puthur fshehurazi (🙈)
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Pasi filloi shkolla jetova me nje vegim ndaj dy cunave. Kur je e vogel ske sigurine qe ke sot. Thjeshte te skuqen faqet pastaj ndryshon dimensioni i gjerave qe mendon. Mbanin qendrim sa larg- afer. Por kishin ate menyren e tyre si te me trajtonin,sishte asnjehere si e vajzave tjera. Kur hidhnin shikimet fshehtas dhe pastaj ulnin kokat. Njeri quhej Jetmir e tjetri Evi shkurt. Njeri bjond e tjetri brun. Njeri protektiv dhe tip i mbyllur,tjetri me i qeshur dhe tip i hapur. Kushedi sa kane ndryshuar tani. Di qe te dy jane te martuar. Kushedi sa kam ndryshuar une..mbase sjam me ajo qe skuqej sapo thonin ndonje alegori e pastaj kthenin shikimin nga une.
Pastaj njoha Landin. Landi ishte cuni me i gjate. Me floke kacurela dhe shume gentil. Me Landin ndiqnim te njejtin serial dhe ( meqe une gjithmone jam vone) ai dilte nga dritarja e me tregonte cfare kishte pare. Une qe e degjoja gjate gjithe oborrit te shkolles ,ndersa te tjeret e terhiqnin brenda qe te mosdilte shume. Edhe Landi eshte martuar.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Pastaj erdhi shkolla e mesme. Duke cilesuar qe nuk provova asnjehere puthjen e pare me asnje ,sepse si ndjeja ne nivelin tim ( 🤦) dhe doja dike te vecante,dicka te vecante.
I pari qe me beri nje efekt aspak te mire ishte Vini. Vini nje dite nuk me la te dilja nga klasa dhe une desh qava,Vini qe i tha shoqes sime do me blinte telefon qe te komunikoja me te,Vini qe bertiste me sa kishte ne koke qe donte njeren dhe pastaj me shihte mua.
Vinin se desha asnje moment,por ishte nje impakt qe me trazoi. Ai po vendoste per cdo gje dhe une su ndjeva mire. U martua dhe Vini.
Kur une them qe ndan shpirtin me dike jane edhe raportet shoqerore. Eshte ajo gjeja qe ndan dicka me dike dhe se kupton aq vete se si.
Keshtu ishte i dashuri i shoqes se ngushte. Te dy ne te njejten klase. Ai bjond sybojeqielli,ajo brune dhe normale. Une qe kur rrija me ne cep duke shijuar detin,Genti vinte shihte ne cep te syrit e buzeqeshte. Ste pelqejme ne te tjeret : ia bente ,ee. Genti qe kur u ndame u puthem ne faqe u skuq i teri.
Ajo e tradhetonte ky besnik,ajo zbavitej ky qante une e ngushelloja. E ngushellonim gjitha shoqet e klases Gentin. Genti me shihte e me thosh " si tia bej une". Qe me Gentin cdo bjond per mua me dukej pa karakter e pa shije. Kot.
Ste merito i thashe. Ste meriton i thashe shoqes.
U martuan bashke.
Pastaj ishte Edi. Edi ishte gomist. Edi qe nuk me linte nje here pa me pershendetur dhe pse nuk ia ktheva qofte edhe nje here. Edi qe sdinte gje cfare ishte femra,ai qe bezdiste deri ne momentin qe me pa te shoqeruar me cunin e halles. Pasi pershendeti ate,duke njohur famen e tij te keqe nuk me foli me qofte edhe nje here.
He Ed: thoja me vete,sta mban me tani eee ( 😂)
 
Last edited:

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,359
Pëlqime
1,722
Pikë
113
Sa embel pershkruan Nick. :)

