Kafshët që janë në rrezik zhdukje

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke

Për pjesën më të madhe nga ne kafshët janë shumë te dashura, dhe nuk flas vetëm për qenin e macen që i mbajmë në shtëpi, por edhe për kafshët në kopshtin zoologjik, edhe për ato kafshë qe kemi parë e dëgjuar vetëm nëpër media.
Kafshët kanë jetuar ne tokë prej miliona vitesh, por në ditët e sotme shumë prej tyre janë në rrezik zhdukje. Kjo për shkak të humbjes së habitatit të tyre, proçesit riprodhues, shpyllëzimit dhe sigurisht gjuetisë. Që në fillimet e tyre njerëzt i kanë vrarë kafshët për ushqim, veshje dhe ndonjëherë edhe thjesht për trofe por që fatkeqsisht kjo gjë vazhdon të ndodhi dhe sot.
Një faktor tjetër janë ndryshimet në klimë, që kanë sjellë një prishje të ekosistemit dhe për pasojë shumë kafshë nuk kanë mundur ti bëjnë rezistencë dhe ngordhin.
Në Librin e Kuq rezultojnë 20.212 specie, domethënë një e katërta e gjitarëve të Tokës, 13% e llojeve të zogjve, 41% e amfibëve dhe 33% e koraleve
Disa nga kafshë më të rralla që po shkojnë drejt zhdukjes janë:
Orangutangu i Sumantrës (Indonezi) i cili po e humbet shpejt habitatin e tij për shkak të vendbanimeve të njerëzve.
Panda e kuqe e cila gjendet në Indi dhe Kinë dhe arsyeja e rrezikimit të saj është shpyllëzimi.
Dhia e Egër Markhor gjendet në Pakistan, Afghanistan, Tajikistan dhe Uzbekistan dhe shkak i rrallimit të saj është gjuetia.
Rinoceronti i Giavias, është gjitari më i madh dhe i rrallë në planet me jo më shumë se 50 kopje të lëna në gjëndje te egër.
Delfini Vaquita (Kalifroni) dhe Irrawaddy (Mekong) të cilët janë në rrezik për shkak të rrjetave të peshkimit dhe humbjes së habitatit.
Leopardi, numri i te cilit është gradualisht në rënie për shkak të humbjes së habitatit dhe gjuetisë.
Majmuni merimangë i gështenjtë, ështe në listën e më të rrezikuarve për shkak të humbjes së habitatit dhe trafikimit të paligjshëm të kafshëvë.
Shqiponja filipinase, popullimi i llojit të së cilës gjendet në rënie të madhe për shkak të prerjes së madhe të malit.
Gorilla e bjeshkëve ndodhet përballë një rreziku vërtet të madh që të zhduket tërësisht për shkak të habitatit.
Krokodili ndodhet në rrezik zhdukje pasi shumë zona të ambientit ku ai jeton janë shkatërruar nga njeriu.
Riqebulli Iberik, po ngordh sepse burimi kryesor i ushqimit te tij, lepuri, gjithashtu po pëson një rënie.
Ariu polar, në gjendje kritike për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe humbjes së akullit.
Panda gjigande, në ketë gjendje për shkak të humbjes së habitatit dhe gjithashtu e kërkuar për lëkurën e saj.
Tigri, numri i të cilit është reduktuar shumë herë në këto vitet e fundit më së shumti për shkak të gjuetisë barbare , por që tani po bëhet e pamundur të gjenden dhe në habitatin e tyre natyror.



Megjithatë shumë nga këto lloje kafshësh të sipërpërmendura mbrohen nga qeveritë lokale dhe disa nga kopshtet zoologjike.
Përsa i përket situates në Shqipëri, është po ashtu e njëjtë.
Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimeve të habitateve të tyre, gjuetisë së pakontrolluar, degradimit të ekosistemeve, erozionit dhe shpyllëzimit.
Kafshë të rralla si ariu i murrmë, derri i egër, lepuri i egër, gjeli i egër, rosa e egër, bajaku, shkurtëza ,kaprolli, pelikani dalmat, si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit, korali i kuq, por edhe lloje të ndryshëm amfibësh dhe reptilësh, rrezikojnë nga dita në ditë të zhduken përfundimisht nga ekosistemi i vendit tonë.
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Ja cilat kafshë rrezikojnë zhdukjen në vendin tone

Shqiperia duke qenë se është një vend i cili ka klimë mesdhetare dhe dalje të gjerë në det, jep mundësinë e krijimit të habitateve të ndryshme për gjallesa të ndryshme. Në vendin tonë rriten kafshë të cilat ja të përshtatura në këtë klimë e që mbi të gjitha janë të rralla. Këto kafshë prej vitesh janë të rrezikuara dhe kjo vjen si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimit të habitateve të tyre. Specialistët thonë se kjo lidhet me një situatë që prej vitesh ka perfshirë botën shtazore në vendin tonë, e cila gjatë këtyre viteve të fundit po përballet me probleme të shumta dhe po gjen shumë pak mbrojtje. Specialistët e shprehin domosdoshmërinë e organizimit të fushatave sensibilizuese.

