Kafshët e egra po shiten online, organizatat në mbrojtje të tyre, apel qeverisë që të marrë masa

Siar

Illyrian blood
Administrator
Regjistruar
Jun 15, 2020
Mesazhe
452
Pëlqime
363
Pikë
63
Website
forumi.net
Tregtia online e kafshëve të egra ka nisur që të përhapet përditë e më shumë në Shqipëri, një fenomen ky që ka nxitur reagime të organizatave që mbrojnë mirëqenien e kafshëve të egra.

Konkretisht, organizata ‘Four Paws’ ka nxjerrë në dritë disa fakte, ku kafshët që i përkasin faunës së egër dhe madje që janë pjesë e listës së kuqe të specieve të rrezikuara, siç janë arinjtë e murrmë, ujqërit, shqiponjat, skifterët, apo edhe kafshë ekzotike, po ofrohen për shitje online.

Një veprim ky që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, i cili, me ndryshimet e kodit penal të tetorit 2019, parashikon ndëshkime deri në burgim për krimin mjedisor.

Pas një kërkimi në tregun online në Shqipëri të kryer nga organizata në mbrojtje të faunës së egër, është vënë re që kafshë të ndryshme vihen haptazi në shitje dhe pa iu fshehur autoriteteve.

Blerësit janë kryesisht individë privatë dhe pronarë lokalesh që abuzojnë me këto kafshë, duke i ekspozuar në mënyrë të paligjshme si atraksione për klientët.

Në vitin 2014, qeveria shqiptare vendosi një ndalesë ligjore për çdo lloj gjuetie në Shqipëri, e njohur si Moratoriumi i Gjuetisë.

Nga një rishikim i legjislacionit dhe efekteve të tij, në vitin 2019, u vendos zgjatja e ndalimit total të gjuetisë deri në vitin 2021.
 
Top