Je e ca mistrec. :D

Temen e semes (ndihem qe me troket pleqeria) per keto tema. :cool::D
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Ne 2007 nese sgaboj mora tragetin per ne Itali. Ishte hera e pare qe po udhetoja aq larg. Ne traget njoha dy nga Lushnja. Ceshte e verteta skuptova gati asnje fjale nga ato qe me thane (😂) por njeri qe sa me shihte vetem afrohej te kapte muhabet,une beja sikur se shihja e ikja ne ane tjeter. Pastaj me tha " cna thua ndonje gje te bukur" . Ne snjihemi i thashe,kam 18 vite jete pas dhe mund te them shume,por ceshte e bukur per mua,seshte per ty. Dhe ai se kuptoi dhe thjeshte po priste akoma pergjigjen i hutuar "asgje me rendesi i thashe,ika".
Ne te njejtin traget njoha Federikon. Fede eshte nje nder njerezit qe me ka ngelur peng qe se njoha. Me thane te pyesja per te ,dhe une pyes njerin " me fal e njihni Federikon ju". " Jam une ,tha ai. Une qe sisha pergatitur fare per kete gje ,ngeca. Ama me beri te ndihesha rehat,beri disa batuta,une disa te tjera dhe te nesermen me ftoi per kafe. Nuk dola sepse isha shume e paditur ( 😂sa turp) dhe pastaj te kapin ato dritherimat e frikes,panikut ,mijra mendimeve,qe zakonisht ndodh kur dikush te pelqen tejmase.
Pastaj Fedes ishte nje tjeter.
Qeros.
Nuk e harroj dhe e theksoj qe ishte i tille sepse mua qeroset sme kane pelqyer asnjehere. Pra ishte cun tejet i mire. Vellai i nje shoqeje. Te gjithe na linin kastile vetem dhe qerosi vrap te bente muhabet,une me vrap te ikja pas te tjerave. Pastaj ishte dhe ca i madh ne moshe dhe me dukej sikur do shfrytezonte pafajsite e mia (😂)
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Ne universitet njoha dy shoke,shqiptar. Kokerrodhja dhe nje pizzaiol. Pizzaiolo sishte i bukur,kishte dhe nje ze te holle. Une isha mesuar me zera qe kumbonin fort. Kokerrodhja ishte i zene asokohe pastaj u trasferua. Une pizzaioli dhe nje tjeter ndiqnin cdo leksion. Une si shejtan njeri provokoja pizzaiolin. Studionim gati gjithe diten bashke ,edhe ne mense po. Me shume studionim shkalleve se ziheshin bankat . Dhe aty u afrua te me puthte ,une sprapsem me zemren ne fund te kembeve . Ai iku. Mori ashensorin. Ashensori nuk vinte. Ai me shume e godiste. Pastaj u kthye te shkallet,pershendeti ftohte dhe iku. Me shkruan nje mesazh qe nuk e mbaj mend fort mire,por di qe i thashe o shoke ose mos me flit fare. Di te them qe isha nje adoleshente shume kokemushke. Sot e kesaj dite jemi akoma miq.
Pas ketyre njohjeve qe me ngjajne te lumtura sikur ajo vajza tek " bijte e diellit" njohjet e mia fillojne ne menyre drastike nje rreshkitje. Disfata njera pas tjetren.
Njoha nje person qe do e quaj X.