Ja disa nga kafshët që rrezikojnë zhdukjen në vendin tonë:

Ariu i murrëm (Ursus arctos) është lloji i dytë më i madh i familjes së arinjve, pas ariut polar, duke arritur në peshë deri në 861 kg (1900 pound). Ai arrin në një gjatësi prej më shumë se 2 metrash dhe më një peshë nga250 kg deri në 816kg. Ariu i murrmë është një nga mishngrënësit më të mëdhenj dhe më të përhapur në botë. Kjo specie është e përhapur fillimisht në Lindjen e Mesme dhe më vonë është përhapur edhe në rajonin tonë ku përkon shpërndarjen e pyjeve të lisit. Përgjithësisht e ndeshim në zonat malore të mbuluara me pyje dhe shkurre. Dieta e arinjve është shumë e ndryshueshme dhe përmban barëra, erëza, rrënjë, lente, mana pylli, vezë shpendësh dhe gjitarë, mjaltë dhe fruta. Në përgjithësi, ariu i murrmë lëviz gjatë natës, por ndonjëherë dhe ditën. Megjithatë duhet të themi se nuk janë plotësisht letargjikë dhe mund të zgjohen lehtësisht, të dy sekset pëlqejnë të futen në një vend të mbrojtur, si shpellë, e çarë apo zgavër gjatë muajve të dimrit. Arinjtë e murrmë janë përgjithësisht të vetmuar, por mund të krijojnë grupe të mëdha kur zbulojnë burime të mëdha ushqimi. Shumimi ndodh nga maji deri në korrik. Këlyshët, përgjithësisht 1 deri në 3 (rrallë 4 ose më shumë), lindin në janar ose në fillim shkurti, kur nëna është në gjendje letargjie.

Pelikani dalmat (latinisht: Pelecanus crispus) rritet në Laguna e Karavastasë dhe është një nga speciet e mbrojtura në Shqipëri si një atraksion turistik i veçantë i rajonit të Myzeqesë. Ky zog i madh, është më i madhi në llojet e pelikanëve si edhe një nga speciet e shpendëve më të mëdha që ekzistojnë sot.

Gjeli i egër (Tetrao urogallus). Bën pjesë në familjen e Tetraonidae. Dhe ka një gjatësi nga 60-87 cm, ndërsa me krahët e hapur: 87-125 cm. Shpend shumë të mëdhenj. Meshkujt janë me ngjyrë të errët dhe tre herë më të mëdhenj se femrat. Ngjiten në fluturim me zhurmë shumë të fortë të krahëve. Fluturimet janë të shkurta, të shpejta dhe në vijë të drejtë. Gjeli i egër është i famshëm për sjelljen e mahnitshme flirtuese të meshkujve, qafën e gjatë që e mban drejt dhe bishtin e ngritur kur krekoset. Mashkulli ka sqep të rëndë, të përkulur, me ngjyrë të verdhë. Femrat janë ngjyrë kafe me vija të zeza në kraharor. Jetojnë në zona malore, në pyje halorë ose të përzier, zona me pisha të vjetra në vende shkëmbore, etj. Në fund të pranverës zbresin në livadhe ku meshkujt bëjnë paradat flirtuese. Folezimi nis nga fundi i prillit. Femra lëshon 7-11 vezë, inkubacioni zgjat 24- 26 ditë dhe të vegjlit janë të aftë për fluturime të shkurtra kur mbushin moshën 2-3 javore. Janë të aftë të fluturojnë plotësisht pas 2-3 muajsh. Hanë hala pishe dhe bredhi, gjethe dhe gonxhe lulesh.

Kaprolli –(lat. Capreolus capreolus L.) është një kafshë e egër e lejuar për gjueti. Kaprolli jeton në disa vende të botës si në trevat shqiptare.

Kali i Qyqes dallohet për shkak të formës së tij të veçantë, të krahëve të gjerë e bishtit të shkurtër në formë pyke. Ai llogaritet si një ndër shpendët më të mëdhenj në Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që shkon rreth 2 metra.

Për ata që nuk e kuptojnë çfarë do të thotë zhdukja e shkabave, mjafton të rikujtosh edhe njëherë se ata janë pastruesit apo ruajtësit më të mirë të cilësisë së mjedisit. Një mjedis që Shqipëria në këto 26 vite e ka kthyer në një tokë të djegur, duke zhdukur nga territori jo thjesht shpendët që konsumohen restoranteve nëpër meny apo varur mureve, por edhe këto specie të tjera shumë të rëndësishme…

Prishja e habitateve ka ndikuar direkt në jetën dhe riprodhimin e kolonive të veçanta. Humbja dhe copëzimi i habitateve, gjuetia e pakontrolluar dhe pa kritere, në mënyrë të veçantë gjatë dimrit, varfërimi dhe degradimi i ekosistemeve, prishja dhe erozioni gjenetik, shpyllëzimi, zhvillimi i bujqësisë, janë faktorët kryesor të zhdukjes së llojeve të kafshëve ose kërcënim për zhdukjen e tyre. Çdo shqetësim apo formë gjuetie e ushtruar gjatë periudhës së riprodhimit sjell braktisjen e foleve dhe strofkullave, braktisjen e të vegjëlve, madje edhe ndërprerjen e riprodhimit.