Iksi ishte shume i fiksuar,iksit ju bera obsesion. Per ta shfajesuar ne nje fare menyre..une pas ca koheve i flakja njerezit. Se di cfare psikoze u ngjall te mua ,por nuk afeksionohesha dot per shume kohe. Por X u ndje i zhgenjyer sepse me koken e tij kishte bere shume plane per jeten.
Iksi filloi nje periudhe te gjate perndjekjeje,telefonata pa fund,stalker i teri. Dinte cdo levizje timen. Aq sa u detyrova ti thoja qe do shkoja ne polici nese sme linte rehat. Nje mankth i vertete.
Iksi nuk u kenaq me asgje por tha do e zgjidh kete gje ne menyre te vjeter...foli me tim ate. Goca jote me mashtroi tha. Goca jote me do.
Aty kuptova qe ka dy lloj meshkujsh,keta loqe fare dhe kavaljeret. Ceshtja u mbyll,per fat sme martoi me zor iksi.
Per shume kohe e vuajta ate stres sepse se kisha perjetuar ndonjehere. Une qe adhuroj lirine njoha dike qe ma hoqi ne pak kohe. Per ta lidhur ceshtjen e fatit me jeten dhe sa ironik jane keta te dy do ju tregoj qe pas shume vitesh kthehem ne Tirane.
Fillova te kerkoja pune dhe dergoja cv gjithandej. Dhe tadaaaaaa cv ime iku dhe tek puna e atij qe sia kisha fare idene qe ishte ai.
Ndersa lexoja ate email qe me ishte pergjigjur vija re nje lloj ngutje. Shkronja te medha,pastaj te vogla,nje here shqip pastaj italisht,nje here me drejtohej me ju pastaj me ti. Me merrte ne telf dhe dergonte sms 2-3 here ne dite.
Qelloi qe te puna qe kisha asokohe pyes njeren nese kish punuar te x kompani..po tha...punon X person nga Lezha..mbase e njeh. Aty me rane krahet dhe mendova se u fundos bota.
Nuk vajta asnjehere,se takova me asnjehere dhe sdi cfare ben me jeten e tij,di te them qe ka zhvilluar nje ane te mire te shqisave te mia dhe intuites. Disfatat vetem sa vazhdojne.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Pastaj njoha dashurine time te pare.
Gertin. Se desha asnjehere nje emer aq shume. Ishte dashuria e pare,ajo qe idealizoja,ajo e embla,ajo qe do te jete e fundit. Mendoj se ne jeten time sdo takoj mashkull me te embel. Sishte perfekte,sishte aspak perfekte. Perkundrazi. Zgjati shume vite dhe shumica ishin variacione nga urrejtje,inati,dhembshuria,mirenjohja,zemren qe le aty per shume vite. Me ngeli peng per gjitha padrejtesite qe i beme njeri-tjetrit,por pas aq shume viteve shpesh here jemi aty per nj-tj.
Kur rrija me te ,sikur cdo gje izolohej,rrija me ore te tera ti ndjeja te rrahurat e zemres,me gisht i shkruaja siper lekures se tij qe e doja. Ai me thosh qe me ndryshonte shikimi kur isha me te,me shndrisnin syte. Ishte nje episod i dhimbshem per te,kur humbi njerin prind dhe prap gjeti pak kohe dhe u takuam. Aty realizova menyren si me donte dhe prap une gjej strehe tek ai.
Nganjehere me mjaftonte aq sa me ofronte,here te tjera as kur dicka shumefishohej me 100.
Deri vone mbaja mend dedikimet qe me bente,letrat qe shkruante,letrat qe i shkruaja une.
Mbaj mend nje here shkruajta nje leter por skisha guxim tia jepja ( per nje arsye qe se mbaj mend) dhe e futa te nje zgaver tek nje peme ulliri. Ate nate ra shi,si ralle here. Pas shume muajve vajta kerkova letren,leqe ishte rrit ulliri e zhduk zgavra por as ate se gjeta.
Sidoqofte pasi mbaron dicka mundohem te mbaj gjerat pozitive dhe di te them qe ai njeri me ka dashur. Di te them qe kur mollezat e gishtave prekeshin ndjenja zemren qe prekte kraharorin,nga emocionet me binte cdo gje nga dora dhe mbaja mend aromen e tij qe perdorte.
Sdua te jem totalisht e sinqerte ketu,sepse ndryshe nje pjese e shpirtit tim do i prishej rehatia.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Sot e ka rradhen ajo ,nga njera ane dua te gerryej kraharorin me thonj e ta harroj,ne anen tjeter rri duke mbledhur grimca kujtimesh qe koha me fal per meshire e plot pertese. Keshtu kur ne ditet e mia aq kot dhe aq bosh e mbush me ato kujtime ku dikur lashe pak shpirtin tim.
Eshte e vertete kur me tha qe kisha shume personalitete,o me mire ai fiks,fiks ..tha ke dy dhe je aq lemsh tha sa i ik vetes tende.
Nuk kishte gje per te deshifruar tek gjerat negative te miat,kishte vetem nje tende qe u hap,gjithsesi sonte e ka rradhen dashuria me Caos.
Kur u ndesha me te ,ishte sfide. Me vjen keq ta them por e ndjeja si personin me te akullt qe mund te kem njohur dhe une doja te thyeja ato mure. Ai pike se pari skishte asnje karakteristike ,tipar qe une doja te nje mashkull. Pyesja shpesh veten pse fati me ndeshi me te. Pse i perkedhela egon dhe pastaj ia refuzova ( meshkujt jane naiv,shumica as ekuptojne kete gje dhe funksionon).
Nuk e di nese e dinte qe ishte njeriu me kaotik,depresiones,i palumtur,sociopatik qe mund te ekzisonte dhe une asokohe isha njeriu ne kerkim te nje bashkeveprimi kaotik,depresionuese dhe e palumtur e psikopatike. Pra ne periudhen time me te keqe njoha njeriun qe duhej .
Ky shkrim do jete i stergjate per pertacet dhe monolog i lodhshem ne detaje per te zellshmit.
Kur folem per here te pare per universin me beri te besoja qe ishim grimca yjesh te ndara. Dhe une e besova,asnje njeri smund te kishte ate mbifuqi natyrore te me kuptonte ashtu.
Ndersa une shihja nga horizonti ai shihte nga mua e me thoshte " respektoj cdo gje qe ti ben" dhe horizontet per mua rane.
Une jam personi i fundit qe mund te dije cfare eshte dashuria. Mbase eshte sekuence kohore,mbase thjeshte endorfine nervore o mbase nevoje shpirterore. Por sic me kritikoi nje here Caos,je shume idealiste tha. Keshtu une prap vazhdoj ta mendoj si dicka shpirterore.
Nje here me thane "hey Ina asnjehere ste kane shkelqyer syte keshtu" dhe mua mu drodh pak zemra. Dhe ai heret qe me thoshte te dua,heret qe qeshte me gjithe shpirt, heret kur ...kur..
Kur je pjese e nje uragani dhe te merr me vete,dhe ti as qe e di qe je mbi ajer.
Nje nate ,per be,me ndodhi qe thuri nje kenge per mua dhe ndersa vija doren ne kraharor qe te mos me shperthente zemra ndjeva syte te njomeshin. Mbaj mend qe lumturia emertohej pikerisht ne ato caste.
Nese ishte iluzion dua te them qe sjam penduar.
Ndodhte qe gjate festivaleve fshihej pas tendave te qendronte me mua dhe pse qindra detyrime e therrisnin. Nje ortek bore dhe nese do shkaterroje gjera gjate renies ,eshte i destinuar qe te bjere pa marre parasysh cfare po ben.
Une jam nje fanse e letrave,e shkrimeve dhe cdo mengjes gjeja nje bilete te shkruar nga ai.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Me shume se asgje kur dashuroj dike eshte se me tremb vetja. Cdo gje e imja shumefishohet me nga 10 here.
Nje dite Caos me tha "digju me mua" dhe une nuk prita te ma thosh dy here. Sa me shume digjesh,aq me shume do. Eshte sikur etja. Sa me shume ke etje aq me shume do uje. Por a mundesh edhe duke u djegur edhe duke u hedhur ne nje gremine?
Sidoqofte le te kthehemi te historia ime me alkokin qe nisi me kete. Me sugjeroi cte pija e si te dehesha,vajta piva u deha dhe e torturova per dy ore te tera ndersa i thoJa gjerat me keqija te mundura. Sepse kur gjerat jane duke u marre tjeter drejtim jam shume frikacake qe ta shoh ne sy qe po shemben,preferoj te jem ajo qe i jap goditjen e fundit ne fund te hap syte e te them " po si ndodhi valle"?
Te nesermen ai erdhi e me dha buzeqeshjen me te embel qe mund te me dhuronte dikush,dhe une urreva dashurine si faktor cmendurie. Por priva prap naten tjeter por naten tjeter beme dashuri,nese nuk gaboj. Por une per vite me rradhe pastaj i dedikova cdo dehje mizerabel ndersa qaja ne banjot e lokaleve,i dedikova cdo leter ku i thoja se per hakmarrje bera seks me te tjere,i dedikova cdo gote duke mashtruar veten se ajo do ishte e fundit..ajo do mjaftonte.
Une nuk e di si dhe pse na ndodhi. Nuk e di nese alkimia beri te veten,nese isha aventura e rradhes,nese universi thjeshte donte te tallej me ne,por di qe intensiteti ishte i atille ku ndjenim njeri-tjetrin pa folur fare.
Dhe nje nje Purgator si kjo e quajtur Toke,cfare tjeter do presesh?
Ia desha cmendurite qe bente,kur ecte kembezbathur e copetohej nga kembet ne kerkimin e dedikimit te duhur,ia desha puthjet ne fshehtesi dhe ikjet me vrap,ia desha rebelimin kur sfidonte cdo ligj newtonjan per te me treguar qe dashuria eshte ajo cfare njerezit i mban pezull ne ajer.
Pastaj vinte nje orar ne darke ku kerkoja krahet e tij dhe ai qendronte aty duke me peshperitur se sa me donte pastaj ngrihej ngadale dhe ikte,me vone une ngrihesha e trembur dhe e therrisja prap. A e kupton cfare jam ne gjendje te bej per ty?: me tha nje dite duke qeshur. Une sfola sepse sdija cti thoja. Sepse i thashe jo kur me tha te beja gati valixhet e ta ndiqja,i thashe jo kur tha :atehere beji ti e te ndjek une,i thashe jo dhe kur kishte nevoje per mua..sepse ne fund cmund te presesh nga nje njeri egoist si une?
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,359
Pëlqime
1,722
Pikë
113
@Passion mos ji i rende me kritika ,por dhe zemerbute jo 😆
Pranohen keshillat ne shkrim 😊
Do sh'pluhros e une nje kujtim timin qe i mbylli dy dekada. 🤣

E ruaj per niperit e mbesat kur te behen adoloshente ne fakt,t'ua tregoj!. :p
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Staff member
Super Moderator
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,009
Pëlqime
786
Pikë
113
Do sh'pluhros e une nje kujtim timin qe i mbylli dy dekada. 🤣

E ruaj per niperit e mbesat kur te behen adoloshente ne fakt,t'ua tregoj!. :p
Si ne filma 😆
Gjyshen tuaj e doja dhe e dua pooooor ,track filmj aty 😆

Kam dhe i pjese plot rezerva per ate super te mirin qe do rrihet 😆,por me vone 😆
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,359
Pëlqime
1,722
Pikë
113
Si ne filma 😆
Gjyshen tuaj e doja dhe e dua pooooor ,track filmj aty 😆

Kam dhe i pjese plot rezerva per ate super te mirin qe do rrihet 😆,por me vone 😆
Ato qe ngacmojne vertete s'mund ti trajtoj me sportivitet. 😁

Nga ajo shkeputja e filmit (nqs dikush do kete prirje per letersi,lehtesisht mund te beje roman. 😛
 
Top