Konica . Al
 

Uarda

Besimi yt dhe i imi gjykohen çdo ditë.
Staff member
Moderator/e
Regjistruar
Jun 23, 2020
Mesazhe
1,930
Pëlqime
826
Pikë
113
Location
Bornholm Danimarke
Kafshet më inteligjente në botë

Eshte e vërtetë që ne njerëzit kemi aftësinë për të mësuar, për të gjykuar e për të zgjidhur problemet. Mendimet tona janë të komplikuara dhe kemi arritur që, nëpërmjet artikulimit të fjalëve, të shprehim atë që mendojmë. Përgjithësisht këto janë cilësi që tregojnë për inteligjencën tonë. Por nuk duhet të mendojmë kurrsesi se jemi të vetmet gjallesa inteligjente në Tokë. Shumë prej kafshëve të njohura kanë aftësi të komplikuara, të cilat i bëjnë të cilësohen si inteligjente. Ja disa prej tyre:



5) Qentë

Duke qëndruar krah njerëzve për më shumë se 150 mijë vjet, qentë kanë mësuar shumë prej nesh. Studimet kanë treguar se qentë arrijnë t’i kuptojnë njerëzit më shumë se çdo gjallesë tjetër. Duke u bazuar te shoqërimi dhe kujtesa, qentë kanë aftësi sociale shumë të zhvilluara dhe mund të konsiderohen po aq inteligjentë sa një fëmijë. Gjithsesi, disa lloje qensh tregojnë një shkallë më të lartë të të kuptuarit, si Labradorët, Border Collies

4) Balenat

Balena “Sperm” ka trurin më të madh ndër gjallesat e njohura në Tokë, rreth 7,8 kilogramë te meshkujt e rritur. Por duke qenë se për shkak të madhësisë fizike të tyre ka qenë gjithmonë e vështirë stërvitja me to apo studimi, aftësitë e balenave nuk janë shumë të qarta. Balena “Belunga” është një ndër llojet më të studiuara nga njerëzit, duke treguar një shkallë të lartë inteligjence. Madje së fundmi janë vënë re shenja të imitimit të Njerezve


3) Elefantët

Duke qenë kafshët tokësore me trurin më të madh, elefantët kanë një nivel të lartë inteligjence dhe lidhje të forta familjare. Elefantët aziatikë bëjnë pjesë në atë grup të vogël kafshësh që zotërojnë aftësinë e ndërgjegjes deri në pikën e të parit të vetes të shkëputur nga mjedisi rrethues. Ata janë gjithashtu të aftë të bëjnë art pa marrë ndihmë, si për shembull të pikturojnë. Tokat e mëdha me tufa elefantësh janë vëzhguar prej kohësh, duke zbuluar një jetë sociale të zhvilluar. Shpesh janë parë të qëndrojnë për një kohë të gjatë të pikëlluar mbi kufomën e një elefanti tjetër, të afërm të tyre


2) Delfinët

I ashtuquajturi delfini “hundëshishe” është lloji i delfinit më i afërt gjenetikisht me njeriun. I konsideruar si delfini më inteligjent, është kafsha ujore e vetme që e ka kaluar testin e pasqyrës. Në vitin 2013, shkencëtarët zbuluan se delfinët i vendosnin njëri-tjetrit emra të veçantë, duke përdorur fishkëllimën. Mos të lëmë pa përmendur Orkën ose delfinin vrasës, i cili është i aftë të përdorë dialekte dhe të transmetojë informacion ndër brezat pasardhës, gjë që shihet si një formë kulture nga shkencëtarët.

1) Majmunët

Të lidhur vazhdimisht me njeriun, majmunët konsiderohen si kafshët më inteligjente. Në këtë kategori përfshihen 4 lloje: Gorillat, Orangutangët, Shimpanzetë, Bonobot. Secili prej tyre ka një shkallë të lartë inteligjence. Shimpanzetë përdorin shkopinj për të kapur milingonat, ndërsa Gorillat janë vëzhguar duke përdorur shkopinj për të zbuluar thellësinë e ujit. Majmunët janë shumë të aftë në komunikimin me anëtarët e tjerë të grupit, madje edhe me vetë njerëzit.
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,487
Pëlqime
1,818
Pikë
113
Teksa e mendon zhdukjen e tyre me kaplon nje frike.

Do shtoja bleten :( e pse s'perben te kafshet.
 

Passion

V.I.P
Staff member
Administrator/e
Regjistruar
Jun 22, 2020
Mesazhe
2,487
Pëlqime
1,818
Pikë
113
E rraca njerezore (gjysme kafshet).
Ne dore do e marrin fatin reptilet. :p
 
Top